08/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 qershor 1995

Betejë në qytetin pa leje: të plagosur 25 policë

Përleshje mes të ardhurve dhe Rendit: barrikada mbi rrugën nacionale TIRANE - Betejë në Bathore, fshatin e Tiranës në afërsi të Kamzës ku prej disa vitesh janë ngulur të ardhurit e shumtë nga veriu i Shqipërisë. Gurët që fluturonin nga të gjithë anët dhe shkrepinjtë e gomës, kanë qenë dje në mesditë protagonistët kryesorë të një përleshje gati 2 orëshe mes forcave të Rendit në krye të të banorëve të kësaj zone. Një përleshje e cila është mbyllur me shumë të plagosur - mbi 25 policë dhe afro dhjetë banorë - të cilët kanë përfunduar më pas në shtretërit e Urgjencës të Spitalit Ushtarak si dhe të tjerë që janë ndaluar dhe janë izoluar në qelitë e Komisariatit. Bllokimi për dy orë i rrugës nacionale nga banorët, ka qenë episodi i fundit i betejës së Bathorës. Reportazh Armand Mero në faqen 5 Një barrikadë në rrugën nacionale (foto: H. Pustina) HISTORIA Kështu lindi qyteti pa leje A. Çaus(h)olli në faqen 5 Një barrikadë në rrugën nacionale (foto: H. Pustina)

Kombëtarja, fitore historike

Mundet Moldavia 3-2: triumfi i parë i Shqipërisë jashtë fushe TIRANE - Ka triumfuar sërish futbolli shqiptar. Ka triumfuar Bajko dhe formacioni i tij. Skuadra e të “kuqve”, arrin fitoren e parë “historike” jashtë fushës së saj. Është një fitore Europiane, e paparë, dhe që na kishte munguar prej kohësh. Edhe pse pa motive të mëtejshme kualifikuese, fitorja moldaviane, ka saktësuar momentin e mirë të kombëtares shqiptare. Rudi Vata do të mbetet protagonisti i një goli me vlera të jashtëzakonshme. Pesë gola dhe emocione deri në fund të ndeshjes. Ka shënuar përsëri Kushta, si në takimin e luajtur në Tiranë. Në faqen 8 FUTBOLL Juve pranë Kupës U. Zajmi në faqen 2 Kushta në dyluftim në ndeshjen e parë me Moldavinë (foto: H. Pustina) Kushta në dyluftim në ndeshjen e parë me Moldavinë (foto: H. Pustina)

"Grabiten fëmijë": alarm në Parlament Musaraj: "Të denonconi menjëherë"

Pas lajmeve në shtyp ndërhynë edhe politikanët Berat, lënë shtëpitë Dy pleq anglezë Por 51përqind Shtetit S’kthejnë kreditë Nga Londra Energjia elektrike: Shkodër Rrëmbëhen tre fëmijët e një familjeje Durrës Apel i një nëne: "Më ktheni djalin..." Në faqen 3

Sebashku mbijetuan në ferrin e Spaçit: pas 20 vjetësh e takon dhe e vret për para

Elbasan Nis procesi, kërkohet burgimi i përjetshëm Sebashku mbijetuan në ferrin e Spaçit: pas 20 vjetësh e takon dhe e vret për para ELBASAN-Shokën e burg, pas 20 vjetësh takohen dhe ndahen me thika. Ka qenë Mehmet Beqiri, 55-vjeçar nga Lushnja i cili është vrarë nga bashkëvuajtësi i tij në qelitë e Spaçit, Hasan Radoshi qëndësa bashkë. Hasani nga Greqia. Një vrasje e cila do ta detyrojë tani vrasësin e pabesë, “kishte dashur” rrëmbente shokut të tij paratë e grumbulluara nga emigracioni – që ka kaluar pjesën më të madhe në qeli. “Burgimi përjetshëm”, kjo ka qenë masa e cila prokurori ka kërkuar më të cilën shqikoj? për masën e atij të ndëshkuar. Një vrasje e cila është e ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Një 55-vjeçar i shtatëgjatë, d u r i varrë në kanalin “Naum Frashëri” pranë fshatit Kuqan në Elbasan. Për gjashtë muaj rresht kufoma e varrosur ishte një anonime. Pas gjashtë muajsh ekspertët kanë arritur ta identifikojnë: Mehmet Beqiri 55 vjeç nga Lushnja të cilin familja e dinte emigrant në Greqi. Një muaj më pas policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit, bashkëmoshatarin e Beqirit, Hasan Radoshi nga Berati. Në fakt marrëdhëniet mes Beqirit e Radoshit kishin nisur sur mbi njëzet vjet më parë. Që të dy kishin qenë dënuar për krime politike dhe vuajtën dënimin në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Në vitin 1978 që të dy kishin thënë tanimë qelive dhe njëri-tjetrit. Por më pas, nëse tashmë për llogari të vet, i ishin drejtuar dhe herë të tjera, dhe vërjet e drejtësisë për krime politike dhe ordinerë. Që prej të vjetës Radoshi - nuk kishte ta familje dhe të afërm, jetonte dhe punonte në familjen e vëllezërve Haziz në fshatin Kuqan të Elbasanit. Këtu ka filluar dhe të mashtrojë. Fshatarët, të cilët e besonin atë për njeri të ndershëm, i kishin dhënë shumë të mëdha borxh të cilat ai nuk ka patur mundësi me pas i shlyente. Përballë kësaj gjendjeje Radoshi kishte vendosur të emigronte në Greqi. Këtu ka ndodhur dhe koincidenca krejt e rrallë: është takuar pas 17 vjetësh me shokun e tij të burgut Memetin. Në shtator të ’94, taksa kthehshin nga Greqia ai i kishte propozuar shokut të tij të për të shpenzoheshin në një natë në shtëpinë e mikut të tij në Kuqan. Por këtu, në rrëfimin e tij, sapo janë afruar pranë shtëpisë ai e ka vrarë atë me pas e ka hedhur në kanal ku dhe është gjendur pas disa ditësh nga policia. Mentor Kikia

S’kthejnë kreditë: në anë të pasuria e 12 personave

Berat, lënë shtëpitë BERAT - Nuk paguajnë kreditë tërhequra në banka dhe tashmë janë të detyruar të lënë edhe shtëpitë e tyre. Është ky fati i 12 personave në Berat të cilët kanë marrë para nga Banka Bujqësore dhe nuk kanë mundur t’i shlyejnë ato në afatet e përcaktuara. Por më rëndë duket se ndihet kjo biznesit - kreditë janë marrë për t’u investuar në objekte të ndryshme - ka goditur Nustrën Taren i cili përveç shtëpisë do të duhet të lërë në ankand edhe depon e blerë me paratë e bankës si dhe dy kamiona. Tare kishte marrë 2.3 milion kredi të cilat ai i kishte shpenzuar për të blerë një depo duhani. Kanë kaluar 3 vjet dhe ai ende nuk kishte mundur të realizonte fitimet që do të mund të shlyente huanë e marrë. Kanë qenë punonjësit e zyrës së përmbarimit që ia kanë komunikuar para pak ditësh vendimin e sekuestrimit të pasurisë nëse ai nuk do të derdhte kredinë e marrë: afati i fundit është 12 qershori. Por mesa duket për Taren nuk ka asnjë shpresë. Lajmi i sekuestrimit ka tronditur gjithë familjen e tij. Ndërkohë kundër bankës ngrihen përmbaruesit të cilët e akuzojnë atë për parregullsi në dhëniet e kredive pa hipotekuar më parë pasurinë. “Sekuestrimet që bëjmë ne nuk kanë vlerën e kredive”, ankohet përmbaruesit. Ha.Ta.

Sulo Gradeci sëri sh para gjykatësve

TIRANE - Sulo Gradeci sëri sh në bankë të akuzuar... TIRANE - Sulo Gradeci sëri sh në bankë të akuzuar… I dënuar në tetor të 94 me 4 vjet burg, këtej herë ai do të përgjigjet për përvetësimin e pasurisë shtetërore në masën 229.131 lekë. Gradeci ish-komandant i grupit të ishërbimit të diktatorit Hoxha do të dalë para gjykatës ushtarake më 12 qershor. Ka qenë prokuroria e cila pas provave të reja ka kërkuar që tani Gradeci të përgjigjet edhe për pasuritë e paraqitur që ai “kashpërdonarduke shfrytëzuar postin që ai kishte në ish-nomenklaturën e lartë komuniste”.

Energjia elektrike: Qeveria vendos privatizimin

Por 51përqind Shtetit TIRANE - Shteti vendos heqë hegjemoni e tij mbi energjinë elektrike dhe ta ndajë atë me privatët. TIRANE - Shteti vendos heqë hegjemoninë e tij mbi energjinë elektrike dhe ta ndajë atë me privatët. Idea e hedhur muaj më parë nga Berisha është shëk konkretizuar. Qeveria ka miratuar projektligjin për privatizimin e kësaj degë të industrisë, por duke hequr fillimisht nga vetja vetëm sistemin e shpërndarjes së korentit, por edhe këtë jo më shumë se 49 përqind. Në këtë mënyrë ajo shpreson të zgjidhë një nga nyjet më të vështira që pohas sot me energjinë: vjedhjet në masë. Kalimi në duart e privatëve duket të shihet si çelësi që mund të mbyllë grabitjet e mëdha e që nga ana tjetër mund të tërheqë investimet për rritjen energjitik. Forma kryesore e privatizimit të sektorit elektroenergjitik (KESH), do të jetë një shoqëri aksionere. Formula e sasisë së aksioneve do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Por natyrisht që shteti - do të jetë aksioneri më i madh - nuk do ketë më pak se 51 për qind të aksioneve, për të eliminuar kështu falimentimin e mundshëm. Ndërsa për rregullimin e marrëdhënieve midis shtetit, privatit dhe konsumatorit do të hartohet një ligj tjetër. Veprimtaria e trekëndëshit sipas këtij ligji do të drejtohet nga Komisioni Rregullator. Sistemi elektroenergjitik në Shqipëri është unik dhe përbëhet nga 3 hallka kryesore prodhimi, transmetimi, shpërndarja e energjisë elektrike. Privatizimi i kësaj sektori do të fillojë me shpërndarjen, pasi rrjeti është në nivelet më të dobët teknik e që duhet të riparohet sa më parë. Buxheti i shtetit është i pamjaftueshëm për të kryer një rehabilitim të plotë të sistemit, por me privatizimin avantazhet nuk mungojnë. Në shoqërinë aksionere të ardhshme, me pronarët që do të zotërojnë përqindje të ndryshme të kapitalit, shteti do të përfitojë një sasi të madhe të ardhurash që mund t’i përdorë në pikat më nevralgjike të tij. Avantazhi tjetër: ky privatizim do të rrisë konkurrencën e me rritjen saj do të ulet kostoja që padyshim do të shprehet në përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Filialet e sektorit të shpërndarjes - faza e parë e privatizimit - janë 35 dhe gjenden të vendosura në vend sipas ndarjes administrative. Në këto filiale punojnë rreth 5.500 punonjës, dhe që furnizojnë me energji elektrike rreth 700.000 përdorues, ku rreth 95 për qind janë familjarë. Ky është shkak që tani për tani mbi humbjet dhe abuzimet në rrjet janë nga më shkatërrueset. Arlinda Çausholli

Kushta në dyluftim në ndeshjen e parë me Moldavinë (foto: H. Pustina)

Këshillo mirë qyeri pa leje

A. Çaus(h)olli në faqen 5

…sove prindë Kopos

U. Zajmi në faqen 2

Brenda qershorit Shqipëria në KE

Në faqen 5

Çështja "ZP": lirohet llogaritaria

Në faqen 3

Dy pleq anglezë

Nga Londra në Tiranë me biçikletë TIRANE-Të vishnga Londra në Tiranë, të lësh Big Benin e të shkosh Sahatin e Tiranës, me siguriardesja duhet të ketë qenë e fortë për dy pleqtë anglezë. Ata kanë mesë disa ditë që kanë lënë katër rrotat e Rol Roys-it të tyre diku në ndonjë lagje reziden-ciale të Londrës.

Vlorë Pronarët: "Duam skafet e bllokuara" Në faqen 5 Komisioni Jashtëm Mungojnë deputetët në mbledhje me Serreqin Në faqen 5