DREJTËSI / Kontroll i Ministrisë në Gjykatat e Krujës dhe Kurbinit. Sërish polemikë mbi gjykatën
Ministri kritikon gjyqtarët
Frashëri: “Kanë shkelur afatet ligjore të gjykimeve”
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do vendosë mbi fatin e “togave të zeza” që kanë kryer parregullsi
TIRANË - Procese gjyqësore të shtyra tej afatit gjyqësor, zyra të përmbarimit që nuk zbatojnë vendimet e gjykatave, vendime të dhëna në minimumin që përcakton ligji, por sidomos një vargan i gjatë njerëzish që presin çdo ditë në dyert e institucioneve të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë i rikthehet kritikave ndaj Gjykatave. Hektor Frashëri ka patur rast ta bëjë këtë pas një analize të hollësishme të punës së gjykatave në dy rrethe të vogla: Krujë e Kurbin, por nuk është e vështirë të kuptohet se kritikat e tij të ashpra i takojnë të gjithë sistemit gjyqësor.
Në faqen 3
Ministria e Drejtësisë
Nesër në Tepelenë nis gjyqi i Nanos
Kodi i Ri
Nesër në Tepelenë nis gjyqi i Nanos
Kryetari i PS nuk do paraqitet në sallë. Procesi do nisë në orën 10.00
Në faqen 5
Shpërthen vapa sot vërshim i madh drejt plazheve
Sarandë, masa sigurimi
SARANDË - “Më shumë siguri në plazhin e qytetit”. Është ky synimi që i ka vënë vetes, pas dy incidenteve të ndodhura para dy javësh ku dy persona mbetën të plagosur në det, Bashkia e Sarandës. Tashmë është përgatitur një paketë me masa të reja për vendosjen e rregullit në qytet e veçanërisht në det, pika kryesore që tërheq turistët e shumtë që çdo vit mbushin plazhin e qytetit. Masat e fundit do të diskutohen së shpejti në një mbledhje të Bashkisë.
Në faqen 5
Shehu në Athinë, do takojë Papandreun
“Organizata ndërkombëtare pas trafikut klandestinëve”
Flet Shefi i Komisariatit të Vlorës
Organizata ndërkombëtare pas trafikut klandestinëve
VLORE - “Janë disa persona konkretë që merren me lëvizjen klandestine që nga Turqia e deri në Itali. Dhe kjo bëhet nga një rrjet i organizuar ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët”. Mbi fenomenin e madh të trafikut të klandestinëve, që ka prekur prej dy vjetësh brigjet e Vlorës, është Sokol Musolamni, shefi i ri i Komisariatit - është emëruar vetëm para tre javësh - që flet e tregon gjithçka mbi shtrirjen tij dhe masat që po merren për ta parandaluar.
Në faqen 3
do takojë Papandreun
TIRANË - Athina pret politikane shqiptarë. Këtë radhë është i cili në krye të një delegacioni të përbërë prej gjashtë vetash, është nisur për një takim pune në vendin fqinjë, ku pritet që të takojë personalitetet më të larta politike, midis të cilëve dhe kryeministrin Andreas Papandreu.
Burimet nuk bëjnë të qartë qëllimin e vizitës së këtij delegacioni të lartë të Partisë Demokratike për në Athinë, vizitë që megjithatë mbetet e emonuar si zyrtare. Në përbërje të delegacionit ndodhen dhe nënkryetari i PD dhe njëkohësisht kryetari i grupit parlamentar Alì Spahia si dhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i dorëhequr në periudhën postreferendare Dhimitër Anagnosti. Shehu ka qëndruar dje në qytetin e Pogradecit, për një takim me kryesuesit e degës së partisë së vet atje, për t'u nisur sot në mëngjes herët për në pikën kufitare të Kakavijës. Prej andej makina e tij do të bashkohet me pjesën tjetër të karvanit të udhëtues për në kryeqytetin grek. Shehu, Spahia dhe anëtarët e tjerë të delegacionit pritet të kenë një kalendar të ngjeshur takimesh. Mes tyre spikat ai eventual kokë më kokë me kreun e qeverisë greke, kryeministrin Andreas Papandreu, me të cilin ai do të bëjë një përmbledhje të takimeve të shpeshta kohët e fundit në nivel korrespondence qeveritare, por dhe për Strasburgun, ku javen e ardhshme pritet që dhe vota greke të hidhet pro anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.
Sokol Balla
Tritan Shehu
Pëllumbi dakort me projektin e Celës
TIRANË - “Në rast se Kontrolli i Shtetit do të kthehej në një Gjykatë Logjari, atëherë do të shpëtonte veten.”
TIRANË - “Në rast se Kontrolli i Shtetit do të kthehej në një Gjykatë Logjari, atëherë do të shpëtonte veten. Kështu, ky kapërcim, me siguri që do ta depolitizonte atë. Tani veprimtaria e këtij institucioni është plotësisht e pavarur, fund e krye”. Ky ka qenë komentari i njërit prej liderëve kryesorë të opozitës, Nënkryetarit të PS, Servet Pëllumbi, menjëherë pas publikimit të lajmit se në Shqipëri shumë shpejt nuk do të kishim Kontroll të Shtetit por Gjykatën e Llogarive.
Në faqen 3
“Mos e ndrysho rrugën!” dhe fluturon nga motori
Adoleshentja në spital, i riu kapet nga policia
TIRANË - “Dua të shkoj vetëm në shtëpinë time”. Këto qenë këto të fundit fjalë e adoleshentes, disa sekonda para se të fluturonte nga motori që ecte me shpejtësi të madhe drejt periferisë së kryeqytetit.
Vetëm dy ditë pas aksidentit tragjik - ku adoleshentja ndodhej ende në spital - punonjësit e policisë së Komisariatit 2, mundën të zbulojnë dhe ndalojnë dy të rinjtë kryengritës, tashmë të akuzuar si protagonistët e vërtetë të kësaj historie.
Sipas pohimeve të të hetuesve - që tashmë kanë mundur ta konstatojnë nga fillimi episodin e pazakontë - adoleshentes i ishte premtuar nga pronari i motorit vetëm shëtitje nëpër shtëpi. Duke pasur dërhynjen e mikut të saj S.A., por mik edhe i drejtuesit 27-vjeçar të motorit, A.B. - vajza s’kish dyshuar më në mendjelëhtësinë e saj, sikurse edhe në shoqërimin prej një të panjohuri. Veçse ky opinion ka ndryshuar shumë shpejt, pikërisht atëherë kur i riu panjohur i ka ndryshuar drejtimin motorit së tij, ndërkohë që shtëpia e vajzës largohej gjithnjë e më tepër. “Dua të shkoj vetëm në shtëpinë time”, ka pohuar papushim vajza, derisa - shpejtësia e mjetit dhe këmbëngulja e tij të panjohur e kishin detyruar atë të provonte sakrificën e hedhjes nga motori. Për fat mjekët kanë mundur që brenda traditësh të mjekojnë plagët e saja në trup e në kokë. Ndërkohë që mëevështira, ishthëdikuar punonjësve të policisë: përveç faktit që vajza ishte hedhur nga një motorkëleta pa targë, të gjitha hollësitë e tjera janë zbuluar nga hetuesit e Komisariatit 2 të Policisë së kryeqytetit. Dhe rreth orës 4 të mëngjesit, është ndaluar edhe drejtuesi i motorit.
Krasta direkt në TV tradhtuar nga dritat
TIRANE - Në vend të Adi Krastës edicioni i fundit i lajmeve. Në orën 22.53 një defekt i rëndë elektrik ka mundur ta shndërrojë këngëtarin në... këngëtare, ndërkohë që magjiku Krasta i ka qetësuar mijërat e adhuruesve të tij të ekranit vetëm për dy minuta.
Sepse - ende pa u shpjeguar mirë për “ka kish ndodhur - “Drejtëpërdrejt Show TV” është zhvendosur nga një edicion i fundit të lajmeve, spikerja e cila ka qetësuar me shprehjen “në pritje për t’u rilidhur”.
Për të parën herë treshja Grabocka-Laco-Krasta - eksploratorët shqiptarë të spektakleve të drejtëpërdrejta televizive - dënohen me një “blackout” të tillë. Mbrëmë vonë, ndërsa në TV jepeshin evenimentet më shqiptare të ditës, regjisorja Grabocka ka dalë nga studio e saj në sheshin para “Hollywood”, e veshur si supermenja në karrigen e saj. Por Krasta u zhyt në bindë të shëtësuar - ardhur menjëherë në “Hollywood” - e gjithashtu që të rinj, paparacët në defekti ka qenë fjetël i rëndë. “E mrekullueshme puna e stafit teknik”, thotë Krasta për Gazetën Shqiptare, ndërsa shoqëron me dorë kameramanët për t’u përgatitur - modifikimi që arrihet të bëhet, mund ta përfytyroni me siguri spektaklin”. Në shesh kanë zbritur manjetierët edhe banorët e pallatit që “shërben” në bankën e tij, restauratorin “Hollywood” dhe çdo të shtunë spektaklin, të cilët çuditërisht e kanë ndjerë “arrësimin” e spektaklit, nëpërmjet “dritës” së tyre që s’e ndërprenë. Në orën 11.25 pas afro 30 minutash, Krastën nuk e lë dënin duartkilitet i kërkojnë ndjesë. Sidoqoftë emri i Agim Alisë, lideri i teknikës së spektaklit, ka mundur t’i arrijë deri në ekran, para të cilit tashmë nuk më kuriozitet janë mijëra e mijëra spektatorë shqiptarë. Me një fund, vështirësitë që u mbajti prej kohësh nga treshja Grabocka-Laco-Krasta, tashmë u është bërë e njohur edhe shikuesve të tyre. Episodi i mbrëmjes së mbrëmshme ka hequr atyre veçse pjesën e “mekatit” që ata s’mund ta mposhtin.
Rubrikë Adi: “Por është e vështirë të punosh në radio”
Rubrikë
Adi: “Por është e vështirë të punosh në radio”
Në faqen 11
Krujë — Polemikë mbi një privatizim të anulluar
Krujë
Polemikë mbi një privatizim të anulluar
Në faqen 3
Sot gazeta TV
Nga faqja 4 në faqen 7
Adoleshentja në spital, i riu kapet nga policia
Pëllumbi
Adoleshentja në spital, i riu kapet nga policia
Muzika Sot në Tiranë finalja “Pranvera ’95”
Muzika
Sot në Tiranë finalja “Pranvera ’95”
Në faqen 11