27/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 qershor 1995

Universiteti, më shumë vende por me pagesë

Kush nuk fiton konkursin mund të studiojë me 7 mijë lekë në muaj Parashikohet një rritje prej 10 përqind të bursave dhe gjysëm bursave të studentëve që vijnë nga rrethet Në faqen 5 Universiteti i Tiranës

Heroina vret një student

Viktima 20 vjeçare është gjetur poshtë njërës prej urave të Lanës TIRANE - Droga vret një të ri shqiptar. Djë në orët e para të mëngjesit është gjetur poshtë njërës prej urave të Lanës në kryeqytet 20-vjeçari A.Gj. jeta e të cilit kishte marrë fund: pranë tij një shiringë dhe një ampulë me ujë të distiluar, në krah lidhësja e këpucëve e shtrënguar fort rreth damarëve. I riu i dërrmuar është dëguar nga policia në morgun e spitalit të Tiranës ku i është bërë edhe autopsia. Asnjë dyshim: kishte vdekur nga një mbidozë. Sipas shpjegimeve të para të mjekëve specialistë, droga që është injektuar duhet të ketë qenë tepër e fortë - dyshohet për heroinë - sepse vetëm të tilla mund të sjellin vdekjen. Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë A.Gj. në një gjendje të tillë. Ai kishte dalë të dielën nga shtëpia rreth orës 19.00 i thirrur nga një shok i tij për të marrë pjesë në një festë. Tërë natën nuk është kthyer dhe dje në mëngjes është gjetur nga policia. Ngjarja ka tronditur të njohurit e studentit - ishte në fakultetin ekonomik - pasi ai bënte një jetë tepër të rregullt. Madje ishte tepër i apasionuar pas kompjuterave mbi të cilët kalonte pjesën më të madhe të ditës. Tani, për të pyetur mbi ndodhinë rrëqethëse dje është thirrur nga përfaqësuesit e Rendit edhe një shok i të riut fatkeq.

Dy viktima të tjera në ujrat e liqeneve

TIRANE - Ka vazhduar edhe në fundjavë dialogu tragjik i verës ’95. Dhe sërish protagonistë janë rezervuarët e liqeneve, brenda të cilëve për pakorë humbën jetën dy të rinj të tjerë. Të shtunën kish qenë 16-vjeçarja Liza Hyseni që ish gjendur e mbytur në liqenin e fshatit të saj, Grezhdan të Peshkopisë. Ndërkohë që një ditë më vonë - këtë herë në Tiranë - pikërisht në rezervuarin e Saukut i gjend pjetë 19-vjeçari Gentian Brahja. Në faqen 3

Makina në Drin: 2 të vdekur

Shkodër Në faqen 3

Prokuroria: lëvizën 60% e juristëve

Pas kontrollit Dragoshi i drejtohet Gjykatës së Kasacionit Prokuroria: lëvizën 60% e juristëve Qeleshi: “Ndryshimet vetëm organizative” TIRANE - Revolucion në Prokurorinë e Tiranës. Më tepër se 60 për qind e prokurorëve dhe hetuesve të këtij institucioni, që dje janë ndodhur jo vetëm mbi “tavolina”, por edhe obligime të reja. Konfirmimin e dha dje për Gazetën Shqiptare vetë kryeprokurori i Tiranës, Arben Qeleshi, pakorë pas ndryshimeve organizative u ishin prezantuar të gjithë prokurorëve dhe hetuesve të organit të

Sot në Tiranë letrat me vlerë edhe për të rinjtë

Fazë e re shpërndarjeje për bonot e privatizimit TIRANE - Fillon sot në Tiranë shpërndarja e bonove të privatizimit për jopensio-nistët. Pas Lushnjës, Vlorës, Lezhës e Krujës - ku moshat më të reja nga 18-35 dhe 35-55 vjeç shihen në radhë krahas pensionistëve - sportelet e kryeqytetit do të shpërndajnë sipas listave të reja, biletat jeshil e blu për dy kategoritë e tjera. Tashmë dihet vlera e letrave për

Grabitet rekord zhdukur kasaforta me 400 mijë dollarë

BERAT Grabitet rekord zhdukur kasaforta me 400 mijë dollarë Paratë së bashku me 10 milion lekë ndodheshin në banesën e një tregtari Në faqen 3

Masakrohet tregtar tjetër

Protestë e ashpër e Konfederatës së Punëdhënësve Masakrohet tregtar tjetër Kishte fituar një tender 500 mijë $ TIRANE - Tjetër krim në botën e tregtarëve shqiptarë. Këtë herë vrasësit kanë qëlluar mbi trupin e 33-vjeçarit Gëzim Isufi, ish-pronar i kafebar “Italia” dhe lider aktual i firmës së ndërtimit “Eurostar”, që sapo kish fituar një tender 500 mijë dollarësh në Ministrinë e Ndërtimit. Dje - përmes një proteste dërguar Presidencës së Republikës, Këshillit të Ministrave dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor - Konfederata e Punëdhënësve Shqiptarë, ka paralajmëruar autoritetet me refuzimin e taksave nëse “nuk zbulohen kriminelët dhe parandalur krimi”. Në faqen 3

Muzika e kioskave nën kontroll

Bashkia Tiranë Muzika e kioskave nën kontroll TIRANE - Rap dhe rock në rrugët e Tiranës? Një “Jo” e fortë ka ardhur këtë radhë nga Bashkia e Tiranës. Muzika koroditëse nëpër rrugët e kryeqytetit, ka kohë që shqetëson pastertinë akustike të njerëzve, por tashmë ky problem ka arritur dhe në veshët e drejtuesve të bashkisë. Qa qenë komisioni i Kulturës dhe drejtuesi i tij Buron Kaceli që kanë dalë sërish në skenë pas vendimit të bujshëm të rregullimit të mënyrës së shitjes së gazetave. Në faqen 5

Ikin nga shkolla, më mirë në bilardo

Realitet Kursiv Ikin nga shkolla, më mirë në bilardo VLORE - Në vend të klasës kanë zgjedhur sallën e bilardos, është ky fati që i përket tashmë shumë fëmijëve të 8-vjeçarës në qytetin e Vlorës. Çdo ditën e kalojnë me steka në duar duke marrë në shenjë goglat me numra të lojës që ka pushtuar jo vetëm këtë qytet bregdetar por thuajse të gjithë Shqipërinë. Të rinish me orë të tëra para tavolinës së madhe, në sallat e mërzitshme të lojës tashmë është bërë një “biznes” që ka përfshirë edhe fëmijët. “Nuk dua të bëj shkollë” tregojnë për Gazetën Shqiptare një fëmijë 12 vjeçar - të paktën këtu fitoj edhe para”. Djali që flet pa ndërprerë lojën e tij është bërë tashmë thuajse një profesionist i vërtetë. Ai nuk ndjehet vetëm me moshatarët e tij të cilët nuk i quan më konkurentë por edhe me të rriturit. “Pse jo - shpjegon ai - unë kam mundur shumë herë edhe të rriturit”. Djali i vogël duket i bindur në zgjedhjen që ka bërë. Nuk shkon më në shkollë por eviton të shoqërohet edhe me shokët e tij të cilët tani në periudhën e verës i drejtohen rërës dhe plazhit. “E kam lënë shkollën për të luajtur - shprehet me siguri vetë vegëlushi i proble… …nist - dhe kështu kanë zanatku e dhe mund të fitoj. Pse? jo? Unë të gjitha bastet që kam vënë deri tani kam fituar”. E shikon qejam fitore? “pata 12-vjeçarin kur sapo ka goditur fort mbi njërën nga goglat e cila ka përfunduar direkt në folenë e këndit të tavolinës. Në Vlorë ai nuk është i vetmi fëmijë gjoban. Bashkë me të tjerët dhe shumë të tjerë që mbushin 100 sallat e bilardos të përhapura në çdo kënd të qytetit disa prej tyre madje funksionojnë 24 orë pa pushim. Një biletë 25 lekëshe duket se nuk kushton asgjë për fituesit e vegjël. Stavri Manko

Në radhë për bonot

Ministria e Arsimit përfundon një studim mbi riorganizimin e të drejtave për Shkollën e Lartë

Dyshime për armë e drogë: bllokohet në det trageti

Vlorë Dyshime për armë e drogë: bllokohet në det trageti Në faqen 3 Alia e biri Hoxhës në Apel Në faqen 3

Të rejat e fundit nga shitblerja e lojtarëve

SPORT SPORT SPORT SPORT Të rejat e fundit nga shitblerja e lojtarëve Hristo Stoichkov është aktualisht” personazhi” i merkatos futbolistike italiane. Për futbollin e “Topit të artë”, janë në sprint Parma dhe Inter. Gjithmonë e më afër marrjes së bullgarit te Barcelonës, është skuadra e Parmës. 12 miliard lireta kushton transferimi i tij. Marrja e tij, sidoqoftë është e lidhur edhe me Aspilianin. Drejtuesit e Parmës, preferojnë më tepër bullgarin e sa sulmuesin kolumbian. Në faqen 5 - 6