05/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 korrik 1995

Ruçi: "Po, urdhërin për t'i djegur e dhashë unë"

"Listat e tmerrit": Ish-ministri sqaron, Isai akuzon, Alia nuk kujtohet Për herë të parë mbrëmë vonë, para publikut Alia, Isai e Ruçi kanë dhënë versionin e tyre për “Listat e tmerrit”, një çështje që prej ditësh ka pushtuar faqet e shtypit shqiptar. “Dhashë urdhër për djegiet e listave të zeza, sepse ato mund të vrisnin përsëri”. Ka qenë ky pohimi i ish-ministrit të Brendshëm në kohën e lëvizjeve të shkurt-prillit ’91, Gramoz Ruçi. Dje Sekretari i Përgjithshëm i partisë më të madhe në opozitë, ka justifikuar veprimin e tij gjatë një emisioni televiziv të realizuar nga gazetari Armir Shkurti. Ndërkohë që Isai i ka kujtuar Alisë firmën, vetë ish-Presidenti i burgosur i është përgjigjur atij dhe ekranit me shprehjen: “Nuk më kujtohet një gjë e tillë”. SOKOL BALLA në faqen 3 Gramoz Ruçi Ramiz Alia dhe Hekuran Isai Hollësi të reja mbi skandalin e fundit të diktaturës. Përballë njëri-tjetrit funksionarët e lartë që firmosnin dokumentet

Shërbimet publike dhe private

Parlamenti Sot do diskutohet projektligji Shërbimet publike dhe private Në faqen 3

Tank në Tiranë gjatë shkatërrimit të diktaturës (foto: F. Gustincich) Tank në Tiranë gjatë shkatërrimit të diktaturës (foto: F. Gustincich)

Berisha takon njerëzit e korrikut

Pesë vjet pas ambasadave

Muzikë në kioskë, paratë autorëve

Ja tarifat që duhet të paguajnë lokalet publike Vendimi është miratuar nga Qeveria për të mbrojtur të drejtat e artistëve TIRANË-Tashmë artistët do të përfitojnë të ardhura për çdo krijim të tyre që përdoret nga

"Leka Zogu? Çështje kohe"

INTERVISTE “Vizita e Leka Zogut në Shqipëri është thjesht çështje kohe”. Pothuajse një vit pas debutimit të Leka Zogut, numri 1 i monarkistëve shqiptarë - Guri Durollari - rikthehen edhe një herë në plan të parë historinë e

njerëzit e korrikut

Korrik 1990: Shqiptarët në ambasadë TIRANË-Presidenti Berisha në mesin e njerëzve të 2 Korrikut 1990, atyre që kapërcyen muret e ambasadave të huaja në Tiranë. “Aktivizimi është akti më fuqishëm antikomunist i kombit shqiptar”. “Kështu e ka filluar Presidenti bisedën me refugjatët e parë shqiptarë duke u shprehur më tej se “ju thyejnë pjesën më të rrezikshme të murit të Berlinit”. Berisha iu tha atyre se në atë kohë - kur ata hynë në ambasada - ka pasur dy qëndrime: “qëndrimi i turpshëm zyrtar nga njëra anë dhe nderimi që të gjithë të tjerët iu bënin juve”. Më pas ai ka shprehur kënaqësinë e tij që kjo pritje vjen në një atmosferë pas hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës. “Ju u bëtë avokatë të parë të saj”, - tha dje gjatë bisedës Presidenti. Falenderime të shumta edhe nga pjesëmarrësit në këtë takim të rrallë. Të gjithë kanë shprehur mirënjohjen e tyre për pritjen dhe vlerësimin që ai i bëri aktit të tyre. Ndërkaq biseda vazhdoi rreth pranimit të Shqipërisë në KE, reformën në Shqipëri, veprimin e lirë si dhe për jetën e emigrantëve shqiptarë jashtë atdheut.

Ja tarifat që duhet të paguajnë lokalet publike

TIRANË-Tashmë artistët do të përfitojnë të ardhura për çdo krijim të tyre që përdoret nga të tjerët. që përdoret nga të tjerët. Qeveria në mbledhjen e saj të fundit ka përcaktuar tarifat që do të paguajnë lokalet, restorantet-për muzikën që vënë në ambientet e tyre - diskotekat, klubet e natës, piano-baret, kafenetë, televizionet e radiot shtetërore dhe private (në perspektivë), hotelet, sallat private ku shfaqen filma apo spektakle. Të gjitha këto tarifa do t’i paguhen “Albautor-it”, të vetmes shoqëri që aktualisht mbron të drejtat e autorëve të regjistruar tek ajo. Në faqen 5

“çështje kohe”

“Vizita e Leka Zogut në Shqipëri është thjesht çështje kohe”. çështje kohe”. Pothuajse një vit pas dëbimit të Leka Zogut, numri i 1 monarkistëve shqiptarë - Guri Durollari - rikthen edhe një herë në plan të parë historinë e bujshme të të birit të Ahmet Zogut. Në faqen 5

43 milionë për shkencën

Qeveria miraton projektvendimin Në faqen 5

Në Gjykatë dy procese për drogë

Cannabis në Elbasan TIRANË - Dosjet e drogës në Gjykatën e Tiranës, Pikërisht dje në bankën e të akuzuarve janë ulur tre të rinj nga bregdeti - dy nga Durrësi e një nga Kavaja - të cilët në maj ’95 ishin arrestuar nga forcat speciale shqiptare të luftës kundër drogës. Akuza “mbajtje dhe tregtim droge” ka mbërritur para gjykatës edhe me afro 850 gram heroinë. Dhe ndërsa ky proces duket se do të vazhdojë gjatë, një tjetër film spektakolar - pritet të fillojë në 18 korrik ’95. Bëhet fjalë për tregtarin turk Mustafa Atasüven. Në faqen 5

Meksi strehon katër socialistë

Autorizimet dje mbërritën në selinë e lartë të PS Meksi strehon katër socialistë Shtëpi të reja për Doklen, Ruçin dhe Majkon TIRANË - Shtëpi të reja për përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste. Dje në selinë e PS kanë mbërritur autorizimet për dhënien e apartamenteve për politikanët dhe deputetët e kësaj partie: Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko dhe Mehmet Loçi. Që të katër kanë përfituar nga një paragraf qeveritar do të sipas të cilit ekziston një precedent për strehimin e deputetëve dhe pushtetarëve të lartë. Ka qenë një urdhër i vetë Kryeministrit Meksi ai që ka bërë të mundur dhënien e banesave të reja për përfaqësuesit socialistë të cilët prej kohësh kishin paraqitur kërkesën e tyre. Një listë e kryetarit të qeverisë dërguar Bashkisë së Tiranës kishte bashkë me emrat e 49 deputetëve dhe emrat parlamentarëve të PS. Dhe paradite nga zyra e strehimit kanë mbërritur edhe autorizimet të cilat u japin të katër socialistëve strehën e re. Në mjediset e PS flitet se katër deputetët socialistë e kanë bërë kërkesën që dy vjet më parë. Ndërkohë që mbahet se ende problemi i përfaqësuesve të tre nuk është zgjidhur pasi një numër i madh deputetësh dhe shumë të tjerë deputetë që po qëndrojnë në pritje për t’u strehuar. Urdhëri i Meksit ka mbërritur më i qartë për Gramoz Ruçin i cili tashmë nuk duhet të banojë më në një shtëpi me qera. Letrat e mëdha edhe për Majkon që do të brakisë kështu shtëpinë e vjetër, në të cilën është strehuar deri tani. Ndërsa Dokle do të përfitojë tre dhoma, një nga gjashtë ndërkohë që Mehmet Loçi do të duhet të lirojë një pjesë të apartamentit prej pesë anëtarësh të Xhelil Gjonit ku ai ishte strehuar vetëm para disa vitesh.

Nënë Tereza në Tiranë

ITALI

Vetëvrasje eurodeputeti Alex Langer Fund tragjik i europarlamentarit Alexander Langer, anëtar i delegacionit për Shqipërinë, lider i të Gjelbërve. Ai është gjetur dje, i varur, në një fushe pranë Firences. Në faqen 2

Në faqen 5 Nënë Tereza në Tiranë Në faqen 3 Kukës, digjet një fëmijë Në faqen 3 Jetimët në Parlament Në faqen 5 Breshëri në kryeqytet Në faqen 3