Akuza kërkon lirimin. Apeli: "Të kundraligjshme llogaritë e para"
TIRANË - Ramiz Alia lë qelinë e burgut të Tiranës dhe i rikthehet lirisë.
Ish-presidenti shqiptar ka kaluar pardje në orën 14.45 pragun e portës së hekur të repartit 313 pas vendimit që ishte dhënë vetëm tre orë më parë nga gjykata e Apelit: “Sipas normave të reja të Kodit Penal, Alia ka përmbushur kohën e dënimit”
Në faqen 3
Pardje në mesditë ish-Presidenti lë përfundimisht Burgun e Tiranës. Falë Kodit të ri Penal mbarojnë ditët e dënimit të gjatë
Ish-Presidenti në makinë udhëton drejt shtëpisë (foto: H. Pustina)
Alia kalon pragun e lirisë (foto: H. Pustina)
Ramiz Alia: "Jam politikan, s’njoh tjetër zanat"
INTERVISTË
Pak fjalë pas lirimit dhe një frazë që bën të lindë dyshimin e parë: ish-Presidenti i kthehet politikës aktive?
Pastaj rrëfimi: "S'e prisja daljen nga burgu"
Në faqen 3
"Çështja Ndoja" në Gjykatë
“Çështja Ndoja” në Gjykatë. MILANO - Në përgjigje të kërkesës së prokurorit Marko Maria Alma do të kalojë për gjykim, rasti i dhjetë personave, ndodhur në 16 janarin e kaluar në një apartament të Segretàs. Në këtë vend shqiptari, Tonin Ndoja, mbajti në gjendje sekuestër katër persona. I armatosur me një pistoletë, Tonin Ndoja, i kërkoi njërit prej pjesëtarëve të familjes, Rafaele Karel[i?], t’i dorëzonte shumën prej 168 milion. Edhe Karel[i?] dëshmohet.
Emërohen gjykatësit e rinj dhe rinis procesi "Arsidi"
Fiksohet për nesër pretenca e prokurorëve
Emërohen gjykatësit e rinj dhe rinis procesi “Arsidi”. TIRANË-Nëser procesi “Arsidi”. Pretenca - e shtyrë pa afat - përfundimisht vendoset të lexohet të hënën. Njoftimin e ka konfirmuar për Gazetën Shqiptare vetë Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj. Megjithatë “vendimi” për vazhdimin e procesit Arsidi më tepër është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndodhta edhe pse pak orë më parë ishte shuar përfundimisht çdo mundësi për ndryshimin e Trupit Gjykues të procesit “Arsidi” që, deri dje përbehej nga gjykatësi Çeliku dhe dy ndihmës gjyqtare të tjerë. Në faqen 3.
Gjatë procesit (foto: H. Pustina)
Fatos Nano, dy përshëndetje për Berishën
Tërmet në kongresin eurosocialist. Meta zëvendëson Majkon
Lideri i PS: "Shteti të dënojë krimet e diktaturës". Pas deklaratës, ja reagimi i bazës
TIRANË - Fatos Nano përshëndet Presidentin Sali Berisha. Nga burgu, lideri socialist ka dërguar një mesazh paqeje dhe urimi për një Shqipëri si në Këshillin e Europës. Në dy faqe letër të përgatitur posaçërisht për Kongresin eurosocialistëve Nano nuk ka hezituar të vlerësojë jo vetëm Presidentin shqiptar dhe atë të Asamblesë europiane Martinec, por dhe të qeverisë e cila “në bashkëpunim me opozitën arritën të për- [teksti ndërpritet]
TIRANË - “Fatos Nano di se ç'fleth dhe di kur flet”. Ky ka qenë mesazhi - menjëherë pas përshëndetjes që lideri i ka dërguar Berishës - i dërguar nga baza e PS. Delegatët eurosocialistë kanë pranuar dhe e kanë quajtur “normale” përshëndetjen e liderit të tyre të burgosur ndaj Presidentit Shqiptar. Ndërkaq, shumica e tyre janë deklaruar kundër faktit që Ramiz Alia - tashmë ai është i lirë - të bëjë poli- [teksti ndërpritet]
për Kongresin eurosocialiste dhe atë të Asamblesë europiane Martinez, arritën të punojnë së bashku për interesat kombëtare të integrimit të Shqipërisë në Europë”. Në faqen 5.
Policë në trafikun klandestin pushohen nga puna 5 shefa
Vlorë, për dy të shkarkuar hapet çështja penale
. Policë në trafikun klandestin pushohen nga puna 5 shefa. VLORË - Tërmet i ballit të lartë në organet e Rendit të qytetit të Vlorës. Ka qenë një konferencë për shtyp e Shefit të Komisariatit të qytetit, Sokol Muçaj, që ka lëshuar njoftimin mbi shkarkime, pushime dhe fillim çështje penale për disa nga kuadrot kryesore të policisë. Arsye: implikim në trafik klandestinësh dhe ardhjen e dy autobusëve klandestinësh nga burgu në dhjetëpështë në kryerjen e detyrës. Në listën e të pushuarve nga puna, figurojnë emrat e K[?]emal Mustafara[j?] ish-shefi i Shërbimit Informativ të Rendit (SHIK), Ilirian Hasani, ish-shefi i Qarkullimit rrugor. Mbi Mustafarajn dhe Hasanin, sipas shefit të Komisariatit Muçaj, është mbështetur do të fillojë çështja penale. Akuza është mjaft e rëndë. Mustafaraj do të duhet të fillojë përgatitjet për t’u mbrojtur ndaj “implikimit në arratisjen e dy ish-kuadrove të policisë, të endaluar”, disa kohë më parë. Por pjesa më e fortë e tortës, vjen kur Mustafaraj vihet përballë akuzës së favorizimit të trafikut të klandestinëve. Denoncimi është bërë nga vetë skafisti, të cilëve sipas Muçajt, i janë dhënë me forcë, klandestinët të tepërt në skafet e tyre. Për Hasanin, akuza është për implikim në trafik klandestinësh. Hasani dhe 4 të tjerë ishin vetëm pranë një skafi. Ish-shefi i Qarkullimit akuzohet dhe për targime dhe dokumenta fals[o?]. Si pasojë janë bllokuar deri tani 25 makina. Ndër të shkarkuarit e tjerë, janë dhe shefat e Kufitare, Kriminales e Zyrës së Personelit. Savri Marko [?].
Shkarkime në Korçë e Lezhë
. Në faqen 3.
Fitorja jashtë shtëpisë tani vlen sa tre pikë
Sport Sport Sport Sport Sport Sport
. Fitorja jashtë shtëpisë tani vlen sa tre pikë. Pardje u shpallën rregullat për sezonin e ri futbollistik. Dy të fundit në Kategorinë II. Gjithçka nga sporti nëpër botë. Në faqen 2 dhe 5.
“Ruçi i dogji dokumentat kundra ligjit”
Tani akuzon Arkivi
. “Ruçi i dogji dokumentat kundra ligjit”. TIRANË - Rindizen edhe njëherë polemikat mbi “Listat e tmerrit”. Janë dy inspektorët e Arkivës së Shtetit- Vehbi Agolli dhe Ivan Loli - që në një emision special në TV e quajtën të “paligjshëm zhdukjen e dokumentave të arkivës së Ministrisë së Brendshme”. Atë që disa ditë më parë ish ministri Gramoz Ruçi e kish cilësuar si “një veprim patriotik”. Në faqen 3.
Dashuri e pamundur? Vret kunatin e dënohet
Fier
. Dashuri e pamundur? Vret kunatin e dënohet. Në faqen 3.
Fatos Nano (foto: H. Pustina)
Sot superialekryqi
Në faqen 7
LEXUESVE
. Dje për shkak të një defekti të rëndësishëm-shkronjën “Demokracia” edhe në “Gazeta Shqiptare” nuk mundi të publikohej. Po prej këtij defekti akoma të pariparuar përfundimisht sot nuk është e mundur të publikojmë edicionin e zakonshëm të së dielës me 12 faqe. “Gazeta TV” do të fillojë rregullisht të dielën e ardhshme.
Ministria Drejtësisë konfirmon shkurtimet
Buxheti i Kasacionit
. Ministria Drejtësisë konfirmon shkurtimet. Në faqen 3.
Prostitucion, kapen 4 shqiptarë. Në faqen 2. Bllokohen klandestinët nisur nga Durrësi. Në faqen 2. Librazhd, vetvrasje në tunel. Në faqen 3.