13/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 korrik 1995

Demirel, miku i të gjithëve

Presidenti turk takon Berishën dhe opozitën TIRANË - Ka mbërritur dje në Tiranë Presidenti turk Demirel. Ka patur një takim të gjatë kokë më kokë me Presidentin Berisha. Është shprehur vullneti i mirë për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Më pas Demirel i shtrëngon duart liderave të të gjithë partive politike. Në faqen 5 Presidentët Berisha dhe Demirel dje në Tiranë

Omonia: "Në ’96 edhe ne me kandidatë tanë"

Kheshë politike Omonia: "Në ’96 edhe ne me kandidatë tanë" Qiriazati: "Vetëm ne përfaqësuesit e minoritetit" Në faqen 5

Durrës: mashtruar dhe Albpetrol

Zgjerohet skandali i 800 mijë dollarëve që nuk mbërritën në doganë Durrës: mashtruar dhe Albpetrol Bankierët rrefen: Zhdukur 130 mijë USD të tjerë Dokumenta të reja të falsifikuara dhe mijëra dollarë të tjera të zhdukur janë zbuluar sërish në Bankën Tregtare të Durrësit. Mashtrimi gjigand prej 800 mijë dollarësh të paderdhura në arkën e Doganës nuk ka qenë episodi i vetëm. E prekur tashmë është edhe ndërmarrja e karburanteve në Ballsh e cila ka rënë pre e të njëjtit mekanizëm zhvatës: 130 mijë dollarë për furnizime me karburant nuk gjenden në llogarinë e saj. Sërish protagonist mbetet firma “Epidamn” e cila ka bërë edhe këtë tërheqjen e mallit. Nga Durrësi ARMAND MERO Në faqen 3

I gjithë shorti i Kupave Europiane

FUTBOLL I gjithë shorti i Kupave Europiane Në faqen 7

3 kundërshtarët tanë

TIRANË - Hidhet shorti për turet paraeliminatore të tre Kupave të Europës në futboll. Skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët e tyre: Tirana-Hapoel Beer Sheva (Izrael), Teuta-Tps Turku (Finlandë) dhe Partizani-Fenerbahçe (Turqi). Janë prezent edhe drejtuesit Hyka, Labinoti, Starova, Koka. Ndeshjet do të luhen në muajin gusht. Mundësi kualifikimi për formacionet e Mucës, Kokës dhe Likës. Takimet e para në fushat kundërshtare për Partizanin dhe Teutën, ndërsa në Tiranë për kampionët. Kanë qenë objektiv ritalist të vendosura në tavolinat e UEFA-s që kanë fiksuar formacionet kundërshtare të skuadrave shqiptare, për edicionin e ri kontinental. Tirana do të ndeshet me skuadrën izraelite të Hapoel Beer Sheva e renditur e treta me 50 pikë. Hapoel ka shënuar 54 gola duke pësuar 39, dhe në 30 takime ka fituar 14, barazuar 8, humbur po 8. Me 9 gusht në Tiranë takimi i parë, dhe me 23 në Izrael ai i kthimit. Ndërkohë fituesit e Kupës shqiptare, durrsakët e Teutës do të transferohen për në veri të Europës. Takimi i parë do të luhet me 10 Gusht në Finlandë, me 24 ai i kthimit. Mbas javës së 9, TPS Turku ndodhet në vendin e 6 me 15 pikë, kur kryesuesja MyPa ka 19 pikë. 4 fitore, 3 barazime dhe tre humbje me golaverazh 15-10 është bilanci aktual i saj. Ndërsa turqit e Fenerbahçe janë rivalët e Partizanit. Formacioni turk ka përfunduar në vendin e 4 sezonin dhe kanë Aykut me 26 gola, shënuesin më të mirë të kampionatit. në 34 takime ka arritur 20 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje. Ka realizuar 78 gola duke pësuar 35. Me 8 gusht në Stamboll takimi i parë dhe me 22 në Tiranë ai i kthimit. Uvil Zajmi

Krisma në qendër të Tiranës

Momente paniku dje në sheshin "Avni Rustemi" Krisma në qendër të Tiranës Plumbat plagosin një polic TIRANË - Breshëri në qendër të Tiranës. Dhe një polic i plagosur. Dhe pasditë Sheshi “Avni Rustemi” dhe banorët rreth tij kanë qenë dëshmitarë të një tjetër skene armatësh, që edhe këtë herë nuk ka falur, por ka gjakosur. Për fat polici 25-vjeçar Arben Sinani ka shpëtuar vetëm me një plagë të rëndë në kërcirin e këmbës edhe pse kalimtarët e rastit - duke e parë të gjakosur edhe në fytyrë - fillimisht kanë menduar se ai ishte ndarë nga jeta e re. Në faqen 3 Uvil Zajmi Stamboll takimi parë dhe me 22 në Tiranë ai i kthimit.

Dy diplomatë në misterin e policëve

Koplik - Fakte të reja mbi tërmëtin në Komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe kanë hedhur dritë por dhe kanë shtuar misterin. Në këtë histori janë protagoniste dy “diplomate” malazeze dhe makina e çuditshme që më pas është zhdukur... Në faqen 3

Një refugjat humb jetën në humnerë

GJIROKASTER-Shqiptarë të grabitur, keqtrajtuar, por edhe viktima mbërrijnë në pikën kufitare të Kakavijës. Sërish episodi tragjik i përfugjatës shqiptare, dënoncuar vetëm në orët e fundit të fillimit të kësaj jave. Në faqen 5

Avokatët: “s’shkojmë në provim”

VLORE - Rindërtues së rishë acarimi mes avokatëve dhe Ministrisë së Drejtësisë. Edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e cila kishte hedhur poshtë kërkesën e juristëve të mbrojtjes për rrezimin e nenit që i nënshtrohen ata në një provim kualifikues, duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Pas një proteste të Ministrisë për datat e reja të provimit - duhet të nisin në hënën - janë avokatët e Vlorës të cilët në një mbledhje të bërë dje pasdite kanë vendosur bojkotimin e tij. Në faqen 5

Politika e Berishës në nota muzikore

Në një kasetë historia e 50 vjetëve të fundit Inisiativë e veçantë e një këngëtari me çifteli TIRANE - “T’na sollë pluralizmin, ti na dhuke komunizmin”. Nuk është një slogan politik, por vetëm një këngë kushtuar Presidentit Berisha, vargjet e së cilës tashmë janë përmbledhur në një kasetë të vetme. Është kënga e parë për Presidentin e ri të Shqipërisë, melodia e së cilës tashmë gjendet përkrah dhjetëra kasetave që dëgjohen çdo ditë nëpër rrugët e kryeqytetit. Pikërisht nga kjo kasetë, si kur dënonjherë - pas vitit ’91 e të cilës së rapasodi popullor shpërndajnë emrin e Berishës, por edhe demokracisë, liderve të tjerë të partive politike, Europës. Por edhe vese të kohës së re. Kaseta unikale - qytetdhon të shtunë me sukses 150 lekë - tashmë ka pushtuar tregun. Dhe tregtarët ambulantë nuk pëttojnë ta kthejnë sa herë që blerësit e befasuar kërkojnë ta dëgjojnë kasetën e radhës. Një kasetë-histori, brenda së cilës nuk mungojnë as heronjtë akademikë - sipas raportit - por as edhe diktatorët e djeshëm. As emrat e burgjeve të Spaçit e të Burrelit dhe as jetën e atyre viteve. As internimet e bunkerët. Mbi kasetë-endemë distributor anonim - vetëm emri Ismaili, ndërkohë që në vend të autorit, është stampuar figura e një rapasodi popullor. Misterin nuk mund ta shuajnë as tregtarët e kasetave, të cilët mund të tregojnë vetëm suksesin e kësaj kasete, sikurse edhe moshat që e preferojnë atë më tepër. Sepse ato mund të ngrejnë vetëm zërin e magnetofonit të tyre. Ndërkohë që rapasodi vazhdon t’i këndojë “profetit të pavdekshëm të demokracisë”. Presidenti Berisha - nga çiftelia apelohët edhe për një të ardhme më të mirë e të begatë. Madje pa harruar edhe ngritjen e pagave. Ali Ukaj

Tregtarëve të heroinës 6 vjet burg

Dje pretenca TIRANE - “Gjashtë vjet burg për tregtarët e heroinës”. Ka qenë kjo kërkesa e prokurorit kryeqytetas, Selim Caka, për një shtetas turk dhe një tjetër nga Shqipëria. Pretenca - bërë nën akuzën “shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim” - është referuar 13 gusht ’94 kur ishin sekuestruar afër një kilogram heroinë. Sipas prokurorit, i pandehuri Spiro Trako i kish kërkuar turkut Sefedin Saraj të ishte i pranishëm në shtëpinë e tij, sepse së bashku heroinën do t’ia shisnin “durnakës” për afro 15 mijë dollarë. Në faqen 3

Shqipëria në Europë: sot dita e madhe

Në Strasburg ceremonia finale Që sot një flamur më shumë... Në Strasburg ceremonia finale Shqipëria në Europë: sot dita e madhe Që sot një flamur më shumë... Selia e Asamblesë së Këshillit të Europës TIRANE - Që sot në radhën e flamujve që valëviten përballë ndërtesës së Këshillit të Europës do të ketë një më shumë. Në një ceremoni të organizuar posaçërisht, simboli shqiptar kuq e zi do të ngrihet në radhë me të gjitha shtetet europiane. Ndërsa emri Albania do të shënohet i pari në regjistrat e KE. Më herët udhëheqja Shqiptare shënon hyrjen e saj të plotë e të barabartë me të gjitha shtetet, mes vendeve të kontinentit të qytetëruara e demokratike gjithmonë. Shqipëria përfundimisht ngjitet në trenin e Europës dhe bashkë me të do të udhëtojë drejt së ardhmes së saj. Endrra europiane kishte marrë formën e saj të plotë më 29 qershor kur në Asamblenë e KE, deputetët kishin ngritur duart lart në shenjë aprovimi për pranimin e saj. “Albania të ngjitet në fronin e Europës”, “Ejani vëllezër të ecim së bashku”, me këto fjalë parlamentarët e KE kishin ftuar vendin e shqiponjave në shtëpinë e tyre. Dhe vetëm pak ditë më pas thirrjet e tyre miqësore ishin dëgjuar edhe nga Komiteti i Ministrave - institucioni ku bëjnë pjesë kryeministrat e vendeve anëtare - nuk kishte hezituar të aprovonte vendimin e Asamblesë. Të hënën, në mbledhjen e tyre, ata kanë vendosur pas asaj dyshimi: “Albania hyn në KE”. Dhe me këtë vendim ata shënuan undesherin dhe përpjekjet kolosale që Shqipëria ka bërë për të justifikuar këtë nderim. Tani në parlamentin europian vendin do të ketë 4 vende. Do të jenë 4 vota me të drejta të barabarta si të të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare. Rruga për në KE kishte nisur tre vjet më parë ku ishte paraqitur kërkesa e Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, takimet, mbledhjet, vërjetet e ndryshme, kishin qenë pasqyra e ecejve drejt inistit KE. Dhe Shqipëria e arriti këtë finish. Tani ajo është në Europë.

Tiranë, ambasadori ri i Kosovës Në faqen 5 Kavajë, vdekje nga insekti Në faqen 3 Pogradec, vjedhje barkash në liqen Në faqen 3 Lezhë, atentat në shtëpinë e komandantit të Aviacionit Në faqen 3