Ikën Buçpapaj
Lëvizje në piramidën e RTV shqiptar
TIRANË - Ndryshim në piramidën e lartë të Radiotelevizionit Shqiptar. Që në mesditë Shkëndër Buçpapaj nuk ka qenë më Drejtor i Përgjithshëm i RTV, ndërkohë që deputetët e PS dhe PD kanë votuar pro largimit të tij, “sepse caktohet në një tjetër detyrë”. Bashkë me Buçpapajn ka Këshilli Drejtues i RTV janë larguar edhe Skënder Kaja, zgjedhur nga PD - dhe Kujtim Ymeraj, nga grupi parlamentar i PS.
Në faqen 5
“Miting për të mbrojtur tokën”
Dje mbledhje urgjente në kancelaritë e republikaneve, vetëm pak orë pas miratimit të ligjit nga Parlamenti
“Miting për të mbrojtur tokën”
Lidhja e Djathtë mobilizohet kundër shitblerjes së tokës
Alarm në kancelaritë e republikaneve shqiptare. “Populli në mitingje”. Lidhja e Djathtë reagon ashpër, vetëm pak orë pas miratimit të shitblerjes së tokës nga Parlamenti. Një mbledhje urgjente dhe një deklaratë e bujshme ka dalë dje nga selia e PR. “Të bashkohen të gjitha forcat politike të djathta”. Është kjo një thirrje e gjashtë subjekteve të LDSH drejtuar “Pronësisë me Drejtësi” të Rrapo Danushit dhe PDD e Petrit Kalakallës. Mbledhja ka zgjatur më shumë se katër orë ndërkohë lideri i Ballit Kombëtar, Hysen Selfo kryeson që dje Lidhjen e Djathtë shqiptare.
Në faqen 3
Peticoni i Lidhjes së Djathtë para Parlamentit
“Disidentët” PD dhe PS: pse ne votuam kundër
Në faqen 3
Helm në kafe? Vrasje misterioze në Pogradec
Jepet para me interes
POGRADEC - Mister mbi vdekjen e një 34-vjeçari në Pogradec.
Ka qenë përplasja e rezultateve të spitalit të Pogradecit me atë të Korçës, që ka shkaktuar një seri dyshimesh mbi fatin e Shaban Jazenxhiut, i njohur si zotërues i shumë parave të cilat i kishte lëshuar me fajde. Ndërsa në fillim vdekja e tij ishte kualifikuar si një goditje në zemër, pas autopsisë së kryer në Korçë, shkak është nxjerrë një tjetër: diolasi është helmuar. Tani për të zbuluar të vërtetën janë angazhuar specialistë të policisë, të cilët pas kërkesës së bërë nga vetë familja e tij kanë nisur hetimet.
Historia tronditëse e Jazenxhiut i ka rrënjët tre ditë më parë ku ai është ndodhur në Pogradec: familja e tij banon në Devoll. Atë natë ai ka qëndruar me disa shokë të tij duke pirë dhe më pas ka fjetur në shtëpinë e njërit prej tyre. Të nesërmen në mëngjes ai ka dalë herët dhe është ulur në një nga klubet e qytetit: ka marrë vetëm një kafe dhe një pije freskuese. Vetëm pak çaste më pas kanë nisur të shfaqen shqetësimet e para: djalloshi ndjente prerje gjunjësh dhe ishte zverdhur në fytyrë. Frymëmarrjen e kishte të vështirë dhe provonte shtrëngime në zemër. Menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit. Por jeta e tij nuk ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë. Në përfundim, në kartelën e tij, mjekët kanë shkruar diagnozën përfundimtare: “Vdiq nga goditja në zemër”
Kuptohet që nuk ka qenë aspak familjarët e Jazenxhiut të qetë, duke ditur paratë që zotëronte djali i tyre e që ua kishte dhënë me fajde shumë qytetarëve, kanë kërkuar kryerjen e autopsisë. Trupi pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në Korçë. Këtu ka dalë edhe rezultati befasisues: Jazenxhiu ka vdekur për shkak të një helmimi. Dyshimet e familjes së tij janë vërtetuar. Vdekja e 34-vjeçarit nuk ka qenë natyrale. Tani mbi gjithë këtë histori është hapur një dosje e veçantë dhe hetuesit kanë nisur menjëherë hetimet.
Elsa Koçiu
Ndryshon aplikimi Kodit PS: “Është kundra Nanos”
Dje në Parlament miratuar propozimi i Qeverisë
TIRANË - Gati 400 minuta për të aprovuar një Ligj.
Në orën 16.30 deputetët socialistë kanë lënë sallën e Parlamentit, të bindur se votat e
Zjarr në pyll:
Luftë me flakët për 8 orë
PS: "Është kundra Nanos"
TIRANË -
se votat e tyre nuk mund t’i ndalonin ato të grupit parlamentar të PD. Një Projektligj me vetëm dy nene ka shkaktuar kështu polemika tepër të ashpra, goditje tavolinash, replika ofenduese, “hetim” në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrisë, por edhe shpiegime nga ministri Frashëri e Kryeministri Meksi.
Në faqen 3
Zjarr në pyll: digjen dushqet
Luftë me flakët për 8 orë
MIRDITË -
MIRDITË-Qindra drurë dushku janë kthyer në hi pas një zjarri të madh në fshatin Ndajshor të Mirditës. Flakët që kanë zgjatur për rreth 8 orë kanë shkaktuar një sipërfaqe që të gjerë e cila llogaritet të ketë qenë 1 hektar e gjysëm. Vetëm ndërhyrja e forcave të specializuara të zjarfiksave ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Motivet e shpërthimit të tij kanë mbetur ende të panjohura.
Në faqen 5
Gjyqtarët të bashkuar: "T’i jepet fund sulmeve mbi pushtetin gjyqësor"
Në faqen 5
Shkodër — Plumba nga makina vritet oficeri i lartë
Shkodër
Plumba nga makina vritet oficeri i lartë
Në faqen 5
Laç — Tokë me cannabis: ndalohen dy vetë
Laç
Tokë me cannabis: ndalohen dy vetë
Në faqen 5
Tirana, kryeqyteti drejt vitit 2.000
TIRANË - Më në fund edhe Shqipëria do të ketë një “Shërbë” të veçantë. Projektin në qendër të kryeqytetit e zhvillojnë “Bri-ga e Karaj” me atë të Durësit. Kompania e fuqishme ndërkombëtare “Tomor Holding SA” Bid” do të nisë në fundin e 95 Qendrën Tregtare të Tiranës. Një projekt që do të pushtojë 32 mijë metra katrorë, brenda të cilit do të ngrihet një kompleks 8 katësh tregtimi dhe zyrash, por edhe me hapësirta për parkimin e automjeteve. Shumë tërheqës 300 punonjës - vetëm për një blt - do të kenë mundësi të kontribuojnë për ndërtimin e saj, si iniciativa të reja, ndërkohë që për përfundimin, 200 të tjera do të përbëjnë personelin e Qendrës Tregtare të Tiranës. Pritet kështu të ndryshojë një pjesë jo pak e rëndësishme e infrastrukturës së qendrës së Tiranës, den tashmë e mbytur edhe me realitete gropsash e lodrash të ngjitura nga anonimia. Aty ku sot ndodhen reklamat natyrore të vjetërsuara, nesër përgatitet të gjallërohet një qytet i ri. Kryeqyteti evropian... drejt vitit 2.000. (M.S.)
Maketi i qendrës së re tregtare në Tiranë
Flet Pollo kandidati numër 1
INTERVISTE
Në faqen 5
Sot superfinalëkryqi
Në faqen 7
Vlorë
Vlorë — Në bregun e Jonit mungojnë turistët
Vlorë
Në bregun e Jonit mungojnë turistët
Në faqen 8
Tiranë
Policia kap një bandë të armatosur
Kishin automatikë, pistoleta, granata dhe 700 fishekë
Në faqen 3
Sot bashkë me Gazetën, një broshurë mbi rrezikun emigracionit
Një iniciativë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin