25/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 gusht 1995

Triumf në Kupën e Kupave. Djemtë e detit mposhtin 3-0 bjondët nga Finlanda dhe kualifikohen

”Teuta” i jep dy pikë Shqipërisë

Pas pesë humbjesh shqiptare durrsakët zbulojnë suksesin TIRANË - Kualifikimi i madh europian i formacionit durrsak në “Qemal Stafa” të Tiranës. ”Teuta” kryqëzon finlandezët e “TPS Turku”, në sfidën e dytë të Kupës Kupove. Vila, Koça dhe Bushi janë protagonistët e fitores gjigande, e para mbas pesë humbjeve radhazi të skuadrave shqiptare në pjesëmarrjen kontinentale. Në faqen 3 Nga ndeshja e djeshme (foto: H. Pustina) Nga ndeshja e djeshme (foto: H. Pustina)

Sekretari i Pentagonit në Tiranë

Mbrojtje

Kuçovë, zjarrrfikësit triumfojnë mbi flakët

REPORTAZH Qyteti një ditë pas tragjedisë Kuçovë, zjarrrfikësit triumfojnë mbi flakët KUÇOVË - Në Kuçovë kthehet qetësia. Pas dy netë jetë nën kërcënimin e flakëve, stacioni i naftësjellësit i goditur nga rrufeja duket i çliruar. Frika dhe tmerri i zjarrit që kishte shoqëruar që nga pasditja e së martës punëtorët e banorë të zonës rreth e qark që dje është tretur. Duke u gdhi e enjtja, zjarrfikësit të grumbulluar nga shumë qytete të vendit kanë shuar dhe grabitur e fundit të flakëve që ngriheshin mbi depozitën e naftës. Tani vendin e ankthit e ka zënë kënaqdhja për shkreterrën e hirtë të krijuar përreth dhe dëshmia për vdekjen e zjarrfikësit 44-vjeçar që u shkrumbos nga flakët. H. Tafa në faqen 5 Vatra e zjarrit në ditën e dytë

Korça përcjell në varreza mikun e saj

Histori KORÇË - Vdekja misterioze e shtetasit grek banor në qytetin e Korçës. Bie nga tarraca e shtëpisë dy katëshe ku jetonte me të shoqen dhe tre fëmijët e tij. Mjekët e spitalit të Korçës i kanë dhënë ndihmën e menjëhershme por dëmtimi që kish pësuar në aort nuk arriti ta nxirrte atë jashtë rrezikut. Organet e policisë kanë filluar menjëherë hetimet por versioni më i folur këto ditë ka qenë një rrëshqitje misterioze nga tarraca e shtëpisë në kohën kur ushqente qenit e tij. Një vdekje aksidentale: kështu do të cilësohej jo vetëm nga të afërmit e tij por dhe nga rezultati i diagnozës apo nga hetimet që u bënë nga policia. Një prej orëve të mbremjes, qytetari grek që ende vazhdon të ndodhej në objektin e firmës ku ai zhvillonte aktivitetin e vet, del në tarracë për të ushqyer qenin. Qytetari grek kish tre vjet që jetonte në qytetin e Korçës, fillimisht si nëpunës në firmën greke “Gordon SA” e prej disa muajsh zhvillonte aktivitetin si pronar i një firme të re të krijuar nga ai vetë. Një vdekje aksidentale për mikun korçar që u pasuan nga një hedhdërim i thellë jo vetëm për të afërmit e familjes por dhe nga shumë qytetarë korçarë që qenjinshin si dhe nga gjithë punëtorët e firmës së tij të cilët i bënë homazhe në ambientet e spitalit dhe që e shoqëruan trupin e tij me shumë nderime deri në Kapshticë. Në mendjen e qytetarëve korçarë do të mbetet dhe si një prej bamirësve të këtij qyteti. Elsa Koçiu

Pendagoni në Tiranë

TIRANË-Kamëberturnë Shqipëri, Sekretari Amerikan përshëndrinë Togo West. Është i dyti zyrtar i lartë ushtarak amerikan që vjen në Tiranë për të parë afërsisht shërbimin e përbashkët “Uji i kristaltë” e cila po zhvillohet pranë kryeqytetit shqiptar. Takimi me Presidentin Berisha dhe Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali si dhe bisedimet me funksionarët e lartë shtetërore kanë qenë objekt i vizitës së tij në Shqipëri. Në faqen 3

EKONOMI Nesër marrëveshja me Pujan

TIRANË - Kanë mbërritur dje në mëngjes në Tiranë dhe menjëherë kanë nisur takimet me autoritetet shqiptare. Delegacioni i industrialistëve italianë të zonës së Barit ka filluar kështu serinë e takimeve që do të finalizohen me nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe. Dokumenti që përmban konkretizimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të firmoset të shtunën në aeroportin e Rinasit: i parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së papritur të ministrit të Punës Dakli i cili kthehet në Shqipëri pikërisht të shtunën. Në faqen 3

Tre romë, aheng i përditshëm para Konsullatës për një vizë

Realitet Kursiv GJIROKASTER - Këngë, aheng dhe dëshirë për të përjetuar tërhequr vëmendjen e atyre që janë brenda. Tre romë që kërkojnë të joshen diplomatët e Konsullatës greke në qytetin e tyre të Gjirokastrës të cilët janë bërë “pre” e talentit të tyre. Më shumë se një dëshirë, kënga dhe vallja e romëve të njohur tashmë nga banorët e qytetit, është një mënyrë për të kërkuar diçka, ndoshta një vizë për të udhëtuar në vendin fqinj. Dhe për të arritur këtë, ata janë të zotë të bëjnë gjithçka një orkestër e vërtetë e përbërë prej një repertori i mirëfilltë helenik, tre romët e palodhur vazhdojnë ahengun deri në orët e vona të pasdites para konsullatës. Shpresat janë të mëdha, nga dridrat e saj, një perde që hapet e mbyllet sërish. Të tjerët, që presin të dëgjojnë emrin e shkruar në listat e vizave, dëgjojnë me kënaqësi romët që këndojnë aq bukur, të rrethuar nga njerëz të shumtë. Dhe refreni vazhdon i gjatë, të nesërmen çdo gjë fillon nga e para e ndoshta mund të dëgjohet një këngë e re. Gjithsesi, refreni është i njëjtë për Konsullin grek. Ai nuk mbetet asnjëherë vetëm. Tre romët e shoqërojnë atë çdo mëngjes me vallet dhe këngët e vendit të tij. “Kush martohet?” është shpesh kush që flet në këtë kohë dhe pyet i çuditur. Por nuk është dasëm, janë romët që vazhdojnë punën me pasion duke përcjellë diplomatin grek drejt aeroportit e selisë së tij. Pasthirmat dhe të thirrurat e tyre - muzika ndërpritet për një çast - duket se nuk e shqetësojnë aspak mjedisin nga ku lëshohen vizat për njerëzit që presin jashtë. Njërit që s’i shpesh thonë se romët e talentuar nuk mbeten pa marrë vizë. E megjithatë ata janë gjithmonë atje, para sheshit të konsullatës, duke kënduar me sytë nga perdja që hapet e mbyllet sërish. Rajmond Kola

Mësuesit e Tiranës do nisin të paguhen

Arsimtarët Mësuesit e Tiranës do nisin të paguhen Të paqarta shkaqet e vonesës Në faqen 5

”Alo, flas nga burgu”

Projekt i KE, financimi afër 300 mijë dollarë “Alo, flas nga burgu” Telefona edhe për të dënuarit TIRANË-Telefon për të burgosurit. Për herë të parë në Shqipëri të paktën një të dënuari mund të “takohen” që do të themi afërmit e tyre, edhe pse vetëm përmes zërit. Inisiativa e rrallë, në fakt i përket një tjetër revolucioni për burgjet shqiptare dhe që përfshin përmirësimin e një qendre model redukimi të vëmendjes. Një firmë italiane-e cila ka fituar tenderin e KE në Bruksel - shumë shpejt do të nisë në Shqipëri një projekt inxhinierik rrallë, ndihmuar nga një financim prej afro 300 mijë dollarësh. Në faqen 3 Administrata e burgjeve

Nesër marrëveshja

EKONOMI

Klandestinët

Kurdë mes tifozëve të

Berat Në xhami edhe kurs kompjuteri Në faqen 5 Krujë Alarm i djegresë: 40 fëmijë në spital Në faqen 5

Helsinki shqiptar Të gjykohet drejt djali i diktatorit Në faqen 5

Klandestinët Kurdë mes tifozëve të skuadrës “Fener-bahçe”? Në faqen 5

Kosovë Serbët zëvendë-sojnë punëtorët shqiptarë Në faqen 2