31/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 gusht 1995

Qeleshi e Gjokutaj lënë Prokurorinë e Tiranës

Dy kryeprokurorët e kryeqytetit emërohen në Gjykatën e Apelit TIRANË - Që sot Prokuroria e Tiranës nuk do të drejtohet më nga Arben Qeleshi e Genc Gjokutaj. Dje pasdite - në orën 16.30 - bashkë me anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë - nga salla e mbledhjes ka dalë edhe lajmi se dy kryeprokurorët e njohur të kryeqytetit janë emëruar në të tjera poste, por jo më aty ku kishin punuar deri dje. Janë pikërisht Adnan Xhelli, Vexhi Muçmataj e Blerim Tomini, ata që sëbashku me Zëvendësprokurorin tjetër, Beqir Kokoshi - i cili do vazhdojë të ruajë postin aktual - do të formojnë “pokerin” e ri drejtues të Prokurorisë më të madhe të vendit. Edmond Laçi në faqen 3 Qeleshi dhe Gjokutaj gjatë procesit Nano (foto: H. Pustina) Qeleshi dhe Gjokutaj gjatë procesit Nano (foto: H. Pustina)

Avionë NATO kundër serbëve të Krajinës

Përgjigjia ndaj masakrës në Sarajevë SARAJEVË - E akuzuar për një kohë të gjatë për impotencë lidhje me tragjedinë që po konsumohet në Bosnje, NATO-ja është përgjigjur më në fund sfidë së serbëve. SARAJEVË - E akuzuar për një kohë të gjatë për impotencë lidhje me tragjedinë që po konsumohet në Bosnje, NATO-ja i është përgjigjur më në fund sfidë së serbëve. Të nesërmen e masakrës në pazarin e Sarajevës, ka filluar sulmi ajror me një seri atakesh kundër ushtrisë së Radovan Karaxhiçit. Bëhet fjalë jo vetëm për përimpjen me të madha të NATO-s që nga fillimi i krizës ballkanike, por edhe për operacionin ushtarak më të fuqishëm të ndërmarrë prej saj që nga themelimi në vitin 1949. Në faqen 2

Tension mes Tiranës e Beogradit

Pas vrasjes së ushtarit TIRANË - Ngrithet tensioni në kufirin mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë pas vrasjes misterioze të dy ushtarëve serbë nga persona, që për momentin, kanë mbetur ende të panjohur. Tensioni është rritur, që kur pala jugosllave ka akuzuar Shqipërinë si “fajtore” për incidentin e rëndë. “Janë vrarë nga banda terroriste shqiptare në tokën e tyre”, kishin thënë menjëherë burimet zyrtare të Beogradit. Vetëm një ditë më pas është kundërpërgjigjur ashpër Ministria e Brendshme në Tiranë. Në faqen 3

"Do kthehen ushtar akët e mbetur në SHBA"

TIRANË - “Mjeku, dy gazetare dhe dy komandantë togash, duke i’u shmangur detyrës, qëndruan në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Qeveria do rrisë pagat e buxhetorëve

Meksi: "Do bëhet 10 përqind shtesë në buxhet" Kategorizim i ri në piramidën e rogave. Do përfitojnë më tepër ata që paguhen më pak TIRANË - Rritje të reja të pagave për punëtorët shqiptarë. Brenda shtatorit, kabineti i Meksit do të paraqesë në Parlament, studimin e posaçëm i cili bën një shkallëzim të ri të niveleve të shpërblimit në sektorin buxhetor dhe ndryshime në nivelet e page-

Partitë do nisin bisedimet për ligjin e zgjedhjeve

Politikë

SHBA”

TIRANE - “Mjeku, dy gazetare dhe dy komandantë togash, duke i’u shmangur detyrës, qëndruan në mënyrë të paligjshme në Shtetet e bashkuara të Amerikës”. TIRANE - të Amerikës”. Pesë ushtarakët pra, kanë mbetur vërtet në Amerikë, lajmi i transmetuar të martën nga BBC-ja është konfirmuar një ditë më pas nga Zëdhënësi i Shtypit i Ministrisë së Mbrojtjes. “Nga organet përkatëse të këtij dikasteri po kryhen verifikimet e nevojshme ligjore për të bërë të mundur kthimin e tyre”, ka vazhduar Zëdhënësi i Ministrisë. Në faqen 3

Meksi: “Do bëhet 10 përqind shtesë në buxhet”

TIRANE - Rritje të reja të pagave për punëtorët shqiptarë. TIRANE - pagës. Kështu ka deklaruar dje, vetë kryeministri i cili ka bërë të njohur projektin e qeverisë gjatë një interviste të dhënë prej tij në Televizion, ku ai ka shpjeguar në mënyrë të detajuar ndryshimet në sistemin e ri të pagës. Nga kategorizimi i ri i mënyrës së shpërblimit duket se do të përfitojnë më shumë nivelet që aktualisht paguhen më pak dhe pensionet më të ulta. “Por njëkohësisht - ka shpjeguar Meksi - është dhe ristrukturimi i brendshëm i kategorive që deri më sot marrin më pak se sa do të marrin sipas mënyrës së re”. Në faqen 5 Kryeministri Meksi

... bisedimet për ngritjen e zgjedhjeve

TIRANE - Partitë bien dakort për tryezën e ligjit elektoral. “Pjesa më e madhe e partive kanë pranuar ftesat tona”. Kështu ka shprehur dje kënaqësinë e tij zëdhënësi i PR Neritan Alibali. Vetëm tre ditë më parë, lideri i kësaj partie Sabri Godo ka kërkuar të fillojnë bisedimet ndërpartiake rreth ligjit elektoral, një ftesë për të gjitha partitë që kanë përfaqësues në parlament dhe në pushtetin lokal të cilat nuk kanë vonuar të kthejnë përgjigjet e tyre. A. Çani në faqen 5 Godo Ceka

Shkodër, fshatarët denoncojnë: “Vetëm ditët e fundit në Bunë kaluan qindra tonë karburant”

Zefi i PAD: “Do denoncoj autorët” SHKODER - “Vetëm në këto ditët e fundit me dhjetra autobote janë shkarkuar buzë Bunës”. Janë fshatarët e zonës së lumit që kalon për në Mal të Zi që këtë herë denoncojnë rrjedhjen e karburantit përtej kufirit shqiptar. Përveç tyre është dhe njëri nga liderët e Partisë Aleanca Demokratike Gjergj Zefi cili bën pohimin e fortë: “Kontrabanda vazhdon dhe unë disponoj dokumenta që tregojnë për autorët e vërtetë të këtij trafiku të cilin do ta denoncoj publikisht” Janë me qindra tonelata të cilat sipas regjimeve të fshatarëve kanë kaluar ditët e fundit tokën shqiptare për të përfunduar në Mal të Zi nëpërmjet Bunës. Ata tregojnë se kanë parë dhjetra autobote të cilët janë shkarkuar në bregun e Bunës në zonën e Dajçit. Sasitë e mëdha të lëngut të çmuar janë derdhur mbi tankeret lundruese të cilët më pas kanë udhëtuar për t’u zbrazur në bregun tjetër. Dëshmi të njëjta shpallen edhe nga kryetari i Asamblesë së PAD Gjergj Zefi i cili ka ftuar për vazhdim të trafikut të karburantit në zonën e Shkodrës. Zefi madje ka theksuar se për këtë ai ka edhe dokumenta dhe dëshmi të tjera që vërtetojnë akuzat e tij. “Unë do të denoncoj publikisht me dokumentat që kam autorët e vërtetë të këtij trafiku”, ka deklaruar dje lideri i Partisë Aleanca Demokratike. y.pa..

Dje Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të ndryshojë kreun. Dhe zëvendëson me emra krejt të rinj

Pekin Gratë shqiptare në Konferencën Botërore

Aborti, punësimi, droga, prostitucioni, ja problemet për të cilat do të flasë delegacioni Në faqen 8

Prefekti: “T’i shuajmë konfliktet e pronave”

Fier Në faqen 3 Elbasan Futbollisti Stojku denoncon “Elbasanin” Në faqen 3

Policia kundër trafikantëve të femrave e fëmijëve

Kolonjë Në faqen 3