Hije skandali mbi futbollin
Federata nën akuzë: abuzime financiare
Ministria: Dyshime në shitjen e të drejtës së transmetimit të ndeshjeve
Futbolli shqiptar nën akuzë.
Federata shqiptare duket të jetë përfshirë në një skandal financiar prej qindra mijëra dollarësh.
Lojtarë të shtyrë dhe para ende të paderdhura në arkën e institucionit qendror të futbollit shqiptar dhe klubeve të qyteteve, dhënie e të drejtës së transmetimit sipas preferencave dhe jo ofertës reale e më fitimprurëse, janë elementët kryesorë të zbuluara nga kontrolli
Në faqen 3
Vëzhguesit e KE-së: "Kushtetuta në Parlament"
Përfundon misioni i raportuesve
Vëzhguesit e KE-së:
"Kushtetuta në Parlament"
Rezoluta zyrtare në qershor
TIRANE - "Kushtetuta duhet t'i miratohet së pari nga Parlamenti pasi vetëm kështu ajo do të jetë më e mbrojtur kur të shkojë tek populli". Janë fjalët e Viktor Rufi, deputet dhe anëtar i Komisionit të KE për vendet jo anëtare. Rufi ishte njëri prej tre raporterëve europianë të dërguar gjatë dy viteve të tyre në Shqipëri. Ai foli dje për çështje të veçanta lidhur me ngjarjet e Asamblesë në Strasburg. Është fjala për mendimin e Parlamentit Europian të Parlamentit shqiptar pak çaste para kryesisë së Shqipërisë në Këshillin e Europës më 29 qershor '95.
Në faqen 3
Golumberg dhe Arbënori në Strasburg
E premtja e "zezë" në TV: shpallet lista shkurtimeve
Reforma “fshin” nga puna teknikë e gazetarë
E premtja e "zezë" në TV:
shpallet lista shkurtimeve
TIRANE - "Fshesë" edhe në Televizion. Dje janë shpallur listat e personave të cilët përfundimisht do të bënin likuidimet dhe do t'i thonë lamtumirë vendit të punës. Shkurtime të paralajmëruara prej kohësh janë bërë tashmë të njohura. Operatorë, teknikë dhe gazetarë do kenë "viktime" më të reformës administrative të ndërmarrë nga drejtuesit e RadioTelevizionit. Shkaku? Organikat janë të fryra dhe fondet e dhëna për pagat e punonjësve nuk arrijnë të mbulojnë tërë numrin e të punësuarve në Televizion.
Në faqen 5
Ndërtesa e Televizionit
Berisha i kënaqur me vitin 1995
Uron kabinetin Meksi
TIRANE - Berisha është kënaqur me punën e Qeverisë Meksi gjatë vitit që posa ka kaluar. Dje ai ka pritur në selinë e Presidencës një përfaqësi të anëtarëve të Qeverisë dhe të aparatit ekzekutiv me të cilët ka shkëmbyer mesazhe urimi mbi to veçanërisht për vitin e ri 1995, por dhe për punën e mirë që ata - sipas kreut të shtetit - kanë kryer gjatë 1995. E ka bërë të ditur një njoftim i agjencisë zyrtare ATSH, e cila ka cituar burime zyrtare.
Në faqen 3
Sali Berisha
Superfjalëkryqi
Në faqen 8
Ligji zgjedhjeve: Godo fton partitë në tryezë të re
Shoqatë amerikane Qeverisë shqiptare "Mbroni lirinë e shtypit në Shqipëri" Raport vjetor në SHBA
Dje lideri republikan bën thirrje: "Jemi vonë"
Shoqatë amerikane Qeverisë shqiptare
"Mbroni lirinë e shtypit në Shqipëri"
Raport vjetor në SHBA
Në faqen 3
Sabri Godo
Në faqen 3
Intervistë me Luan Zhegun: i dyti që prej 20 vjetësh
SPEKTAKEL
Intervistë me
Luan Zhegun:
i dyti që prej
20 vjetësh
Në faqen 7
Luan Zhegu
Gjithçka për Peshoren
Dashuria, Erosi, Puna, Shëndeti, Paratë, binjakëzimi me shenjat e tjera ...
SPECIALE HOROSKOP
Dashuria, Erosi, Puna,
Shëndeti, Paratë, binjakëzimi
me shenjat e tjera ...
Në faqen 6
Një nënë dhe foshnja nën rrotat e makinës
Peqin - Humb jetën katër muaj pasi e kishte filluar atë. Në qendër të jetës së saj, dhe teksa para dy ditësh po udhëtonin me makinën së bashku me shoferin dhe dy pasagjerë, përfundoi në një pështjellë, pranë urës së fshatit Karinë të Peqinit. Por nëna e foshnjes së ndjerë dy pasagjerë kanë mundur që t'i shpëtojnë vdekjes, për fatin e foshnjes katër muajsh, fakti ka ngelur i ndryshëm. Ajo ka vdekur. Katër muaj e gjysmë ardhur në jetë, por vetëm dy ditë më parë gjitçka është ndërprerë në mes. Në krahët e nënës së saj, ashtu siç kishte ndjerë ngrohtësinë e çasteve të para të ardhjes në jetë, po aty ka gjetur edhe vdekjen krejt të parakohshme. Udhëtonin me makinë që të shkonin në shtëpi, por një pakujdesi e shoferit që drejtonte makinën duket se është shkaku i vërtetë i tragjedisë. Makina del nga rruga dhe bie drejt një përroi, pranë urës së fshatit Karinë të Peqinit. Për mrekulli kanë shpëtuar pasagjerë, e plagosur rëndë nënë e foshnja. Ndërsa tragjedia kishte ndodhur, shoferi që drejtonte mjetin, me sa duket i vetëdijshëm për fajin e tij, ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Menjëherë për këtë ngjarje nga ana e Komisariatit të Peqinit, kanë filluar hetimet dhe është shpallur person i kërkuar shoferi që drejtonte automjetin.
Rusi, Kozirev jep dorëheqjen: "Tani në Parlament"
NGA BOTA
Ish-Ministri i Jashtëm rus, Kozirev
Rusi, Kozirev
jep dorëheqjen:
"Tani në Parlament"
Në faqen 2
“Ktheni në shtëpi nipin tim”
Apel i gjyshes së fëmijës së grabitur
“Një 3-vjeçar është rrëmbyer në Durrës në qershor, gati procesi”
DURRES - "Nuk më duhet dënimi i rrëmbyesve. Unë kërkoj me forcë që të gjendet njeriu. Rikthehet sërish në kronikë historia e një 3 vjeçari nga Durrësi, i cili ishte rrëmbyer para disa kohësh. Tani, ndonëse po përgatitet procesi për ata që akuzohen si trafikantë të fëmijës, është apeli i gjyshes së vogëlushit, që ende nuk është kthyer në shtëpinë e tij, i cili drejtohet gjithë opinionit, por në radhë të parë autoriteteve, për rikthimin e të voglit.
Para tre muajsh ishte arrestuar personi mbi të cilin rëndon një akuzë tjetër e rëndë - "trafikim fëmijësh". Flamur Demo nga Fieri, akuzohet se ka qenë rrëmbyesi i djalit të vogëlushit nga Durrësi, por ja ka mbërrirë apeli i dhimbshëm gjyshes së rrëmbyerit. Hajrie Luku - kështu quhet gjyshja nga Durrësi - kërkon që të mos zhbulohet gjyqi pa u gjetur më parë fëmija. "Nuk dua dënimin e fajtorit por dua fëmijën" - ka apeluar dje ajo me anë të Gazetës Shqiptare, e cila ishte e para që publikoi lajmin e bujshëm - nënën e tij ka pësuar një tronditje të fortë nervore dhe tani jeton e sëmurë. "Ngjarja e rëndë kishte bërë për shtypje të madhe në Durrës, ajo kishte vënë në lëvizje edhe policinë, forcat e rendit, të cilat vërtet pas me muajsh kishin zbuluar disa prej të dyshuarve për trafikantë, që tani akuzohen rëndë. Disa herë me radhë edhe nëna e fëmijës së grabitur kishte apeluar grabitësit që t'ia kthenin fëmijën e grabitur. "Jam gati të bëj po lloj sakrifice me qëllim që të më kthehet fëmija im", kishte apeluar nëna fatkeqe, por rezultatet pozitive asnjëherë nuk ishin verifikuar.
H.AI
Elbasan: shkarkohen dy policë
Antigenocidi
Elbasan:
shkarkohen
dy policë
ELBASAN - Veprimi i akullt i ligjit "Antigenocid" mbi librin edhe në Elbasan. Kjo është arsyeja më e pranueshme përse dy oficerë të Policisë së qytetit, të cilët deri pak ditë më parë kishin qenë aktivë në detyrën e tyre, janë detyruar të lënë vendet e tyre të punës. Që të dy kanë punuar në rajonet kufitare të Shqipërisë në vitet '80, kohë në të cilën vrasjet në kufi ishin intensifikuar më shumë se kurdoherë.
Në faqen 5
ELBASAN
Shitja e vajit në krizë
Në faqen 5
SHKODER
Shemben dheu: dëmtohen shtëpi
Shemben dheu:
dëmtohen shtëpi
Në faqen 5
TROPOJE
Radarë ushtarakë për avionët mbi Evropë
Në faqen 3
LAJMERIM
Në datën e hënë më datë 8 janar, ora 11.00 korrespondentët e rretheve të Gazetës Shqiptare, duhet të vijnë pranë redaksisë, për një mbledhje të rëndësishme. Ardhi në orën dhe ditën e caktuar për këtë takim, lutemi që të respektohet.