Telefoni shtëpiak më i shtrenjtë
Por më e lirë një "alo" nga zyrat e Postës
Gati projekti i Ministrisë. Shpejt në fuqi tarifat e reja të bisedimeve
Ka qenë një propozim i Telekomit Shqiptar ai që ka bindur Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacioneve të riskojë "çmimet" për bisedat me telefon, dhe që me sa duket, ka marrë aprovimin edhe në dikasterin e financave. Synimi është që - siç nënkulet shpjegojnë specialistët - të ngushtohet hendeku mes tarifave dhe kostos së bisedimeve, të diferencave të tarifave mes abonentëve familjarë dhe të tjerëve, si dhe rishikimi periodik i tyre sipas marrëveshjes me Bankën Europiane. Me ndryshimet e fundit - që pritet të hyjnë shumë shpejt në fuqi - është parashikuar që për abonentët familjarë, tarifa për 200 impulse e para të rritet nga 0.80 lekë në 1.15 lekë. Janë ndryshuar gjithashtu, edhe grupimet e impulseve. Kështu nëse me shkallëzimin e mëparshëm, biseda nga 200 deri në 500 impulse telefonike kushtonte 3.45 lekë, ajo nga 500 deri 1 mijë impulse 5.75 lekë dhe ajo mbi 1 mijë impulse 8.05 lekë, me shkallëzimin e ri, një bisedë nga 200 deri 300 impulse do të kushtojë 345 lekë, nga 300 deri 500 impulse 5.75 lekë dhe çdo bisedë mbi 500 impulse 8.05 lekë.
Shqiptarët po rrotullojnë gjithnjë e më rrallë numrat e diskut në aparatet telefonike. Gjatë vitit 1995 janë regjistruar mbi shtatë mijë impulse bisedimesh më pak se në vitin 1994
Andrea Stefani në faqen 9
Athina: "PS, larg duart nga minoriteti grek"
Socialistët: "Çdo parti synon votat e veta"
Mesazh pakënaqësie i diplomacisë greke
TIRANË - Athina shpreh shqetësim e pakënaqësie ndaj socialistëve shqiptarë. "Larg duart nga minoriteti grek", ky ka qenë kohët e fundit mesazhi që iu i diplomacisë greke ndaj PS-së, që është kryer me anë të disa kanaleve të për rezervë. Është fjala për përpjekjet e fundit elektorale të PS po projekton në zonat që banon minoriteti grek në Jugun e Shqipërisë. Mesazhi duket se është përcjellë kreut në zyrat qendrore të partisë më të madhe opozitare në Tiranë.
A. Çani në faqen 3
Selia e PS
Dervishi i përgjigjet Ministrisë: "Akuzat ndaj meje të qëllimshme"
Pas dyshimeve për një skandal financiar në FSHF
TIRANË - Federata kundërshton Ministrinë. Akuzat e lëshuara sipas një kontrolli të ushtruar në institucionin qendror të futbollit shqiptar, janë hedhur poshtë nga drejtuesit e saj. "Gjithshka është bërë sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi - protestojnë në Federatë - dhe këtë e dëshmon i gjithë dokumentacioni që ne disponojmë. Madje konkluzionet e nxjerra nga Ministria, të cilat janë kundërshtuar hapur dhe në një ballafaqim të bërë në zyrat dhe me përfaqësuesit e saj, konsiderohen si një tentative për të eliminuar nga posti drejtuesin e saj". "Nxjerrja për atë në rezultatet - deklaron zoti Eduard Dervishi - është bërë për qëllime të caktuara".
Në faqen 9
Eduard Dervishi
Berisha: "Na duhen sa më shumë aleatë"
Presidenti mobilizon Partinë Demokratike
Në faqen 3
Bushati me Godon: Takimi i parë zyrtar
Tratativa për zgjidhjen e ligjit të ardhshëm elektoral
Dje bisedimet
Në faqen 3
Kalakulla: "Do punojmë me të djathtët e tjerë"
Shpejt e gatshme lista e kandidatëve për zgjedhje
Dje aktivi i PDD
Në faqen 3
Në lumin e akullt për kryqin
Ujët e Bekuar
BERAT - Një zhytje në ujërat e akullta të lumit për të risjellë besimtarëve të krishterë simbolin e shenjtë të Krishtit. Ceremoniali i lashtë e vazhdoi përtej dritës së zakonshme edhe këtë herë në qytetet më të mëdha të vendit me ritualin ortodoks, e duke u dhënë kështu idesë së dëshirës të gjithë qytetarëve për asaj kryqin e Ri, që forca bekimi është.
Në Berat në ceremoninë e zhytjes së Kryqit në ujrat e Osumit pranë Urës së Goricës katër burra peshkatarë dhanë e madhe ujët; shumë 10 mijë vetë. Siç do të [?], Kryqi është lëshuar në ujrat e ftohta aty rreth orës 10.00 dhe më pas kanë filluar përpjekjet për nxjerrjen e tij. 30.000 lekë, kaq ka qenë çmimi që ka paguar marari i Beratit Armand Dervini, një 23-vjeçar nga lagja "Goricë". Armandi ishte njëri nga të 12 vetët që kanë provuar forcën e tyre në ujrat e Osumit në kërkim të lavdisë.
Një ceremoni e ngjashme është zhvilluar dje edhe në Elbasan. Festa e Ujit të Bekuar është ngritur dje nga prifti Gjergj Trocka, i cili dje nuk ka qenë si zakonisht në qendër të kishës, por ka zënë vend buzë Shkumbinit, aty ku zhvillohej ceremonia e lashtë. Kulmi i festës, si zakonisht ka mbërritur kur Trocka ka hedhur me ceremoni së kryqit siguruar në ujrat e ftohtë të lumit. Kampioni i festës është shpallur njëri nga kërkuesit më të suksesshëm në ujrat e akullta për t'i nxjerrë besimtarëve të krishterë, të cilët e kanë brohoritur gjatë, kryqin. Ka qenë rreth tre-mijë i vitit për të [?] dhanë dhuratën, i cili ka përfituar jo vetëm ngazëllimin e rastit nga të tjerë aty, por edhe një shpërblim jo të vogël i cili ishte deklaruar me kohë.
Me.Ki-Ha.Ta.
Grabitja makinave: lirohet Selimi
Presidenti i autoshkollës pa faj
TIRANË - Ka dalë i lirë nga prangat presidenti i autoshkollës Selimi i përfshirë në trafikun e grabitjes së makinave. Dy gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij. Provat e sjella para gjyqtarëve duket se e kanë shpëtuar atë nga akuza e bashkëpunimit me rrjetin më të madh të grabitësve të kapur deri tani. Agim Selimi, presidenti i një shkolle praktike për drejtimin e makinës ka bërë të njohura për një vendimi të ri.
Zbulimi i rrjetit të vjedhjeve të makinave ishte bërë vetëm pak javë më parë. Në operacionin i policisë kishte mundur të kapte anëtarët e grupit të cilë e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në disa rrethe të Shqipërisë. Pesë prej tyre, të moshave të reja, kishin qënë nga Tirana. Bashkë me ta, në prangat e policisë kishin përfunduar, edhe disa të tjerë të cilët kishin blerë veturat që vidheshin nga grupi grabitësve.
Shkodër
Vrasje mbi asfalt: masakrohet 30-vjeçari
Një karikator mbi viktimën
Në faqen 9
Tregu dimrit: "Partizani" mbreti i blerjeve
Shitblerjet e lojtarëve në Shqipëri dhe rezultatet e djeshme nga kampionatet europiane
FUTBOLL
Në faqen 11
Prenga
Ylenia Carrisi, edhe pas dy vjetësh mbetet një mister
Prindërit Albano e Romina vazhdojnë të shpresojnë
ROME - Plot dy vjet më parë humbi pa lënë gjurmë, Ylenia Carrisi në New Orleans, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Misteri nisi atëherë kur roja i akuariumit lajmëroi se kishte parë një vajzë bionde, ndoshta e bija e Albanos dhe e Rominës, e cila ishte hedhur në Misisipi për t'u mbytur më pas. Gjurmët e Ilenias, dysh atëherë, duket se kanë mbetur pikërisht në bregun e lumit.
Në faqen 2
Ylenia Carrisi
Viti 1995: 12 muaj që duhen kujtuar
Çfarë ka ndodhur në 12 muajt e 1995-ës bëhet e ditur në Shqipëri. Cilat janë ngjarjet që kanë lënë shenjë në vitin që shkoi? Për të gjitha këto Gazeta Shqiptare ka përgatitur një edicion special ku një faqe e do ta shpalosë zëlatë së bashku me gazetën e ditës, e hënë.
Politika, kultura, problemi i ligjit, kanë ngjarjet kryesore të 1995 do të rishfaqet, duke kujtuar kështu, së bashku këtë pjesë të një viti të historisë.
Gazeta TV
Në faqet 5-8
Një kokë e prerë në Shkumbin
PEQIN
Në faqen 9
ELBASAN
Arrestime për vrasjen e të riut
Në faqen 9
PËRAT[?]
Romët festojnë Shëngjergjin
Në faqen 9
Gjithë parashikimi i Akrepit për 1996
HOROSKOPI SPECIAL
Në faqen 10
TURKISH AIRLINES
TIRANE-STAMBOLL-TIRANE
Me avionin RJ 100 me 4 motorë një ndër më të mirët e botës
NGA 25.XII 1995
JU MUND TË
MERRNI BAGAZHE
1 PAGESE
DERI NE 50 KG
159 $ + takse
KAM INTERNATIONAL Sh.p.k
HOTEL "TIRANA INTERNATIONAL" HOLLI I BIZNESIT
SHESHI "SKENDERBEJ" TIRANE
Tel: 341 85 / 107 Fax: 341 86
AUSTRIAN swissair
MEMBERS OF THE EUROPEAN QUALITY ALLIANCE
Dëshirojmë të Informojmë të gjithë klientët tanë se duke filluar nga dt. 8 janar 1996 zyrat tona do të jenë pranë
ROGNER HOTEL EUROPA PARK (kati i parë)
Numrat e telefonave mbeten të pandryshuar për momentin.
Shprehim kënaqësinë tonë duke ju uruar së shpejti
MIRËSEARDHJE NË PRANË AMBIENTEVE TONA TË REJA