14/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 janar 1996

Shqiptarët shikojnë drejt qendrës

SONDAZH / Nga studimi i Institutit Amerikan një e dhënë tjetër: politika në plan të dytë Shqiptarët shikojnë drejt qendrës Afër 36 përqind duan t'i shmangen ekstremeve politike TIRANE - Shqipëtarët i largohen ekstremeve në politikë. Të dhënat e sondazhit të Institutit Republikan Amerikan tregojnë një përqëndrim jo të vogël të shqiptarëve rreth politikës së qendrës. Nga rreth 1.000 personat e anketuar në të gjithë vendin, 36 përqind e shohin veten të grupuar në këtë drejtim politik. Një grup tjetër i rëndësishëm me sa duket është elektorati i djathtë, 33 përqind ndërsa pjesa tjetër ndahet, mes të majtëve dhe atyre që nuk kanë ditur se kë drejtim të zgjedhin në "rrëmujën" politike. Të dhënat, jo vetëm politike të sondazhit, i janë paraqitur kryetarëve të forcave kryesore politike, si ndihmë për të përcaktuar qëndrimine tyre ndaj elektoratit. Në faqen 3 Nga takimi i djeshëm i Shehut me përfaqësuesin e Institutit Republikan (foto:H.Pustina)

Shehi për zgjedhjet: "Jo vetëm antikomunizëm por edhe programe"

Dje Këshilli Kombëtar i PD TIRANE - "Në zgjedhje, jo vetëm me antikomunizëm". Dashamir Shehi, numri 2 i Qeverisë Meksi, deklaroi në këshillin Kombëtar të PD. Shehi flet për nevojën e alternativave të zhvillimit dhe pohon se nuk mund t'i mëshohet vetëm antikomunizmit. "Të kërkojmë një program ekonomik brenda programit politik të PD", sugjeron funksionari i lartë në fjalën e tij. Selia e PD Në faqen 3

Bushi, blerja madhe e dimrit

FUTBOLL Të fundit e tregut Bushi, blerja madhe e dimrit Kthehet në Vlorë Bushi "Flamurtari" "Partizani" e "Tirana" skuadrat që kanë blerë më shumë: nga 3 lojtarë secila Eurogol, rezultatet e fundit të kampionateve në Europë. "Porto" fiton derbin me "Sporting" Në faqen 10

Zgjedhjet: 13 firma pro ligjit

PD në pritje: "Do pyesim forumet" Dje nënshkruhet sërish mosndryshimi i mënyrës së votimit Nga takimi i 14 partive Në faqen 3

Melo me Çjinushin: "Kandidatët të përbashkët me Polin"

Kryetari i PSD: "Vendimi do të merret nëse ligji për zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë" Dje takimi i dy liderëve Në faqen 3

Clinton prek paqen në Bosnje

Dje ai ka mbërritur në Tuzla dhe ka takuar paqeruajtësit: "Boshnjakët zgjodhën paqen, ne na takon ta mbrojmë" Vizitë e Presidentit të SHBA Në faqen 2

Incidenti i Prespës: të dy peshkatarët ende në Greqi

Banuesit e Liqenasit akuzohen nga grekët për shkelje të kufirit. Takimi i përfaqësuesve dy palësh nuk ka zgjidhur ende asgjë Dështon takimi i specialistëve Në faqen 9

I dhuron veshkën vëllait

Berat - I ka dhuruar vëllait jetë nga jeta e tij. Dhe nuk është fjala për vëllazërim biologjik sa njerëz. Është një ngjarje e ditëve të sotme. E megjithatë aq e pazakontë, sa që nuk mund të mos të sjellë ndërmend devocionin e pakufishëm të Kastriotit dhe Polluksit të lashtë, kushnjarë [?] Shpirtin Polloksian, siç viez [?], pak ditë më parë i ka dhuruar një nga veshkat e tij të vëllait 41 vjeçar Pellumb Pollonxhani. Sëmundja e Pëllumbit, ka nisur 3 vjet më parë. Gjendja e tij u rëndua aq shumë sa mjekët arritën në përfundim se ai duhej medoemos të nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për transplantimin e një veshke tjetër. Ndryshe shpresat e shpëtimit do të ishin mjaft të pakta. Dhe thirrja zgjaq [?] "vëllazërore" ia qe në gjoks, sa që Shpëtimit nuk ka ngurruar para një për të ofrojë trupin e tij, për shërimin e të vëllait. "Ishte një thirrje përpara" - thotë vëllai i Pollonxhanëve - bashkëshortja e Shpëtimit. Operimi dhe një pjestar i familjes ishte dhe Renzi Klinika Speciale të Humanas dhe shpenzimet e shumta i përballon bashkëshorti i djalit familjar. Dhe këto ditë, edhe fati buzëqeshi para dyluftarëve ardhja në gjendje të mirë shëndetësore, deri para një jave rastit për transplantin e dhuruesit pas vdekjes... Halit Tafa

Udhëtarët braktisin shtetin

SPECIALE TRANSPORT / Shifra e intervista Varrezë makinash Në faqen 11

Përroi në qytet: përmbysen ndërtesat

Dëmet e shkaktuara nga vërshimi shkojnë në 20 milionë Në faqen 9

Pi raki, por mos pi mendtë

Për pijanecët ndalohet alkoli nëpër klube Shkodër, urdhër i prerë i Bashkisë për pronarët e lokaleve SHKODER - "Pi raki por mos pi mendtë". Kjo porosi e vjetër e popullit duket se ishte në themel të një urdhërese nxjerrë nga Bashkia e qytetit të Shkodrës kohët e fundit. Duke se ajo i ka shpallur "luftë" pijanecëve ose me sa kuptohet të dehurve. Të ketë një nevojë lokale e qytetit të Shkodrës nuk do t'u shërbente me përmasa të tilla. Ka qënë shqetësim i qytetarëve jo vetëm për shtimin e madh të këtyre njerëzve, ku ç'do orë të ditës dhe vendin për alkoolike, por me sa duket edhe për të dehurit që kohë pas kohe prishin qetësinë e tyre, që ka detyruar këshillin bashkiak që jep këtë urdhër kategorik: "është në tërësi, anti [?] alkool masën". Është një urdhëresë e detyrueshme për të gjithë pronarët apo personelin e shërbimit në kafe-bare, piceriore, Bar-bufe dhe restorante. Dhe është fakti se lokalet e qytetit të Shkodrës gjenden sheshe gjithmonë të "pushtuar" nga burrat, ndërsa është tepër e vështirë të gjendet qoftë edhe një lokal që jetë i përshtatshëm për t'u frekuentuar nga çiftet familjare. Për më urdhëresën e re, pëtita e bashkisë, kanë lindur disa shpresa edhe per ta...

Gazeta Treg

Në faqen 4-8

GJIROKASTËR / BERAT / FIER / ERSEKË

GJIROKASTËR Trakte komuniste në qytet Në faqen 9 BERAT Kapen monedha fallso Në faqen 9 FIER Mister mbi vdekjen e mësueses Në faqen 9 ERSEKË Duel pas diskos: vdes i riu Në faqen 9