Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte, 19 janar 1996

Ramiz Alia në dyert e Prokurorisë

Grushti i Shtetit: dje ish-Presidenti merret në pyetje Për 80 minuta përballë me dy prokurorë të Tiranës. Heshtje dy palëshe për hetimet Ramiz Alia sërish në dyert e Drejtësisë shqiptare. Dje ish-presidenti shqiptar ka qëndruar për rreth 1 orë e 20 minuta në zyrën e katit të tretë, të dy prokurorëve të Tiranës. Këtë herë duket se ai është pyetur për të treguar hollësi rreth ngjarjes së shkurtit të '91 në Shkollën e Bashkuar. Në faqen 5 Prokuroria e Tiranës Ramiz Alia Gazeta Treg Prokuroria e Tiranës; Ramiz Alia
Ramiz Alia Tiranë Shkollën E Bashkuar

Shqipërisë i japin notën e tranzicionit

Ja vlerësimet për '95 Klasifikimi i BERZH-it Një sistem me pesë shkallë vlerëson arritjet e reformës për kalimin në ekonominë e tregut Shqipëria ka marrë nota mjaft të larta për privatizimin, por "ka ngelur në klasë" në tregun e letrave me vlerë Në faqen 3
Shqipëri

"Dënim me vdekje vrasësve të kambistit"

TIRANE - "Kërkoj dënimin me vdekje", kjo ka qenë pretenca e kërkuar nga prokurori për vrasësit e kambistit. Dje meson se gjyqi rrethana lehtësuese në krimin e kryer, ai ka kërkuar dënimin "me vdekje me pushkatim" ndaj 22-vjeçarit Pal Gjergji dhe Altin Koçi, të cilët pas tij janë fajtorë kryesorë për krimin e kryer. Mbi Pal Gjergjin rëndon akuza e vjedhjes me pasojë vdekjen e kambistit 36-vjeçar, e kryer në bashkëpunim me adoleshentë të tjerë e atij. Nga hetimi gjyqësor ka dalë se Gjergji ka qëlluar mbi kambistin më 13 qershor të vitit të kaluar me pistoletën që mbante me dhe nga grupi grabitësve. Ndërkohë ndaj Altin Koçit veç akuzave të mësipërme rëndon edhe ajo e falsifikimit të letërnjoftimeve, të kapura në trupin e të ndjerit entonit të largohaj jashtë shtetit. Bashkëpunëtori i tretë në vrasjen e kambistit, 21-vjeçari Gjergj Stuni - sipas prokurorit - duhet të deklarohet fajtor, por për të është kërkuar një dënim më i zbutur në 25 vjet burg. Në këtë proces po gjykohet edhe 42-vjeçari nga Shkodra Riza Meta, për arsye se ua ka shitur tre të rinjve pistoletat me të cilën është kryer vrasja. Kunder këtij akuzë prokurori ka kërkuar dënim me 3 vjet burg, z.a. kr.
Pal Gjergji Altin Koçi Gjergj Stuni Riza Meta Tiranë Shkodër

"Në Shqipëri bëhet politikë personale"

Sondazh: 26,6 përqind denoncojnë egoizmin Publikohen të dhëna nga testimi i opinionit prej studentëve sociologë TIRANE - Në Shqipëri bëhet një politikë personale dhe egoiste? Janë 26,6 përqind e shqiptarëve të pyetur që mendojnë se kjo është një nga dobësitë e politikës në vendin tonë. Shifrat është konfirmuar nga një sondazh i institucioneve sociologjike. Sipas Sekretarit Shqiptar të Psikologjisë sociale, Edmond Dragoti. Mbi 300 persona të grupmoshave dhe shtresave të ndryshme shoqërore, janë "nënshtuar" kështu pyetsorit të organizuar nga grup studentësh të Sociologjisë dhe të drejtuar nga vetë psikologu i njohur Dragoti. A. Çani Në faqen 3
Edmond Dragoti A. Çani Tiranë Shqipëri

Miqësi e re me aleatin e vjetër

Berisha mbaron vizitën në Kinë TIRANE - "Vizita pati rezultatet pozitive të hapjes më tej të rrugës së miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona". Kështu ka përkufizuar Presidenti Berisha vizitën e tij në Republikën Popullore të Kinës në një intervistë për median. Më pas ai ka shkuar në aeroportin e pilotit të caktuar në bisedimet me Presidentin Kinez, Zemini për zgjerimin e dialogut. Në faqen 3
Berisha Zemini Tiranë Kinë Republikën Popullore Të Kinës

Gjakderdhje në familje: nusja masakron 3 vetë

Durrës, vret njerëzit e burrit dhe veten DURRES - Masakër e vërtetë në shtëpi të Bashk-bullit. Nusja e një shtëpie ka vrarë të shoqin e vet dhe dy prindërit e tij, ka plagosur dy kunata dhe më pas ka vrarë edhe veten e saj. Shkaku i gjakderdhjes duket të ketë qenë një sjellje e lehtë gravitetesha mosmarrëveshjet në familje, megjithatë ende jo gjithshka është e sqaruar. Nga të gjitha lajthata kanë shpëtuar vetëm dy vajza të bllokuar, të cilat kanë përfunduar në spital, të shtruar urgjentisht në repartin e reanimacionit me plumba në trup. Në faqen 5 Durrës
Durrës

Në polici nipi i Brozit

Ndalohet sepse nuk ka dorëzuar pasaportën e tij Tiranë TIRANE - Nën pranga nipi i Zef Brozit. Nuk ka dorëzuar pasaportën e diplomatike, për këtë arsye Agustin Brozi, nipi dhe ish-shoferi i ish-kryetarit të Kasacionit ka përfunduar në qelitë e policisë. Në faqen 7
Zef Brozi Agustin Brozi Tiranë

Allias, shpërthen revolta: 25 familje të ngujuara

Bashkia: "Lironi apartamentet, s'keni leje" Të gjithë ish të përndjekur politikë, kanë bllokuar hyrjen e pallatit për të ruajtur jetën e tyre TIRANE - Urë, tulla e qindra njerëz të revoltuar e pritë, për të mbrojtur jetën e tyre. Janë afër 250 qytetarë të nxjerrë në jetë len më rrugë. Njerëz të mërzitur dhe në pallat i bllokuar brenda të cilit, nuk mund të hyjë askush. Ngjarja e pazakontë, ka ndodhur përballë Tiranës, në qytetin e vogël me emrin Allias. Në faqen 5
Allias Tiranë

Greqia me Kryeministër të ri: në vend të Papandreut Simitis

Isapozgjedhuri fiton shumicën e votave në PASOK Tre ditë pas dorëheqjes së Papandreut Simitis do të jetë pasardhësi i tij deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky i fundit është shquar si pro europian Në faqen 2 Kostas Simitis (REUTERS)
Papandreut Kostas Simitis Greqi

PEQIN / TIRANE / BERAT

PEQIN Reparti ushtarak tani burg Në faqen 5 TIRANE Vihet nën pranga banda e makinave Në faqen 5 BERAT E shtyp me biçikletë: 30 muaj burg Në faqen 5
Peqin Tiranë Berat

Çmimet "Soros" në gazetari

TIRANE - Një nga veprimtaritë më të rëndësishme të vitit - organizuar nga Soros - shpërndarja e çmimeve për gazetarinë. Janë këto fituesit: 1. ZAMIR DULE për korrespondencën më të mirë "Mafia dhe pushteti". 2. GAVROSH LEVONJA për komentin më të mirë "Kosova jashtë zgjidhjes globale" 3. SKËNDER MINXHOZI, LORI KONCI, VANGJELI për reportazhin e vitit: "Fabrika e vdekjes" 4. ANDREA STEFANI për shkrimin më të mirë ekonomik: "Monedha gjermane denoncon kontrabandën" 5. SOKOL BALLA për scoopin e vitit: "Dhunon sekretar e gruasura te Kadri Hazbiu" 6. XHEMAL MATO për kronikën televizive më të mirë: "Portokalli kërkon nënën" 7. IRIS LUARASI, ENO ALIMERKO për emisionin radioteleviziv më të mirë: "Klase dhe dënim ndaj drogen, vulnen dhe seksuale dhe SIDA" 8. BUJAR LLAJA për fotografinë më të mirë: "Gjeni ditëtaren"
Zamir Dule Gavrosh Levonja Skënder Minxhozi Lori Konci Vangjeli Tiranë Kosovë

Reklama

albanese impianti me ekskluzivitetin e ndërtimit të pikave të karburantit të A.P.I - t ofron: Projektime-Ndërtime-Mirëmbajtje IMPIANTESH KARBURANTI Tregtim dhe Servis të DISTRIBUTORËVE "BENNETT" Ndërtim Impianti G. P. L. (Gazi të lëngshëm) Rr. "A. Vokshi", Nr. 113, Tiranë, Tel & Fax: (0)42 273 15. me ekskluzivitetin e marrë nga CEA estintori (ezgjedhur nga Formula 1) Ju ofron: - Tregtim - Rimbushje - Kolaudim të bombolave dhe pajisjeve zjarfiksëse BENNETT SUPER
Tiranë A. Vokshi