20/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 prill 1996

Komisionet e votimit, ndryshon formula e PD

Çdo subjekt elektoral do të ketë përfaqësuesit e vet TIRANË - Projektligji i shumë diskutuar i zgjedhjeve do të ndryshojë së shpejti. Ende është në proces, por ja është kryer hapi i parë. Komisioni i Ligjeve i Parlamentit, ka formuluar ndryshimet që ai ka ndërmend të bëjë dhe, me sa duket, këto bëjnë një kan[?] të gjitha shanset që të fitojnë të drejtën e “qytetarisë”. Një material prej vetëm disa faqesh të daktilografuara do të diskutohet sot në Parlament. Ende nuk dihet nëse partitë që kanë kundërshtuar deri më sot me zjar[r] projektin e paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së, do të mbeten apo jo të kënaqura nga ndryshimet e fundit. Partitë në tryezën për ligjin Në faqen 3 Godo i dorëzon deklaratën PD Në faqen 3 PS “troket” në ambasada Në faqen 3

Gjykata Kushtetuese mbron ligjin e ant gjenocidit

Rrëzohet kërkesa e socialistëve dhe e Gjinushit Pas vendimit të djeshëm dhjetra politikanë kryetarë partish dhe deputetë janë të privuar nga e drejta për t’u rizgjedhur në forumet e larta TIRANË - Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e PS dhe PSD. “Ligji për gjenocidin është i bazuar në dispozitat kushtetuese, kërkesat e PS dhe PSD janë të pabazuara”. Ka vendosur, kështu, dje Gjykata Kushtetuese mbi kërkesat e dy partive politike, PS e PSD, për të deklaruar si antikushtetuese disa nga pikat e ligjit anti-gjenocid. Në faqen 5 Dje në Gjykatën Kushtetuese Dje në Gjykatën Kushtetuese (foto: H. Pustina)

Protestë

“Jehovai mohon Flamurin” BERAT - “Besimtarët e Jehovait po mohojnë himnin e flamurit”. Shqetësimi dhe protesta ndaj kësaj fetare të përhapur në Berat, është bërë këto ditë nga Engjëll Qafa, shefi i personelit në Drejtorinë Arsimore në Berat. Në një letër drejtuar Presidentit, ministrit Laco dhe gazetës me titull “Një fe që mohon flamurin, nuk i duhet popullit shqiptar” ai ka protestuar ashpër dhe kërkon marrjen e masave për të penguar aktivitetin e besimtarëve të Jehovait të cilët me predikimet e tyre “bëhen të dëmshëm për kombin dhe kulturën kombëtare. Asnjë fe nuk e mohon atdheun, diturinë dhe kulturën e vet”. Shqetësimi i Qafës ka të bëjë me largimin e shumë nxënësve të cilët nuk pranojnë të këndojnë në kor, ditën e hënë, himnin e Flamurit, me atë që pranojnë të lenë edhe shkollën vetëm që të mos shkelin parimet e Jehovait, apod[?] dhe me mësueset të cilët ikën nga mësimi në kohën që këndohet himni. “Mbajnë them se zotërinjtë e huaj po helmojnë fëmijët tonë me teoritë e besimit të tyre, ne jemi shqiptarë dhe asnjë fe s’ka mohuar kurrë atdheun, përveç Jehovait. Nëse do të lejohet kjo ...” lejohen këto teori, brezat nuk do të na e falin”, përfundon letra e sh... fit të personalitetit të Arsimit. Ha.Ta

Një i vrarë dhe pesë të plagosur

FIER Në faqen 5 [MALESI E MADHE]

Një “Kushtetutë” edhe për bursën e letrave me vlerë

Qeveria shqyrton projektin që do të miratohet nga Parlamenti Flet Ambasadori Elio Germano “Ekonomia shqiptare ...

Tension në Allias: betejë me policinë

Disa familje nuk lirojnë apartamentet TIRANË - Përleshje në Allias. Një konflikt përplasjesh ka lindur ndërmjet njerëzve të dëshmuar me forcat e policisë dhe banorëve të një pallati, në qytet në orët e para të krye[?]të. Tulla e gurë lëshuar drejt policëve dhe Disa të plagosur 18 të ndaluar:

MALESI E MADHIT Dorëheqje e shefit të Rendit

Në faqen 5

VLORE Të arratisurit "burgosin" dy policë

Në faqen 5

KRUJE Përmbarimi ekzekuton drejtësinë

Në faqen 5

Flet Ambasadori Elio Germano

“Ekonomia shqiptare e brishtë për asociim të menjëhershëm në BE” TIRANE - “Reformat në Shqipëri janë bërë. Por ekonomia shqiptare është ende e re dhe e brishtë për të përballuar një marrëveshje të menjëhershme asociimi në BE”. Kjo është sinteza e diskutimeve dhe vendimeve të dy ditëve më parë të Bashkimit Europian, e konfirmuar tashmë nga Ambasadori i saj në Tiranë Elio Germano. Përfaqësuesi më i lartë i BE në Shqipëri, ka shpjeguar për Gazetën Shqiptare detajet e këtij vendimi dhe hollësitë e hapit të ri të vendosur mes Tiranës dhe Brukselit. Në faqen 3

Ligji i blerësve sërish në Qeveri

Në faqen 7

Mo... b... bursën e letrave me vlerë

Mo... bursën e letrave me vlerë

betejë me policinë

Disa të plagosur, 18 të ndaluar: me ta dhe gazetari i “KJ” TIRANE - Përleshje në Allias. Një konflikt për të shpërthyer ka lindur ndërmjet një dyqeshëm mes forcave të policisë dhe banorëve të një pallati, në qytetën e re në periferi të kryeqytetit. Tulla e gurë lëshuar drejt policëve dhe shkopat goma në këmbim për të detyruar lirimin e banesave, disa të plagosur dhe 18 të ndaluar në komisariatin numër 1 - mes tyre dhe një gazetar i “Koha Jonë” - kjo ka qenë panorama e një dite të tërë në Allias. Janë 33 familje ish-të persekutuarish të cilat sipas Bashkisë kishin hyrë në mënyrë arbitrare. Të lajmëruar pak javë më parë, sot ata janë gjendur përballë forcave të policisë të cilat me kërkesë të Bashkisë kanë mbërritur në mëngjesin e djeshëm për të nxjerrë nga apartamentet familjet zaptuese. Por menjëherë situata është ndezur keq. Në faqen 3

Rifillon çështja "Levante Co" Skandali ndihmave: hetohet De Michelis

ROME - Rikthehet edhe një herë në skenë historia e ndihmave italiane gjatë 1992 dhe e “Levante Co”. Nuk bëhet fjalë për hetime të reja në Shqipëri, por në Itali, ku në 13 qershor do të nisë një proces i veçantë gjyqësor. Dje në Romë komis... sioni i posaçëm i mandateve i ka lejuar Prokurorisë që të fillojë hetimet mbi një emër të njohur të politikës së atyre viteve. Bëhet fjalë për ish-Ministrin e Jashtëm, Gianni de Michelis, i cili tani është vënë në akuzë për “shpërdorim posti”. Në faqen 3

"Made in Gabi": bien shitjet

TIRANE - Pirgje të tera me rroba, që vazhdojnë në disa kilometra buzë unazës. Janë të përdorura, vijnë nga Italia dhe ka disa vjet që përbëjnë një burim për veshjen e një pjese të konsiderueshme të popullsisë. Në faqen 7

Tiranë, drejtësia bën bilancin '95 “Gjyqtarët janë të pambrojtur”

TIRANE - Gjykata e Tiranës bën bilancin e 95-së. Mijra procese, kriminale që dënohen, probleme shtëpish dhe pronash, divorçe dhe shqyrtime kontratash. Ja, pakashumë, çështjet që çdo ditë mbushin zyrat e godinës karakteristike të gjykatës. Për të parën se është bërë, kush janë arritjet dhe vështirësitë, përreth katër orë, gjykatësit e Tiranës në prezencë dhe të Ministrit të Drejtësisë Frashëri, u mblodhën dje në analizën vjetore të punës së tyre. Në faqen 5

Kolombo, 50 të vrarë nga shpërthimi

Nga Bota (REUTERS) Në faqen 2 Nga shpërthimi në Kolombo

Kërkojnë bashkëpronësi. Ndalohet organizatori Fier, frenojnë autobuzët

Shoferët shpallin grevë FIER - Grevë e shoferëve në Fier. Por është shoqëruar me ndalimin e kryetarit të komisionit të grevës. Dhe pronarët dhe njëkohësisht shoferët e parkut automobilistik kanë shpallur grevë një ditore. Arsyeja e vazhdimit të protestës së tyre është bërë rritja e menjëhershme e fitimit të drejtorit të ndërmarrjes, edhe ky bashkëpronar. Më privatizimin e ndërmarrjes ishte rëndë dakord që një sasi prej 10 përqind të fitimit të kalojë në favor të drejtorit, por shpjet një marrëveshje e tillë kishte filluar t’i linte vendin një mosmarrëveshjeje. Drejtori ka futur në xhepat e tij jo pak, por 60 përqind të fitimit të ndërmarrjes. Kjo nuk i ka mjaftuar pasi edhe fitimi që takon punëtorëve ka kohë që nuk jepet. Një arsye tjetër kaq mjaftuar për protesta e punëtorëve të ngritur në shkallën më të lartë. Kështu dje pas paralajmërimit, është vendosur që të shpallet greva një ditore. Të pranishëm në këtë “spektakël” kanë qenë dhe forcat e rendit, për të mos lejuar ndonjë konflikt të mundshëm mes drejtori dhe shoferëve. Por, sipas dëshmive të okularë, ka qenë një njoftim me radio për policët që kanë për hadhkën e shoqëruar për në polici njërin nga grevistët, që deri mbrëmë vonë nuk është liruar. Hu.Rre.