Në prill çështja e liderit të PS në Këshillin Ndërparlamentar
Gjeneva e alarmuar për Nanon
Unioni: “Janë shkelur parimet e Drejtësisë”
Dje ka mbërritur teksti i plotë i rezolutës së Komitetit për mbrojtjen e të drejtave të parlamentarëve. Shqetësim dhe tone të ashpra për mbajtjen në burg të liderit socialist shqiptar
TIRANE - Gjeneva e alarmuar për Nanon. Mbledhja e fundit e Komitetit të Drejtave të Parlamentarëve, është shprehur me tone të ashpra dhe tepër shqetësuese lidhur me mbajtjen ende në qeli të liderit socialist. “Alarmohemi nga kombinimi i masave që kanë si efekt, mbajtjen e zotit Nano në burg”. Por menjëherë pas ardhjes së saj në Tiranë, dhe avokati i Nanos, Përparim Sanxhaku, nuk ka nguruar aspak që të shprehë gëzimin e tij për vendimin e mbrojtjes të parlamentarëve. “Jam i kënaqur me qëndrimin që mbajti Unioni i Gjenevës”, tha ai dje për Gazetën Shqiptare.
Në faqen 3
Fatos Nano
(foto: H. Pustina)
Fatos Nano (foto: H. Pustina)
Politika: shqiptarët shikojnë nga e Djathta
Dhanët e para të Eurobarometrit ’95
Politika: shqiptarët shikojnë nga e Djathta
Për të majtën 22 përqind
Në rrugën politike shqiptarët preferojnë të ecin në të Djathtë. Kështu shifrat flasin për 58 përqind pro forcave politike të përfshira në spektrin e Djathtë dhe vetëm 22 përqind anojnë nga e majta
Në faqen 3
Gjendet në përrua trupi 52 vjeçares
LEZHË
Në faqen 5
Çimentoja padit Bankën Tregtare
ELBASAN
Në faqen 5
Gripi ul kokën: bie numri i të sëmurëve
Kulmi ishte në janar
Gripi ul kokën: bie numri i të sëmurëve
Ende nuk dihet lloji i virusit të përhapur në Shqipëri dhe as shifrat e sakta të personave të prekur nga epidemia
TIRANE - Gripi ul kokën. Të paktën në kryeqytet, vala e epidemisë që kishte shpërthyer javët e fundit të Janarit tani duket të jetë zbutur. Shifrat e të sëmurëve janë përgjysmuar dhe një tendencë e tillë ngjan të jetë edhe në rrethet e tjera, ndonëse shifrat e sakta ende nuk dihen. Megjithatë vrulli akoma nuk…
Në qeli banda e biçikletave
Grabitësit kërkoheshin prej kohësh
Shtatë personat kishin vjedhur edhe 13 banesa të kryeqytetit
Të rinjtë “vepronin” vetëm në Tiranë. Pas një operacioni të policisë që…
Ekspozita e kokës
Qymyri është shitur në Suedi
“E ardhmja optimiste, por shteti duhet të punojë mirë”
Në faqen 3
Banka elektronike edhe në Shqipëri
Projekti në prag të zbatimit
No qën blloku… [?]
Grabitësit kërkoheshin prej kohësh
Të rinjtë “vepronin” vetëm në Tiranë. Pas një operacioni të policisë atyre iu gjetën të fshehura nëpër shtëpitë e tyre edhe fishekë
policisë atyre iu gjetën të fshehura nëpër shtëpitë e tyre edhe fishekë
TIRANË - Pranga “odise-së” së tyre të preferuar. Tashmë shtatë grabitësit e 160 biçikletave kanë përfunduar, pas disa kohësh ushtrim “profesioni”, në qelitë e izolimit të komisariatit nr. 3 të Tiranës.
Në faqen 5
Eksporti i koksit paralizon fabrikat
Qymyri është shitur në Suedi
TIRANË - Mister mbi eksportin e qymyreve koks nga Shqipëria. Ndërsa katër fabrika, që përdorin koksin si lëndë djegëse, rrezikojnë të mbyllen, gati e gjithë sasia e rezervave të tij, prej 40 mijë ton, është eksportuar. Përveç kësaj, duket të jenë mijëra dollarë e humbur nga ky eksport, pasi çmimi me të cilin ai është shitur është katër herë më i ulët se sa ai me të cilin e blinin fabrikat shqiptare.
Në faqen 5
UEFA vë kushte: riparoni stadiumet
“Ose më pak skuadra në Kupa”
TIRANË - Ndeshje të shumta, hapësira banimi, të planifikuara nga UEFA. Por mbi të gjitha kushte optimale dhe siguri plotë për zhvillimin e tyre. “Nëse nuk keni gati deri në korrik dy stadiumet standarde ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve në Kupat e Europës, UEFA mund të reduktojë pjesëmarrjen e skuadrave në vendet të cilat nuk i plotësojnë kushtet”. Ka qenë një faks drejtuar të gjitha federatave të vendeve të Lindjes, midis të cilëve edhe Shqipëria, në të cilin tërhiqet vëmendja lidhur me përmirësimin e kushteve të zhvillimit të ndeshjeve. Sipas tij çdo vend anëtar i UEFA-s mund të paraqitet tërësisht kompeticionet Europiane (“Champion League”, Kupa e Kupave, Kupa UEFA), me kusht që të vendi pjesëmarrës të plotësojë kërkesat e UEFA-s, lidhur me stadiumet e futbollit. Por fjalët janë vendosur nga Bashkimi Europian i Futbollit për rregullin dhe sigurinë në stadiume.
Në radhë të parë çdo vend duhet të paraqesë pranë Komisionit të UEFA-s cilat skuadra, të cilat mendohen se do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në Kupat e Europës. Gjithashtu pranë këtij Komisioni duhet të paraqitet edhe emri i stadiumeve, të cilët mund të jenë të gatshëm për të pritur skuadrat në Europë. Përveç këtyre çdo vend pjesëmarrës duhet të përcaktojë hotelet, që janë në dispozicion të skuadrës mike në vendin e ndeshjes, si dhe gjendjen e aeroportëve të cilët mund të përdoren për uljen e avionëve, qoftë këta edhe çarter. Në faqen 5 UEFA-s drejtuar këtyre vendeve kërkohet të dihet gjithashtu edhe distanca e udhëtimit me autobus nga aeroporti në stadium. Një rëndësi të madhe për Komisionin e UEFA-s do të ketë edhe gjendja e fushës, dhomave të zhveshjes, dushet, pajisja e stadiumit me vende ulur, rethimi me tela dhe ndarja e tifozëve kundërshtarë etj. Për të gjitha këto një tjetër komision do të të verifikojë plotësimin e tyre në terren përpara ndeshjes.
Në faqen 5
“Tërmet” mbi fogat e zeza
Gjirokastër
“Tërmet” mbi fogat e zeza
Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ikin katër gjyqtarë
GJIROKASTËR - Lëvizjeku-drinë gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Mbledhja e ditëve të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka kaluar pa pasoja dhe një gjykatë në faktit në Gjirokastër. Kështu pranë kësaj gjykate janë emëruar gjashtë gjyqtarë e ndihmës gjyqtarë të rinj, ndërkohë që katër ish-gjyqtarë të kësaj gjykate kanë dorëzuar tashmë postin e tyre.
Në faqen 5
Drejt Moskës që të hapet “Porta Eva”
SPEKTAKEL
Drejt Moskës që të hapet “Porta Eva”
Nesër Minga, Beci e Koreshi në Rusi për filmin e përbashkët
Në faqen 7
Regjizori Minga
Takimi me Berishën Godo kundër TV
Takimi me Berishën
Godo kundër TV
Lideri republikan proteston: sigla “arkiv” mungonte në transmetim
Në faqen 3
Stuhi mbi Francë: dëme e viktima
Nga Bota
Stuhi mbi Francë: dëme e viktima
Në faqen 2
Superfjalëkryqi
Në faqen 6
Vrasja e oficerit hapet procesi
SHKODËR
Vrasja e oficerit hapet procesi
Në faqen 5
“Këngët e stinës ’96”: nisin përgatitjet
TIRANË
“Këngët e stinës ’96”: nisin përgatitjet
Në faqen 7