11/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 shkurt 1996

“Eurobarometri” ndan shqiptarët në dy pole

Sipas sondazhit europian PD dhe PS marrin 45 e 22 përqind Ana e panjohur e testimit të përvitshëm, ja çfarë i takon secilës prej partive në garën elektorale Më në fund shfaqet edhe pamja më e rezervuar e sondazhit të EUROBAROMETRIT, ajo më delikatja, meqenëse vendi ka hyrë tashmë praktikisht në fushatë zgjedhjesh, por ndoshta më e rëndësishmja për partitë e demokracisë së re shqiptare, të cilat për të dytën herë janë bërë gati për të startuar në garën që do t’i japë vendit fytyrën e re politike Në faqen 3 Parlamenti

Paditen "bankierët" privatë

Dy fajdexhinjtë nga Tirana nën hetim Kishin grumbulluar 720 mijë dollarë por nuk jepnin përqindjet Tjetër histori mashtrimesh me fajdexhinj. Janë dhjetra qytetarë, të cilët kanë denoncuar në prokurori “bankat private” ku ata kishin depozituar paratë. Organet hetimore kanë filluar dhe çështjen penale ndaj dy qytetarëve nga Tirana, të cilët kishin grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm rreth

Sindikatat: "Mali Dajtit është edhe imi"

Padi kundër shoqërisë gjermano-shqiptare TIRANË - Padi në gjykatë ndaj një shoqërie gjermano-shqiptare. Është Konfederata e Sindikatave e cila kërkon një pjesë të pasurisë së kampit, në malin e Dajtit, në të cilin kishte investuar kjo shoqëri. E për- më parë kishte vendosur të bënte investime në kampin e pushimit në malin e Dajtit, kamp i cili dikur ka qenë pronë e ish-Bashkimeve Profesionale. Sipas ligjeve të asaj kohe, pronat e kësaj organizate i kishin

Kaos në fushën shkodrane grushta e katër kartona

FUTBOLL / Java e 19-të e kampionatit Në Gjirokastër bilbili arbitrit i fal barazimin Teutës Kampionët mposhten në Kavajë. Besa fiton 1:0 Eurogol: Fillon Bundesliga: Dortmundi i pari Në faqen 9-10 Nga ndeshja "Partizani" - "Besëlidhja" 0:0 (foto: H. Pustina)

Antigjenocid: 80 familje

Fier Antigjenocid: 80 familje

Antigjenocid: 80 familje denoncojnë

Fier Antigjenocid: 80 familje denoncojnë Të akuzuar dy ish-funksionarë të lartë të pushtetit në rreth FIER-Kambërritur denoncimi i parë për genocid në Prokurorinë e rrethit të Fierit. Kësaj rradhe të akuzuar janë dy nga pushtetarët më të lartë lokal, ish-Sekretari i Parë i Partisë dhe ish Kryetari i Komitit të rrethit, aktualisht që të dy banues në Tiranë. Në faqen 3

Shpërthim i IRA në mes të Londrës

Nga Bota Shpërthim i IRA në mes të Londrës Në faqen 2

Duke kërkuar një kafe me pak ... lumturi

SPECIALE PER PENSIONISTET Duke kërkuar një kafe me pak ... lumturi Udhëtim në botën e moshës së tretë Në faqen 11

Tregu i karburantit: Pakësohet kërkesa për "arin e zi"

Disa pika kanë ulur çmimin Tregu i karburantit: Pakësohet kërkesa për "arin e zi" Tani autobotët e naftës nuk rendin më ilegalisht drejt veriut Në faqen 3

Malli shtëpisë: Braktis ushtrinë

Arrestohet ushtari dezertor Malli shtëpisë: Braktis ushtrinë TIRANE - Kishte nxjerrë mallin me shtëpinë për ka harruar ushtrinë. “Dy javë leje”, vetëm kaq i kishte dhënë komandanti i repartit, por që për ushtarin nuk kishin mjaftuar për t’u çmallur me njerëzit. Për gjashtë muaj resht ai kishte munguar në apelin e përditshëm, mes shokëve të tij. Por dy ditë më parë një makinë e policisë ushtarake ka qenë e detyruar të shkojë drejtë shtëpisë së tij në Tiranë, tashmë jo për ta çuar në repart për të rimarrë armën e shërbimit por në burg. A. Sadiku - kështu quhet ushtari, i cili nuk e kishte me shumë qejf ushtrinë - është arrestuar pardje nën akuzën e dezertimit nga ushtria. Vetëm pak kohë ka, që në legjislacionin shqiptar është futur dhe dënimi i ushtarëve që braktisin repartet ushtarake dhe Sadiku duket të jetë ndër të parët që e “provon” këtë. Janë me dhjetra shokë e tij, të cilëve nuk u kishte pëlqyer jeta në kazermë, ndaj dhe e kishin braktisur atë. Ndaj tyre tashmë kanë filluar proceset gjyqësore në mungesë dhe menjëherë, sapo të kthehen në Shqipëri, do t’u drejtohen dyerve të burgut. Por edhe pas burgut ata do të qethin flokët sërish. Do të rikthehen në repart për të përfunduar ushtrinë. (mekli)

Rubrika të reja për lexuesin e "Gazetës"

TIRANË - Me preokupimin për t’u përpjekur sa më denjësisht, Gazeta Shqiptare, duke filluar që nga dita e martë, do të rishtrojë disa nga rubrikat e saj që gjykojnë se bartin interes në rritje për lexuesit e saj. Ç’do të merkërrë e të premte Gazeta do t’i fshikë traditës për publikimin e një faqeje ekonomike. Në të, përveç problemeve të shumta të veçorisë së reformës ekonomike në Shqipëri, të investuarit do të gjejnë dhe mjaft informacion për tregjet e mallrave, parashë dhe letrat me vlerë si dhe informacionet e tjera të nevojshme për të orientuar në botën e ndërlikuar të biznesit. Po kështu Gazeta do të lerë më shumë vend në faqet e saj për sportin. Për çdo ditë do të ketë lajme nga bota e larmishme e sportit brenda dhe jashtë vendit. Ç’do të martë para jush do të shpalosen të gjitha shifrat e kampionatit Italian të futbollit. Ndërsa të mërkurave do të ofrohet një shërbim i veçantë për të gjithë ata që dëshirojnë “aventurën” e basteve apo lotarive. Në dispozicion do të kenë të gjitha parashikimet e nevojshme - të bëra nga ekspertë italianë - për të grumbulluar 13 pikët skedinës për ndeshjet e kampionatit italian. Redaksia shpreson se nesitë e saj do të gjejë mirëkuptimin e lexuesve. miratimin e lexuesve. Dhe pret edhe sugjerimet e tyre...

Gazeta TV

Në faqen 5-8

Nga Bota

Dajtit është edhe imi" Në faqen 9-10