06/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 mars 1996

Drogë në vend, një i ri vdes në rrugë

Ende nuk dihet emri i 30-vjeçarit të mbytur nga overdoza Tjetër viktimë e helmit të bardhë. Policia ka nisur hetimin për identifikimin e viktimës. Trupi ende në morg. Droga vret përsëri. Këtë radhë viktimë e helmit të bardhë është një i ri 28-30 vjeçar. Ende i paidentifikuar, ai është gjendur i vdekur në mbrëmjen e së hënës, pranë një pallati në Tiranë. Pasi ishte dërguar në urgjencën e spitalit 2 të kryeqytetit, trupi i tij më pas është çuar në morgun e spitalit. Është rreth 28-30 vjeç dhe me mustaqe. Këto janë shenjat dhe të dhënat e para. Analizat e para të mjekëve flasin për përdorimin e një doze të madhe droge, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar nga mjekët e laboratorit toksikologjik. Në faqen 5

Ngjarjet e ambasadave: në arrest polici vrasës

Vazhdojnë hetimet e prokurorisë për korrikun ’90 TIRANË - Zbulohet polici që kishte vrarë tek ambasadat në korrik të vitit ’90. Hysen Rama, i akuzuar për vrasjen e riu A. Basha, ishte arrestuar disa ditë më parë. Dhe ai ka dalë para gjykatësve, të cilët kanë vendosur ta lënë atë në hetim të lirë. Ish-polici Rama, natën e dy korrikut kryente shërbimin në Ambasadën Gjermane. Atë natë - sipas hetimeve të deritanishme - ai kishte qëlluar dhe mbi të riun Basha, që si kundërshtar i mbaro[?]haketij kishte tentuar të futet në këtë ambasadë për t’u larguar nga Shqipëria. Në faqen 5 Nga ngjarjet e ambasadave

Eno Koço: shqiptari “dirigjon” Britaninë

TIRANË Eno Koço: shqiptari "dirigjon" Britaninë Në faqen 5

Tani ligji “mbath” nëpunësit e shtetit

Qeveria miraton projektstatutin Pas padisë së PS

“Minoriteti, prova e zjarrit”

Reagimet e shtypit të Athinës mbi vizitën e Stefanopullos “Minoriteti, prova e zjarrit” Grekët presin qëndrimin e Tiranës Debat edhe në Athinë

Bllokmenët mbeten në burg

Kasacioni TIRANË - Të akuzuarit për gjenocid, përsëri do të...

Ndërtohen ujësjellësa, po sërish çesma pa ujë

BERAT Ndërtohen ujësjellësa, po sërish çesma pa ujë Në faqen 5

Konflikt për tokë: dy vriten e 4 plagosen

SHKODER Konflikt për tokë: dy vriten e 4 plagosen Në faqen 5

Kushtetuesja i "hap" dyert ligjit elektoral

Pas padisë së PS TIRANE - Gjykata Kushtetuese “hap dyert” për ligjin elektoral. Dje nga kancelaria e kësaj gjykate është caktuar data e shqyrtimit të çështjes së ligjit elektoral, i cili është kërkuar që të shpallet si antikushtetues në bazë të kërkesës së grupit parlamentar të PS. Në faqen 3

Kritika dhe ndaj shovinistëve

Debat edhe në Athinë “Janë vetëm gjëra që do të përcaktohen në bisedimet e përbashkëta, duhen të hapen pikat të tjera të kalimit kufinit mes Shqipërisë dhe Greqisë, cili është roli i Mitropolitit të Konicës, i njohur si një nga aktivistët më të “zjarrshëm grekë”, dhe të tjera probleme, ja cilat janë disa nga pikëpamjet me të cilat është marrë shtypi grek, në këto kohët e fundit, ndërsa pritet vizita e Stefanopulos, presidentit grek në Tiranë. Në faqen 3

Bllokmenehët mbeten në burg

TIRANE - Të akuzuarit për genocid, përsëri do të mbeten në burg. Një seancë e shkurtër gjyqësore në Gjykatën e Kasacionit, dhe një numër i madh ish-funksionarësh e diktaturës, përfundimisht do të presin dënimin e gjyqit të tyre, prapa hekurave të qelive. Ramiz Alia, Piro Kondi, Raqi Fllifca, Z. Çoka, D. Bengasi dhe të tjerë të arrestuar mënjënë pas arrestimit të tyre, drejtuar në dyert e Kasacionit kërkesat e ndryshme të masës së arrestit. “Të rrënuar” nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën e ushtrimit të genocidit, gjatë kohës kur kanë udhëhequr vendin, një sërë zyrtarësh të lartë të regjimit komunist, do të shqyrtoheshin arrestit. Piro Kondi, Raqi Iftica, Z. Çoka, Dilaver Bengasi, dhe së fundi numri 1 i PPSH - pas vdekjes së Hoxhës - Ramiz Alia, pas arrestimit nga Prokuroria, u dërguan në Gjykatën e Tiranës, për rivlerësimin e masës së tyre të arrestit. Kjo gjykatë la në fuqi masën e arrestit me burg. Më pas disa prej tyre u drejtuan Gjykatës së Apelit, në një kohë që ish presidenti Alia, “preferoi” që çështja e arrestimit të tij të shkonte direkt në Kasacion. Za.Kr

Stanjacioni industrial

Elektronika mirë, po tekstilet dobët Stanjacioni industrial Prodhimi vazhdon të mbetet poshtë kuotave të arritura gjatë ’93 Në faqen 7

Italia bardh e zi "Milan" fiton "Roma" humbet

SPORT / Mbrëmë Kupa Uefa Italia bardh e zi "Milan" fiton "Roma" humbet "Einthoven" trondit "Barcelonën" Në faqen 6 Nga ndeshja e djeshme "Bayern"-"Nottingham":2:1

Zbulohet një dhëmb gjigand

I gjatë 30 centimetra e peshon 5 kilogram Kavajë, është gjendur rastësisht pas një rrëshqitje dheu KAVAJË - Vetëm pak ditë më parë ndodhi një zbulim sensacional në një fshat të rrethit të Kavajës. Një amator i arkeologjisë, emri i tij është ende i “panjohur” - pas një rrëshqitje të rastësishme dheu vuri re një objekt të çuditshëm. Fillimisht ai nuk mundi ta kuptojë se çfarë ishte dhe vetëm pasi e pastroi nga dheu pa me mbante një dhëmb... dhëmb gjigand. Dhëmbi kishte një gjatësi prej rreth 30 centimetrash dhe peshonte rreth 5 kilogram. Ideja e tij parësore ishte se ai dhëmb i fosilizuar i përkiste vjehrrit nga përmasat dhe pesha - një kafshë gjigante prehistorike, që duhet të kishte ngordhur pikërisht në atë zonë. Dhëmbi, siç mund ta kuptonte në fillim, ishte ruajtur për mrekulli për ndoshta dhjetra mijëra vjet në tokë dhe nuk kishte asnjë dëmtim serioz në të. Për hollësi të mëtejshme - moshën e dhëmbit, llojin e kafshës që i përkiste, shkakun pse gjendet në atë zonë - lypset të shprehen specialistët. Por duhet thënë se deri tani, përveç autorit të zbulimit dhe fotografit, askush nuk e ka parë objektin. Prift, pra vlerësimi i specialistëve Mrekulliap... Qemal Cara Dhëmbi gjigand i gjetur në Kavajë