05/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 maj 1996

Liderët i “tremben” kryeqytetit

Ja harta elektorale e disa prej drejtuesve të partive politike shqiptare Liderët i “tremben” kryeqytetit Nostalgji për elektoratin e katër vjetëve më parë TIRANË - Liderët e partive kryesore i “tremben” kryeqytetit. Dje ata kanë treguar zonat se ku kanë vendosur tashmë përfundimisht që të kandidohen, duke preferuar një elektorat dikur larg kryeqytetit. Nostalgji për zonat ku kishin kandiduar katër vjet më parë, por edhe besim në zonat që tani mendojnë se do t’i japin fitoren në favor të partisë që përfaqësojnë - ja se cila ka qenë panorama e djeshme e tregimeve të Shehut e Dokles - krerëve të dy partive që do të luftojnë ashpër më shumë se kush, për të marrë fronin e qeverisjes së Shqipërisë - republika[n]it Godo, Sekretariat të Përgjithshëm të PSD, Gaqo Apostoli, e Vasil Melos, numërit një të PBDNJ. Në faqen 3 KUKËS DURRËS AVALJAS ELBASAN DELVINË

“Uji, dritat, rrugët...” Partitë premtojnë

Speciale për zgjedhjet parlamentare Nga e Djathta në të Majtë të gjitha propozimet për fushatën elektorale. Në programet e hartuara nga politikanët fokusohen investimet por dhe privatizimi i plotë. Partitë sigurojnë: Do ju shpëtojmë nga “ankthi i dritave” TIRANË - Vapa ka nisur të trokase dhe bashkë me “ethet” elektorale shqiptaret, sidomos ata që kanë pasur fatin e keq të jetojnë në katet e larta, kanë nisur t’i zaptojnë një palë ethe të tjera: ato të kovave me ujë që do detyrohen t’i mbajnë edhe këtë behar deri në apartamentet e tyre. Sa do të zgjidhet problemi i ujit? Po i dritave? Çfarë do të bëhet në dimrin e ardhshëm? Cila është e ardhmja e rrugëve, shumë prej të cilave kanë marrë një pamje të rëndë, gjithësej [?] asfalt të ndërtuar? Përgjigjen e këtyre problemeve nuk mund ta japë kush tjetër veç politikanëve të partive të ndryshme. Zgjidhja e këtyre problemeve jo veç të lehta varen nga një fjalë e vetme: qeveria. Në faqen 11

Fati i Kampionatit do presë 90 minuta

Gazeta Sport Fati i Kampionatit do presë 90 minuta Titulli vendoset të mërkurën Nga ndeshja e djeshme “Olimpik” - “Sopoti” 5:0 (foto: H. Pustina) Edhe 90 minuta për të zgjidhur enigmat e Kampionatit Kombëtar të futbollit Incident në Gjirokastër. Nallbani dy orë në polici, ka goditur shefin e Rendit Në faqen 9-10

Fund verifikimeve: “... në ‘Sitë’”

Sot Komisioni Elektoral mbyll dosjet

Plumba në lokal mbi tregtarin

Vrasësit dy të rinj. Grabisin dhe çantën me 600 mijë lekë Plumba në lokal mbi tregtarin Afaristi qëllohet në mes të Tiranës Tregtari Sokrat Kote kishte ardhur në Tiranë për t'u furnizuar me materiale të kozmetikës Mbi ngjarjen kanë filluar hetimet dhe kërkimet e shpejta të policisë, megjithatë deri dje mbasdite nuk kishte njoftim mbi identifikimin apo kapjen e autorëve. Ndërkohë prana trotuarit ka mbetur e parkuar makina e tregtarit nga Saranda Pasi kishte parkuar maunën me targë “SR 26 31 A” ai ishte futur në një gjelltore për të ngrënë drekë. Në faqen 3 Lokali ku ndodhi vrasja

Tragjedi në Sudan: rrëzohet aeroplani

Në faqen 2

Fund verifikimeve: tani rrethet në "sitë"

Sot Komisioni Elektoral mbyll dosjet TIRANË - Komisioni qendror mbyll sot dosjet e verifikimit të ankesave. Për tri ditë rresht filtri i shqyrtimit të bërjes së listave mbi emra, firma vula e lista për të hequr përfundimisht sot. Ishin mbi 100 kandidatë të angazhuar e të pavaru si dhe 25 subjekte politike që u nënshtruan për tri ditë ekzaminimeve të bëra në zyrën qendrore të Komisionit Elektoral. Komisioni Qendror Në faqen 3

Mjelli me helm: kontroll mullive

Berat, vazhdojnë shtrimet BERAT-Nis kontrolli mbi mullinjtë e fshatit. Një urdhëresë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit ka bërë që specialistët e saj të shpërndahen në rrethet e vendit, kryesisht në Fier e Berat, për të parandaluar përhapjen epidemike të helmimeve nga plumbi. Një mbledhje e bërë dje në Berat ka caktuar dhe strategjinë e luftës kundër mullinjve me plumb. Një kontroll i rreptë do të mbulojë të gjithë fshatrat zonës nga ku ditët e fundit janë shfaqur me dhjetëra raste helmimi. Shtrime të reja në spital edhe dje, ndërsa disa nuk janë pranuar për mungesë vendi. Pas familjes Qoku të paraqitur pak ditë më parë, dyndjet kanë vazhduar nga fshatra të ndryshëm. Pardje një 25 vjeçar nga fshati Dajçi është shtruar në gjendje kome, ndërkohë që pak ditë më parë ishte shtruar edhe një afërm tjetër i tij. Tani nuk ka më asnjë dyshim. Faji është i miellit të bluar në mullinjtë ku për të bluar grurin përdoreshin plumb. Sipas konfirmimeve të para ka rezultuar se mielli mullini punohej pa licencë, duke shfrytëzuar kështu epideminë e vërtetë helmimesh. Spitali i Beratit ha.ta. Në faqen 3

Nga Bota