Alarm për listat e zgjedhësve
Opozita: “Ka kaluar afati i afishimit”
Dje mbledhja e Komisionit: “Vonesa s’do ndikojë në fatin e votimeve”
TIRANE - Alarm në kampin opozitar. Listat e zgjedhësve ende nuk po afishohen. Shqetësimi ka mbërritur dje në tryezën ovale të Komisionit Qëndror Elektoral. Me qëllim që të bëhet një korrigjim me listat janë argumentuar nga “opozitarët” e Komisionit arbitër, vonesat në afishohen e tyre. Të parashikuara të afishohen - në bazë të ligjit - jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, mungesa e tyre “plasi” debatin e parë brenda trupit qëndror të fushatës elektorale. I pranuar si një kontradiktë mes ligjit dhe asaj çka po ndodh realisht, për juristin e Komisionit Arjan Madhi gjithsesi “nuk duhet dhënë alarmi pasi tek e fundit zgjedhjet nuk do të dështojnë”. “Asgjë nuk mund të shpallet pa u ngritur qëndrat e votimit”, shpjegoi në Komisionin qendror. Edhe për të afate kohore të shkelur por që “kanë qenë” sipas juristit Madhi - shkak anësorë që çuan në vonesa të tilla.
Komisioni Qëndror
Në faqen 3
Dollari bën hapa prapa
Leku merr frymë
Srapsje e lehtë e valutave
PESEQIND LEKE
NJEMI[?]
Në faqen 5
Firmë e rreme: Agrarja në rrezik
Partia Xhuvelit jashtë zgjedhjeve?
Firmë e rreme:
Agrarja në rrezik
Një kandidate e partisë është regjistruar në lista pa dijeninë e saj. Firma ka qenë e një tjetri
TIRANE - Ka mjaftuar një deklaratë që në Partinë Agrare, të rindizojë dilemën mes apo jo lejohet apo jo të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Zef Feçi, nënshkruas i listës, nuk i ka hedhur pluhur syve për kandiduar si deputet në zonën 63, për llogari të Partisë Agrare.
Në faqen 3
Tani bluza “Made in PD”
Mijëra poster e pankarta
Nis sulmi propagandistik në të gjithë vendin
Viktimat e vapës: mbyten dy të rinj
BERAT
Viktimat e vapës:
mbyten dy të rinj
Në faqen 5
Kthehet vrasësi: qëllojnë për hakmarrje
FIER
Kthehet vrasësi:
qëllojnë për
hakmarrje
Në faqen 5
Betejë në polici: kapet i kërkuari
TROPOJE
Betejë
në polici:
kapet
i kërkuari
Në faqen 5
PR e TV: debat i ashpër për kronikat
TIRANE
PR e TV:
debat
i ashpër
për kronikat
Në faqen 3
"Hapni arkivat e internimeve"
"Shumë të dënuar kanë qenë ordinerë"
Procesi genocidit, avokatët kërkojnë komision të ri ekspertësh
TIRANE - “Të hapen arkivat për të parë shkaqet e internimeve të dëshmitarëve”. Pas mbarimit të paraqitjes të paradës së dëshmitarëve, para gjykatësve kanë folur mbrojtësit. Dje me radhë avokatët e pesë të akuzuarve, Haxhi Lleshi, Aranit Çela, Zylftar Ramizi, Rrapi Mino dhe Manush Myftiu, kanë parashtruar pretendime dhe pyetje rreth akuzës. “Kërkoj të ngrihet një komision ekspertësh për t’iu përgjigjur pyetjeve tona. Akti i ekspertimit, mbi të cilin prokuroria ka mbështetur akuzën, është konsumuar një herë nga drejtësia, në procesin e mëparshëm ndaj të akuzuarve, prandaj kërkojmë një akt të ri ekspertimi” - kështu ka thënë avokati i Myftiut, Behri.
Genocidistët në gjyq
Në faqen 5
Korça gdhihet nën parrullat e PS-së
Ndalohen dy eurosocialistë
Korça gdhihet e “pushtuar” nga parrullat politike. Dy të rinj eurosocialistë u ndaluan nga policia nën akuzën e prishjes së rendit publik në Korçë, të dielën mbas mesnate. Ata u ndaluan nga një patrullë policie sepse po shkruanin parrulla në favor të PS-së dhe kështu bënë një gjë të tillë në dhjetra banesa private e lokale të qytetit.
Selia e PD
Në faqen 3
Incidenti i Peshkëpisë: Grekët e akuzuar i shpëtojnë implikimit
Prokurori: "Bënin trafik"
Incidenti i Peshkëpisë:
Grekët e akuzuar
i shpëtojnë implikimit
TIRANE - Sërish mjegull mbi autorët e vërtetë të masakrës së Peshkëpisë. Personat e arrestuar në Greqi të mbajtur në burg nën akuzën e masakrës së një viti më parë tashmë janë konsideruar pa anjë lidhje me ngjarjen. Lajmi është përhapur dje pas pretendimeve se prokurorët të çështjes i cili ka hedhur poshtë implikimin e të arrestuarve me Peshkëpinë duke zbuluar se ata bënin thjesht një trafik armësh me shqiptarët.
Në faqen 5
"Bari" addio kategori I
Signiori humbet penallti pas 14 golave rresht
“Bari” addio kategori I
UEFA: Akoma dhe 90 minuta
Ende i pazgjidhur rebusi UEFA. Gjithçka do vendoset përfundimisht pas finales “Juve” - “Ajax”
Kampionati italian në shifra
Në faqen 6
Në faqen 7
Tunel nën tokë për të vjedhur arin
Kamera e alarmit shpëton “Felix”-in
Kishin shpuar disa metra galeri për të shkuar në argjendari
TIRANE - Tunel nën tokë, por për të mbërritur deri tek floriri. Por aty një kamer e fshehtë ka dhënë alarmin. Pas kësaj gjithçka kishte shkruar për vjedhësit janë larguar duar me duar vetëm një palë vathë. Metoda e sofistikuar e vjedhjes është zbuluar tre ditë më parë në argjendarinë “Felix”, tek rruga e Durrësit. Vezullimi i arit nuk i kishte tunduar vjedhësit që ta sulmonin dyqanin e floririt. Dhe për këtë nuk kishin preferuar gabitjen me maska, por një gërmim krejt të ri, të regjistruar për arsenalin e vjedhjeve.
Nga pas dyqanit, disa metra larg gjendej një shtëpi private me oborr. Pikërisht nga ky oborr ata kishin nisur gërmimin e një tuneli. Si në filma, me harta, mjet pune, dyshja duket se kishte punuar disa ditë për të shpuar tunelin që do i çonte në dyqanin e mbushur me ar. Planet dhe skicat kishin qenë plotësisht të sakta. Pas një pune të lodhshme, e cila premtonte dhe shpërblimin, ata me në fund kishin trokitur në pllakat e dyshemesë së argjendarisë. Në mesnatë, nga errësira, në dyqan kishin mbërritur klientët me erralë. Me një elektrik dore ata kishin nisur të ndriçonin ëndërren e tyre. Por ndërkaq një kamer e vogël, që rrotullohej vazhdimisht në një kënd të fshehtë, ka dhënë alarmin. Pronari i argjendarisë ishte zgjuar një herë dhe tani kishte vendosur duke marrë me vete një sigurim. Pasi dyshja si shjait te alarmit në dyqan kishte mbërritur policia. Por ndërkohë vjedhësit ishin ikur përmes tunelit për dalje andej nga kishin hyrë. Megjithatë nuk kanë dalë pa “hiq”. Ata kanë mundur të marrin një palë vathë, të paktën sa për të kujtuar punën e lodhshme për të shpuar tunelin, pas së cilës janë larguar pa se të vinte policia. (a.luk/me.k)
Skënder Luarasi rrëfen "aventurat" e Luftës së Spanjës
KULTURE
Petro Marko, Skënder Luarasi, Mehmet Shehu në Spanjë
Skënder Luarasi rrëfen "aventurat" e Luftës së Spanjës
Në faqen 7
Moska ringjall luftën e ftohtë
Nga Bota
Në faqen 2
Pranim Konkursi
KOLEGJI TURK "Mehmet Akif Ersoy"
organizon provim për pranimin e nxënësve për vitin shkollor 1996 - 1997 i cili do të zhvillohet ditën e dielë më datë 2 Qershor 1996 në orën 10.00. Nxënësit që dëshirojnë të marrin pjesë në provim të paraqiten personalisht së bashku me dokumentat e poshtëshënuara për të bërë regjistrimin
- 2 copë fotografi
- Çertifikatë lindje e shoqëruar me fotografi
- Pasqyrë e notave të klasës së tetë ose vërtetim për mesataren të firmosur nga drejtori i shkollës.
Regjistrimi do të vazhdojë deri më datë 30 Maj 1996 në adresën: Kolegji Turk "Mehmet Akif Ersoy" (ish shkolla e mesme elektrike) Tiranë. Tel: 042 348 95.