Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë, 28 maj 1996

Sigurimi, urdhërat i jepte Hoxha

Diktatori firmoste platformat e spiunimit ANTIGJENOCIDI / Dalin në dritë materiale “top sekret” të Ministrisë së Brendshme TIRANË - Rreth 25 vjet më parë Byroja Politike e KQ të PPSH përcaktonte misionin dhe fushën e veprimit të organeve të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Një material, tepër sekret, i firmosur nga Enver Hoxha, me mjaft të dhëna që përbënte platformën dhe udhërrëfyesin e organit të Sigurimit të Shtetit. Gjithçka ishte e përcaktuar në mënyrë rigoroze. Ç'duhej të bënte Sigurimi, kush ishin listat dhe kufizimet e tij. Mënyrat e punës së sektorëve të tij, kë duhej dhe kë nuk duhej të survejonte. Si duhej ngritur dhe, me ç'farë njerëzish rrjeti i spiunazhit. Cilat ishin metodat e ushtrimit të kontrollit dhe të objektivave. Gjithë aktiviteti i tij ishte tej i politizuar dhe i destinuar të ruante ekzistencën e makinës gjigande të shtetit diktatorial. “Organet e punëve të brendshme të PPSH-së, janë të lidhur në luftën e diktaturës së proletariatit, një repart politik dhe ushtarak që udhëhiqet nga PPSH, për të zbuluar dhe shpartalluar veprimtarinë armiqësore të keqbërësve të armëve të brendshëm dhe të jashtëm, për të mbrojtur fitoret e revolucionit e atdheun socialist, për të garantuar triumfin e çështjes së komunizmit”. Në faqen 5 Mafias Enver Hoxha duke nënshkruar platformat për Sigurimin Djathtas Ish-Komiteti Qendror
Enver Hoxha Tiranë Shqipëri

Proces blic: sot pretenca

Prokurori do kërkojë dënimet Cili do jetë fati për Ramizin, Çelën, Myftiun... TIRANË - Mbyllet hetimi gjyqësor së procesin ndaj Zylyftar Ramizit, Arazi Çelës, Rrapi Minos, Haxhi Lleshit dhe Manush Myftiut. Dje gjykatësit kanë mbyllur dosjen, ndërsa sot ka fjalën prokurori për të dhënë pretencën. Drejt fundit kështu procesi ndaj njërit prej grupeve më kryesore të akuzuarve për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Në faqen 5
Ramizin Çelën Myftiun Zylyftar Ramizit Arazi Çelës Tiranë

BERAT / VLORE / FIER / TIRANE

BERAT Terror familjes për 1 milion lekë Në faqen 5 VLORE Aksident: kandidati e Ballit në spital Në faqen 5 FIER Hakmerret për motrën e vdekur: plagos të riun Në faqen 5 TIRANE Policia keqtrajton të rinj eurosocialistë Në faqen 3
Berat Vlorë Fier Tiranë

Worth: "Jo fitore elementëve negativë"

Nga SHBA interes për zgjedhjet TIRANË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës të interesuara për zgjedhjet në Shqipëri. Deklaratat e fundit të nëssekretarit amerikan të Shtetit Timoty Worth kanë tërhequr SHBA nuk do t'i shohë me indiferentizëm zhvillimet e ditëve të votimit e shpërthimet e dhunës në vend. Sipas burimeve të huaja, i është shprehur se “zgjedhjet duhet të jenë të drejta”, ka lënë për të kuptuar adresën reale të tyre do të varet dhe qëndrimi i politikës amerikane ndaj Shqipërisë. Në faqen 3
Timoty Worth Radovan Karaxhiç Tiranë SHBA Shqipëri

Thirrje e PS: "Të shoqëroni kutitë e votimit"

Dje mbledhje e kryesisë së socialistëve. Udhëzime të posaçme për zgjedhjet Vendim për krerët lokalë Thirrje e PS: "Të shoqëroni kutitë e votimit" Dje mbledhje e kryesisë së socialistëve. Udhëzime të posaçme për zgjedhjet TIRANË - Ruajtja e votave, objektivi numër një i socialistëve. Tre janë pikat, mbi të cilat udhëheqësit e opozitës kanë vendosur dje, që të hedhin themelet e një interesi të sigurisë së lartë, gjatë procesit të zgjedhjeve: “Ndjekje e kujdesshme e votimit, shoqërimi i detyrueshëm i kutisë së votimit nga anëtarët socialistë të Qendrës së Votimit deri në Komisionet Zonale, dhe garantimi maksimal i elektoratit për deri në përfundim të zgjedhjeve”. Në faqen 3
Tiranë

Udhëtim në Veri, atje ku Kanuni sfidon ligjin

REPORTAZH Një nga të ngujuarit në shtëpinë e tij ■ Historia e dy vëllezërve që jetojnë prej më se dy muajsh nën kërcënimin e vdekjes. Janë kërcënuar nga enigmatikët e "Dorës së Zezë" ■ "Si e braktisa qënien time prej femre dhe ç'më shtyu të jetoj si mashkull". Një virgjinë rrëfen gjithë historinë e saj Fatos Baxhaku në faqen 7
Klodian Kollari Veri

Vjedh e shet pistoletën e policës

Një fëmijë BERAT - Vjedh pistoletën e një punonjëseje të policisë dhe ua shet dy adoleshentëve. Nje minoren kishte mundur të nxirrte nga kasaforta pistoletën dhe fitoi nga tregtimi i saj 15 mijë lekë. Por policia e preu në mes ëndrrën e tij për "pasuri" dhe arrestoi dy adoleshentët. Më tepër se nisi si një lojë. Minorenit iu duk pistoleta si një mjet që do t'i sillte fitim. E nxjerr atë nga kasaforta ku e ruan një e afërma e tij, punonjëse e policisë dhe e shet menjëherë. Në këmbim të armës ai merr nga dy adoleshentë 17 vjeçarë, Klodian Kollari dhe Arion Bucaj, shumën prej 15 mijë lekësh. Por alarmit të policës se grabit e i përgjigjen menjëherë kolegët e saj. Iu ndalua prononcimi e jo ai akt i dy të miturve të arrestuar për vjedhje. Vogëlushi nuk mundi ta ruajë gjatë sekretin dhe tregoi emrat e klientëve të tij. Dhe kur për policinë nuk kishte më dyshim, policia e krimit, e etjen, ndalohen dhe flagrancë dy adoleshentët. Vetëm dy ditë më pas gjykata vendosi që ata ta prisnin përfundimin e hetimeve nëpër pranga, pasi ishin me firmos masa e arrestit për dy adoleshentët. Ha. Ta.
Arion Bucaj Aime Jacquet Berat

Durrësi në majën e humorit

Prezantoi spektaklin më të mirë Lumë çmimesh nga "Ditë të Humorit Shqiptar" TIRANË - Gara e humorit shqiptar arriti finishin dhe shirit i fitores ka prekur skenën e durrsakëve. Spektakli i teatrit të varitetit të Durrësit ishte cilësuar si më i miri dhe me fat ka qenë edhe regjisori i kësaj trupe, Haxhi Rama që u vlerësua si regjizori më i mirë i Festivalit. Ka pasur efekt mbi jurinë variantit interesant i Eko Dervolës për shpërblime e veta 2496, aq efekt sa i kanë dhënë çmimin si autor i mirë i materialit letrar. Pas 35 vjet karrierë, fati i ka buzëqeshur dhe AlkoolProduzentit Mafti Këndeshit në rolin e një aspiranti për deputet, ai ka mundur të marrë njëhet ndryshe, që bashkë me Edmond Hallin kanë merituar "performancën e veçantë publike", juria nuk ka “marrë” të vlerësojë dhe Met Begën, duke i dhënë çmimin autorit më të mirë të gjinisë së shkurtër. Kupat e para të mira kanë qenë parodistat e Vlorës. Para fillimit të konkurimit të humorit, dikush nga Ministria e Kulturës kish paralajmëruar për një numër të madh çmimesh, por ky numër i madh është derdhur të dielën mbrëmbjes një lumë i vërtetë që ka përfshirë dhe skenografe, kompozitorë, formacion orkestral, madje dhe këngëtarë. a.ina.
Eko Dervola Mafti Këndeshi Edmond Halli Met Bega Tiranë Durrës Vlorë

Franca, tjetër pretendente

Një skuadër thuajse me "mercenarë" SPECIALE EURO '96 / Aime akoma pa humbje PARIS - Njëzet ndeshje pa asnjë humbje. Kjo është skuadra e Jacquet Aime, trajneri francez, i cili menjëherë pas disfatës së Francës në Usa 94 zuri vend në pankinën e tyre. Një formacion i ri, i aftë të ngjallë interesin dhe respektin e të gjithëve, skuadrave kundërshtare. Tre skuadra në gjysmëfinalet e Kupave të Europës, dy në finale dhe Paris SG fituese e Kupës së Kupave. Ka qenë ky bilanci triumfues i futbollit francez në sezonin 1995-1996. Në faqen 6 Djorkaeff, ylli 1 i francez
Djorkaeff Haxhi Rama Paris SHBA Europë Francë

MAGIC BINGO ALBANIA

Një Sallon i Ri SLOT-Makinash është hapur në katin e parë të Pallatit të Kulturës Tiranë. 2 Slot-Makinash të një lloji të Ri, ju presin për t' ju bërë shumë lehtë fitues. (Magic Cards, Crazy Seven, 5x5) Çmimet që mund të fitohen janë maksimale. KY SALLON JU OFRON MUNDËSINË QË TË LUANI NË DY MAKINA PA PAGESË !!! Orari: 09.00 deri 04.00.
Tiranë