Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte, 24 maj 1996

Politikanët maskojnë pasuritë

Para zgjedhjeve, nga të gjitha partitë, sulm drejt noterëve dhe hipoteka Politikanët maskojnë pasuritë Prona e miliona në emër të bashkëshortëve Troje, makina, vila, shoqëri tregtare që tashmë janë "fshehur" duke ndërruar pronarë. Frikë, pasiguri, apo gjithçka është siguruar në rrugë të ndershme? TIRANE - Politikanët maskojnë pasuritë. Troje, makina, dyqane e firma tregtare vetëm pak ditë më parë kanë ndryshuar pronarë. Janë transferuar në emër të njerëzve të tyre të afërt, grave, fëmijëve apo vëllezërve. Vrapi drejt noterëve dhe hipotekave ka filluar pak javë para zgjedhjeve: frikë, pasiguri apo jo gjithçka është siguruar në rrugë të ndershme. Askush nuk di të japë shpjegim se përse në listat e gjata figurojnë emra nga të gjitha partitë. Megjithatë një gjë është e sigurt, politikanët tanë e njohin me dhëmbë e thonj se duan të kenë kaluar "miliona" që tashmë i kanë "dhënë" grave e bashkëshortëve. Politika biznesi më i madh? TIRANE- Politika biznesi me fitimprurës, apo politikanët shqiptarë janë biznesmenë. Duket se asnjëra nga të dyja tezat nuk bie poshtë. Njerëzit që shpesh në zë të lartë nëpër tribuna, flasin, premtojnë e kërkojnë votën, në emër të mirëqenies tonë, të të gjithë neve, duket se mendojnë më shumë për veten. Në faqen 3
Tiranë

Tirana, ndalesa e madhe e PS

Dje socialistët mbyllën fushatën elektorale Liderët e partisë të bindur në fitoren e sigurt e së dielës Agim Shehu flet me gazetarët "Për incidentet fajtore opozita" TIRANE - "Incidentet e ndodhura gjatë fushatës elektorale janë pasojë e policisë sekrete e cila ka funksionon në emër n Partisë Socialiste" - zëvendës Ministri i Brendshëm dhe drejtori për gjithshëm i policisë, Agim Shehu, duke folur për rolin e policisë gjatë fushatës elektorale, ka akuzuar rëndë opozitën për gjithë incidentet që kanë ndodhur. "Roli i policisë" tha Shehu- "është që të sigurojë qetësinë gjatë fushatës elektorale". Agim Shehu Në faqen 3 Dje në mitingun e PS (foto: H. Pustina) Në faqen 3 Agim Shehu; Dje në mitingun e PS (foto: H. Pustina)
Agim Shehu Arqi Boshnjaku Tiranë

Tërmet mbi valutat

Do ringrihet "superleku"? Dje "dyluftim" i ashpër mes lekut dhe dollarit TIRANE - Në tregun e valutës në Tiranë vazhdojnë lëkundjet e fuqishme në raportet e këmbimit të lekut me monedhat e huaja, e bashkë me to, edhe hutimi, dëshpërimi mbase panikuza në një pjesë të kambistëve. Dollari amerikan është rëzuar dhe ngjitur brenda pak orësh, për të mbetur në fund të ditës së djeshme në kuota më edhe më të ulta se një ditë më parë. Në faqen 7
Tiranë

Bosnja "shkon" në Gjenevë

Mblidhen liderat europianë Zbatimi i Dejtonit i thërret të gjithë me urgjencë SARAJEVE - SHBA-ja, Rusia dhe fuqitë e mëdha europiane do të mblidhen në Gjenevë, më 2 qershor, liderët e Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës, theksuan sot diplomatët perëndimorë. Fuqitë e mëdha, të drejtuara nga sekretari amerikan i Shtetit, Uorren Kristofer, do të shprehin në takim shqetësimin e tyre në lidhje me zbatimin e aspekteve civile të marrëveshjes së Dejtonit dhe do të nxisin liderët ballkanikë që të pajtohen plotësisht me to. Në faqen 2 Presidenti i Serbisë Millosheviç
Millosheviç Sarajeve Gjenevë Serbia Kroacisë Bosnjës

"Këngët e Stinës" ulim siparin: fituese Çelo

Le[d]ina Çelo, fituesja e "Këngët e Stinës" (foto: H. Pustina) TIRANE - Triumfoni i "Sa Valentino". Pas një turi të suksesshëm nëpër gjithë Shqipërinë kënga e dashuruarve mori edhe çmimin e parë dhe të vetëm në "Këngët e Stinës" u duartrokit në spektakolin. Me tekst të Arqi Boshnjakut, kompozim të Luan Zhegut dhe interpretuar nga Ledina Çelo, ajo e kishte të sigurt majën e pentagramit pa u ndërtimit nëpër skenat e qyteteve. Një spektakël që zgjati për dy orë i rresht me këngë, lajme dhe baletove dhe kostumeve, por që kulmoi e arriti atë kari munit[?] e vlerësimit të zgjedhur nga Ledina i imituan këngëtarë të dëgjuar shqiptarë duke u "kapur" me zërin, dhe jo fytyrën. Levizjet pothuaj të njëjlojta, veçse pak ato dhe një mimikë të kënduari e "mbytur" po ato dhe një buzëqeshje përgjëruese, "Këngët e Stinës" mbyllin me sukses siparin Ledina Çelo, fituesja e "Këngët e Stinës" (foto: H. Pustina)
Ledina Çelo Arqi Boshnjaku Luan Zhegu Uorren Kristofer Tiranë Shqipëri

BERAT

Arrest shtëpiak fajdexhiut të dhrahmive Në faqen 5 FIER Zhduket gazetari i "ZP"; ende mister Në faqen 5 KRUJE Mijëra dollarë për "tualetin" e qytetit Në faqen 5
Berat Fier Krujë

Fondacioni për Punësim, Vetpunësim dhe Formim Profesional

I financuar nga Banka Botërore shpall Tenderin për ndërtimin e inkubatorit të biznesit në Tiranë. Ftohen të marrin pjesë të gjitha firmat e ndërtimit të interesuara dhe të pajisura me licencë. Materialet e tenderit të përgatitura mund të sigurohen në Zyrat e Fondacionit për Punësim, Vetpunësim dhe Formim Profesional (në Ministrinë e Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale, Rruga e Kavajës) kundrejt një kërkese me shkrim dhe një pagese prej 5.000 lekësh. Materialet janë të vlefshme duke filluar nga data 24 Maj 1996.
Tiranë Rruga E Kavajës