Gjykata premton shpejtësinë e shqyrtimit
Në Kasacion sërish dosjet
TIRANË - “Gjyqet e politikanëve do të bëhen të gjitha para datës 26 prill, afati kur skadon mundësia e tyre për t’u regjistruar në listat e kandidatëve”. Konfirmimi ka ardhhur dje nga Agim Shkupi, nënkryetari i gjykatës së Kasacionit, ku tashmë një pjesë e madhe e pretendentëve “të djegur” për në parlamentin e ardhshëm kanë depozituar paditë e tyre. Duket se kështu zgjidhet përfundimisht ajo që ishte konsideruar si një çështje e ligjit e linte një afat shqyrtimi Kasacionit deri në 15 ditë dhe rrezikonte që proceset të mund të zhvilloheshin pas ditës së fundit të regjistrimit të kandidatëve.
Në faqen 3
Kasacioni
Kondi e Mihali është Gjenocidit
Nuk ndryshohen akuzat për të tjerët
Die në Gjykatë nisen proceset e mëdha. Duel mes mbrojtjes e akuzës
Flasin dëshmitarët që vuajtën
“Kështu e kaluam jetën në internim”
Nga dëshmitë e sjella në Gjykatën e Tiranës kundër të akuzuarve për internim-dëbimet
TIRANË - “Ishim të internuar në një fshat të Lushnjes. Ishim qindra njerëz dhe dhjetra familje. Jetonim në baraka, bënim punët më të rënda, na urrenin e na përbuznin. Një ditë mësuam se në fshat do të vinte Mehmet Shehu dhe ne vendosëm t’i ankohe-shim.
Në faqen 5
Bllokmenët dje në gjyq
Bllokmenët dje në gjyq (foto: H. Pustina)
TIRANË
Maniaku i fëmijëve: ende frikë pas ikjes
Në faqen 5
GJIROKASTËR
I ndiqte policia: klandestinët në greminë
PD, një javë sulm mbi fshatin
Berisha: “T’i përcjellim mesazhet të qarta”
Mbledhje në selinë qendrore. PD harton strategjinë rurale
Të premten Scalfaro mbërrin në Tiranë
Ftesë nga Presidenti shqiptar
mberrin në Tiranë
TIRANE - Sqarfaro do të vizitojë për herë të dytë Shqipërinë. Të premten - më 19 prill - ai do të jetë për një vizitë zyrtare në Tiranë, duke iu përgjigjur kështu ftesës që Berisha i kishte bërë pas vizitës së tij në Romë në tetor e kaluar. Lajmi i mbërritjes së kreut të shtetit italian në Tiranë është konfirmuar dje zyrtarisht nga një deklaratë e Kuiri-nales.
Në faqen 3
Selia e PD
Komisioni rrëzon Gjinushin: dje përgjigjia për kreun PSD
S’e kalojnë provën e “pastërtisë” dhe 7 të tjerë
Republikanët hartojnë skemat
PR: Ja si do të dalim të tretët
Mbledhje maratonë e Komitetit Drejtues të PR. Të mbledhur dje në zyrën e Godos shtabi drejtues republikan i rishqyrtoi strategjinë më të fundit të partisë pak ditë para se të hidhet në arenën e fushatës. Rishikimi i zonave elektorale dhe i kandidatëve PR, zonat që do ti “falen” LDSH, riorganizimi i sektorit elektoral dhe i propagandës.
Në faqen 3
Gjinushi
Protestojnë avokatët: "S’pranojmë tatimet"
FIER
Në faqen 5
Kthehet paqja në rezervuar
DURRES
Në faqen 5
Ekonomia në tranzicion: Ja shifrat e pesë viteve
Prodhimi i Brendshëm rritet, po jo në nivelin e '90
TIRANE - Rritja ekonomike prej 13,4 përqind e ka vendosur përsëri Shqipërinë ndër vendet e tranzicionit me zhvillim më të shpejtë.
Pohimi tani së fundi i këtij fakti edhe nga Komisioni ekonomik i Kombeve të Bashkuara ka rikthyer në opinion debatin mbi këtë “paradoks” që manifeston vendi më i varfër i Europës. Çdo shifër e rëndësishme ekonomike e lidhur në një ambient të politizuar - aq më tepër në momentin e një fushate elektorale në shpërthim - do të kalojë domosdoshmërisht nëpër filtrat politikë të glorifikimit por dhe të injorimit.
Në faqen 7
Liban, diplomacia kërkon paqe
Nga Bota
Ushtarë izraelitë
Liban, diplomacia kërkon paqe
SHBA harton marrëveshje
Në faqen 2
Finalja UEFA: "Bayern"-"Bordo"
Totofutboll
Gjithçka mbi parashikimet dhe mundësitë e ndeshjeve të Kampionatit Italian të futbollit
Në faqen 6
Aerobia në televizion: specialistët protestojnë
Katedra e gjimnastikës: "Emision amatorësh"
TIRANE - Polemika dhe mosaprovimi në ambientet e aerobisë shqiptare lidhur me emisionin e Tv-së “Aerobia në kushte shtëpie”.
Këtë radhë kritikat kanë ardhur nga specialistë të katedrës së gjimnastikës në U.K.E, dhe pikërisht nga përgjegjësi për aerobi brenda kësaj katedre, dr. Ferdinand Mara.
“Programi i aplikuar në Tv është i një niveli të ulët, në të cilin mungojnë terminologjia e duhur për një emision të specializuar, ka mangësi të theksuara përsa i përket dozimit të ngarkesës, dhe sidomos përsa i përket shpërndarjes së saj sipas grup-moshave të ndryshme e seksit”. Fjalë të ashpra të F. Mares, i cili më pas vazhdon: “Të jepësh një emision të tillë në radhë të parë duhet të jesh një person i specializuar dhe të kesh një licencë të rregullt, në një kohë që emisioni në Tv. zhvillohet mbi baza krejtësisht amatore”. Mjafton të përmendet fakti që sipas udhëzimeve të Tv “për gratë shtatzëna nuk rekomandohet zhvillimi i aerobisë”, kur sipas literaturës shkencore ajo jo vetëm që nuk ndalohet, por këshillohet të zhvillohet deri në muajin e shtatë. Gjithashtu sipas specialistit, F. Mara, për çdo ushtrim është e domosdoshme të bëhet fillimisht, por sidomos përsa i përket moshës të përcaktohet metoda e ushtrimeve. Është domosdoshme këmbëngul Mara, të bëhet matja e pulsit, mënyra me të thjeshtë e matjes së ngarkesës. Të gjitha seancat duhet të bëhen sipas motos: “Të vraposh pa u djersitur”.
Pikërisht kjo i ka mangësi këtë emision për tu bërë sa më klincëor dhe për tu vënë mbi baza sa më të drejta në mënyrë që jo vetëm të jetë e shërbëjë për mësuesit, por edhe edukimin e nxënësve.