Familjarët e të riut Buzi tregojnë për jetën dhe ëndrrat e tij
E jëma: "Donte të ndërtonte një stallë"
Familjarët e të riut Buzi tregojnë për jetën dhe ëndrrat e tij
Ja kush është njeriu bombë
E jëma: "Donte të ndërtonte një stallë"
Sapo ishte kthyer nga Greqia ku kish punuar për disa vjet si emigrant. Atje kish kaluar edhe një sëmundje zemre.
Dëshëronte një kredi prej 2 milion lekësh. Pak orë para "atentatit" i ka thënë familjes: "Do shkoj në Tiranë të marr paratë e manjetofonit"
Në faqen 3
Poshtë majtas familja e Buzit lart djathtas i riu me bombën
Poshtë majtas familja e Buzit lart djathtas i riu me bombën
Sabato merr "Kadarenë"
Dje ceremonia e çmimit ndërkombëtar të letërsisë
TIRANE - Situate mondane, njerëz të veshur mirë, të gjithë të respektueshëm, dhe dramaturgjike e nderime, shumë duartrokitje, aq sa do mbahen mend për disa kohë në Ondrën e Kulturës në Tiranë.
Ata, të
"Tirana" braktis ndeshjen dhe kreun e kampionatit
Gazeta Sport Gazeta Sport
"Tirana" braktis ndeshjen dhe kreun e kampionatit
Bardheblutë protestuan për anulimin e një goli. Të ulur në fushë pësuan të dytin
"Teuta" përsëri në krye. Tre të fundit flijojnë duke shpresuar të qëndrojnë në të parën
Në faqen 9-10
PD sot rizgjedh kryesinë:
Mblidhet këshilli kombëtar i demokratëve
"Kadarene"
TIRANE - Situatë mondane, njerëz të veshur mirë, të gjithë të respektueshëm, dhe duartrokitje e nderime, shumë duartrokitje, aq sa do mbahen mend për disa kohë në Qendrën e Kulturës në Tiranë.
TIRANE - Situatë duartrokitje disa kohë në Qendrën e Kulturës në Tiranë. Ata, “të mëdhenjtë”, dukeshin sikur ishin në një botë tjetër. Sabato, Kadare dhe Kodra, sikur gjithë të mëdhenjtë do të jenë huatur me siguri kur kanë parë aq shumë njerëz në ceremoninë që shënonte një ngjarje të rrallë kulturore. Për herë të parë Shqipëria mbrëmë ka dhënë një çmim ndërkombëtar që i përket letërsisë. Fondacioni “Velija” - sponsor dhe organizues i ceremonisë së mbrëmshme - e ka treguar veten se është i aftë të organizojë ceremoni, të cilat mund t’i kenë zili homologët e tij të nderuar.
“Ky vend më kujton mamanë time, jeni po aq të heshtur dhe po aq të qendrushëm sa edhe ajo”, ka thënë dje Sabato në tinguj e një melodie të njohur të Mendelson-Bertoldit, ndërsa Vebi Velija i dorëzonte çmimin që mban emrin e Kadaresë. Kaq ka mjaftuar për të ngritur në këmbë platenë e mbushur me qindra njerëz. Sabato dukej vërtet i prekur. Një poet, Visar Zhiti, i ka dhuruar pak dhe nga vendi i origjinës së njeriut që ai e duket se nderon më shumë nga Kalabria. Prej këtij ka ardhur e jema e Çmimit Nobel argjentinas. Shkrimtari plak është prekur edhe më, duke preket edhe aq lehtë nga çmimet ndërkombëtare, por që ka lotuar kur ka marrë vesh se një vend i vogël, i ka akorduar atë që ai ka me të shtrenjtë, i ka dhuruar hapësirëshme emrin e një njeriu të tij, më të njohur, Ismail Kadare.
Sabato merr çmimin “Kadare” (foto: H. Pustina)
Fatos Baxhaku
PD sot rizgjedh kryesinë: preferohen emra të rinj
Mblidhet këshilli kombëtar i demokratëve
Dje seleksionimi i fundit
PS: Ja lista jonë për zgjedhje
Komiteti Drejtues i PS, ka “kaluar” në sitën e tij të njëzet kandidatëve për deputetë që kishin kandiduar vetëm 24 orë më parë, një tjetër organ i lartë i partisë. Kryesia e socialistëve. Të 115 kandidatët-përfshirë këtu edhe disa nga figurat më të njohura të PS- kanë mundur që të njëjtën seri “shijen e fitoreve” edhe në këtë etapë të dytë, të përzgjedhjes brenda gjirit të partisë së tyre.
Në faqen 3
Selia e PD
Ja si rekrutoheshin spiunët e Sigurimit
SPECIALE
Ministria e Brendshme
Në faqen 7
LEXUESVE
Për arsye teknike “Gazeta Shqiptare” nuk do të botojë insertin e përjavshëm Gazeta TV. Për këtë arsye sinjali i saj do të jetë si zakonisht 20 lekë. Kërkojmë ndjesë lexuesve
Tre vjet më parë lindte "Gazeta Shqiptare"
ARMAND MERO TIRANË - Tre vjet më parë në këtë gazetë e në një shfaqje në tregun e shtypit. Kështu nisi të dialogojë Gazeta Shqiptare me lexuesit. Që prej asaj dite Gazeta është munduar të jetë një bashkëbisedëtare besnike e ngjarjeve dhe ndryshimeve që kanë shoqëruar vendin. Për çdo post jemi munduar që në faqet tona të tregojmë me saktësi, korrektësi, e ajo që ka më shumë rëndësi, duke pasqyruar të vërtetën për gjithçka: politikën, ekonominë, sportin, kulturën e artin shqiptar. Shumë vështirë nga 22 prilli i tre vjetëve më parë. Gjatë kësaj kohe Gazeta Shqiptare ka pësuar shumë ndryshime: ka shtuar numrin e faqeve me lajme nga Shqipëria, ka rritur numrin e gazetarëve të saj në mënyrë që informacionet të jenë sa më të shumta e sa më afër interesave të lexuesve. Iniciativa e reja me do të ndërmarrim së shpejti, për të futur në faqet e Gazetës elementë dhe struktura të veçanta, rubrika të specializuara, për të përmbushur kështu kërkesat e sa më shumë shtresave lexuesish e veçanërisht të atyre që përbëjnë pjesën më të madhe, rininë. Në prillin e 1993 Gazeta Shqiptare erdhi në tregun shqiptar me dëshirën për të sjellë diçka të re në gazetarinë shqiptare, e cila si çdo gjë në vend, kishte kohë që kishte nisur të rishikohej vetveten e të merrte rrugën e një profesionalizmi të vërtetë. Atëherë, puna nisi shumë thjesht dhe pa pretendime të mëdha, por shumë shpejt e kuptuam se duke këmbëngulur, dhe në radhë të parë, duke patur si objektiv kryesor informacionin, mund të arrinim edhe në Shqipëri një tjetër gazetari, për të cilën ne besojmë se ka ende mijëra rrugë për të bërë. Politikë, kronikë e zezë, sport apo ndonjë fushë tjetër, ne në gjithnjë kemi qenë e jemi veçse fusha e informacionit ka rëndësinë e vet të posaçme. Pikërisht për këtë kolegët që janë angazhuar në këto fusha janë munduar - dhe përqëndrimi e puna s’e tyre mund të jape vetëm lexuesit - që të jenë sa më seriozë e të pasurojnë në punën e tyre. Për ne beteja me partitë ishte një lajm si gjithë të tjerat, ndonëse shumëkush ende e ka të vështirë ta kuptojë këtë. Të vendosur në këtë linjë pamvarësie, sepse besojmë se kështu i shërb... shërbejmë më mirë informacionit dhe zhvillimit të shtypit shqiptar e lirisë së tij, pra dhe vetë demokracisë në vend, ne vazhduam e vazhdojmë të punojmë edhe sot. Për të arritur deri këtu kemi kaluar nëpërmjet një rrugë jo fort të lehtë, sepse ndoqëm një rrugë të pavarur më parë, atë të shtypit të lirë e të pavarur. Pengesa, vështirësi të të gjitha llojeve na kanë rënë mbi shpinë, por qëllimi që i kishim vënë vetes, ne dhe shumë kolegë tanë të gazetave të tjera, na bëri që të vazhdojmë përpara. Dhe kështu do të vazhdojmë të ecim, pa ndryshuar asgjë nga ajo që idealet ynë për të dhënë një informacion të pastër, të lirë e të pavarur. Shumë shpejt ne do të ndërmarrim projekte dhe iniciativa të reja botuese. Rubrika të ndryshme, më shumë lajme dhe informacione nga rrethi e Shqipërisë, nga aspektet sociale të jetës në vend. Ne do të kërkojmë të sjellim gjithmonë diçka më shumë, do të kërkojmë gjithmonë të ndryshojmë Gazetën tonë, për ta bërë bërë atë sa më të dobishme për lexuesit. Por përtej këtyre planeve e projekteve, diçka do të mbetet e paprekur. Ajo për të cilën ne nisëm këtë punë dhe me të cilën jemi të bindur se ndihmojmë vendin tonë të vërtetën.