Socialistët në protestë pa afat. Poli “lirohet” të hënën. Gjinushi: “S’kishim rrugë tjetër”
Opozita e ngujuar në grevë urie
Dje 106 kandidatë të 5 partive në vetëshkryfim
Protestë në ekstrem e partive opozitare për të realizuar kërkesën e tyre mbi zgjedhje të reja në Shqipëri
Në sallat e ngujimit kandidatët për deputetë me libra, cigare, Coca-Cola, dhe me veshje sportive
Në faqen 3
Dje greva e urisë, (sipër) Selia e PSD mbyll portat
(Foto: H. Pustina)
Dje greva e urisë, (sipër) Selia e PSD mbyll portat (Foto: H. Pustina)
Rivotime për 40 zona?
Por data do të vendoset nga Presidenti
Rivotime për 40 zona?
Ankohen 4 parti në Komision
“Ja si jemi manipuluar”. Është ky “shiu” i ankesave që po vërshon në Komisionin qendror elektoral. Janë subjektet elektorale të mbetura në garë që depozitojnë në metër shkaktuar nga manipulimi i votave të elektoratit përkatës. Të arkivuara në dosjet - ankesa të Komisionit, parregullsitë duket se kanë krijuar një klimë të re e cila mund të ndikojë në hartën përfundimtare të zgjedhjeve. Burime brenda komisionit konfirmojnë administrim të ankesave nga PD, PR, PBDNJ, PDK dhe parti të tjera të cenuara gjatë votimit.
Në faqen 5
Komisioni Elektoral
BE: Votime në zonat e ashpra
“Dialog mes forcave politike”
Një deklaratë jep qëndrimin e Europës ndaj zgjedhjeve
Sesioni i Vjenës vendos “Evropa Qendrore” Gjendja e fundit në Shqipëri pas fushatës së tensionuar elektorale, por sidomos pas ngjarjeve të fundit të dhunshme është bërë objekt dhe i politikës së krerëve të Bashkimit Europian. Pardje Italia, në rolin e saj si kryesuese e radhës së Bashkësisë më të fuqishme në “kontinentin e vjetër”, ka lëshuar këtë deklaratë të përbërë nga pesë pika themelore. Në faqen 5
Sistem i ri në drejtësi: krijohen minigjykatat
Do ketë seksione për familjen, pronat...
TIRANË
Melo: “Deklarata e Miços të habit”
Në faqen 3
Protestë e gazetarëve kundër dhunës
Marshim në Tiranë
Në faqen 5
Krijohen minigjykatat
TIRANE - Krijohen minigjykatat në Shqipëri.
Që sot në sistemin e drejtësisë shqiptare, me futjen në fuqi të Kodit të Ri të Procedurës Civile, do të funksionojnë tre seksione, në rolin e gjykatave të veçanta. Problemet e qytetarëve me pushtetin, mosmarrëveshjet me administratën shtetërore, kontraditat mes tregtarëve dhe probleme të ndryshme në gjirin e familjes si divorçet, njohja e atësisë e probleme pasurore, nga dita e sotme nuk do të shqyrtohen më nga gjykatat e rretheve, por nga seksionet e posaçme që do të ngrihen pranë gjykatave të rretheve.
Në faqen 7
Gjykata e Tiranës
Prolog arti në kryeqytet: festë për 1 Qershorin
SPEKTAKEL
Në faqen 7
Besa shmang konfliktin politik
Marrëveshje “burrash” me policinë
KUKES - Institucioni i besës zgjidh dhe problemet politike.
Policia lokale e Kukësit i ka “pranguar” simpatizantët socialistë pikërisht me fjalën e burrave. “Nuk do të dalim në shesh, por do të shpërndahemi qetësisht nëse na lejoni të demonstrojmë në pallatin e kulturës”. Kështu u drejtuan liderët lokalë të PS-së të enjten në mbrëmje forcave të policisë, që një ditë më parë kishin rrethuar dyert e kësaj qendre për të dalë në shesh. Dhe besa e dhënë dhe e pranuar nga të dyja palët e “barrikadës” bëri mrekullinë: socialistët mundën të protestojnë për rezultatin e zgjedhjeve të 26 majit, kurse policia nuk ishte e detyruar që të ndërhynte forcërisht. Kukësi në një mënyrë të tillë i shpëtoi sherrit të një numri qytetesh shqiptare në të cilat ka pasur tension të lartë ndërmjet opozitës dhe forcave të rendit.
Besa e dhënë ka bërë që në Kukës të jenë të tepërt edhe trupat speciale. Ata kishin ardhur në qytet nga Shkodra, që në njoftimin e parë se opozita kishte planifikuar të dalë në shesh. Një funksionar i lartë lokal i policisë ndërmjet perspektivës së një përleshjeje me demonstruesit ka vendosur të “lejojë” kanunin e maleve. “Meqenëse besën e do të shpërndahen qetësisht mbase i demonstrojnë në pallatin e kulturës”. Fillimisht oferta e policisë ishte e vështirë për t’u pranuar sepse një pjesë e socialistëve kërkonin me çdo kusht të dilnin në shesh. Por triumfoi mendimi i liderëve lokalë të PS-së, që kërkuan të shmangin dhe atë një përleshje që në fund të ishte dhe e përgjegjshme. “Ne nuk kemi shije që nga skafat policore dhe as nga qentë e saj”, lideri lokal i PS-së megjithatë amnist pas debalesh pro e kundër të dy besëdishtanët e qytetarëve protesta do të kishte të njëjtin efekt edhe brenda mureve të pallatit të kulturës.
Jo. Ha.
Izraeli sulmon Hezbollahun
Nga Bota
Menjëherë pas zgjedhjeve Izraeli reagoi ndaj Hezbollahut. Natën e së enjtes, ndjekës-bombardues izraelitë kanë ndërmarrë një sulm ajror kundër një pozicioni të Hezbollahut shiit pro-iranian në Libanin e Jugut. Shtatë civilë janë plagosur nga ky bombardim, i dyti që nga armëpushimi i arritur më 27 prill. Katër ushtarake izraelitë, nga të cilët tre janë vrarë gjatë operacionit të ndërmarrë nga Hezbollahu.
Në faqen 2
“Evropa Qendrore”: që dje Shqipëria fiton anëtarësimin
Sesioni i Vjenës vendos
Pas rekomandimeve që dha mbledhja e Varshavës, në tetor të 1995, Nisma e Vendeve të Europës Qendrore pranon si anëtare vendin tonë
Tashmë Shqipëria bëhet pjesë si anëtare e Nismës së Vendeve të Europës Qendrore. Në një sesion dyditor që po vazhdon punimet në Vjenë vendi ynë është pranuar së bashku me katër shtetet e tjera: të Ukrainës, të Rumanisë, Bullgarisë dhe Belorusisë. Kanë qenë vete ministrat e jashtëm të vendeve anëtare që në mënyrë unanime kanë marrë vendimin e anëtarësimit.
Në faqen 5
“Deklarata e Miços të habit”
Në faqen 3
BERAT
Vishen si policë e bëjnë bastisje
Në faqen 7
TIRANE
Koçollari kërkon: “Më hiqni nga burgu”
Në faqen 7
TIRANE
Lihohet lideri socialist i Bulqizës
Në faqen 5
BERAT
Mielli me plumb sulmon sërish
Në faqen 7