08/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 qershor 1996

Sërish zgjedhje: të dielën 17 zona

Rivotim në 16 qershor. Opozita nuk merr pjesë Mbrëmë vonë dekreti i Berishës. Në garë sërish Çela, Melo, Mingomataj... Socialistët: “Do të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”. Duke e rishtruar kërkesën e monitorimit nga amerikanët dhe OSBE, drejtuesit e PS deklaruan se nuk njohin asnjë lloj zgjedhjeje dhe se Komisionin Qendror e konsiderojnë të manipuluar Në të gjitha zonat ku do të rivotohët fituese më 26 Maj kishte qenë Partia Demokratike. Tërheqja e opozitës këtë herë ashtu si dhe në balotazh duket se do t’i japë krahë sërish partive të djathta të Godos, Melos, Ballit e Legalitetit Në faqen 3 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Sot do të nisë sfida angleze

Direkt dhe në TVSH LONDER - Vetëm pak orë dhe EURO ’96 do të hapë siparin e tij. Sot në stadiumin madhështor të Wembley-t, të ashtuquajturin “universitet i futbollit” në orën 15 do të nisë ceremonia e hapjes së tij dhe vetëm një orë më pas do të zbresin në fushë për ndeshjen inauguruese Anglia dhe Zvicëra. Të “çmendur”, të pasionuar dhe violentë. Ka qenë ky imazhi i parë i hooligans anglezë, por që janë identifikuar nga një kompjuter, i quajtur Matriks. Megjithatë nga njëzetetre ndeshje, të cilat do të mblidhen në vendin të ri të Big Ben rreth 25 milion turistë. Një shifër rekord kjo e paraqitur asnjëherë deri tani. Por akoma më të mëdha edhe fitimet e shqerive të shpërndarjes së biletave. Një biletë e zakonshme në këto ditë të nxehta londineze ka arritur deri në 550.000 lireta. Ekspertët parashikojnë rreth 25 milion stë-lina të ardhura nga shitja e biletave. Ndërsa do të transmetohet direkt nga 122 rrjete televizive nga të cilat nuk bën përjashtim as vendi ynë. Por gama e shikimit të tij do të shtrihet në rreth 186 vende të ndryshme të botës. Televizioni shqiptar do të transmetojë direkt të gjitha ndeshjet dhe njëkohësisht pas tyre do të ketë edhe komente nga specialistë të futbollit. një ore Anglia dhe Zvicra. Të “çmendur”, pijanecë Matriks. Megjithatë nga Britania lajmet janë qetësuese. Janë marrë të gjitha masat që të mos ndodhë asgjë. Gjatë njëzetedy ditëve të magjishme britanike do të luhen gjithsej tri-

“Ja pse zhduken dosjet në SHIK”

Koçollari: “Është praktikë e punës” Ish-drejtuesi: “Eliminohen ato që s’duhet të ruhen më” Dokumentat që betar, Iraki Koçollari, zhdukesin ishin në praktikën e SHIK-ut, ashtu sikundër veprohet edhe sot. Eliminohen ato lloj dokumentash që nuk duhet të ruhen më – ish sheshi i Shërbimit Informativ Kom- betar, Iraki Koçollari, është mbrojtur kështu dje në gjykatë para akuzave të pokurorisë për asgjësimin e dokumentave sekrete të Ministrisë së Brendshme dhe SHIK-ut. Në faqen 5

Policia, sulm

Berat, blic në fshatra

Opozita në shesh Ministria “Mos”

Socialistët këmbëngulin Pas Brukselit Poli: “Do vazhdojmë Opozita do të “mesyjë” sërish sot kryeqytetin shqiptar. Kanë qenë krerët e së majtës që tri ditë më parë përpunuan skemat mbi “pushtimin” e tij. “Së bashku por paqësisht”. Në faqen 3

Policia, sulm kundër drogës

Berat, blic në fshatra . Policia, sulm kundër drogës. Bimët narkotike “bashkojnë” policinë e Beratit. Ajo e ka zbuluar bimën e “mallkuar” deri në vazhdualesh e në ndarjet e mureve në shtëpitë e pambaruara. Aksione të shumta të policisë kundër Cannabis Sativa kanë sjellë sekuestrime të shumta të bimës dhe asgjësim të plotë të saj. Forcat e policisë kanë kryer kontrolle të paktën në dhjetë komunat e rrethit të Beratit. Në faqen 5

Poli: "Do vazhdojmë protestat"

Pas Brukselit . Poli: "Do vazhdojmë protestat". Nga Brukseli në mbledhje në Tiranë, liderët e Polit të Qendrës, Ceka e Gjinushi, informojnë kryesitë e tyre për turin evropian. Njohja me bi-sedimet “shumë intensive dhe pozitive” dhe përcaktimi i hapave që do të hidhen të nesërmen drejt synimit për të ripërsëritur zgjedhjet e përgjithshme; komunikimi me autoritetet evropiane dhe me tej, ndërgjegjësimi i tyre për atë çka ka ndodhur realisht në 26 maj. Në faqen 3

Karkaleci mësy n Durrësin

Janë 7200 hektarë të infektuar DURRËS- Karkalecat sulmojnë Durrësin. Tashmë është përcaktuar edhe numri i saktë i hektarëve tokë që janë infektuar nga insekti i dëmshëm: janë plot 7200. Me ardhjen e verës tashmë dëmet e tij ndihen pothuaj në të gjithë vendin, ndërkohë që dhe masat për ta luftuar ka pak kohë që kanë nisur. “Në rrethin e Durrësit numërohen 3800 hektarë tokë që mund të klasifikohen si të infektuar mjaft rëndë” thotë për Gazetën Shqiptare Abdy[l?] Sula, specialist i Mbrojtjes së Bimëve - dhe pikërisht dendësia është 10 karkalecë për metër katror. Kjo kryesisht është konstatuar në tokat djerrë të zonës së Ish-Ndërmarrjes Bujqësore Sukthit, Vrinit e Borçit. Kurse për 3500 hektarët e tjerë mund të thuhet se janë më nje infeksion të mesëm”. Sipas Sules, larvat e para të karkalecave janë zbuluar më 25 prill nëpër tokat djerrë. Meqë ato janë të papunume dhe pa asnjë k-

Karkaleci mësy n Durrësin

Janë 7200 hektarë të infektuar mikat, janë më të favorshmet për të rritur larvat e insektit, ndërsa tokat e punuara me traktor shumë prej tyre shkaterrohen pa u rritur mirë. Vetëm pak kohë më parë qeveria dha 8 mijë dollarë për të luftuar larvat kundër karkalecave, një fushatë intensive që parashikohet të vazhdojë për 12 muaj me radhë. Po dje janë vendosur në arëken e rrethit të Durrësit dhe 1100 dollarë të tjera që do të shpenzohen kryesisht për terrenet më të dëmtuara. Gjithashtu në të gjitha fshatrat janë shpërndarë fletëpalosje për të sensibilizuar njerëzit për rrezikun e insektit. ar.ko.

Koçollari dhe Hysi

Nga protesta e socialistëve

Superfinale kryqi

Në faqen 6

Londra, nga Beatles tek Ledi Diana

. Masa të repta sigurimi nga “Inteligence Service”. Në faqen 7

Masakër tregtarit në Mal të Zi

SHKODER . Masakër tregtarit në Mal të Zi. Në faqen 5

Parcelë droge në shtëpi

FIER . Parcelë droge në shtëpi. Në faqen 5

“Guidë me Hoxhën s’është faj lirohem”

TIRANE . “Guidë me Hoxhën s’është faj lirohem”. Në faqen 5

Lindja tani më pranë NATO-s

Nga Bota. Lindja tani më pranë NATO-s. Në Poloni nëntë presidentët për iniciativën e Europës Qëndrore. Në faqen 2 Presidentët dje në Poloni (foto: REUTERS)

Zvicëran, 47 vjeç, me paraqitje e gjendje të mirë ekonomike. Kërkoj për t'u martuar me një vajzë të të 25 - 35 vjeçe, të dije gjuhën gjermane ose frënge ose angleze. Të jetë nga një familje e mirë. Të interesuarat të dërgojnë një foto dhe të shkruajnë në adresën: Herrn. N. Andouni, 147 Rue De Lausanne, 1202 Genève, Zvicër