16/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 qershor 1996

Sot e dielë e tretë e votimeve në Shqipëri

Opozita refuzon: “Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje” Në 17 zona elektorale krahas partive parlamentare do konkurrojnë edhe më të vegjilit e politikës Sot një pjesë e shqiptarëve do t’i drejtohen qendrave të votimit për të tretën herë në më pak se një muaj kohë. Por nga 300 mijë votuesit e regjistruar në listat e 17 zonave elektorale, duket do të jenë më të pakët ata që do të hedhin votën në kuti. Dhe krahas vapës që po shtrëngon shumë këto ditë, është dhe bojkotimi i zgjedhjeve nga një numër partish të rëndësishme të opozitës - ndër të cilat PS, PAD dhe PSD - që e bësohet se do të shkaktojë erozion në numrin e pjesëmarrësve në votime. Ndërkaq konkuruesit e tjerë janë vendosur në start. Drejtues të PD - parti në pushtet - kanë deklaruar përseri ven- dosmërinë për të fituar në të gjitha zonat. Por me nota mjaft optimiste veçanërisht për zonat e zgjedhjeve në disa rrethe - janë shprehur edhe në selinë e Partisë Republikane. Tërheqja e një pjese të opozitës, duket i ka krijuar shpresa të mëdha për tu ulur në Parlamentin e ardhshëm edhe më të vegjël të politikës PBDNJ, “Ballit Kombëtar” dhe “Lëvizjes së Legalitetit”. KUSHTETUESJA “Zgjedhjet e reja janë në rregull” Në faqen 3 Nga votimet e 26 Majit

BERAT

Vritet babai para të birit Në faqen 8

ELBASAN

Plagoset

PESHKAQENET VIJNE NE VLORE

Peshkaqenët e gjetur ditët e fundit në bregdetin e Vlorës VLORE - Peshkaqenët mbërrijnë edhe në Vlorë. Dy speciet e frikshme të thellësive të oqeanit kishin mbërritur të ngordhur deri në bregun e Ujit të Ftohtë. Ata u nxorrën të enjtën në mëngjes nga disa fëmijë që po laheshin në det. Dy peshkaqenët - njëri prej tyre ishte gjigant - e kishin barkun të çarë dhe mendohesh se fillimisht kanë rënë në rrjetat e ndonje anijeje peshkimi dhe pastaj, pasi janë vrarë, janë hedhur sërish në det. Në breg ata janë nxjerrë - të paktën kështu thonë peshkatarët - nga rrymat e fuqishme të ujit. Dy “mbretërit” e nëndetit janë dalluar fillimisht nga një grup fëmijësh që po notonin pranë bregut. Kurioziteti i shtyu ata t’u afrohen “peshkaqenëve” të mëdhenj dhe t’i nxjerrin në breg pa ditur se çfarë janë. Dhëmbët frikshëm të tyre i bënë të besojnë se ishin përpara të papriturës: peshkaqenet. Një turmë e madhe kuriozësh u mblodh në çast dhe peshkatarët shuan çdo dyshim të mundshëm. Dy peshkaqenët-njëri dy metra dhe tjetri 1.2 metra i gjatë- ishin të llojit egërsirë që është tepër i rrezikshëm edhe për njeriun. Ekzemplarët e dalë në bregun e Vlorës jetojnë në thellësi të madhe. Pamja e tyre ishte e frikshme: shpina ishte në ngjyrë gri, kurse pjesa e barkut ishte e bardhë. Fletët e notimit ishin të mëdha e të fuqishme. Një veçanti tjetër ishte dhe arsyja që i shtyu fëmijët ta braktisnin shpejt “lodrën” e tyre dhe t’i hidhnin sërish peshkaqenët në ujë: trupat e tyre kundërmonin erë të rëndë amoniaku. Përveç kuriozitetit dalja e peshkaqenëve shkaktoi panik tek pushuesit e shumtë në plazhin e Vlorës. Peshkaqen i zënë në bregdetin e Vlorës

Rusia në ankth: sot zgjedhjet

Një armatë votuesish: 106 milionë REPORTAZH / Mes shpresave dhe zhgënjimeve të rusëve Nga të dërguarit tanë në Moskë: Armand Mero, Doriana Lika Udhëtim në Moskën e pragzgjedhjeve. Qetësi e pazakontë, policë të shtuar dhe manifeste elektorale. Ja klima që sundon në shtetin më të madh të Botës, vetëm disa orë para zgjedhjeve “të shekullit”. Sondazhet e fundit nxjerrin fitues presidentin aktual Jelcin, por nuk përjashtohen edhe surprizat. Një manifest i rrëzuar i Jelcinit (Foto: REUTERS)

Për Jelcin golat në Wembley

Rusët MOSKË - Shida politike mes Jelcinit dhe Zhuganovit mund të zgjidhet edhe nga futbolli? Rezultati i ndeshjes së sotme mes kombëtares ruse dhe asaj gjermane rrezikon të transformohet në një ndikues të fuqishëm në votime presidenciale. Të këtij mendimi janë shumë politologë të cilët këtë herë, shohin në fushën e gjelbër angleze, fatin e vendit të tyre. Një humbje e kombëtares mund të kthehej në një metaforë të rrezikshme për Jelcinin i cili “as në futboll nuk arrin të tregojë shkëlqimin dhe forcën ruse, por e ka ulur atë përpara Europës”. Për përkrahësit e Zhuganovit dhe të gjithë atyre që e ndoshta “qajnë” shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, kjo mund të jetë një armë me efekt të shpejtë duke filluar nga ora 18.00 (ora 20.00 kur ndeshja ka përfunduar) kur qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur edhe për gjashtë orë të tjera. Në rast të një fitoreje të kombëtares, gjithçka do të mbështetë mbështetet atë që Jelcini ka bërë deri tani si dhe tendencat tij të stilit perëndimor. Kështu për ndoshta për herë të parë në historinë e politikës, edhe një ndeshje futbolli në dukje aq larg lojrave të pushteteve, ka shumë të ngjarë të ndikojë në fatin e një vendi. Vetë trajneri ka deklaruar se do të votojë për Jelcinin. Por mesa duket, më shumë se vota e tij, për presidentin aktual do të kenë shumë rëndësi golat që duhet të bëjë ekipi si dhe rezultati përfundimtar i takimit. Një fitore në Angli për një fitore në Rusi? ar.me.

Triumf i anglezëve në derbyn e madh britanik

EURO ’96 / Francezët barazojnë me Spanjën Anglezet kanë triumfuar në derbyn britanik dhe tani një këmbë e kanë në çerekfinale. Përsëri protagonisti Alan Shearer dhe Gascoigne që ka shënuar një gol të madh. Barazim në derbyn tjetër atë të Pireneve, midis Francës dhe Spanjës. Ca- Pireneive, midis Frances dhe Spanjës. Cameroon ka shpëtuar Clementen nga një eliminim i parakohshëm. Përgatitjet të etshme të Gjermanisë, për ndeshjen me rusët. Vogst: “Një fitore na siguron kalimin e turit. Klinsman një sigurim me shumë për skuadrën”. Italia akuzon Sacchin. “Ai ka qënë shkaktari i humbjes ‘surprizë’ me Çekinë. Një skuadër që luan shkëlqyeshëm me Rusinë nuk duhet të prekë”. Rusët në këmbë në ndeshjen me Gjermaninë, ndeshja tjetrën tek votimet. E gjithë skuadra është shprehur pro Jelcinit. Në faqet 5-6

Peshkaqenët e gjetur ditët e fundit në bregdetin e Vlorës

LEXUESVE

Për arsye teknike sot nuk do t’i paraqitet lexuesit edicioni i “Gazetës TV”. Duke i kërkuar ndjesë të gjithë lexuesve tanë, njëkohësisht duke shpresuar se raste të tilla nuk do të përsëriten më, i kujtojmë të gjithë shitësve dhe lexuesve, se gazeta i gazetës do të jetë po aq sa në ditët e zakonshme të javës, pra 20 lekë.

Divorcet: kjo "plagë" e re e kohëve tona

SPECIALE Divorcet: kjo "plagë" e re e kohëve tona Shifra, shkqaqe, rrëfime, komente mbi ndarjet e kohëve të fundit. Në faqen 7

Që nesër program mëngjez-or i TVSH

SPEKTAKEL Që nesër program mëngjez-or i TVSH Një udhë në një çel i spektakli. Do nisë që në 8.30 Në faqen 4