21/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 qershor 1996

Europa: “Zgjedhjet të bëhen nga e para”

Mbrëmë në Strasburg rezoluta e europarlamentarëve TIRANË - Parlamenti Europian dhe OSBE-ja më në fund e kanë thënë fjalën e tyre të fundit: zgjedhjet në Shqipëri duhet të përsëriten. Dje - ndoshta ta rastësisht në të njëjtën ditë - dy organizmat e fuqishëm janë prononcuar sipas mënyrës së tyre. Në një debat të gjatë në Strasburg, selia në Europ Parlamentit, është folur edhe për zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri dhe për problemet që pasuan. Pas kësaj grupi i deputetëve të majtë të Europarlamentit ka kërkuar të miratojë një rezolutë në të cilën kërkohej pikërisht përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Të djathtët kanë kundërshtuar, por më pas ka ardhur votimi, rezultati i të cilit ka qenë 100 me 70 në favor të rezolutës që dënon zgjedhjet shqiptare. Po dje mbasdite në Vjenë, ka folur për ngjarjet shqiptare edhe Cotti, kryetar i radhës i OSBE-së dhe MINistër i Jashtëm i Federatës Helvetike. Cotti është shprehur se organizata e tij sipas të gjitha gjasave do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, për shkak të dhunës dhe vërejtjeve të rënda në verifikimin e 26 majit. Zvicerani ndërkaq ka shtuar se OSBE-ja nuk mund të ndërmarrë asnjë sanksion ndaj Shqipërisë në rast se kjo e fundit nuk i pranon propozimet që vijnë prej organizatës së tij të njohur. Në faqen 3 Strasburgu sipër gjatë votimeve në zgjedhjet e fundit

Italia: në Shqipëri të ruhet ekuilibri

Debat në Parlament për zgjedhjet ROME - Çështja e zgjedhjeve parlamentare shqiptare ka mbërritur deri në Parlamentin Italian. Dje ka shpjeguar para deputetëve qëndrimin zyrtar italian vetë Zëvendësministri i Jashtëm, Rino Serri. Sipas tij edhe Italia është në dijeni të shkeljeve dhe të parregullsive të verifikuara më 26 maj, por Italia preferon të përsërisë miqësinë e saj ndaj Shqipërisë zyrtare, për sa kohë që situata në rajon kërkon që të ruhen ekuilibrat ekzistues. Në faqen 3 Roma

Ndërroni pasaportat: të kuqet nuk vlejnë

TIRANE - “Data 31 gusht do të jetë afati i fundit i përdorimit të pasaportave të kuqe”. Kështu është njoftuar të enjten e kaluar edhe nga Ministria e Brendshme. “Pas kësaj date - sqarohet - çdo pasaportë e lëshuar shtetit apo edhe si mjet identifikimi do të shërbejë vetëm pasaporta e re ngjyrë vishnje”. Kështu pra pas një periudhe “bashkëjetese” të dy pasaportave - të re dhe të vjetër - dikasteri vendosi përfundimisht jetagjatesinë e të parës. Që nga marsi i vitit të kaluar - muaj që u hoqën nga qarkullim pasaportat e reja - afati përdorimit të atyre ekzistuese është shtyrë disa herë nga Rendi. Megjithatë - sipas funksionarëve të lartë të policisë... Përdorimi i të dyjave është bërë për të amortizuar fluksin e madh të kërkesave të mundshme pranë komisariateve, dhe bëhet fjalë për një periudhë prej gati një viti e gjysmë. Por në të njëjtën kohë sigurohet se janë marrë të gjitha masat që të përballohen të gjitha kërkesat për pajisjen e shqiptarëve me pasaportat e reja: angazhimi total me dy turne të punonjësve të sektorit të pasaportave, si dhe shkurtimin e afatit të dhënies së tyre nga 15 në 10 ditë. Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme është sqaruar se të gjitha ato që kanë viza të ndryshme për jashtë shtetit në pasaportat e modelit të vjetër, do të mund t’i shfrytëzojnë këto viza deri në fund të vitit 1996, ose edhe përpara këtij afati nëse viza mbaron më parë. Ndërkohë lajmërohen të gjithë shtetasit se cilësia e fletëve të pasaportave është e shtrirë dhe pas fundit të vitit viza duhet të transferohet në pasaportat e reja. Komisariatet japin shtiften e pasaportave të leshëluara deri tani: 400 mijë. Karakteristika kryesore e “ngjyrës vishnje” është elementi i sigurisë shumë më i lartë në vërtetim falsifikimin, dhe natyrisht që ka një paraqitje më të rregullt... PASAPORTE PASSPORT

Deficiti: 6 miliard në tre muaj

TIRANE Në faqen 7 VLORE Grabītje VLORË GrabItje me maska në mesditë Në faqen 5 FIER Bukë me mashtrim: nën peshë Në faqen 5

Gjykatësit japin tre burgime përjetë

INTERNIMET DJE VENDIMI INTERNIMET DJE VENDIMI Gjykatësit japin tre burgime përjetë Asllani, Mura e Cani dëgjojnë vendimin Drejtesia ndeshkon perseri ish udheheqesit e lartë për internimet. Dy gjykatësit kanë dënuar tre ish-drejtues me burgim të përjetshëm, Foto Çamin, Prokop Murrën dhe Muho Asllanin. Në faqen 5

Alarm bombe në konsullatën greke

Gjirokastër, policia e xhenierët rrethojnë selinë, por gjithçka ishte e rreme Alarm bombe në konsullatën greke Një telefonatë misterioze paralajmëron nga Athina GJIROKASTER - “Në konsullatë është vendosur një bombë. Ajo do të shpërthejë në orën 14.30”. Telefonata misterioze nga Greqia ngre në alarm gjithë qytetin. Komisariati i Gji-

Një telefonatë misterioze për një bombë

GJIROKASTER - “Në konsullatë është vendosur një bombë. Ajo do të shpërthejë në orën 14.30”. GJIROKASTER - në orën 14.30”. Telefonata misterioze nga Greqia ngrë në alarm gjithë qytetin. Komisariati i Gjirokastrës, por dhe forca speciale, për orë të tëra rrethojnë dhe kontrollojnë gjithë zonën, por fatmirësisht paralajmërimi ishte i rremë. Konsulli grek shprehet përpara gazetarëve se nuk është i nevojshëm paniku. Në faqen 5 Gjirokastër

Jelcini shmang një grusht shteti

Nga bota MOSKE - “Dukej se gjithçka do të shtyhej por nuk ka ndodhur ashtu me turnin dy të zgjedhjeve presidenciale në Rusi”. Kështu ka deklaruar dje një ndihmës i Presidentit rus, Boris Jelcin i cili ka deklaruar se një grusht shteti i fuqishëm është shmangur për fat të mirë. Grushti i shtetit i njoftuar nga ndihmësi i Jelcinit është pasuar me largimin nga puna prej tre drejtuesve nga ana e Jelcinit e tre funksionarëve të lartë. Duket se Presidenti vendit e ka situatën nën kontroll sidomos pas lëvizjes së fundit me karakter elektoral të vendosjes së Lebedit në postin e kryetarit të këshillit të sigurimit të vendit. Pikërisht aleancën që menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve Jelcini ka bërë me kandidatin e dytë i treti të dielen shumë analistë e vlerësojnë si një lëvizje që ia ka afruar Presidentit aktual fitoren në turin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohet të mërkurën më 3 korrik. Në faqen 2

Itali-Gjermani, 150 mijë USD baste

EURO ’96 Itali-Gjermani, 150 mijë USD baste Shifër rekord në Tiranë për ndeshjen e të mërkurës TIRANË - “I dhuruari i futbollit”. Kanë dhuruar, por më në fund kanë fituar fitozet gjermanë, apo më mirë ata që kanë vënë bast për skuadrën e Berti Vogts. Megjithëse skuadra e tyre nuk ka fituar bastet përsëri kanë qenë në favor të tyre. Por me të fituar kanë dalë ata që kanë qëndruar në mes, pra me barazimin. Edhe pse book makers anglezë e kanë dhënë rezultatin 0-0 më probabël përsëri ata që kanë marrë kanë fituar dyfish. Këto nisur se barazimi bëri shifrën në mbarë botën në Tiranë për ndeshjen Itali-Gjermani, për në orën e fundit. Këto ndryshuan pamje. Nga fitore për bote, “italianët” kanë fituar barazimin në kusht që gjermanët e venë me shumë. Mbas më shumë nuk ka dashur të deklarojë, sipas atyre që janë në krye, sepse një nga ndëshjet që ka arritur të luajë në Tiranë ka arritur të grumbullohet që në ndeshjen e parë. Natyrisht, nëse për çdo përpjekje livizin në për çdo për ta kapur bastet në fund, duke shënuar se për ngjarjen e ndeshjes, edhe nëse po paguajnë më, kanë bastet e ndeshjes edhe ai i para të eurofund. Këto vetëm për ndjenjën që s’janë në ndeshjen e dytë. Shqipëria për të cilën është e fituar dhe Gjermanisë shumë totale e parave të vëna bast kanë arritur 150.000 dollarë. Nga Shqipëria në Angli. Fala për një pjesë gjigande si numri i tyre që kanë vënë bastet e ndeshjes dhe ai i para të gjakulluarëve është i madh. Kështu vetëm për ndeshjen e parë, me ndeshjen midis Italisë dhe Gjermanisë shuma Nga Shqipëria në Angli. Sipas statistikave, në grupin kanë zhvilluar dhe rezultatet e basteve. Kështu kualifikimi në gjysmëfinale ishte kuotuar 8:1, ndryshe 1 Spanjës 4:1, Franca 5:4, Holanda 2:1, Gjermania 4:1, Kroacia 6:1, Portugalia të barabartë, Çekia 13:5, përballë kolumbianëve Shërerar 13, Klinsmann 5:2.

Sacchi nën akuzë: eliminoni Italinë

“Por luajtëm mirë” Sacchi me shpulla për murri. I gjithë shtypi kundër tij, “Arrigo më mirë të dorëheqjen”. Por ai është kundërpërgjigjur: Kam një kontratë, e cila me lidh me skuadrën për përfaqësuese edhe për dy vjet të tjera, e unë kam ndërmend ta respektoj atë”. Gëzim dhe “keqardhje” gjermanë për eliminimin e Italisë. Klinsmann: “Më vjen keq, sinqerisht më vjen shumë keq, por ne bëmë vetëm detyrën”. Në faqen 8

Asllani, Mura e Cani dëgjojnë vendimin

Jelcini shmang...

Nga bota

Gazeta Treg

Në faqen 6