26/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 qershor 1996

KE: “Le të dialogojnë partitë”

Sot vota: “Hije mbi zgjedhjet, Parlamenti O.K.” Asambleja europiane formulon dokumentin mbi debatin elektoral në Shqipëri Nga Strasburgu i dërguari ynë REZEAR XHAXHIU Pas shumë diskutimesh më në fund është vendosur “skeleti i dokumentit mbi të cilin do të bazohet qëndrimi i ardhshëm i Europës mbi zgjedhjet shumë të diskutuara në Shqipëri. “Jo më zgjedhje parlamentare në Shqipëri, por kujdes demokracinë”, paralajmërimi europian ka dalë dje i formuluar kështu nga zyrat qendrore të Këshillit të Europës. Ka qenë një projekt-rezolutë prej shtatë pikash që përben dhe qëndrimin më të fundt të piramidës europiane për zgjedhjet shqiptare dhe klimën politike të paszgjedhjeve. Fati i dokumentit europian do të vendoset sot pasdite nga vota e anëtarëve të Asamblesë. “Jemi të kënaqur nga rezoluta, thelbi i së cilës kërkon zgjedhje të reja”, e ka komentuar kështu Neritan Ceka, lideri i Aleancës Demokratike, skeletin e parë të rezolutës që pritet të votohet sot. Për çudi ka optimizëm edhe në rastin e demokratëve. “Elementi më i rëndësishëm është shpallja e zgjedhjeve si të ligjshme -ka thënë dje Tritan Shehu, pasi të cilit “Europa ka konverguar në të njejtat pika si me qëndrimin tonë, domethënë zgjedhje të ligjshme, por me pak çrregullime”. Në faqen 3

Akullore me rrezik: përfundojnë në spital 45 të helmuar

Shkaku: “Vezë e qumësht i skaduar?” Akullore me helm në Tiranë. Pardje dhjetra qytetarë kanë përfunduar në spital si pasojë e akulloreve të helmuara. Ka qenë një pikë prodhimi dhe shitjeje në sheshin “Avni Rustemi” që ka bërë që qytetarët të dynden në spitale. Rreth 45 vetë janë mjekuar dhe shtruar në spitalin infektiv të Tiranës. Vetëm gjysëm ore pasi kishin ngrënë akulloret ata kishin filluar të ndienin shqetësimet. Por cili ka qenë shkaku i helmimit të akulloreve? Prodhues të tjerë, dje në Tiranë, kanë shpjeguar se shkaku më i mundshëm është përdorimi i qumështit të skaduar dhe vezëve të prishur për prodhimin e akulloreve. Ndërkohë po dje autoritetet e pushtetit lokal dhe drejtorisë së higjenës në Tiranë kanë urdhëruar dhe mbylljen e dyqanit ku ishin prodhuar e shitur akulloret e rrezikshme. Në faqen 5

Fajdja në gjyq: ku janë paratë?

TIRANË Në faqen 5

SHBA: “Zgjidhje me mjete paqësore”

“Bashkëpunim me përpjekje të sinqerta” Zëvendëssekretari Amerikan i shkruan liderit të PAD, Ceka “ Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për një zgjidhje me mjete politike paqësore”. Janë këto disa nga fjalët e letrës që, Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, për marrëdhëniet me Europën dhe Kanadanë, Xhon Kornblum, i ka dërguar liderit të partisë Aleanca Demokratike, Neritan

Sot do zbulohen finalistët

EURO '96 Sot luhen gjysmëfinalet e EURO 96. Në Wembley sfida tradicionale Angli-Gjermani, që ndoshta vlen sa një finale. Gjermanët nuk do të kenë në formacion Bobiç, për humbja më e madhe e tyre është dëmtimi i Klinsmann-it. Preokupim në kampin anglez për Gascoigne, ndërkohë që të gatshëm janë Platt dhe Ince. Çeket ëndërrojnë një finale, dhe kanë nxjerrë në skenë yllin e ri Poborsky. Pas eliminimit të Portugalisë kanë patur vetëm një dëshirë: Një natë mes seksit dhe birrës. Presidenti federal çeke: “Fitore, hajdeni në Angli, biletat ua paguaj unë” Në faqen 6

Vë peng makinën por humbet bastin

Gjirokastër, zi e hare për tifozët GJIROKASTËR - Tifozët e futbollit janë gati të lënë çdo gjë për skuadrat e tyre. Kampionati europian i futbollit po shënon kuota marramendëse në vënien e basteve edhe në Gjirokastër. Makina luksë, prodhime

FIER — Rrahu të motrën: ndalohet

FIER Rrahu të motrën: ndalohet Në faqen 5

VLORE — Prishen ndërtime pa leje

VLORE Prishen ndërtime pa leje Në faqen 5

SHKODER — Krisma e gjak në komisariat

SHKODER Krisma e gjak në komisariat Në faqen 5

“Bashkëpunim me përpjekje të sinqerta”

Demokratike, Neritan Ceka. Letra e mbërritur dje në selinë e liberal demokratëve, ka bërë një “Curriculum” të të gjitha deklaratave, me anë të cilave Departamenti i Shtetit, ka analizuar situatën postzgjedhore në Shqipëri. Madje, në letrën e tij - drejtuar Cekës - zyrtari i lartë amerikan, nuk ka nguruar që t’i kërkojë kësaj partie që “të bashkëpunojë me përpjekje të sinqerta për të hetuar dhe korrektuar procesin elektoral në Shqipëri”. Në faqen 3

për ndeshjen

GJIROKASTER - Tifozët e futbollit janë gati të lënë çdo gjë për skuadrat e tyre. GJIROKASTER - peng kuota marramendëse në venien e basteve edhe në Gjirokastër. Makina luksoze, prodhime të vitit të fundit, por dhe mijëra dollarë pas 90 minutave të ndeshjeve ndërrone pronar. Më luf[t]arake adhuruesit e skuadrës së ke kalterve, tashmë skuallifikuar nga gara për titull. Në mungesë të italianëve ata përgatisht preferojnë skuadrat kundërshtare të atyre që e ndëshkuan atë. Mblidhen së bashku në të njëjtin lokal dhe ndjekin ndeshjet në grup. Para fishkëllimës së arbitrit aktojnë “pozicionet” dhe në fërshëllimën e fundit bëjnë likuidimin. “Për ne do të mendojë Portugalia dhe pendia”, nën këtë pamullë një tifoz i të kalterve nuk hezitoi t’ui vërë peng këmbëve futbollistëve portugezë veturën e tij “Opel”, prodhim i ’96, kundrejt një Benz-i të të njëjtit vit. Pas kualifikimit të çekëve i humburi dorezon çelësat e makinës dhe ngushullohet me parrullën tjetër: për ne do të mendojë pendia. Al.Pe.

Kasacion, shpërndahet Departamenti Ligjshmërisë

Në Gjykatën e Kasacionit nuk ka mbrojtje ligjshmërie. Dje kryetari i kësaj gjykate ka shpërndarë Departamentin e Ligjshmërisë. Ndryshimet e reja janë të parashikuara nga Kodi i Ri i Procedurës Civile, i cili ka hyrë në fuqi më 1 gusht të këtij viti. Ndryshimet kishin nisur që në gusht të vitit të kaluar kur Kodi i Ri Civil kishte hequr mbrojtjen e ligjshmërisë për të dënuarit për vepra penale. Deri tani Përgjithmi i Kasacionit është mbledhur vetëm për të shqyrtuar kërkesat për mbrojtje që lidhen me çështjet civile. Por tashmë Kodi Civil nuk e parashikon këtë. Për këtë arsye kryetari i Kasacionit Avni Huna ka shpërndarë Departamentin e Ligjshmërisë. Ai ka shkarkuar të gjithë punonjësit e këtij departamenti, të cilët do të sistemuar në sektorë të tjerë brenda gjykatës dhe për të tretë që ka sqaruar se do të kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të sistemuar në punë. Në faqen 3 Gjykata e Kasacionit

Në urbanë, çimçakizë dhe jo kusur

Fatorinot emetojnë një “kartmonedhë” origjinale Në urbanë, çimçakizë dhe jo kusur Një “Brooklyn” në vend të tre lekësh DURRËS - Çimçakiza në vend të restot në autobuzat urbanë. Fatorinot durrsakë kanë gjetur një zgjidhje origjinale për të zëvendësuar kartmonedhën e prerjes 3 lekë që mungon në qarkullim. Për çdo lëvizje me urban, për dhjetë lekë të qytetarëve fatorinot kanë një çimçakizë të markës “Brooklyn”. Përveç kuletës tradicionale prej cope që mbajnë dikur, tashmë çimçakizat e reja janë të ndërtuara dhe ngjiten te çelësi mbanin dhe një dhjetë cope çimçakiza. Këto ua mbajnë, ndalin autobuzin dhe blejnë sërish për t’i shitur me pas në autobuz. Ndodh rrallë që qytetari të mos e pranojë reston në “natyrë”, por në rast se hasin pakon e vogël dhe fillojnë të protestojnë. Kjo është një reklamë origjinale e “insek[u]nar” çdo ditë në urbanet e Durrësit, sidomos në ditë e nxehta kur dhe fluksi i njerëzve është më i madh shezako-nisht. Autobuzat kundërmojnë aromën dhe shijën zgjedhur amerikane. Por edhe qytetarët veprojnë pak a shumë njëlloj. Në vend të shik-të lekëve që kushton bileta ka prej tyre që afrojnë fatorinos dy çimçakiza ose një të tillë dhe 5 lekë. “Çimçakizat i blej me shumicë dhe në këtë mënyrë punëtorët fitojnë duke me tepër”, thotë një fatorino në linjën e plazhit. Ajo vazhdon të shtyhet me dhjetësat e njerëzve që e shumë dhe ndërsa kërkon pajisjen e qytetarëve me biletën për të udhëdhur dhe nervozuar reklamën e njohur “Brooklyn”, freskuar e puthur. Artur Konomi Wrigley's Orbit Wrigley's ORbit BROOKLYN KAUÇUK REFRESH THE ENVIRONMENT

BILANCI I PAGESAVE

Llogaritë e shtetit me botën Banka e Shqipërisë ka publikuar shifrat e bilancit të pagesave të vitit në vazhdim. Dhe janë 16 milionë dollarë që kanë rënduar deficitin korrent. Të ardhurat nga emigracioni po pakësohen por është përmirësuar llogaria kapitale Në faqen 7

FIER

Rrahu

Opozita

Nga Strasburgu në miting. Liderët e opozitës shqiptare, kanë vendosur që pas bisedimeve diplo-

janë paratë?

Në faqen 5

Opozita

vendosur që pas bisedimeve diplomatike me zyrtarë të Këshillit të Europës, të marrin pjesë në një tjetër miting proteste, për të “mosnjohur zgjedhjet”. Sipas, njoftimeve që janë ngjitur në muret e kryeqytetit, mitingu është lejuar nga organet e Ministrisë së Brendshme për t’u zhvilluar. Në faqen 3

SPORT — Gjermani-Angli rekord bastesh

SPORT Gjermani-Angli rekord bastesh Në faqen 6

VIJEN - Çakallët dalta për zgjedhjet e para të lira pas lufte në Bosnjë. Ato do të zhvillohen në 14 shtatorin e ardhshëm. Njoftimi është bërë i ditur të martën në Vjenë nga presidenti i radhës i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Flavio Koti. Në faqen 2