30/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 dhjetor 1996

Qeveria: Dikastere e ministra të rinj

Ende mister mbi bisedat kokë më kokë me Berishën Dje në Presidencë takim me partitë e parlamentit. Partia Socialiste s’mori pjesë Struktura të reja në ngrehinën e administrativit shqiptar. Eshtë vendosur dje se cila do të jetë fytyra e re e qeverisë shqiptare për këtë vjeçarin e ardhshëm. Në një tryezë me partitë parlamentare presidenti Berisha u tha “po” opsioneve të tyre mbi strukturën bazë mbi të cilën do të ngrihet kabineti qeveritar. Këna munguar në këtë takim socialistët shqiptarë edhe pse ftesa kish ditë që “flinte” në shtyrtaret e Pellumbit e Hajdaragës. Vetëm pak çaste pas takimit kreu i shtetit do të shprehte optimizmin e tij mbi “idetë e rëndësishme dhe propozimet konstruktive që dolën nga takimi”. Të kënaqur edhe Shehu, Çodo, Melo e Gjergjo. Edhe pse u mësua se çfarë u diskutua në të 90 minutat e tryezës, mister mbetet mbi atë çka u thanë në takimet konfidenciale mes Berishës e krerëve të partive. “U rrahën ide të rëndësishme” u mjaftua të thotë Berisha pas këtyre takimeve. Ndërkohë që politikanët kanë preferuar të mos prononcohen për minutat kokë më kokë që konsumuan me njeshin e shtetit. Një organizëm i ri për emigrantët shqiptarë, si dhe një institucion që do të merret me çështjen kombëtare, duket se ishin propozimet rreth të cilave u debatua me shumë. Prioritet do të ngelet për qeverinë e ardhshme arsimi, politika sociale dhe privatizimi. Një qeveri profesionistësh dhe jo më korruptionit material. Ishte ky qëndrimi i përbashkët i partive dhe i kreut të shtetit Presidenca Në faqen 3

NDALOHEN TE MOSHUARIT

Gjendet hashash në bagazhet e tyre Kakavijë Ishin nisur për në Athinë, por përfunduan në burgun e Janinës. Një çift pensionistësh nga Elbasani u ndaluan nga policia greke se në bagazhet e tyre u gjenden tre kilogramë hashash. Por pas 24 orësh lirohen sepse u vërtetua se droga nuk u përkiste atyre dhe ata vazhdojnë udhëtimin për në Athinë. Në faqen 12

Gjermania në Wembley OK

Gazeta Sport Gjermania në Wembley OK Çekët nuk tremben Sammer në aksion Gjermania e detyruar nga dëmtimet dhe skualifikimet ka thirrur në ndihmë lojtarë të rinj. Jens Todt i Werderit ka filluar stërvitjen me skuadrën e Berit Vogst. Në kampin gjerman entuziazmi është ngritur pas përgjigjes pozitive për aktivizimin e Helmer, ndërkohë që për Klinsmann do të vendoset vetëm në momentet e fundit. Situatë e qetë në kampin çek. Në faqet 9-10

Sot “pagëzohet” kryeministri

Këshilli i PD cakton dhe kreun e Kuvendit

DURRËS

Mbërrin grurë nga Rumania Në faqen 3

Karaxhiçi fiton kreun e partisë

Nga Bota Radovan Karaxhic, i akuzuar për krime të luftës, do të jetë për tre vjet të tjera kryetar i partisë demokratike serbe. Në këtë mënyrë ai ka mundur të sigurojë një rol të pushtetshëm për të ardhmen në republikën e serbëve të Bosnjës. Zëdhënësi i Karl Bildit, përfaqësues i lartë civil për Bosnjën, tha se Karaxhiç mund të tolerohet si kryetar partie, por ai këmbënguli në ekstradimin e tij në gjykatën e Hagës. Karaxhiç Në faqen 2

Kryeministria

PD cakton sot kokat drejtuese të qeverisë dhe të parlamentit shqiptar. Do të jetë vota e 105 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë që do të ngrejë në fronin e kryeministrit dhe të kryeparlamentarit dy prej emrave ende të panjohur. Në selinë qendrore të PD thonë se ndryshimet drastike do të ketë edhe në kabinetin qeveritar. Reputacioni dhe aftësitë profesionale do të jenë parametra bazë që do të kapërcejnë në portofolët ministeriale shumë emra të rinj dhe të panjohur deri tani. Në faqen 3

Si t’i kalojmë pushimet në Vlorë

TURIZËM Një plazh i gjatë dhjetëra kilometra. Nga Zvërneci në Orikum, mundësi të shumta për të kaluar një verë të paharruar. Oferta, mundësi, çmime të verës së sivjetshme në bregdetin vlonjat. Cilat janë pikat më të preferuara dhe ç’kanë bërë vlonjatët për të ardhur nga rrethet e tjera: të gjitha këto në një faqe të posaçme mbi turizmin. Në faqen 11 Vlora

Çifti i vjetër masakrohet në shtëpi

Dybashkëshortë të gjendur të masakruar në apartamentin e tyre. Ata i kishin vrarë me mjete të forta. Policia u lajmërua nga fqinjët dhe u desh të shëmbëhej derën për të hyrë në apartament. Një muaj më parë djali i tyre kishin bërë një masakër të ngjashme në një familje të Lushnjes duke vrarë dy vetë dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Policia mendon se motivi i krimit ka qenë hakmarrja. Dy furgonë me trupa u instaluan në varreza për ta siguruar funeralin e viktimave nga çdo e papritur. Në faqen 12

Zbulohet një ari e re e Moxartit

SPEKTAKEL Një SHBA gjendet kompozimi i panjohur i kompozitorit të famshëm. Në faqen 4

Të veshësh të bukurat e skenës shqiptare

SPEKTAKEL Me robapërgjesën M’hali, Kukës, e Missëve shqiptare Në faqen 4 Ima Tropullin

Gazeta TV

Në faqet 4-8

Breshëritë vrasin dy të rinjtë

grurë nga Rumania Në faqen 3 BERAT Breshëritë vrasin dy të rinjtë Në faqen 12

Miliona dollarë për rrugët

GJIROKASTER Në faqen 12