Die nga selia e partisë një letër për në Bencë: “Kryetar, blloko mocionin që na dërgove”
Krisje në PS? Kryesia kundër Nanos
Mocioni i liderit: “Urgjent Kongresin. PS pa Marksin”
Ja pikat e mocionit
• Kongresi i partisë brenda dates 28 korrik 1996.
• Kongres me po të njëjtën delegatë që morën pjesë në fazën e parë të Kongresit të dytë të Partisë Socialiste.
• Brenda 12 ditëve të përfundojnë Konferencat e partisë në rrethe.
• Raporti i Kongresit të formulohet dhe përpunohet nga njerëz jashtë kryesisë së partisë.
• Të hiqet ndonjë koncept etatist i programit.
• Të hiqet nga programi i partisë Marksi.
• Të analizohet situata politike e Partisë Socialiste gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas kësaj fushate.
• Të analizohen në mënyrë të hollësishme qëndrimet e mbajtura nga Partia Socialiste, gjatë periudhës së këtyre zhvillimeve.
“Mocioni Nano” shkakton përplasje në Partinë Socialiste. Anëtarët e kryesisë së partisë më të madhe të opozitës, kanë shprehur dje qëndrimet e tyre të ashpra, kundër këtij mocioni. Madje po dje në mëngjes, në emër të trurit udhëheqës të socialistëve, drejt Bencës, është nisur një letër ku kreut të burgosur i kërkohet: “Blloko mocionin”.
Në faqen 3
Qeveria, Meksi e Shehu dëgjojnë të vegjlit
Berisha grupit të PD: Mos prekni socialistët
Ndryshimet në qeverinë e re do të jenë në masën deri 80 përqind.
Edhe pse Meksi nuk pranoi të komentojë shifra mbi këtë ndryshim për të gjithësi “një ripërtëritje të dukshme do të ketë edhe në kabinetin e ardhshëm”. Ka qenë kjo një nga linjat e bisedimeve që Meksi e Shehu patën dje me disa nga kreerët e partive të vogla shqiptare. Asnjë emër konkret apo portofol i mundshëm për të vegjlit nuk u bë i ditur për gazetaret.
Në faqen 3
Dje bisedimet me Godun
Fëmijë: e vret me gërshërë si në film
BERAT - Filmat agresivë vazhdojnë të vrasin fëmijë, ndërsa të rriturit vazhdojnë të mbyten vetëm te konstatimi.
HISTORIA Fëmijë: e vret me gërshërë si në film BERAT - Filmat agresivë vazhdojnë të vrasin fëmijë, ndërsa të rriturit vazhdojnë të mbeten vetëm te konstatimi. Një tjetër ngjarje e rëndë, e kryer nga skenat agresive është regjistruar dje paradite në Goriçan, një qendër e banuar vetëm 22 kilometra larg Beratit. Një katërvjeçare, A.B., lufton me vdekjen e goditur jo nga një agresor siç dukudo, por nga... kushëriri i saj bashkëmoshatar. Mjekët kanë thënë dje paradite se gërshërë e lëshuar nga dora e kushëririt ka prekur zemrën e të voglës, e cila tani mund të jetë viktimë e lojë abuzive fëmijësh, gjishtësisë frymëzuar nga filmat e dhunshëm që shfaqen në ekranin e vogël të shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur aty rreth orës 9.00 të së djeshmes. Deri aty afër orës 15.00 vajza e vogël ishte ende në gjendje kome dhe familjarët prisnin me gjak të ngrirë një konsultë të zgjeruar e cila do të vendoste për mjekimin e mëtejshëm të vogëlushes. Nuk është hera e parë që ndodhin skena dhune të frymëzuara nga ekrani i vogël vezullues. Jo shumë muaj më parë një fëmijë nga një qytet i vogël i kishte dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Shumica e njerëzve e kishin marrë vesh se e gjithë ngjarja abuzive kishte absurde kishte të bënte me një skenë vetëvrasjeje që ai kishte parë në një film. “Çfarë ndjen kur bën vetëvrasje dhe kur filli i hollë i jetës mbërrin në fund?”, këtë ka dashur të kuptojë femija i hutuar nga pesha e dhunës që i është shfaqur para syve. Fatkeqësisht, histori të tilla tragjike duken se vazhdojnë, ndërsa të rriturit vetëm mbajnë shënim fatin tragjik të më të vegjëlve. Halit Tafa
VLORË
Dëshpërimi i të riut: kërkon të mbytet
Në faqen 7
GJIROKASTËR
Kanet
Drejtësia kërkon djalin e Alisë
SKANDALI I NDIHMAVE/ Akuzohet për bashkëpunim me Nanon
Drejtësia kërkon djalin e Alisë
Arresti ishte firmosur tre vjet më parë
Prokurori Qeleshi në Romë gjatë hetimeve për Levante Co
TIRANË - Drejtësia kërkoi të birin e Ramiz Alisë. Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka tërhequr nga gjykata dosjen Nano, me të cilën është bashkuar dhe ajo e djalit të ish presidentit, Arben Alia. Mbi Alinë ishte lëshuar një urdhër arresti që në vitin 1993, i akuzuar si bashkëpunëtor i Fatos Nanos në skandalin e ndihmave italiane. Hetimet ndaj tij si dhe dy ish funksionarëve të tjerë, Pajtim Ajazi e Lutfi Aliaj, ishin pezulluar për shkak të mungesës. Kodi i Ri i Procedurës Penale tashmë lejon hetimin dhe gjykimin në mungesë. Në këtë kuadër prokuroria do të rihapë hetimet për skandalin e ndihmave, vetëm për tre të arratisurit nga Shqipëria.
Në faqen 5
Boris Jelsinit i buzëqesh fitorja
Nga zgjedhjet në Rusi
Boris Jelsinit i buzëqesh fitorja
Në faqen 2
TRAFIKANTE
Fëmijë lypës të shitur nga prindërit
Kapen në Itali 12 shqiptarë të vegjël që detyroheshin të kërkonin lëmoshë.
Në faqen 5
SPEKTAKEL
“Metallica” tani jo më heavy metal
“Lëvizje! Lloji jonë i muzikës ka shprehur gjithçka që mund të arrinte.”
Në faqen 6
Kampionati: tre pikë për çdo fitore
FUTBOLL
Kampionati: tre pikë për çdo fitore
Jo ndeshje nëse nuk ka kushte të përshtatshme
Kampionati shqiptar do të ndryshojë formulë. Duke filluar nga ky sezon çdo fitore si brenda ashtu edhe jashtë do të vlerësohet me tre pikë. Po kështu skuadrat që nuk kanë fusha të përshtatshme nuk do t’i zhvillojnë ndeshjet në qytetet e tyre. Në fund nga kategoria do të dalin katër dhe do të hyjnë vetëm dy skuadra. Kategoria e dytë vetëm me dy grupe. Të rrapatoni premton spektakël dhe trofe në të tre drejtimet. Entuziazëm tek Bayerni. Që tani janë bërë 48.000 abonë. Di Mateo lojtari i parë italian i përfaqësueses që largohet nga Serie A. Do të luajë për Chelsea. Namibiani Frenk Frederiks vetëm për një të qintën nuk ka thyer rekordin botëror në 100m në mitingun e Lussanës.
Në faqen 6
Prokurori Qeleshi në Romë gjatë hetimeve për Levante Co
Procesi Mustaqi
“Urdhëra mund të jepte vetëm Presidenti Alia”
TIRANË - “Urdhërin për kalimin e Shkollës së Bashkuar në gatishmëri luftarake mund ta jepte vetëm Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, Ramiz Alia”.
Dje në procesin për ngjarjen e Shkollës së Bashkuar, në të cilin janë të akuzuar ish ministri i mbrojtjes Kiço Mustaqi dhe dy ish drejtuesit e shkollës, kanë folur dëshmitë e fundit. Kush dha urdhër për kalimin në gatishmëri luftarake? Ata kanë shpjeguar se kjo ishte kompetencë vetëm e presidentit, por megjithatë ekspertët që ishin të ftuar kanë pohuar se në dosje nuk kishin gjetur urdhër me shkrim apo fonogram të firmosur nga Ramiz Alia, apo Mustaqi. Dje u mbyll hetimi gjyqësor dhe të hënën do të jepet pretenca.
Në faqen 5
Nga bota
GJIROKASTËR
të mbytet
Në faqen 7
GJIROKASTËR
Kapet grabitësi refugjatëve
Në faqen 7
SARANDË
Qëllohet nga Korfuzi skafi me klandestinë
Në faqen 5
PLAN I RI
Kryeqyteti më i pastër
TIRANË - Është një projekt i financuar nga Banka Botërore që do të fillojë të aplikohet urgjentisht. Bashkia: “Do hiqen skeletet e makinave”.
Në faqen 7