23/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 korrik 1996

Lokalët, votimi në 20 tetor

PD përpilon taktikat Komunat pa dosje PD përpilon taktikat Lokalët, votimi në 20 tetor Komunat pa dosje TIRANE - Partia Demokratike ka zbërthyer të shtunën gjithë skemën e saj me të dhen do të hyjnë në zgjedhjet e tetorit. Këshilli Kombëtar i partisë ka diskutuar për dy orë me radhë mbi fatin e ardhshëm të pushtetit lokal si dhe mbi etapat që do të ndjekë PD-ja në korsinë e saj drejt 20 tetorit, datë kjo e zgjedhjeve. Në komision i përhershëm i zgjedhjeve si dhe elementet teknike në të cilat do të ndeshet PD-ja deri në votime u analizuan e u filtruan nga anëtarët e forumit të lartë partiak. Nga podjumi i tij Berisha siguroi se “do të mbyllen dosjet për këshilltarët e komunave dhe se do të ketë ndryshime të qenësishme në listat elektorale në fletët e votimit”. Në faqen 3

Pëllumbi: “Nano të thotë emra”

Mesazhi i liderit socialist do diskutohet sot në Komitetin Drejtues të PS-së Nënkryetari përgjigjet për akuzat nga Bेंца Mesazhi i liderit socialist do diskutohet sot në Komitetin Drejtues të PS-së Pëllumbi: “Nano të thotë emra” Nënkryetari përgjigjet për akuzat nga Bënça TIRANE - “Nano të përdorë emra në akuzat e tij”. Nga zyra e tij në selinë qendrore të Partisë Socialiste, numri dy i kësaj partie i është përgjigjur “thirrjeve” që ka lëshuar nga Bënça Kryetari i tij me anë të një mesazhi. Madje ai nuk ka nguruar aspak që fjalët e shkruara nga do e liderit të burgosur, t’i etiketojë si “akuza të padrejta dhe që nuk i vlejnë forcimit të Partisë Socialiste”. Megjithatë udhëheqja e lartë e PS-së e ka hapur ditën e kësaj diskutimi të “mesazhit Nano” në mbledhjen e sotme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, ku do të debatohet edhe për fushatën e zgjedhjeve për Kongresin dhe zgjedhjet lokale të tetorit. Në mesazhin e shkruar prapa hekurave Nano ka konstatuar se brenda PS-së ekzistojnë “konkurrenca idesh dhe alternativash, sikundër edhe pa përmendur një term të për faljorin politik socialist ‘alternativa e progresit’”. Për këto Pëllumbi përgjigjet se “gjëja më e rëndësishme që na duhet sot është uniteti dhe të shkojmë të bashkuar në Kongres. Çdo iniciativë tjetër, nuk do ta quaja të dobishme”. Në faqen 3 Befashem se i njoh mëkatarët

Dita Tryezave: mblidhen partitë

“Të zgjerohet dialogu” TIRANE - Mirëkuptim dhe paqe në bisedat mes ekspertëve PD-PS. Ndërkaq po dje pasdite vetëm tetë nga 14 partitë iu përgjigjën ftesës së Gjuhushit. Krerët e dy ekipeve teknike të PS-së e PD-së në përfundim të tryezës së tyre të parë u shprehën të kënaqur. E zhvilluar dje në Pallatin e Kongreseve, biseda mes përfaqësuesve të të liderëve të PS-së e PD-së ka çelur disa shtigje të reja të cilat priten të zyrtarizohen nga shefat e mëdhenj. Gjithçka ka lidhje me pushtetin lokal si dhe zgjerimi i tryezës PD-PS kanë qenë dy objektivat kryesore të dialogut mes socialistit Ruka e demokratit Xhaferi. Kryesues të ekipeve të tyre, liderët e tryezës teknike u shprehën optimistë në përfundim të saj. “Gjithçka nuk është mbaruar, do të rishihemi të mërkurën” i deklaruan ata shtypit pas 2 orë tratativa. Ndërkaq në një nga sallat e hotel “Tirana International”, janë mbledhur vetëm 8 nga 14 parti të ftuara prej Gjuhushit. Për rreth dy orë, liderët e këtyre partive, kanë patur në qendër të vëmendjes “sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”. Takimin e parë mes partive - që pas zgjedhjeve të 26 majit - e kanë hapur liderët e Polit të Qendrës. Duke ngritur siparin e propozimeve, ata kanë qenë të mendimit që tryeza e partive të jetë e përhershme dhe ky takim i parë mes partive të hapet me fjalën e tij të qetësisë e shkmillor. Në faqen 3

Plazh e tmerr: mbyten 2 fëmijë

VLORE - Një fundjavë e kredhur në lot dhe dëshpërim. Ujërat e plazheve të Radhimës dhe të Golemit kanë përpirë pa asnjë mëshirë trupat e dy fëmijë 9-vjeçarë. E njëjta moshë dhe në të njëjtën ditë. Prindërit do t'i linin të qetë në ujë me mendimin se janë duke luajtur, por vetëm për pak minuta e diella do të përfundonte tragjikisht duke kërkuar kufomat e tyre. Fation Karoqia, kështu quhej djali që kishte shkuar në familjen në Radhimë. Sipas dëshmitarëve që përshkruanin me llahtar ngjarjen, ai ka hyrë në det dhe është fundosur krejt papritur. Klimat plot dëbime të ... dhimbje të nënës dhe babait do grumbullojnë të gjithë njerëzit. Por pa asnjë shpresë. Trupi i Fationit do të dilte mënjanë në breg, i pajetë. Është përcjellë menjëherë në spital. Mjeku ligjor ka dhënë dhe diagnozën e 9-vjeçarit: cianuri nga goja dhe nxirja e thonjve të këmbëve dhe duarve tregojnë për së mundje kardiake, infarkt. Tmerr edhe në Golem. “Po shkoj të luaj në ujë”. Kaq u tha nëna vogëlushit nga Tirana prindërve të vet, pa menduar se nuk do të dilte më. Ka kaluar ca kohë dhe të shqetësuar ata i janë drejtuar bregut, por pa parë kokën e fëmijës. Plot katër orë kërkime të tërthenshme për të gjetur trupin e tij. Por tragjedia e tiranasit nuk do të mbyllej me kaq. Vetëm një burokrat i lagjes ku banojnë - një letër që deklaronte vdekjen e tij - ka shkaktuar acarim në familjen e vet. Në mënyrë të pashpjegueshme, lëshuesi e deklaratës kanë vonuar të japin letrën që do të përcillej në lotër e organizatorëve të funeralit. Kanë kaluar 24 orë dhe 9-vjeçari - tashmë me një trup tejet të deformuar nga uji - ende nuk ishte varrosur. Vetëm mbrëmë në orët e vona të natës, ai do të shoqërohej për në banesën e fundit. Me dhimbjen e thellë dhe trishtimin i familjarëve qefimja tyre nuk kuptohej iqëtë... St. Ma. Qe Ca.

Armë nën veladon

Arrest prifit VLORE - Armë nën veladon. Një rast i veçantë kësaj radhe në Komisariatin e Vlorës.

Kebeku nën ujë: dhjetë të vdekur

NGA BOTA

Mister në qeli, vdes ushtaraku

Prokuroria Ushtarake nis hetimet: “Vdiq nga korrenti” Familjarët dyshojnë: “E kanë vrarë” Prokuroria Ushtarake nis hetimet: “Vdiq nga korrenti” Mister në qeli, vdes ushtaraku Familjarët dyshojnë: “E kanë vrarë”

…hen veladon

VLORE - Armë nën veladon. VLORE - Komisariatin e Vlorës. Prifti i Pilurit - një djalosh 23 vjeçar - që quhet Ksenofon Prifti është zbuluar nga forcat e rendit me një pistoletë që e mbante pa leje. Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur në një furgon të tipit benz, kur ai po udhëtonte në rrugën Himarë-Porto Palermo bashkë me një shokun e vet. Një kontroll i befasisë i “uniformës blu” ka gjetur në kolltukun ku ishte ulur Ksenofoni, “mekatin” e tij. “Është e imja dhe kam dy ditë që e kam gjetur”. Ky ishte reagimi i sinqertë i 23 vjeçarit, ndërkohë që është shoqëruar për në polici. Prokurori i çështjes ka shpjeguar akt-ekspertizën e armës, e cila doli e saktë dhe ka kërkuar vlerësimin e masës së arrestit për priftin. Por në emër të Zotit Ksenofon Prifti do të pronon-tohet të gjitha akuzat. “Unë pranoj gabimin tim në emër të Zotit, por e kisha vendosur që të merrja me dorë “zotin”, është përgjigjur ai. Megjithatë ai ka mbetur në qeli. Kështu vendosi trupi gjykues pas dëshmisë të vetë të akuzuarit dhe mbrojtjes së avokatit të tij. Tashmë Prifti është pa prift. st. ma.

dhjetë të vdekur

KEBEK - Katastrofë në rajonet lindore të Kebekut. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës një rrëshqitje paparisë shoqëruar me një erë me shpejtësi uragani ka përmbysur disa krahina të krahinës kanadeze. Si pasojë kanë vdekur 10 persona, shumica pleq e të mitur. Kanë qenë lumenjtë ata që kanë përmbysur qendrat e banuara. Të fryrë nga shiu kanë kapërcyer shtratin dhe janë derdhur mbi zonat e banuara. Përveç dëmeve në njerëz ka patur edhe dëme materiale. Janë shkatërruar shtëpi, ndërtesa, është ndërprerë elektriciteti dhe uji. Rreth 10 mijë vetë janë personat, të cilët kanë lënë banesat e tyre të shkatërruara dhe janë nisur në drejtim të territoreve më të sigurta për të jetuar. Shumë veta preferojnë të qëndrojnë në kontinent për të banuar pasi aty klima është më e qëndrueshme se në bregdet. Në faqen 2 Përmbytje në Kebek

Familjarët dyshojnë: “E kanë vrarë”

TIRANË - Mister në qeli për vdekjen e një ushtartaku. Mbi Dujaha, 40 vjeç, ish ushtarak në Divizionin e Korrës, ka vdekur dy ditë më parë në qelinë e izolimit në Tiranë. Ai ishte ndaluar së bashku me tre ushtarake të tjerë të këtij garnizoni lidhur me hetimet e Prokurorisë për zhdukjen e një vit më parë nga ky divizion të një sasie municioni. Por të dielën në mëngjes ai ka vdekur. Versioni zyrtar i Prokurorisë Ushtarake të Tiranës është ai i vetëvrasjes. “Ushtari e kishte shoqëruar për në banjë dhe ai kishte zbërthyer llambën duke kapur me dorë dy gjuheza e portollampës gjë e cila i ka shkaktuar dhe vdekjen”. Por familjarët këmbëngulin se vrasja ka ardhur si pasojë e dhunës në qeli dhe këta ata e mbështesin tek shenjat që kanë vërejtur mjekët e kuajshte dërguar për ndihmë. Në faqen 5 Burgu i Tiranës

“Maratonë” për të parë Shqipërinë

OLIMPIADA “Maratonë” për të parë Shqipërinë Atlanta ’96, në stadium u bie të fikët TIRANË - Shtatëdhjetë kilometra për të parë delegacionin shqiptar në Atlanta. Të tërheqë e për së dollard për një flamur shqiptar dhe në fund lot e emocione të mëdha, të cilat i kanë çuar në një gjendje të fikti. Kjo ka ndodhur për dy shqiptarë me banim në Amerikë. Kanë patur pesë vjet pa ardhur në Shqipëri dhe kanë menduar të shmallën duke përkrahur ekipin shqiptar në Lojrat Olimpike të Atlantës. Për këtë kanë udhëtuar rreth 700 kilometra dhe kanë mbërritur në vend vetëm disa çaste para fillimit të ceremonisë së hapjes. Rrugës për në stadiumin olimpik të Atlantës kanë blerë edhe nga një flamur shqiptar, për të cilin kanë paguar nga 85 dollarë secili. Kanë hyrë brenda, kanë parë atletët shqiptarë me flamur dhe nuk kanë mbajtur dot emocionet. Pas përfundimit të ceremonisë së hapjes e kanë ndier veten keq. Në fyty u është mbledhur një lëmsh dhe kanë qenë tepër të stresuar. Për mjaft kohë nuk e kanë mbledhur dot veten nga emocionet, duke kaluar edhe në gjendje të fikti. “Na u duk se shikim në Shqipëri prapa njerëzve tanë” - kanë kujtuar më pas. Në faqen 6 Bëjnë 700 kilometra udhëtim pa ndërprerje për të parë flamurin

Korea e Jugut: Bis ari në judo

TIRANË - Medalje të tjera në Atlanta. Bis i Koresë së Jugut. Si për meshkuj ashtu edhe për femra ata kanë treguar dominimin e tyre në këtë garë, kanë fituar medaljet e arta. Rusët pas medaljes së artë në këtë kanë barazuar Poloninë në luftën e përgjithshme me medalje. Rumania ka shënuar emrin në librin e medaljeve të arta. Bardea ka fituar ari në skermë. Pas garave të ditës së djeshme në krye të renditjes së përgjithshme qëndron Rusia o Polonia me 6 medalje ari. Në faqen 6

SHPERTHEN PREDHA

Vdes një peshkatar duke e çmontuar VLORE - Ka dashur të çmontojë një predhë italiane, por ajo shpërthen papritur. Një peshkatar nga Vlora mbetet i vdekur në vend duke e çuar në tre numrin e viktimave, brenda një muaji, që kanë humbur jetën në rrethana të njëjta. Në faqen 5