25/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 korrik 1996

Haxhi Leshi e Myftiu i shpëtojnë burgut

Apeli i ”fal” jetën Zylyftar Ramizit: ”Jo dënim me vdekje” TIRANË - Gjykata e Apelit ka rrëzuar dje vendimin e gjykatës së Tiranës. Tre të dënuar me vdekje u ka shpëtuar jetën, ndërkohë që Haxhi Leshi dhe Manush Myftiu, të dënuar me burgim të përjetshëm, nga shkalla e parë, janë lënë të lirë. Vendimi surprizë është dhënë dje në orën 14. Procesi kishte nisur pa pritur që në orën nëntë, nën drejtimin e kryetarit të gjykatës Prel Martin. Aranit Çela, Zylyftar Ramizi dhe Rrapi Mino ishin në bankën e të akuzuarve, ndërsa Haxhi Leshi dhe Manush Myftiu e prisnin vendimin nga shtrati i spitalit të burgut. Ata kanë shpjeguar faktorët ku mbështesnin kërkesat për pafajësinë e tyre, të cilat konsistonin në faktin se ata ishin dënuar një herë për këtë vepër. Prokurori ka kërkuar burg përjetë për Leshin, Myftiun, Ramizin dhe Çelën, ndërsa për Minon 25 vjet burg. Ndërsa gjykatësit kanë dhënë nga 25 vjet burg për Çelën e Minon, burg për jetë për Ramizin dhe 5 vjet me kusht për Leshin e Myftiun, të cilët kanë fitur lirinë që në atë moment. Në faqen 5 Dje Mino, Çela e Ramizi në Apel. Sipër Kryegjykatësi Martini lexon vendimin

Avokatët Apelit: dosja e manipuluar

Denoncohet gjykatësi i Tiranës për ndryshimin e dosjes ”Genocid” Në faqen 5

”Mirë se vjen Van den Broek” Sot takimet me partitë

Misioneri i BE dy ditë në Shqipëri ”Mirë se vjen Van den Broek” Sot takimet me partitë TIRANË-Vanden Broek në Tiranë. Interesim i rrallë i partive politike shqiptare për vizitën e komisionerit të lartë europian. Opozita dëshiron që ta ”shfrytëzojë” këtë vizitë për të depozituar edhe njëherë pakënaqësitë e thella lidhur me zgjedhjet e 26 majit, apo për të kërkuar garanci për zgjedhje të lira. Një nga çështjet, ku mendohet se do të dalë në liderët e opozitës është monitorimi europian i zgjedhjeve në Shqipëri. Disa e ndryshme paraqitet tabloja politike e konstatueme, që ka dalë nga kampi politik i Partisë Demokratike. ”Vizita zhvillohet në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Europë” tha dhe Shehu. Në faqen 3

Berat — Beteja në varreza: lirohet i dyshuari

BERAT Beteja në varreza: lirohet i dyshuari Në faqen 5 FIER

”Paratë e trafikut kontrollojnë Vlorën”

Deputeti Zile jep alarmin: ”Nesër do të jetë vonë” Dje deklarata në Parlament: ”Jo policë, por lëvizje e lirë e njerëzve” NGA BOTA TIRANË - ”Trafiku në dy anët e Adriatikut është bërë fenomen në këto anë e…”

Tirana e Teuta KO dhe në kthim

TIRANË - Disfatë e plotë e Tiranës edhe në ndeshjen e kthimit të turit paraeliminator të Kupës UEFA, madje këtë radhë shifrat kanë qenë më të ashpra për skuadrën e Memës: 2:6 në Selman Stërmasi dhe mirupafshim sezonin e ardhshëm me shpresë për një ndeshje më dinjitoze. Po kështu kanë humbur edhe durrsakët në takimin e kthimit në Kosiçe të Sllovakisë, por këtë radhë shifrat kanë qenë më të rënda, vetëm 2:1 për vendasit. Edhe pse kanë shënuar të parët me anë të Dobit në minutën e 55-të ata nuk kanë mundur dot ta mbajnë rezultatin, madje as dy minuta. Në të 57-ën barazuar Rusnak dhe dhjetë minuta më pas ka qenë po ky futbollist që ka shënuar golin e fitores për vendasit. Dy rekorde botërore deri afër mesnatës në lojrat olimpike të Atlantës. Miller në 100 metra delfin për meshkuj ka mposhtur legjendarin Pankratov duke vendosur njëkohësisht edhe rekord botëror, ndërsa çiklisti italian Golinelli në 4 kilometrat që qenë më i shpejtë se të gjithë e njëkohësisht ka vendosur një rekord të ri botëror. Në faqen 6

S'pagujanë fshati pa drita

FIER S'pagujanë fshati pa drita Në faqen 5

Familja: burrat ende komandojnë

TIRANË Familja: burrat ende komandojnë Në faqen 7

Deputeti Zile jep alarmin: Nesër do të jetë vonë

NGA BOTA Alarm në burgjet e Turqisë vdesin 3 të dënuar ANKARA - Rëndohet situata e të dënuarve në burgjet turke. Greva e urisë e nisur prej tyre që në maj për përmirësimin e kushteve brenda hekurave ka shkaktuar tre vdekje e para. Qeveria islamiste po kalon provën e parë. Në faqen 2

Deputeti Zile jep alarmin: Nesër do të jetë vonë

TIRANË - “Trafiku në dy anët e Adriatikut është bërë fenomen kërcënues”. Deputeti i Vlorës Gëzim Zile pohon në parlamentin shqiptar se fenomeni i njohur - deri tani pronë vetëm e shtypit dhe komunikatave të ministrisë së brendshme - do të tolerohet, mund të marrë përmasa të paparashikuara në një të ardhme të afërt. Ai i kërkoi dje qeverisë Meksi që ta përfshijë me përparësi Vlorën në strategjinë e programit të saj dhe të bëjë përpjekje për shpalljen e qytetit si zonë e lirë tregtare. Deputeti i PD-së shpreh shqetësimin se kapitale të konsiderueshme, të dala gjatë katër vjetëve nga trafiku i klan-destinëve, armëve, drogës dhe prostitucionit, tani janë ricikluar në ekonominë e qytetit, që rrezikon kështu të uzurpohet nga paraja e zezë. Sipas tij situata mund të kapërcehet vetëm duke legalizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe jo me masa policore nga të dy brigjet e detit. Kjo gjë do të shmangte edhe viktimat e shumta që kanë gjetur vdekjen duke u ndalur drejt “tokës së premtuar”. Në faqen 7

Sidorela tani më e bukura e Ballkanit

SPEKTAKEL Ish Missi shqiptar zgjidhet Mbretëreshë e Gadi-shullit. SPEKTAKEL Sidorela tani më e bukura e Ballkanit Ish Missi shqiptar zgjidhet Mbretëreshë e Gadi-shullit. Sidorela Kola Në faqen 4

Fëmijë në Bingo: bëhet i pasur

E RRALLË Fëmijë në Bingo: bëhet i pasur Vogëlushi çohet në shtëpi nga sampistë LEZHË - Del pa leje nga shtëpia dhe kthehet milioner në të i shoqëruar nga sampistët e komisariatit të Lezhës. Një fëmijë nëntë vjeç nga fshati Kolsh ka hyrë në Bingo - kjo ishte hera e parë që ai shkelte atje - dhe ka mundur të fitojë 120 mijë lekë me një lojë të vetme. Prindërit e vogëlushit, njerëz të varfër, menjëherë kërkuan që fatin e tyre ta ndajnë me fqinjët: shpërndajnë ndihma modeste dhe për ta. Kishte vetëm 20 lekë në xhep dhe niset për në Lezhë, si për aventurë bashkë me disa moshatarë të tij. E përshkruan me këmbë gjithë largësinë - fshati i tij është tre kilometra larg Lezhës - dhe atje papritur vendos të hyjë në Bingo. Shumë e intriguar që e kishte provuar fatin për mua me rradhë, e këshilluan vogëlushin të largohej, por ai ishte i vendosur që të provuar fatin. Dhe falë e për- sallës së lojës: vogëlushi nën-tëjcuar u bë “pronar” i 1200 dollarëve. Në shtëpi fitimta-rët e përcellin disa sampistë të komisariatit të Lezhës dhe atë shoqëron festa. Famil-jes së varfër dhe me shumë fëmijë kjo gjë iu duk si dhu-ratë nga qielli. Dhe si të gji-tha dhuratat e tilla ajo duhej të gëzonte edhe të tjerët: ba-bai i daljat shpërndanë një sasi të hollash tek fqinjët e tij duke dashur që t’i ndihmojë ata sadopak. Me pjesën tjetër vendosën të blejnë disa pajisje për shtëpinë.

Taksitë: një punë mes frikës dhe parasë

REPORTAZH Në kryeqytet 15 vjet ka përdorur makinat. Taksistët kanë konkurrimin e grabitësve. Në faqen 7

TIRANË - Disfatë e plotë e Tiranës edhe në ndeshjen e kthimit të turit paraeliminator të Kupës UEFA. Nga ndeshja e djeshme Tirana-Croatia 2:6

i drohet i dyshuari

Në faqen 5