14/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 qershor 1996

Ja kush i masakroi dy policët

Nën akuzë gjashtë persona. Mister mbi motivet Dyshohet se personat janë fshehur në Malin e Dajtit. Një burim ende i pa konfirmuar flet se vrasja e dy vëllezërve Neziri mund të kishte si shkak hakmarrjen. Gjithsesi ende mungon versioni zyrtar TIRANË - Janë identifikuar autorët e vrasjes së dy policëve në periferi të Tiranës. Dje në orët e para të mëngjesit policia ka arritur të zbulojë dy makinat me të cilat ishin larguar vrasësit pas kryerjes së krimit. Ato ishin fshehur në disa shkurre në fshatin Brar, afër vendit të ngjarjes. Ndërkaq policia ka identifikuar dhe autorët e vrasjes. Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme ata janë gjashtë persona nga Tirana dhe Kruja, e po tashmë janë në kërkim. Policia mendon se ata janë fshehur në malin e Dajtit. Ndërkaq policia ka shkuar gjithashtu për në komisariat dhe shumë persona të tjerë, të cilët janë duke u verifikuar për lidhje të mundshme me krimin. Prokuroria ka nisur hetimet dhe prokurorët shprehen optimistë për rezultatin e hetimeve. Ndërsa kërkimet dhe hetimet vazhdojnë, mbeten ende mister shkaqet që çuan në vrasjen e dy vëllezërve Neziri. Ndërkohë që në godinën e komisariatit 1 të policisë u bëne homazhe mbi trupat e dy policëve të vrarë. TIRANË - “Flaka” La Bouche ka përshëndetur kryeqytetin shqiptar, por ka “ndezur” vetëm dy mijë vetë. Për rreth njëqind minuta, Melani Therton dhe Lari Mekrei kanë kënduar përpara “besnikëve” të tyre, në duart e të cilëve nuk kanë munguar as parrullat me emrin e grupit e as këmishet e djegura. Një ritëm tekno ka shoqëruar interpretimet e amerikanëve, të cilët janë ngjitur në skenë pak pas orës njëzetë. Ka qenë një pritje e gjatë e të pranishmëve, pasi mbi skenë nuk ka mundur të ngjitet Redon Makashi dhe ish-anëtarët e tjerë të grupit “ARB”. Një shkak absurd ka çuar në shkëputjen e endrrës së kantautorit për të interpretuar në mbrëmjen e së martës. Ndërkaq, “La Bouche” është detyruar të përsërisë brenda koncertit simbolar e saj në muzikë, por edhe duke përdorur lëvizje “strategjike”. Në mesin e programit ka hedhur në publik “këngët-drogë”, për të qetësuar Flaka La Bouche nuk ndez në Tiranë

Berisha u jep afat socialistëve

Shpallet Komisioni Tereska do jetë kryetar TIRANË - Shqiptarët njohin Komisionin Qendror të zgjedhjeve. Ka qenë dje Dekreti presidencial ai që i dha jetë organizmit që do të merret me të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Një kodër drejtuesve me shef të madh Nestor Teresken, si dhe 7 anëtarë të tjerë, janë kontingjenti i njerëzve që do të përfaqësojnë përfaqësimin e Komisionit. Janë bërë kështu këto palë të kandidatë socialistë emrat e të cilëve fëne nënqytetarët e zyrave qendrore të PS. Po ashtu bojkot mbrëmë dhe për PSD e P.A. “Mos na prisni nuk vijmë në komisionin tuaj”, ka reaguar emërta shqiptare pak pas dekretimit presidencial. Në faqen 3

Bllokohet një tren kontrabandë

Ballsh, kapen vagonat me karburant Deri tani policia ka shoqëruar për në Komisariat tetë persona BALLSH - Një tren është bllokuar nga policia e Mallakastrës. Ka qenë treni i mallrave që doli nga Kombinati i Përpunimit të Naftës

Policë pa patentë: aksidentohen e ndalohen

KUKËS - Dëshira për t'u bërë shoferë edhe pse pa patentë, ka qenë më e fortë se rregullat e shërbimit. Dy punonjës poli-

Grozni: armëpushimi çështje orësh

NGA BOTA Grozni: armëpushimi çështje orësh Humbjet e mëdha në radhët e rusëve shpejtojnë bisedimet e armëpushimit Grozni Në faqen 2

Bayern fiton turneun tresh

SPORT Bayern fiton turneun tresh Në faqen 6 Klinsman protagonist i ndeshjeve me tre golat e shënuar.

“Na gjeni fëmijën tonë”

Apel DURRËS - “Organet e Rendit janë treguar krejt indiferente”. Një protestë e prindërve të Jonuz Lukut - vogëlushit të zhdukur një vit më parë - ka mbërritur në instancat e larta shtetërore. “Grabitetisën gjenden të arrestuar, por ne akoma nuk dimë gjë se ku ndodhet djali 4-vjeçar. Ju lutemi me shpirt të copëtuar që të na e gjeni djalin tonë sepse kriminelët i keni në dorë”. Në faqen 5

Ballsh, kapen vagonat me karburant

BALLSH - Një tren është bllokuar nga policia e Mallakastrës. BALLSH - treni i mallrave që dilte nga Kombinati i Përpunimit të Naftës, por që brenda pak minutash do të binte “pre” e operacionit të uniformave blu. Një sasi karburanti nuk ishte e regjistruar në dokumentat që shoqëronin gjigandin e hekurt. Ndërsa letrat tregonin 14 vagonë, lokomotiva tërhiqte në të vërtetë 17, të cilët ishin të mbushur me naftë, benzinë dhe solare. Menjëherë janë shoqëruar për në komisariat tetë persona. Ende kanë mbetur të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe i panjohur vendi ku do të shkarkojë ngarkesa kontrabandë. Por gjithësesi për ngjarjen që ka ndodhur rreth orës 21.00 të ditës së hënë kanë filluar hetimet. Ndërkohë akoma nuk është konfirmuar ndonjë hollësi tjetër. Në faqen 5

Në tranzicion më pak grurë

TIRANË - Dukët se në kultivuesit shqiptarë ka zënë vend ideja që “fermeri të mbjellë ç’të diktojë tregu”. Në faqen 7

Aksidentohen e ndalohen

KUKËS - Dëshira për të bërë shoferë edhe pse pa patentë, ka qenë më e fortë se rregullat e shërbimit. KUKËS - Dëshira për të fortë se rregullat e shërbimit. Dy punonjës policie të komisariatit të Kukësit kanë “rëmbyer” një makinë tip “Jeep” dhe duke dashur të bëjnë guidë me të janë aksidentuar. Të dy ata shpëtuan për mrekulli, por kjo nuk mund të thuhet për makinën çela është dëmtuar plotësisht. Për të dy policët është marrë masa e ndalimit. Ishin në shërbim në dy objekte të rëndësishme së veçantë, tek prefektura dhe Radio Kukësi, ku vendosën të shëndrohen në shoferë. Dy policë, A. A., 25 vjeç, dhe G. B., 24 vjeç, kanë shpëtuar në mbrëmjen e të shtunës duke marrë një makinë tip “Jeep” dhe e kanë përdoruar atë për shëtitje. Por ky veprim u ka kushtuar atyre tepër shtrenjtë. Makina është përmbysur në një gremunë pranë qytetit dhe është shkatërruar plotësisht. Ajo sapo ishte blerë nga Radioja për rreth 8 mijë dollarë. Dy policët u ndaluan dhe tani rrezikojnë jo vetëm lirimin nga detyra, por dhe dënimin me burg. Jo. Ha.

“Dashuri e ndaluar”: një vajzë varet

FUND TRAGJIK “Dashuri e ndaluar”: një vajzë varet Prindërit s’e lejonin të martohej me atë që donte LIBRAZHD - Një vajzë vret veten nga dashuria. Atë çka i kishin mohuar prindërit e saj ajo e vlerësoi më shumë se jetën dhe u vetëvar në një pemë. E reja kishte pasur prej kohësh konflikte me prindërit e saj - ata nuk e lejonin që të martohej me njeriun që kishte zgjedhur vetë - dhe pas një depresioni u hakmorr pikërisht ndaj jetës së saj. E kanë gjetur të vdekur me litar në fyt, në një pemë në vendin e quajtur Shkumbin, në Librazhd. V. K., 21 vjeç, nga fshati Qukës vendosi t’i japë fund jetës së saj me dëshirë të plotë. Nga veprimet e para të grupit hetimor - saktëson një burim zyrtar - u besua se arsyeja e një veprimi të tillë ekstrem ishte dashuria. Prindërit e vajzës nuk i kishin dakort me zgjedhjen që ajo kishte bërë dhe e heqja e një pamundësi për t’u ndryshuar mendjen, ndërmorën këtë veprim të pazakontë. Shtohen kështu rastet e vetvrasjeve për motive dashurore. Më shpesh një gjë e tillë ka ndodhur duke marrë në sasi të madhe medikamentesh ose pesticidhesh, por nuk kanë munguar dhe rastet kur vetëvdekje ka qenë edhe më e dhimbshme. Dhjetra raste të tjera të kësaj natyre mbeten në heshtje për shkak se nuk gjejnë rrugën e publikimit dhe sepse në Shqipëri ende quhet turp të ndodhë një gjë e tillë.

Stuhi në polici: shefi pezullon oficerë e policë

“Kanë thyer disiplinën” BERAT - Dy oficerë të pezulluar nga detyra dhe një numër të tjerë punonjësish që largohen nga komisariati. Ky ka qenë bilanci i furtunës që përfshiu komisariatin e policisë së Beratit. Arsyet kryesore që e shtynë drejtuesit të ndërmarrin këtë veprim ishte thyerja e disiplinës gjatë shërbimit dhe punësimi privat jashtë orarit të detyrës. Për dy oficerët e policisë pritet reagimi i Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë burime të komisariatit njoftojnë se ka edhe para-lajmërime të tjera për të përmbushur masën e disiplinës. Sakaq, të pesë policët kanë bërë dhe dorëzimet e armës dhe të veshjeve të tyre. Ka qenë pikërisht ditën e martë që shefi i krimeve komunikoi të gjitha largimet nga puna të enërave që kishin thyer rregullat. Në faqen 5

Tirana nën mbikqyrjen e uniformave blu. Dje janë bllokuar dy makinat e vrasësve

Apel

“Na gjeni

EKONOMI E SHIFRA

Në tranzicion më pak grurë