24/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 gusht 1996

PAD refuzon tryezën e PD

Ceka: “Më parë çmontoni diktaturën” Ftesa e Besnik Gjongjecaj tashmë u ka mbërritur partive: ejani të diskutojmë për zgjedhjet Sipas liderit të liberaldemokratëve Ceka, PD nuk ka dhënë asnjë shenjë korigjimi. Ai e shikon me pesimizëm perspektivën e zhvillimit të zgjedhjeve pa monitorim të huaj. TIRANE - “Nuk kemi çfarë të bisedojmë me Gjongjecajn përveçse për mbjelljen e perimeve. Me Partinë Demokratike e shoh të pamundur të ulemi në tryezë pa pranuar një palë të tretë”. Neritan Ceka, lideri i liberaldemokratëve reagon ashpër ndaj ftesës që ka dalë dje nga kancelaria e Partisë demokratike për të biseduar “për çështje që janë të lidhura me ligjin për zgjedhjet lokale”. Sipas shkrueses së firmosur nga Besnik Gjongjecaj, sekretar i përgjithshëm i PD-së, një numur partish - ato nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 1992 - duhet të ulen në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar për ligjin e zgjedhjeve të reja lokale. Por kundërshtimi i parë vjen pikërisht nga liderët e aleancës demokratike. Arben Imami thotë se në një situatë të tillë perspektiva e bojkotimit të zgjedhjeve po bëhet gjithmonë e më e afërt. “Ne ishim gati të uleshim për të biseduar edhe me mashtruesit dhe vjedhësit e votave të popullit, por ftesa e Gjongjecajt është e papranueshme. Ne nuk mund të marrim pjesë në një farsë, skenari i të cilës tashmë po shkon me vendosmëri drejt përsëritjes së 26 majit” Seba PD; lart Ceka Në faqen 3

Vrasja e policëve: ndizën polemika për kriminalitetin

“Dënimet e buta, kush është fajtor?” TIRANE - Vrasja e dy vëllezërve policë duket se ka ndezur polemikat mbi qëndrimin e drejtësisë ndaj krimit. Prokuroria e Tiranës kë tërhequr vëmendjen e njerëzve për të kërkuar për krimin, i cili dikur ka qenë akuzuar për vrasje dhe është dënuar para një vjet. Në prokurori sqarojnë se dosja do të studiohet për të nxjerrë se kush është shkaku i dënimit të butë, gjykata apo prokuroria. Ka qenë më parë policia që ka akuzuar gjykatën dhe prokurorinë për qëndrime të buta ndaj krimit dhe tashmë përplasja duket se do të jetë mes gjykatës e prokurorisë, e cila për këtë arsye ka tërhequr për të studiuar dhe dosjen e një të akuzari për vrasje. Dhe kryetari i Gjykatës së Tiranës, ka bërë publike në shtyp një letër që i ka dërguar kreut të Prokurorisë së Tiranës Adnand Xherolli, përmes të cilës i ka parashtruar dhe disa objeksione. Një nga problemet e prekur nga Gjonaj është dhe ai i formulimit jo të saktë të akuzave nga ana e prokurorëve në proceset gjyqësore. Në faqen 3

Sopata e nuses mbi kokën e vjehrrës

FIER - “Kështu dashurajan-biti vjehrës”, një moshuar 64 vjeçe... FIER - “Kështu dashurajan-biti vjehrës”, një moshuar 64 vjeçare... gon historinë ngjetëse. Ajo është goditur me sopatë në kokë dhe është kërkuar [teksti vazhdon jashtë imazhit]

I dyshuar për çështjen Kaboçi

Hetuesi shqiptar rrëfen aventurën italiane :

SHKODER

Malazezët: tani masa

e vjehrrës

FJER - Kështu desh gruaja im bir të më vriste, një e moshuar 64 vjeçare tregon historinë ngjetëse. FJER - Kështu desh gruaja im bir të më vriste, një e moshuar 64 vjeçare tregon është kërcënuar se po të “hapë gojën” mund ta pësojë edhe më keq. Si të mos mjaftonte vetëm krimi, nusja - autorja e aktit të pazakontë - e tërheq zvarrë gruan e moshuar, e mbyll në shtëpi pa e lejuar të marrë ndihmën e parë. Vetë plaka ka mundur të largohet në një moment dhe me ndihmën e fqinjëve ka përfunduar në spital. Ben denoncimin dhe ndërsa nusja zhduket në drejtim të paditur, policia kriminale ka filluar hetimet dhe e ka shpallur atë person në kërkim. “U tek vajzat sepse nuk të dua njerkë këmbe, më thoshte gjithmonë nusja e djalit”, tregon Hava Seriani, 64 vjeç, për fillimin e grindjes që i kushtoi asaj një plagë sopate në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Sheq të Vogël, në periferi të Fierit, të martën në mesditë. “Kam shitur gjithçka kisha në fshatin Belishovë, sepse nusja nuk donte të jetonte atje. Blenë një apartament këtu në periferi të Fierit. Kohë më pas nusja grindjej vazhdimisht me mua derisa një ditë vendosëm të ndaheshim. Unë kam vetëm një djalë dhe ai është i prekur prej se muajsh në Greqi; ai më la vetëm një dhomë në apartament. Por dhe kjo nuk e kënaqte nusen sepse mbasi kuptoja që ajo donte që unë të shkoja tek vajzat e mia. Të martën mora në shtëpi vajzën time të sapomartuar, por burri donte të hynte në shtëpi, nusja - ajo quhet Elsa - e kishte mbyllur derën. Nuk donte të më pranonte brenda. Vetu e hodha nga muri për të hapur derën, por Elsa më qëlloi nga prapa me sopatë në kokë. Filloi të më tërheqë zvarrë nga këmbët dhe thotë se po të flasë prapë, do të më vrasë fare. Më pas e moshuara është mbyllur brenda dhe është përgjakur. Hava Fleshi

Fusha helene mposht djemtë e Bajkos

Sport Fusha helene mposht djemtë e Bajkos TIRANE - Shqipëria është mundur 2:1 në takimin e parë miqësor në Greqi. Më parë kanë shënuar dy herë grekët me anë të Vrakës dhe Nikolaidhis e më pas tanët me anë të Panos në minutën e 81-të. Ndeshja është ndjekur nga 1500 shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë shqiptarë. Milan shpallton Ajax 3:0 në ndeshjen inauguruese të stadiumit të ri të Amsterdamit. Nëse në takimin e parë me Juventusin i ka munguar gëzimi e titullarëve, ku Ajax humbi 6:0 për ndeshjen e djeshme Van Gaal nuk ka kujt t’i qahet veçse formës së dobët të lojtarëve të tij pasi në fushë ka patur formacionin më të mirë. Në mitingun e Zyrihut Masterkova ka vendosur rekord botëror në garën e 1 miljes. Në faqen 7

I dyshuari për çështjen Kaloçi: Ja operacioni në Apenine

Hetuesi shqiptar rrëfen aventurën italiane TIRANE - “Ja si u kap në Itali i kërkuari për vrasjen e Bujar Kalo shit”. Një hetues shqiptar, i cili ka marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një të dyshuari për vrasjen e Drejtorit të Burgjeve tregon aventurën një javore me policinë italiane. Falë informacioneve që kishin siguruar hetuesit shqiptarë policia italiane, që nga zyra ku ishin duke u bërë bisedimet zyrtare, ka zbuluar vendin ku strehohej i kërkuari Dedei vetëm për 15 minuta. Më pas një operacion i gjerë me të gjitha masat e duhura për të kapur të kërkuarin. Mbresa nga puna dhe kushtet e homologëve dhe dëshira që dhe policia shqiptare të shkojë drejt këtyre stadeve. Në faqen 5 Zyhdi Dedei

Baby-buçko: 1 vjeç, 30 kilogram

E RRALLE Baby-buçko: 1 vjeç, 30 kilogram Fëmija i pazakontë habit kontinentin NJU JORK - Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë sa më të shëndetshëm, por deri në ç’masa? Një çift i ri prindërish njujorkezë duket se deri tani kanë fëmijën më të shëndetshëm e më të robust në botë. Përmasat e tij janë të tilla që do të bënin krenar çdo baba. Zack Streecken vetëm në 18 muajt e parë të jetës së tij ka hedhur shtat mbi një metër dhe ka kapur peshën e 30 kilogramëve. Fëmija, një djalë i bukur, por tepër trupmadh ka një oreks që siç i thonë të fik derën. Ai ha çdo gjë që këtë e bën me dëshirën dhe pasionin më të madh. Prindërit thonë se kur djaloshi i tyre erdhi në jetë pesha e tij ishte sa ajo e shumë fëmijëve të tjerë, pos pas gjashtë muajve të parë të jetës djaloshi me pamje herkuli filloi të shtonte përditë nga një e pesë. Dyshohej nga të gjithë të afërmit se mos vogëlushi kishte sëmundjen e gigantizmit. Por jo! Si pas mjekëve, të cilët e kanë vizituar dëndur trumadhin, tek fëmija nuk është vënë re asgjë anormale, përkundrazi organizmi i tij forcohet gjithnjë e më tepër dhe djali është vazhdimisht në humor të mirë. Nëpër rrugë një vjeçarin e shohin me habi dhe në të njëjtën kohë me admirim. Dhe ai u buzëqesh të gjithëve. Zacku i vogël, i cili që në këtë moshë ka tërhequr vëmendjen e shtypit dhe të fotografëve, ndoshta në të ardhmen do të jetë pasardhësi i denjë i Schwarzeneggerit, apo herkulit të viteve 2 000. Fëmija “herkul” dhe e ëma (REUTERS) Fëmija “herkul” dhe e ëma (REUTERS)

La Bouche lëShqipërinë: "bye-bye" pa triumf

SPEKTAKEL La Bouche lëShqipërinë: "bye-bye" pa triumf Ritmet e mrekullueshme të grupit amerikan kanë sfumuar koncertin grek, Në faqen 4

Republikanët i "bëjnë gjyqin" Klintonit

NGA BOTA Republikanët i "bëjnë gjyqin" Klintonit Fillon e ashpër fushata elektorale e Bob Dollit për të Shtëpinë e Bardhë. Në faqen 2

TIRANE - Të burgosurit do të kenë dhoma të veçanta, telefon, dhe dushe.

EKSTRADIMI NGA GREQIA

Qelitë komode presin “mysafirët” TIRANE - Të burgosurit do të kenë dhoma të veçanta, telefon, dhe dushe. Një investim prej 800 mijë EKY i Këshillit të Europës sjell për herë të parë në Shqipëri modelin e burgut perëndimor. Në të do të strehohen 23 të burgosurit e parë që do ekstradohen nga Greqia.

Sport

Fusha helene

SHKODER

Malazezët: tani masa kundër Aftës Në faqen 3 BERAT Ende mister mbi zhdukjen e granatave Në faqen 3 KOPLIK Pishat e Razmës në rrezik asgjësimi Në faqen 3 KORÇË Ndihmë fëmijëve të varfër e të sëmurë Në faqen 3 TIRANE Fillon pastrimi i bulevardit kryesor Në faqen 5