16/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 gusht 1996

Ramiz Alia, i fundit i genocidit

Ish presidenti, Isai e Stefani mbeten për vjeshtë Prokuroria ka mbyllur hetimet për 7 dosjet e Ministrisë së Brendshme TIRANË - Ramiz Alia do të jetë i fundit që do të mbyllë serinë ish funksionarëve të lartë komunistë që do të shkojnë në gjykatë. Pak ditë më parë prokurorët që po hetojnë për genocidin kanë mbyllur dosjet hetimore të shtatë prej ish zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme. Shtatë zëvendës ministra dhe ish kryetarë degësh të Punëve të Brendshme nëpër rrethe do të jetë kontigjenti i radhës që do të ulen në bankën e të akuzuarve në gjykatë, në akuzën e krimeve kundër njerëzimit. Marash Kola, Enver Halili, Raqi Iftica, Qemal Bregasi, Hysen Shehu dhe Jorgaq Mihali, do të nisen së shpejti për në gjykatë, ndonëse disa prej tyre do të gjykohen në mungesë pasi janë arratisur nga Shqipëria. Drejtësia pasi ka mbaruar punë me sekretarët e parë dhe funksionarët e Ministrisë së Brendshme, ka lënë për në fund ish Sekretarin e Parë të K.Q PPSH, Ramiz Alia, dy ish Ministrat e Brendshëm Hekuran Isai dhe Simon Stefani, si dhe ish Kryetarin e Hetuesisë së Përgjithshme Qemal Lame. Ne faqen 5

Ulqini, sërish njeriu i PS për kryeqytetin?

Konsiderohet i preferuar TIRANË - Analizimi i punës dy vjeçare, zgjedhjet në forumet e larta të degës dhe përcaktimi i objektivave për të ardhmen, këto do të jenë themelet mbi të cilat do të zhvillohet nesër Konferenca e Partisë Socialiste për kryeqytetin. Por ajo që mendohet se do të jetë pika nevralgjike konferencës së socialistëve kryeqytetas, janë zgjedhjet për “fronet” drejtuese të kësaj dege. Musa Ulqini - kryetari aktual i degës së PS-së për Tiranën - Spartak Poçi, Enver Reçi dhe Kastriot Islami, deri tani mësohet se janë kandidaturat më të fuqishme të propozuara prej organizatave bazë të partisë dhe këshillave socialistë të kryeqytetit. Burime brenda kryesisë së PS-së të Tiranës, deklarojnë për Gazetën Shqiptare, se “deri tani, në bazë të propozimeve, të mbërritura në udhëheqjen e lartë, Ulqini është më pranë rirmarrjes së postit të kryetarit, e pas tij vijnë nënkryetari Spartak Poçi, Enver Reçi dhe Kastriot Islami”. Megjithatë këto katër kandidatura, dhe të tjera pas tyre do të votohen nga 460 pjesëmarrësit në Konferencë. Ne faqen 3

UÇK: “Sulmet në Kosovë janë tonat”

TIRANË - “Aksionet kundër objektivave serbe në fillim të muajit kemi kryer ne”. Rikthehet edhe njëherë në skenë UÇK-ja e cila me anë të një komunikate të nënshkruar nga një Shtabi i saj Qendror merr përsipër autorësinë e disa aksioneve. “Do të vazhdojmë kështu deri sa Serbia të tërhiqet nga tokat tona”, këmbëngulin ilegalët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Jemi luftëtarë të lirisë dhe jo terroristë, sikurse na konsiderojnë serbët”, ky është mesazhi që UÇK ka dashur t’i lëshojë diplomacisë ndërkombëtare. Aksionet që merr përsipër UÇK, patën shkaktuar dëme të rëndësishme materiale, por, për fat asnjë viktimë. Në faqen 3 USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS Prishtinë, më 04.08.1996 KOMUNIKATË Nr. 22 Me 2 Gusht, ne zonën operative nr.1, njësia jonë guerile, kreu kryer disa me aksionuar kundër postave të policisë speciale serbe. Sulmet e kryen haptas për qëllim shkatërrimin e objekteve të policisë serbe e dhe shkaktimin e dëmeve materiale. Objektivi i sulmeve u paralizua plotësisht mbi bazën e vendimit të marë nga Shtabi Qendror i UÇK. Populli shqiptar i Kosovës nuk duhet të mashtrohet nga falsifikimet dhe lajmet e rreme nga Beogradi, të cilat me qëllim keqinformojnë dhe manipulojnë opinionin publik dhe e detyrojnë atë të heqë dorë nga liria dhe përpjekjet e tija për pavarësi. Përmes kësaj komunikate dëshirojmë t’ju bëjmë të qartë krejt opinionit se aksionet kundër objektivave serbe në fillim të muajit kanë qenë tonat, dhe i marrim përsipër plotësisht. Ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i vendosur dhe, siç e quajmë ne, i drejtë në aksionet tona, bazohet në përgjegjësinë për të mbrojtur popullin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen e tij. Për ne, jemi të detyruar të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur popullin nga këto sulme dhe të ndihmojmë në përpjekjet për liri e pavarësi. SHTABI QENDROR I UÇK-së Komunikata e UÇK-së

Kape(t) një bandë

SHKODËR Kapet një bandë

Tryeza e opozitarëve:

Dje në PSD konsultimet e të shtatëve

Mbërrin flutra e rrezikshme

BERAT Mbërrin flutra e rrezikshme Në faqen 5

Kapet një bandë grabitësish

Ramiz Alia SHKODËR Kapet një bandë grabitësish SHKODËR - Ka zgjatur vetëm pak orë liria e një bande grabitësish. Sipas njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, tre persona nga Shkodra kanë përfunduar të merkuren në burg pas një aksioni të policisë së qytetit verior. Mbite rrendona kuza e “rrëmbimit të personit në bashkëpunim”. Viktima e aksionit të tyre - një 21 vjeçar, S.Q. nga Shkodra - është mbyllur nga tre dh ka përfunduar në Itali. Paraditen e së mërkurës, pas një aksioni të shpejtë të policisë, të nëndjekurit prej disa kohësh kanë rënë në duart e policisë. Dy prej tyre - Fran Shullani, 40 vjeç, nga Shkodra dhe Shpend Koleka, 35 vjeç, nga i njëjti qytet - kanë pasur edhe një herë më parë dënime për arësye të ndryshme. Arrestuari i tretë është nga kryeqyteti. Për Xhevdet Mehmetin, nuk është njoftuar zyrtarisht ndonjë precedent tjetër.

SIDA ngjitet në Kukës

Katër raste KUKËS - Sëmundja e shekullit, SIDA, godet ashpër dhe në mal. Kukësi tashmë ka katër vetë që janë infektuar nga virusi i SIDA-s. A to janë dy vajza dhe një çift të rinjsh që janë infektuar në rrethana ende të panjohura. Lajmi konfirmohet nga mjekët e spitalit të Kukësit që pohojnë se nuk ka asnjë dyshim për praninë e virusit - kjo është vërtetuar dhe nga analizat e bëra në laboratorin e Tiranës. Në faqen 5

Tryeza e opozitarëve: “Jo vendimeve të PD-së”

Dje në PSD konsultime e të shtatëve TIRANË - Opozita vendos t’i thotë “jo” tryezave të projektuara prej Partisë Demokratike. “Ne nuk marrim pjesë në tryezat e sinkronizuara të PD dhe nuk njohim vendimet e tyre”, kanë shkruar në një deklaratë të përbashkët shtatë parti të opozitës pas takimit të tyre konsultativ në selinë e Partisë Socialdemokrate. Pak ditë më parë, nga kancelaritë e PD-së kishin “fluturuar” drejt selive të partive parlamentare dhe jo parlamentare, ftesa për tryezë. Por dje parlamentarët, PAD dhe PDD si parti jo parlamentare kanë refuzuar të ulen me PD sot në tryezë, të njëjtën gjë kanë preferuar që të bëjnë edhe PS, PSD e të tjerë, kur kanë deklaruar mospërfshirjen e tyre në tryezën e së hënës, organizuar po nga PD-ja. “Ftesat e Partisë Demokratike, janë manovër e re për mashtrimin e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm dhe një përpjekje për të përçarë opozitën”, kështu e kanë përshkruar veprimin e tyre partitë e opozitës. Në faqen 3 Takimi i djeshëm i opozitës (foto: P. Ilo)

Fallsifikoi: dënohet në mungesë

KORÇË Në faqen 5

Frikë nga afta: bie shitja

TIRANË Në faqen 5

Fier, polici vjedh grabitësit

SHPERDOROI DETYREN Fier, polici vjedh grabitësit Gjykatësit firmosin arrest në mungesë për të FIER - Edhe policët mund të bien viktima të grabitësve. Madje një punonjësi të komisariatit të Fierit i kanë vjedhur vinçin që do të përdorte për dëgë smetin e tij. Një tjetër polic është ngatërruar me vjedhje bagëtish, por ai në rolin e grabitësit. Dhe në gjykatën e Fierit, për tajtorët është vendosur masa e arrestit në qeli. Ka mundur ta gjejë shumë shpejt autorin e grabitjes së një vikli që e kishte blerë për dërkardëz. Një punonjës policie ka denoncuar fqinjën e tij si autor të vjedhjes. Mehmet Kocia, nga fshati Varibop, i Fierit, është ndaluar nga policia ndërsa po shiste njëshin e vjedhur. Ai nuk e pranoi akuzën, por i kishte afruar policit të dëmtuar në këmbim të tërheqjes së denoncimit, vlerën në të holla të vëshit. Gjykatësit e kanë pranuar akuzën e vjedhjes në bashkëkëpunim të Kociaj dhe kanë firmosur për të masën e arrestit deri në përfundim të hetimeve. Gjykatësit civile, gjyqtarët, kanë kërkuar të vënë prangat e arrestimit dhe punonjësit e policisë. Petrit Buzi është denoncuar nga një grup fshatarësh të Libofshës dhe Ndërmësatit se ai duke shfrytëzuar detyrën u kishte grabitur një numër bagëtish. Mëra që ai kishte zgjedhur kishte qenë efiikase për njëfarë kohe: pasi kapte vjedhë sit profesionalisht të bagëtive ua sekuestronte prej për llogari të shtetit të tij. Por Buzi, me të mësuar që kërkohej nga policia është larguar në drejtim të paditur bashkë me armatimin personal. Dje për të është firmosur masa e arrestit në qeli nga gjykatësit. Hurma Redhi

Sport

Sport

Klinsman TIRANË - Kupa e Kampionëve ka ndryshuar formulë. Në sezonin 1997-1998 faza finale e saj do të luhet me 24 skuadra. Në këtë mënyrë të gjitha kampionet do të kenë mundësi të marrin pjesë në të, e përveç tyre edhe tetë të dyta të zgjedhura nga koeficienti UEFA do të masin forcat në këtë kupë. Sot nis Bundesliga e nesër edhe kampionati anglez i futbollit. Ka marrë fund edhe lavdia e dikurshme e Ajax të Amsterdamit, Stadiumi legjendër i kësaj skuadre, De Myuer i braktisur nuk ka “duruar” dot vetminë dhe ka marrë flakë, duke parandjerë një fat të keq për të ardhmen e Ajax. Në faqen 7

SPEKTAKEL

Festivali i këngës: shpejt pranime Në faqen 4 Irma Libohova

NGA BOTA

Moska formon qeverinë e re Në faqen 2 Çernomerdin