22/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 gusht 1996

Si u “zhduk” vrasësi i dy policëve

Qëllohet me armë automatike nga katër persona Tiranë, atentatorët sulmuan mbi dy motoçikleta pa targa. Forcat e Rendit në gjurmë të tyre TIRANË - Vdës një nga të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Neziri, të dy punonjës policie? Bujar Bami, një nga personat që men-dyhet si autor i mundshëm i atentatit të bujshëm kryer pak ditë më parë ndaj njëzetë të ligjit, i mbetur dhe vetë viktimë e një atentati profesio-nistësh. Nga dy motoçikleta derdhet një rebe-sh i zjarrit plumbash me armë automatike. Bami vdes në vend, kurse shoku i tij - të dy ata udhëtonin me një motoçikletë - plagoset rëndë. Sipas ekspertëve kriminalistë ata ishin qëlluar nga fare pranë dhe plumbat i kishin marrë të dy në pjesën e majtë të trupit. Vrasësit braktisin mjetet e tyre dhe largohen, të paktën kështu pohon një burim, me një autoveturë. Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, në orën 21.30, pranë vendit të quajtur Oxhaku. Bami ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia që prej disa kohësh dhe mbi të rëndonte dhe akuza për një tjetër vrasje të mbetur në tentativë. Shoku i tij, Roland Rapi është çuar i plagosur rëndë në spitalin ushtarak dhe mjekët pohojnë se megjithëse ka katër plumba në trup e ka kaluar rrezikun për jetën. Në pavionin e kirurgjisë Rapi ruhet vazhdimisht nga një njësitë policie. Viktima ka pasur në trup gjashtë plumba dhe për të ishte e pa-mundur çdo ndihmë mjekësore. Dy motoçikletat vrasëse - ato ishin pa targa - janë bllokuar nga policia e ndërmjet tyre po përpiqet të mbërrijë tek vrasësit ose të paktën të ekrnat e pronarëve të tyre. Do të kontrollohen numrat e shasisë dhe ato do të balla-faqohen me regjistrat e doganës nga ku kanë hyrë në Shqipëri. Në faqen 5 GODITET ME LEVË Sulm me maska drejtori të INSIG Ndërtesa e INSIG-ut TIRANË-Atentatërrënda drejtore-tit Përgjithshëm të INSIG-ut. Në mbrëmjen e së martës, ndërsa po kthehej në shtëpi, është sulmuar nga dy persona me maska dhe është goditur me levë në kokë. Për fat të mirë asnjë dëmtim serioz, ndërkohë që ka mbetur mister mbi shkak e kësaj ngjarjeje. Në faqen 5 Në foto policë gjatë një kontrolli lart; polici i vrarë Gezëm Neziri

Berisha: “Me SHBA tani jemi OK”

PS? Luftë klanesh Dje konferencë shtypi TIRANË - Sërish socialistët kanë qenë në qendër të sulmeve të presidentit Berisha. Të njëjtin si proces reformimi por degjeneroi në një luftë klanesh”, ka etiketuar presidenti i madh opozitare. Po nëse nuk do futen në zgjedhjet lokale? “Ky do të jetë një vetëskarikim”. Marrëdhëniet me Amerikën janë vlerësuar si baza e një politike që sheh drejt Perëndimit. Në faqen 3

Bllokohen çanta me armë e xhevahire

GJIROKASTËR Në faqen 5

Më shtrenjtë të shkruash një urim

Tarifat postare rriten 38 përqind

“Meta të jetë Sekretari i PS”

Kandidatura është propozuar nga Kryesia Mënyra e zgjedhjes kishte ngjallur debate në Komitetin Drejtues TIRANË - “Ilir Meta pritet të propozohet nga Kryesia për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste”. Lajmin e bujshëm e ka dhënë mbrëmë në orët e vona të natës për Gazetën

Statuti i PS drejt

Sot në Bënçë

Krisma natë: vritet një vajzë

Ora e fundit TIRANË - Përseiri gjak në Tiranë. Një vajzë e re goditet me një plumb pistolete në qafë dhe vdes gjysmë ore më vonë në sallën e operacionit. Një numur personash janë shoqëruar

çanta me armë e xhevahirë

. Në faqen 5. KUKËS. Një grua 105-vjeç synon vitin 2 000. Në faqen 7. FIER. Një burrë vdes nga avujt e benzinës. Në faqen 5.

shkruash një urim

TIRANË - Ekonomia e tregut shtrëngon “Postën” të rrisë çmimet. Duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti, tarifat e shërbimeve postare do të rriten mesatarisht 35 përqind. Është një vendim i sapo marrë nga Qeveria, që synon të zbusë disi diferencën që ekziston mes masës së shpenzimeve të këtij sektori dhe të ardhurave shumë më të pakta që ai po siguron. Por krahas rritjes së inflacionit, “biznesi i zarfeve” do ofrojë - për herë të parë në Shqipëri - shërbimin e urdhërpagesave ndërkombëtare. Shtrenjtime i vazhdueshëm elementeve të kostos së shërbimit postar, duket e kanë bërë të domosdoshme rritjen e tarifave postare. Janë specialistët e departamentit të këtij shërbimi që kanë ekspozuar para kabinetit të ministrave argumentet e shumta. Në faqen 7. POSTA. QYTETARE! KETU FUTEN LETRAT TUAJA DREJTUAR GJYKATES SE KASACIONIT

Kandidatura është propozuar nga Kryesia

TIRANË - “Ilir Meta pritet të propozohet nga Kryesia për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste”. TIRANË - Gazetën Shqiptare, një burim brenda piramidës së lartë udhëheqëse të socialistëve. Por ndërkaq Meta - nënkryetari i ri i Partisë Socialiste - i pyetur rreth propozimit për marrjen e fronit të Sekretarit prej tij, nuk ka preferuar që të japë asnjë përgjigje pohuese apo të mohojë një gjë të tillë. “Nuk mund që të them asgjë për këtë”, tha mbrëmë Meta për Gazetën. Megjithatë, kandidatura e Metës për Sekretarin, një orë para se Kongresi të ngrejë siparin e tij, do të vlerësohet përfundimisht nga një përcaktues i partisë. Nëse duhet apo jo t’i kalojë forumi të lartë të partisë, do të vendosë kjo përfaqësi pas 60 minutash diskutimesh. Në faqen 3. Selia e PS lart; Ilir Meta

Statuti i PS drejt Nanos

Sot në Bënçë TIRANË - Dokumentet bazë të Partisë Socialiste në ...qeli. Vetëm 48 orë pasi Raporti, Statuti dhe Projekt-Programi, janë miratuar nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, ato kanë “udhëtuar” drejt Bënçës për të qenë në duart e liderit të burgosur Fatos Nano. Me përshtatjen të Raportit të Kongresit - për të cilin Nano kishte dhënë përgjigjen e tij që më dorëzoheshin nga Komisioni i hartimit - lideri socialist pritet që të japë vlerësimet e tij pozitive për Statutin dhe Programin. Në faqen 3.

një vajzë

TIRANË - Përseiri gjak në Tiranë. Një vajzë e re goditet me një plumb pistolete në qafë dhe vdes gjysmë ore më vonë në sallën e operacionit. TIRANË - në komisariatin 1 të policisë dhe po hetohet për lidhjen e tyre të mundshme me krimin. Ende e paqartë plotësisht dinamika e ngjarjes. Në orën 21.20, dy grupe të rinjsh po grindeshin me njëri-tjetrin rreth 30 metra larg sheshit i quajtur Xhamlliku. Midis palëve shkëmbehën dhe gurë e një rast më vonë pasojnë disa krisma pistolete - gjashtë sipas një burimi nga policia. Njëri nga plumbat godet në qafë Renalda Lishan, 24 vjeç, nga Tirana, fare pak metra poshtë banesës së saj. Lisha hipet në një veturë tip Lancia Dedra, me ngjyrë të kuqe dhe mbërrin në urgjencën e spitalit në orën 21.30. E fusin menjëherë në sallën e operacionit, por plaga e marrë ishte tepër e rëndë dhe ajo humbet jetën vetëm 30 minuta më pas. Drejtuesi i mjetit - xhami i saj i prapëm ishte thyer me një gur gjatë përleshjes - dhe një vajzë tjetër, shoqërohën për në komisariat. Në vendngjarje policia kishte bllokuar kryqëzisht rrugën dhe kishte nisur veprimet e para operative. Dy rrahë konfrontuese gjaku dëshmonin vendin ku ishte gjelluar Lisha dhe policia ishte vënë në ndjekje të vrasësve që ende nuk kishin emra të përveçëm për djesen e saj.

SPORT

. Flamurtari sot në fushë për tu kualifikuar. Premoi fantastike, mijra tifozë nga Vlora e flamuj do të shoqërojnë skudrën. Në faqen 6. Kushta

NGA BOTA

. Boris Jelcin nën kërcënimin e puçeve? Presidenti rus përkujton pesëvjetorin e grushtit të shtetit të ’91. Në faqen 2.