Socialistët: “Do shkojmë, por me kushtet tona”
Ndryshime në ligjin elektoral. PD ka gati propozimet e saj: Dy dhoma të fshehta dhe jo policë në qendrat e votimit. Socialistët i thonë “Po” ftesës së Berishës. Ende i paqartë qëndrimi i Polit. Imami: “Vendimin do ta marrim sot”
Ndryshime në ligjin elektoral. PD ka gati propozimet e saj: Dy dhoma të fshehta dhe jo policë në qendrat e votimit.
Socialistët i thonë “Po” ftesës së Berishës. Ende i paqartë qëndrimi i Polit. Imami: “Vendimin do ta marrim sot”
TIRANË - Partia Demokratike gati të korrigjojë 26 majin. Vetëm katër ditë pas propozimeve europiane mbi zgjedhjet e tetorit, partia në pushtet zbret sot në tryezën presidenciale me një paketë propozimesh rreth zgjedhjeve lokale. Jo më një dhomë e fshehtë votimi për më shumë se një, jo më policë në qendrat e votimit, një fletë e votimi tepër e thjeshtësuar si dhe ndryshime të tjera në teknikën e votimit. Këto janë disa nga projektpropozionet me të cilat PD do të zbresë sot në tavolinën e katërmbëdhjetëshes. “Do të jemi të hapur ndaj çdo lloj propozimi që mund të vijë nga forca të tjera politike”. Shprehet kështu Tritan Shehu sipas të cilit ligji elektoral edhe pse i mirë në tërësinë e tij ai gjithsesi duhet ndryshuar në disa parametra. Propozimet me të cilat do të zbresë sot në tryezë partia në pushtet duket se do t’ia japin një drejtim të ri ecursisë së bisedimeve ndërpartiake që do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Gjithsesi pritet të shikohet se deri ku do të shkojnë socialistët me kundërpropozimet e tyre.
Tryeza e përbashme e Presidentit me partitë
Zgjedhjet lokale
Përgjegjësia e ODHIR në Tiranë
TIRANË - Drejtues të lartë të ODHIR zbresin në Tiranë.
Ka mbërritur dje në vendin tonë drejtoresha e organizatës që vëzhgon zgjedhjet për të patur sot një axhendë të ngarkuar takimesh. Partitë politike shqiptare do të jenë bashkëbiseduesit e saj gjatë gjithë ditës së sotme.
Në faqen 3
Shirat mbysin minierat
Bllokohet dy ditë puna
REPORTAZH / Në Prrenjas të fshatrat e rrënuara
Më shumë para nga depozitat; por shtrejni kredia
Bankat ndryshojnë interesat
Banka Kombëtare Tregtare
TIRANË - Tani mund të përfitosh më shumë nga depozitimi i parave në Bankën e Shtetit, por duhet që të paguash më shumë për të marrë kredi. Bankat e nivelit të dytë sapo kanë shpallur përqindje më të larta interesi për depozitat por edhe për kredite. Dhe krahas faktorëve të tjerë - faktorë që ndryshojnë sipas situatës nga banka në bankë - kjo rritje e interesave duket se i ka rrënjët në rritjen e inflacionit që karakterizon ekonominë shqiptare gjatë këtij viti.
Në faqen 7
Fajdet “Arkond”, paratë zhdukur në banka
Pagesa jo vetëm në Nigeri, por dhe në Perëndim
Më 10 shtator hapet procesi. Prokuroria: “Nuk kanë shlyer 500 mijë USD”
TIRANË - Protagonistët e skandalit të fajdeve “Arkond” do të përfundojnë në gjykatë në Tiranë në datën 10 shtator. Tre biznesmenët akuzohen për ve-
Policia: Struktura
Sarandë Mashtrim me miell
Sarandë
Mashtrim me miell
Bllokohen dy ditë puna
LIBRAZHD - Fatkeqësia natyrore godet fshatrat e Librazhdit dhe e bën varfërinë e tyre dhe me të prekshme.
Shiu i rrëmbyeshëm i tre ditëve më parë ka shkatërruar disa shtëpi banimi dhe ka bërë të pabanuashme disa të tjera. Një mes humos [?] 60 vjeçar e vadekur dhe katër vetë janë plagosur, kurse dëmtimet materiale - sipas të dhënave të para të pushtetit lokal - shkojnë deri në 400 mijë dollarë. Udhëtimi midis njerëzve të goditur rëndë nga natyra është i dhimbshëm; dikush tregon se ka humbur gjithçka ka mundur të fitojë gjatë një jetë të tërë dhe madje gjatë shtrëngatës së shiut ka rrezikuar dhe jetën. Dëme serioze ka pësuar dhe miniera e kromit që tashmë ka bllokuar prodhimin për shkak të përmbytjes.
Përmbytjet në fshatrat e Prrenjasit
Në faqen 7
Pagesa jo vetëm në Nigeri, por dhe në Përmetin
TIRANË - Protagonistët e skandalit të fajdeve “Arkod” do të përfundojnë në gjykatë në faktin që Tiranë në datën 10 shtator.
Tre biznesmenët akuzohen për veprën penale të mashtrimit në bashkëpunim: kanë marrë shuma të konsiderueshme parash me përqindje, por nuk kanë mundur t’i kthejnë. Në prokurori janë depozituar disa dhjetra padi penale për tre biznesmenët nga qytetarët që kanë humbur paratë-shuma e pakthyer shkon deri në 500 mijë dollarë, por mendohet se ajo është edhe disa fish më e madhe. Ata kanë pretenduar se këto shuma i kanë përdorur si mjet për të siguruar një kredi prej 75 milion dollarësh nga banka nacionale e Nigerisë. Prokuroria ka mundur të zbulojë se tre biznesmenët kanë bërë pagesa jo vetëm në shtetin e varfër afrikan, por dhe në drejtim të bankave amerikane, gjermane dhe britanike.
Në faqen 5
Gjykata e Tiranës
Policia: Struktura të reja antikrim
TIRANË - Struktura të reja në policinë shqiptare.
Që prej dy ditësh pranë komisariateve të policisë në Tiranë janë “atashuar” nga një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore. “Ambasadorët” e prokurorisë pranë policisë do të merren me rishikimin e gjithë materialeve për hetimet paraprake, para se policia t’i dërgojë ato në prokurori për hetime të mëtejshme. Gjithashtu është emëruar dhe krijimi i Drejtorisë së Policisë për Tiranën, si koordinator mes komisariateve.
Në faqen 5
Sarandë — Mashtrim me miell tregtarit
Sarandë
Mashtrim me miell tregtarit
SARANDË - Donte të blinte miell po ka mbetur pa para. Një tregtar sarandjot është mashtruar nga një bashkëqytetar dhe një grek, të cilëve i kishte besuar sjelljen e mallit në Shqipëri për llogari të tij. Por prej tyre nuk kishte marrë asgjë. As para dhe as mall. Tani në dorë ai ka vetëm një denoncim për të dy personat me të cilët do të bënte tregti e që para pak ditësh e ka dorëzuar në gjykatë.
Historia e tij kishte nisur dy vjet më parë. Sh. Gjergji ka dhënë një shumë prej 3 milion drahmish një sarandioti, A. Kolcos dhe një greku G. Papallopullos që ata t’i mundësonin sjelljen e ngarkesës me miell. Por që nga momenti dhënies së parave për sarandiotin Gjergji nuk ka patur asnjë shenjë malli që ai kishte kërkuar të vinte. Në Sarandë nuk janë para as malli, as paratë dhe as dy tregtarët. Për dy vjet me radhë ai i është lutur me shpresën në kthimin e tyre. Por tani, në një mënyrë pa zgjedhje i është drejtuar gjykatës. “Do të tërheqë m’i për adresat e tyre - ka deklaruar sipas ATSH Kyv[?]tari i gjykatës - nëse nuk gjenden do të bëjmë gjyqin dhe do të kërkojmë ndërhyrjen e Interpolit.”
Shpërthejnë bomba amerikane në Irak
NGA BOTA
Shpërthejnë bomba amerikane në Irak
I barat ushtarake të Saddam-it në Irakun e Jugut.
Në faqen 2
Sad am Husein
Kanu i thotë “addio” futbollit
SPORT
Kanu i thotë “addio” futbollit
Mjeku: “Është i sëmurë me zemër”
TIRANE- Kanu përfundimisht larg futbollit. Një vizitë e thjeshtë mjekësore e ka nxjerrë heroin olimpik invalid të përjetshëm sportit. Zemra e tij është e aftë të funksionojë si ajo e gjithë njerëzve normalë, por jo si ajo e sportistëve profesionistë. Batistuta ka kaluar Maradonën me gola në përfaqësuesen argjentinase. Goli kundër Paraguajit ka qenë i 35-ti për asin argjentinas, një më shumë se sa Maradona. E gjithë nga të gjithë për të. Ranieri: “Batistuda është lojtari më i mirë në botë për sezonin”.
Mike Tyson ka vendosur të ndryshojë jetën e tij. Myslimani ka vendosur të bëhet njeri i ndryshëm. “E vërtetë është që kam shkuar me pesë femra njëherësh, madje edhe një ditë para ndeshjes, por ajo ka qenë vetëm një pjesë e jetës time, sot kam vendosur të ndryshoj plotësisht”. Damonn Hill largohet përfundimisht nga Williams. Sezonin e ardhshëm për skuadrën britanike do të garojë Heinz Harald Frentzen. Polemika të mëdha lidhur me largimin e britanikut. Për shumë gazetarë ai është viktimë e pilotit Williams. Sammer do të rikthehet në fushë të shtunën kundër Hansa Rostock.
Në faqen 6
ÇDO TË DIELË “GAZETA SPORT”
Duke filluar nga kjo e diel, Gazeta Shqiptare ka vendosur që të publikojë një insert të posaçëm sportiv, i cili do të sjellë për të apasionuarit e futbollit të gjitha të dhënat - intervista, komente, formacione - për ndeshjet e kampionatit shqiptar. Fotografi e artikuj për sportin ndërkombëtar. Të gjitha këto do të gjenden në insertin GAZETA SPORT që do të jetë bashkë me Gazetën Shqiptare. Me një çmim prej 30 lekësh do të mund të blini dy gazeta në një të vetme.
ALARM NË POGRADEC
Nga liqeni po zhduket korani
POGRADEC - Alarm në Liqenin e Pogradecit. Korani, peshku i famshëm po përgjumoshet.
Gjuetia me dinamit dhe mosfunksionimi i riprodhimit natyror po çojnë drejt shuarjes së pranisë së peshkut në ujrat shqiptare. Por ky fenomen nuk ekziston në anën maqedonase.
Në faqen 7
Liqeni i Ohrit
Në 17.30 takimi me Berishën. Pas rekomandimeve të KE demokratët të gatshëm për ndryshime
SPEKTAKEL — Miss Europa sjell Presidentin në Tiranë
SPEKTAKEL
Miss Europa sjell Presidentin në Tiranë
Roger Zeiler nis punën për realizimin e spektaklit të shumëpritur.
Vera Grabocka
Në faqen 4