17/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 shtator 1996

Komunistët mbyllen në qeli

“Do vendosnin Diktaturën Proletariatit” Dje vendimi gjykatës për Byronë Politike të PK ilegale. Dënohen 6 vjet TIRANË - Komunistët shqiptarë mbyllen në burg. Gjykata ka vendosur dënimin meburg për katër drejtuesit e Partisë Komuniste ilegale. “Fajtorë për themelimin e partive antikushtetuese” - nën këtë akuzë katër protagonistët e aventurës së ndaluar me ligj janë dënuar dje. Timoshenko Pekmezi është dënuar me dy vjet burg, Sami Meta me dy vjet e gjysëm, Tare Isufi dhe Kristaq Mosko me nga një vit. Të katër të pandehurit kërkuan vetën drejtësi nga trupi gjykues. Gjykatësi shpalli fajtorë ata, duke deklaruar në vendim se Partia e re Komuniste kishte si qëllim marrjen e pushtetit me dhunë. “Gjatë aktivitetit të tyre ilegal - thanë gjykatësit - ata kanë shpërndarë shumë trakte ku bënin thirrje për përmbysjen e pushtetit demokratik dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit”. Në vendim, ishte bërë një kronologji e aktivitetit ilegal për ringritjen e partisë komuniste. Qëllimi kryesor i punës së tyre - sipas asaj që u tha në vendim - ishte arritja e marrjes së pushtetit me dhunë për bashkimin e dy fraksioneve komuniste. I pari i kryesuar nga Hysni Milloshi dhe i dyti nga Razi Brahimi. Marrëveshja, e cila do të zbatohej dhe themelimin e PK, do të arrihej në Kongresin e Parë, i cili nuk u arrit të mbahej, pasi krerët e grupeve komuniste u arrestuan pak ditë para kongresit. Dje pas vendimit, të pandehur me dënimet dhe avokatët e të pandehurve deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit. Në faqen 5 Mosko e Pekmezi nën pranga (Foto: P. Ilo)

Froni i Bashkisë: Hajdaraga ikën

Mbetet Fagu dhe Reçi Sot vendimi i Komitetit Drejtues TIRANË - “Rebesh” në propozimet socialiste për Kandidaturën e Kryetarit të Bashkisë. Luan Hajdaraga - një nga kandidatët kryesorë për “betejën” e fronit të Bashkisë së kryeqytetit, ka komunikuar dorëheqjen e kandidimit. Një telefonatë e orëve të mbrëmjes dhe ish nënkryetari i Partisë Socialiste për Gazetën Shqiptare, deklaron tërheqjen e tij. “Dëshiroj që t’i hap rrugë kandidaturave të tjera”, tha Hajdaraga. Mbeten kandidaturat e Fagut dhe Reçit, për të startuar në garën socialiste drejt fronit të Kryetarit të Bashkisë. Sot Komiteti Drejtues i PS së Tiranës do të vendosë për to. Në faqen 3

DJE NJË ORË GREVE

Sindikatat e qeveria vendosin të bisedojnë

Grabitet kambisti: rrihen udhëtarët

KUKËS Grabitet kambisti: rrihen udhëtarët Pritë furgonit nga banda me maska e automatike Elbasan, kapen 3 vetë

Sindikatat e qeveria vendosin të bisedojnë

. TIRANE - “Dje në të gjithë Shqipërinë kanë protestuar për një orë 300 mijë punonjës nga të gjithë sektorët.” Ndërkohë pas një takimi me zv. Kryeministrin Tritan Shehu, ministrat Xha, Ymeri, Lula, Bode dhe Çikuli është vendosur që në 20 shtator, nga të dyja palët, specialistët të argumentojnë masën e kompensimit të bukës. Në faqen 3 BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË S[?]

I ndjek policia: aksidentohen me makinën e grabitur

Elbasan, kapen 3 vetë . I ndjek policia: aksidentohen me makinën e grabitur. ELBASAN - Përdorën një pistoletë neuroparalizuese dhe grabitën me të një autoveturë. Tre të rinj nga Elbasani terrorizuan me armë pronarin e veturës, ia marrin atë dhe duke udhëtuar me shpejtësi me veturën e vjedhur aksidentohen rëndë. Pas denoncimit, policia vihet në ndjekje të autorëve të krimit dhe i gjen ata të plagosur në një kanal anës rrugës. Dy nga të rinjtë ishin plagosur rëndë dhe kthehen në spital për ndihmë mjekësore. Njëri nga ta refuzoi ndërhyrjen e mjekëve elbasanas dhe u transferua në spitalin e burgut në Tiranë. Për të grabiturës të dielën është firmosur masa e arrestit. Në faqen 5

Prijë furgonit nga banda me maska e automatikë

. KUKËS - Një kambist dhe të tjerë bashkudhëtarë të tij grabiten nga persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë. Ata po udhëtonin në orët e para të mëngjesit të së shtunës me një furgon në drejtim të Tiranës, kur vetëm pak kilometra në të dalë të qytetit iu kishte zënë pritë një bandë grabitësish. Nën kërcënimin e armëve ata i detyruan udhëtarët që të zbresin dhe të dorëzojnë të gjitha paratë që kishin me vete. Vetëm kambisti-emigranti nuk dik e 1-morrën rreth 30 mijë marka gjermane. Të gjithë udhëtarët janë kërcënuar barbarisht nga banda. Më pas - operacioni zgjati vetëm pak minuta - grabitësit janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. Policia ka ndaluar disa persona të dyshuar për pjesëmarrje në krim dhe tre prej tyre i ka dërguar në Tiranë. Në faqen 5

Peza, Xoxe e Spahiu në nëntor të ’45 nisi pluralizmi

. TIRANE - Peza sërish trumbullari i bashkimit të shqiptarëve. Dhe një ceremoni e madhe festive, në prezencën e disa prej autoriteteve më të larta shtetërore, duke përfshirë edhe ministrat Shamata e Zhukali, ka synuar të përcjellë ngjarjen e rëndësishme që ka ndodhur 54 vjet më parë. Më 16 shtator të vitit 1942, në kulmin e pushtimit fashist, njerëz të njohur përfaqësues të të gjitha rrymave politike prezente në atë kohë në Shqipëri, synuan të formonin një mebrion të shtetit pluralist shqiptar, duke vënë si objektiv kryesor çlirimin e vendit nga pushtuesit duke realizuar bashkimin e popullit “pa dallim feje krahinë ideje”. Në faqen 7 Peza, Xoxe e Spahiu në nëntor të ’45 (Bot ohet për herë të parë)

Inter Roma e Bologna në krye

SPORT . Inter Roma e Bologna në krye. Në Kampionatin Italian, tre skuadra kryesojnë me pikë të plota klasifikimin. Inter-Perugia 1-0. Në faqen 6

Italia: ëndrra e Bosit mbetet në Po

NGA BOTA Falimenton “hufshëm” ceremonia e shpalljes së pavarësisë së Padania-s . Italia: ëndrra e Bosit mbetet në Po. Falimenton “hufshmërisht” ceremonia e shpalljes së pavarësisë së Padania-s. Në faqen 2

Lamtumirë Lec Bushati

SHKODER - Lamtumirë Lec Bushati! Aktori i teatrit “Migjeni”, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 73 vjeçare. Vdiq nga një sëmundje e rëndë në moshën 73-vjeçare. Lamtumirë Lec Bushati. Largohet nga të dashurit aktori shkodran. SHKODER - Lamtumirë Lec Bushati! Aktori i teatrit “Migjeni”, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 73 vjeçare, të cilën megjithëse e përballoi dhe dhimbja e kanë shoqëruar trupin e tij për në banesën e fundit. Është një karrierë dyzet vjeçare e Bushatit, spektatori ka admiruar stilin e veçantë të interpretimit të tij. Në skenën, ka qenë ndër më të mëdhenjtë e “bërthamës” mbi të cilën ngriutime më pas trupa e “Migjenit”, duke interpretuar përkrah Cjep Karrmisë e Loro Kovaçit. Me rreth 140 role, Bushati mbetet njeri prej protagonistëve më të spikatur të teatrit dhe filmit shqiptar. Pasi ka kryer Institutin e Arteve, shkodrani ka qenë mbresa në dramat autobiografike të “Nova”, “Karneta”, “Shpartallimi”, “Baca”, “Çelajve” apo “Çjaku i arbërit” si dhe pjesëve të huaja si “Përmbysja” apo “Nena”. I spikatur “petku” që Bushati i ka veshur personazheve kinematografike si “Operacioni Zjarri”, “Ditët që sollën pranverën” apo “Rrugë të bardha”. Karriera e tij kish nisur herët dhe me një kulm. Për bashkëprodhimin “Skënderbeu”, zëri i Bushatit kish folur me fjalët e Gjergj Kastriotit. “Kishte një zë të bukur dhe që i shkonte lojës së aktorit gjëorgjian Akaki Horova” ka kujtuar dje për Gazetën Shqiptare Besa Imami njëra prej aktorëve që kishin interpretuar nën regjimin e rusit Sergej Jutkeviç. Bushati do të mbetet një ndër pionierët më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare. Edhe pse i larguar nga të dashurit e tij, do të lërë shumë për të gjithë, aq sa për të mbetur i paharruar. Er. Mil.

Miss-et xhirojnë nëpër Shqipëri

PËR VIDEOKLIPET E SPEKTAKLIT . Miss-et xhirojnë nëpër Shqipëri. Në faqen 4 Miss-et e Europës (Foto: P. Ilo)

Telekomi zbulon Elbasanin antik

. Në ditë muret që rrethonin kalanë e vjetër. Në faqen 7

Antigjenocidi 5: Miska nga Bënça në bangën e akuzës

Në faqen 5

Pezë, kështu nisi pluralizmi

16 SHTATORI Pezë, kështu nisi pluralizmi