Strehohej në një shtëpi në periferi
Tiranë, superoperacion i policisë, vihet nën pranga Nehat Kulla
Kulla kërkohej prej disa muajsh i akuzuar për krime të rënda. Bashkë me të u kap dhe një tjetër i kërkuar për vrasjen e dy policëve
TIRANË - Policia vë nën pranga super të kërkuarin Nehat Kulla. Dy një orën 3 pas mesnate, pas një operacioni të shpejtë forcat speciale të Ministrisë së Brendshme kanë kapur personin që kërkohej për vrasjen e dy policëve në Tiranë. Kulla jetonte ilegalisht në shtëpinë e një miku të tij, në periferi të Tiranës, në rrugën “Siri Kodra”. Gjatë gjithë natës policia kishte rrethuar shtëpinë dhe më pas ka detyruar atë të dorëzohet. Bashkë me të në polici ka përfunduar dhe miku që e strehonte dhe janë shoqëruar edhe shumë persona të tjerë. Në shtëpinë vend-strehim policia ka gjetur dhe një automatik, me të cilin ajo thotë se ai ka vrarë dy vëllezërit policë, me katër karikatorë me 120 fishekë si dhe dy pistoleta me 20 fishekë.
Policia e ka akuzuar Kullën për një sërë vrasjesh, ndaj dhe kishte shpallur kërkimin. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, aktiviteti i tij kriminal kishte nisur që në vitin 1972 dhe deri tani ishte dënuar shtatë herë për vrasje, grabitje, plagosje, përdhunime e pengmarrje personi. Hetimet mbi të kishin nisur që të nëntëdhjetën e vrasjes së vëllezërve Neziri tek Kafja e Rremës në periferi të Tiranës.
Në faqen 5
I d ndaluari Nehat Kulla
Foshnje me SIDA që në barkun e nënës
Infektuar gjatë transfuzionit
Virusi në gjak. Një tjetër viktimë
TIRANË - Një foshnje rezulton e prekur nga SIDA. Konstatimi është bërë pak ditë më parë nga mjekët. Foshnja vetëm tre muajshe ka lindur nga barku i nënës bashkë me sëmundjen vdekjeprurëse. Gjithçka ka ardhur si pasojë e marrjes, nga ana e nënës, së gjakut të infektuar me virusin e tmerrshëm. Nëna - e fëmijës kishte qenë e shtruar në spital, kur foshnja ishte ende e palindur dhe kishte bërë transfuzion gjaku, pas një hemorragjie në operacion. Por gjaku që i kishin dhënë mjekët kishte patur brenda virusin e vdekjes. Por bashkë me nënën, viktimë e gjakut me SIDA, ka rënë dhe foshnja që ka lindur me pas. Mjekët i kanë bërë analizat dhe rezultati, jo i papritur për ta, ka qenë trishtuese. Foshnja është e infektuar. Mjekët thonë se mundësia e prekjes së foshnjave nga gjaku i nënës së infektuar është 40 përqind, ndaj dhe shpresojnë se pas një viti, kur fëmijët pastróhen nga antikorpet që trashëgojnë nga nëna edhe fëmijët mund të shpëtojnë nga tragjedia. Por një tjetër mundësi infektimi qe ata nuk mund ta shmangin. Gjatë pirjes qumështit, në rastet kur ai përzihet me gjak, fëmija mund të marrë të tjerë antikorpe të rrezikshme. Kjo është e paevitueshme, pasi e ëma vazhdon të mëkojë pjellën e saj pa ditur gjë për sëmundjen që e ka marrë bashkë me të në spital.
Në faqen 7
LIBRAZHD
Vëllai plagos vëllanë
Në faqen 7
Arratisja e madhe: në qeli pas 21 muajsh
Kishte shpërthyer hekurat me 20 të tjerë
në qeli pas 21 muajsh
TIRANË - Është rikthyer në qeli një tjetër i arratisur nga burgu i Tiranës. Gjuetia e madhe për kapjen e 20 të burgosurve të arratisur vazhdon ende. Agron Konjari është kapur pardje nga policia, ndërsa jetonte në ilegalitet në Tiranë. Konjari ishte dënuar nga gjykata me të tetë vjet burg, i akuzuar për vrasje. Me 15 janar të vitit të kaluar, ai kishte shpërthyer hekurat e “kështjellës” 313 në Tiranë dhe kishte marrë arratinë bashkë me 20 të burgosur të tjerë ordin- nerë. Menjëherë vendi ishte vënë i gjithë në alarm dhe dy të parët ishin kapur qysh të nesërmen. Për kapjen e tyre policia kishte vënë shpërblim deri në 1.000 dollarë për këdo që sinjalizonte policinë.
Në faqen 5
Alarm: dyqanet rrezikojnë pallatet
TIRANË - Alarm i Bashkisë për adaptimet e banesave “Pal-latet janë tronditur nga themelet dhe me to mund të ndodhë tragjedia”.
Shifrat konstatuara për ndërhyrjet e qytetarëve në konstruksionin e pallateve kanë ngritur shqetësimin e urbanis-tëve.
Në faqen 7
DISIPLINA E BUROKRACISË
“Ja si vendoset rregulli në zyra”
TIRANË - Tashmë nëpunësit nuk do të mund të shkelin ordinën dhe rregullat zyrtare pa u ndëshkuar.
Por edhe nëpunësit nuk do të abuzojnë me vartësit. Një vendim i Qeverisë ka përcaktuar rregullat e disiplinës në zyra.
Në faqen 7
Kryeministria
Milan fitore fantastike
SPORT
Milan fitore fantastike
TIRANË - Në Champions League fitojnë të gjitha të mëdhatë. Milan kalon krizën, ndërsa Ajax e thellon akoma më shumë atë. Pa probleme Juventus, Dortmund e Atletico Madrid. Porto duket se e ka të sigurtë kualifikimin. UEFA përcakton edhe të kualifikuarin e fundit Borussia e Moenchengladbach pas një ndeshjeje tjetër spektakolare ka fituar 3:2 me Liverpool. Juskoviak e Efenberg kanë qenë protagonistët e takimit.
Në faqen 6
Miss Europa: Ja buzëqeshjet e rivaleve
SPEKTAKEL
Një ditë para spektaklit provë në Pallatin e Kongreseve,
Në faqen 4
Dua divorci: gruaja s’me lenë shtrat
LIBRAZHD - Një padi e rrallë civile ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Librazhd.
NË GJYKATË
Dua divorci: gruaja s’me lenë shtrat
Padi e rrallë: bashkëshortët kanë një fëmijë
LIBRAZHD - Një padi e rrallë civile ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Librazhd: një burrë kërkon t’i prishë kurorën, sepse e shoqja nuk pranon më të bëjë dashuri me të. Pas katër vjetësh martesë - ata kanë dhe një fëmijë - çifti kërkon divorcin për këtë arsye që deri tani nuk është bërë e zhvilluar, por gjykatat kanë shumë mundësi që ta quajnë në “hall” të tillë dhe të firmosin për të dy bashkëshortët prologun e një jete të re, larg njëri-tjetrit.
Shënohet kështu një tjetër arsye e rrallë divorci. Fare pak kohë më parë një qytetar nga një fshat i Elbasanit nuk kishte mundur ta duronte më gjatë jetën e përbashkët, sepse gruaja e tij ishte shumë agresive në shtrat: e kafshonte gjatë aktit seksual. Gjykatësit vendosën pa hezitim për t’u dhënë atyre divorcin dhe gruaja fatkeqe që mund të kishte dhe arsye fiziologjike duhet t’i kalojë tashmë netët vetmi.
Statistikat tregojnë se pas vitit ’90 është rritur ndjeshëm numri i divorceve. Largimet e shpeshta të të rinjve jashtë pale, jetesa më e lirë dhe ndërgjegjësimi i grave për lirinë e tyre janë disa nga shkaqet që kanë sjellë këtë situatë të re.
Është njëri 27 vjeçar nga një fshat i rrethit të Librazhdit, Karkavec, që ka firmosur padinë. Katër vjet jetë bashkëshortore kanë arritur kështu në epilogun e tyre për shkak të pakënaqësive seksuale që partnerët kanë për njëri-tjetrin. 27 vjeçari, baba i një femije të mitur, nuk ka rezistuar dot më. E shoqja ka pohuar se nuk do e pranojë dhe madje ka marrë dhe hapin më ekstrem për një çift bashkëshortësh: ndonëse fëmijë në një banesë nuk e lejon më shtrat. Procesi ende nuk është zhvilluar por gjykatër kanë shumë mundësi që ta kuptojnë bashkëshortët prologun e një jete të re, larg njëri-tjetrit.
Bledar Starova
TIRANË- “Bëni tryezën e partive, ose largohuni nga Këshilli i Europës”. Alarmin tronditës, e ka dhënë dje lideri i socialdemokratëve shqiptarë, Skënder Gjinushi.
“Partitë në tryezë ose larg nga KE”
DEKLARON GJINUSHI
“Partitë në tryezë ose larg nga KE”
Lideri opozitar sjell mesazh nga Strasburgu
TIRANË- “Bëni tryezën e partive, ose largohuni nga Këshilli i Europës”. Alarmin tronditës, e ka dhënë dje lideri i socialdemokratëve shqiptarë, Skënder Gjinushi. Pak ore pas kthimit të tij, nga Strasburgu - ku u mbajt mbledhja e Asamblesë Parlamentare të KE-së, Gjinushi, tregon se “dy çështjet e tjera për të cilat u shfaqen shqetësime, kanë qenë denimi anëtarëve që lënë Komisionet e mosaprovimin i ligjit anti-gjenocid”. Këto kanë qenë - sipas Gjinushit - “surprizat” pas sesionit politikën e KE nuk kanë ngritur që të shprehin habinë e tyre.
Arratisja e madhe:
Kishte shpërthyer hekurat me 20 të tjerë
DISIPLINA E BUROKRACISE
“Ja si vendoset
SPORT
Milan fitore
vëllanë
Në faqen 7
LEZHË
Shirat rrënojnë hekurudhën
Në faqen 7
TIRANË
Valutë falso:
62 vjeçari në qeli
Në faqen 7
Shpresa për Radio Televizionin “Rilindja”
NGAKOSOVA
Bisede shqiptaro - serbe edhe për hapjen e Klinikave universitare shëndetësore.
Në faqen 2