Vriten burrë e grua dhe njëri prej fëmijëve
Fier / Mrekullia shpëton vogëlushen 10-vjeçare. Ndalohet dy të dyshuar si autorë të krimit
Trokije në mesnatë e më pas breshëritë e automatikut vrasin çiftin Kasëmi dhe djalin e tyre. Vajza 10-vjeçare shpëton për mrekulli, e kalon natën mes tre kufomave. Mendohet se krimi ka ndodhur për një borxh të pakthyer
FIER - Një familje e tërë masakrohet në mesnatën e së enjtes në fshatin Vidhishtë, të Fierit. Dy persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë kanë trokitur në banesën e familjes Kasëmi dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku dy prindërit, Ilmi dhe Roza Kasëmi dhe djalin e tyre Elton. Të tre ata kanë mbetur të vdekur në vend. Skena makabre ka ndodhur në sytë e vajzës së vogël të çiftit fatkeq - ajo është vetëm 10 vjeç - që ka shpëtuar për mrekulli. Kur nisin të shtënat ajo mbulohet me kuvertë dhe vrasësit nuk e dalluan dot. Pastaj vogëlushja e tmerruar ka kaluar gjithë natën pranë kufomave të të afërmve të saj pa kuptuar të dalë jashtë. Vetëm në mëngjes ka lajmëruar në fshat për ngjarjen.
Njoftohet se janë ndaluar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes - kështu njofton zëdhënësi i ministrisë së brendshme - dhe vazhdojnë hetimet për ndriçimin e motivit të krimit. Mendohet se shkak ka qenë një borxh i pakthyer. Për veprën kriminale autorët rrezikojnë dënimin kapital, por që ndonëse ekziston në kodin penal, nuk aplikohet më në Shqipëri.
Në faqen 9
Fier, vëllezërit Çuko të varur publikisht në 1992
GJYKATA VENDOSI DJE
Arresti fjala e fundit për Nehat Kullën
TIRANE - Dje gjykatësit kanë vendosur arrestin për Nehat Kullën dhe tre persona të tjerë të ndaluar, dëshmitarin Mark Deda dhe të zotin e shtëpisë ku u kap Kulla, Mustafa Koka.
Në faqen 9
Nehat Kulla
Varfëria, sfida e shqiptarëve në tranzicion
Albanian Human Development Report 1996
PNUD-i publikon shifrat
TIRANE - Rreth 80 përqind e shqiptarëve jetojnë në nivelin e minimumit jetik të Europës, ndërkohë që në vende të tjera të tranzicionit si Hungaria, Polonia apo Bullgaria, ky fatalitet përfshin vetëm 25-33 përqind të popullsisë. Është raporti i PNUD-it mbi zhvillimin njerëzor në Shqipëri gjatë vitit 1995, që ka konkretizuar edhe me shifra sloganin “vendi më i varfër i Europës”.
Ndërkaq rreth 700 mijë shqiptarë vazhdojnë të jenë të dënuar të jetojnë ende në humnera të thella të mjerimit ekonomik, shumë më poshtë minimumit europian, duke marrë nga shteti një ndihmë mbijetese prej rreth 31 dollarë në muaj.
Në faqen 11
PS vendos: “Do shkojmë në zgjedhje”
Mejdani: “Koalicion? Vetëm bashkëpunim”
Dje mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues
TIRANE - Partia Socialiste përfundimisht vendos që të hyjë në zgjedhjet e Pushtetit Lokal.
Fjalën e fundit e ka dhënë Komiteti i Për-
Pas masakrës
Ditë ankthi në Palestinë
Në faqen 2
Die procesi njeriu-bombë: Buza, “terroristi” naiv
Në një sallë bosh, gjyqi zgjati pak minuta
TIRANE - Die njeriu-bombë, Ilir Buza para drejtësisë.
Në akuzën e rëndë, të terrorizmit të mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje, i riu nga një fshat i thellë i Krujës, dukej një njeri indiferent ndaj atyre që thuhej për të në proces. Krejt naiv ai nuk ka kërkuar as avokat edhe pse rrezikon dënim kapital dhe, duke mos e kuptuar atë që e pret duket se ishte thjesht një kureshtar.
Në faqen 9
Buza dje gjatë procesit (foto: P. Ilo)
Miss Europa, zgjidhen më të bukurat, por... ishte vetëm provë
Mbrëmë pozat e para të bukurosheve në sytë e publikut
Spektaklit, e hijshme prezantuesja kaliforniane Tracy Kembël dhe mjaft engjëllore të përkryer dhe mjaft komunikues partneri i saj Ardit Gjebrea. Gjatë prezantimit të këtij eventi u shpreh do të dëgjojë dhe si tingëllon gjuha shqipe. Një ritëm i fortë ka sjellë syvazhd konkurruesen skenë më veshjet popullore të tyre, por ishte miss Albania e para që valviti flamurin e kuq me shqiponjën e zezë në mes.
Në monitor Jim Belushi ka përshëndetur spektaklin nga “House of Blues” dhe ka treguar se e bukur ishte Shqipëria, vendi Shqiponjave. Me bandën e tij ka sjellë në sallë tingujt e magjishëm të “Viva Las Vegas”. “Shqipëria është një zemër e Europës”, ka thënë Belushi dhe është vlerësuar si por miss-e. Në mungesë të grupit “Candy Kings”, spektakli këtë herë ndjekur këngën e tyre ritmike u regjistrua, e rrallë që ka ndodhur dhe në botën ...
Një shpirt artisti si i shqiptarët ka nxjerrë ndër vite talente të padiskutueshme e që tani ndodhen nëpër Europë, por mbrëmë Grabocka kish sjellë më të mirat mes tyre. Nuk mund të mungonte balerini Ilir Kerni me partneren e tij kroate. Por emocionues ka qenë më pas “Projekt Jon” me muzikën e lehtë dhe polifoninë e mrekullueshme. Mbrëmë ishte bërë seleksionimi për vitin e miss-eve. Pesë më të mirat kanë qenë miss Albania, Hollandë, Belgjika, Estonia miss Spanja.
Kush nuk do të ishej nga Shqipëria posi të ketë parë videoklipet që sillnin këngëtarët më të bukura të vendit të shqiponjave. E do të shtonte karrierën ndaj këtyre vendeve dhe zërave mrekullueshëm të Inva Mula, Edit Mihali, Frederik Ndoci dhe të gjithë progonistëve të një spektakli madhështor. Alba Malltezi
Grabocka dhe miss-et europiane
Mejdani: “Koalicion? Vetëm bashkëpunim”
TIRANE - Partia Socialiste përfundimisht vendos që të hyjë në zgjedhjet e Pushtetit Lokal.
TIRANE - Përgjithshëm Drejtues. Kështu ata kanë shprehur gadishmërinë e tyre për t’u përfshirë në zgjedhje, duke theksuar edhe me tej dëshirën për bashkëpunim me partitë opozitare progresiste, por jo koalicion me partitë e bllokut opozitar. Një gjë të tillë e ka theksuar dje edhe Mejdani.
Në faqen 3
Vlora-Korca ndeshja e javës
FUTBOLL
Në faqen 10
Berisha në fushatë? Partitë në dy kampe
TIRANE - Fushata me, apo pa Presidentin. Duket se do të jetë kjo Vijë e Theodosit që ka ndarë ne dy krahë juristë e politikanë.
“Presidenti është i ligjshëm në fushatë”. Kështu ka argumentuar dje votën e Komisionit Qendror kreu i tij Nestor Treska. Kanë kundërshtuar socialistët e Komisionit, sipas të cilëve “Kjo është antikushtetuese”. Debati brenda Komisionit ka zbritur dje në selitë e partive politike, lane pozicionuar krerët e tyre duke dhënë edhe opinionet për rolin e kreut të shtetit në fushatën për lokalët.
Në faqen 3
Procesi i Genocidit: të akuzuarit mbrohen
TIRANE
Në faqen 9
Tre vjet ilegal pas një vrasjeje dorëzohet
BERAT
Në faqen 9
Të panjohur grabisin paratë e besimtarëve
ELBASAN
Në faqen 9
Sot Gazeta TV
Në faqen 5 - 8
Dje procesi i njeriut-bombë:
Pas masakrës
Ditë
Në një sallë bosh, gjyqi zgjati pak minuta
Dje procesi i njeriut-bombë: