Fiksohet mënyra e tërheqjes së fletëve të votimit: tre njerëz kontrollojnë njëri - tjetrin
Në zgjedhje vëzhgues ”pa kufi”
Dje Komisioni ka vendosur rregullat e fundit
Mbledhje e gjatë e grupit që përgatit zgjedhjet lokale. Debate të gjata, por më në fund është vendosur...
Kryetari dhe Sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
TIRANË - Vëzhgues pa kufi për zgjedhjet lokale të Shqipërisë. Komisioni Qendror i fushatës elektorale, në konsensus i ka hapur shtigjet partive politike që të shpërndajnë në Europë e Amerikë, thirrjen e tyre për sa më shumë njerëz ”vigilent” në Zgjedhjet për Pushtetin Lokal të 20 tetorit. ”Të mos ketë asnjë kufizim në numër për vëzhguesit, ata të paraqesin akreditimin jashtë ditë para zgjedhjeve”, është vendimi i mbrëmshëm i ”trurit elektoral”. Konsensus mes anëtarëve të Komisionit edhe për modalitetet e tërheqjes së fletëve të votimit. Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të 26 majit, këtë herë, ”skedat e triumfit” do të tërhiqen nga tre komisionerë zonale. Kryetari i komisionit të zonës, nënkryetari dhe sekretari, duhet që të tërheqin fletët e votimit të ardhura në adresë të zonës elektorale që ata udhëheqin.
Në faqen 3
THIRRJE E SOCIALISTËVE
”Ja se ç’ofrojmë për zgjedhjet e ardhshme”
Mejdani
TIRANE - Socialistët ”rrefejnë” se çfarë ofrojnë për Zgjedhjet Lokale. Mbrojtje e pronës private, më shumë arsim dhe kulturë, shëndet dhe mjedis i pastër, siguri individuale e familjare.
Në faqen 3
Çështja ”Kulla” arrestohet ushtaraku i lartë
Majori Ciko: ”S’e njoh Kullën”
Nehat Kulla
TIRANE - Dy arrestime të tjera pasojnë arrestimin e Nehat Kullës. Dhe gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit për ushtarakun Mikollaj Ciko, drejtorin e uzinës ushtarake të logjistikës, si dhe për një fishtatar nga Babrroi, Qani Qerama. Ciko akuzohet se i ka dhënë Kullës një uniformë policie, me të cilën ai është maskuar për t’i shpëtuar policisë dhe Qerama sepse ka strehuar Kullën, kur ai ishte shpallur person në kërkim. Dhe ai mohoi çdo lidhje me Kullën. ”Unë nuk kam patur të bëj fare me të, kështu që dhe uniforma nuk është imja” - tha ai. Të njejtën gjë bëri dhe i arrestuari tjetër. Ai nuk pranoi të ketë strehuar të kruarin nga policia Kulla.
Në faqen 5
Udhëtim në kohën e Zogut
. Pasaportat dhe këshillat. Në imazhet shihen dokumente dhe shkrime dore, me tekst pjesërisht të palexueshëm. Pasaportë e viteve ’30. TIRANË - ‘A t’ish dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësia dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t’ep nder e të fal emnin shqiptar’. Tashmë dokumenti i vjetër në të cilin janë shkruar këto fjalë e ka humbur ngjyrën e tij origjinale. Duhet të ketë pasur në kohën që është prodhuar një ngjyrë që i ngjante shumë të kuqes së Flamurit Kombëtar, tani, është kthyer në një ekzemplar të rrallë, pikërisht në atë dëshmi që ruhen nëpër sete familjare. Në faqen 7.
”Omonia” përfshihet nga stuhia largohet ”i vjetri” Qiriazati
Sarandë, mbledhje e gjatë. Tani kryetar një emër i panjohur
Sindikatat e Pavarura
Studentët Sot dita parë dhe protesta e parë
Studentët
Sot dita parë dhe protesta e parë
TIRANE - Sot univer-
POGRADEC, GRUSHTA DHE GOLA
. POGRADEC - Futbolli shqiptar sërish në vorbullën e dhunës. Nëse kategoria e parë kalon në një jetë të qetë e pa probleme, e dyta ka qenë edhe një herë tjetër nën peshën e acarimeve në fushë mes lojtarëve. Ka ndodhur në Pogradec, në takimin e kategorisë së dytë, në ndeshjen mes skuadrave vendase dhe Egnatias të Krogozhinës, e cila ka përfunduar 3:2 për miqtë. Edhe pse gjatë takimit kishte acarime, deri në minutën e 89-të incidentet nuk kanë qenë të përmasave gjithnjë, por keqja afër gërr[?] dhe skuadrat mbyllën me në fushë shef[t?] portierin? Zënkë masive mes lojtarëve, ndërhyrje pa arsye. Portieri i Egnatias Osmëni ka ndërhyrë - sipas tij - te shuarja sherrin, por ka përfunduar vetë në të. Në këtë momente arbitri Behari, kërkoi ndërhyrjen e policisë, ndërhyrje e cila shtë këkuar edhe më parë. Ndërhyrja e saj ka qenë e menjëhershme dhe ka bërë që të përfundojë në rajon portieri Osmëni si dhe mah-sahatori i skuadrës, Y. Sina-ri. Pasi kanë qendruar atje rreth një orë ata janë liruar në këtë ndërhyrjes së kryer në Bashkisë së Rrogozhinës, Fatos Deda. Në këtë zënkë masive, pozitive ka qenë sjellja e të dy tifozërive, të cilat kanë qenë tepër korrekte gjatë gjithë ndeshjes. P.R.
“Omonia” përfshihet nga stuhia largohen “i vjetri” Qiriazati
TIRANË - “Edhe mbledhja e tretë e ekspertëve nuk pati ndonjë rezultat të kënaqshëm.”
. Sindikatat e Pavarura. “S’jemi të kënaqur: më 4 tetor do të bëjmë grevë”. TIRANË - “Edhe mbledhja e tretë e ekspertëve nuk pati ndonjë rezultat të kënaqshëm. Deri më 4 tetor do të zhvillohet takimi politik - data do të caktohet nga përfaqësuesit e Qeverisë - dhe paralajmërimi mbetet gjithnjë në fuqi: në këtë ditë Shqipëria do të pezull[o]jë punën”. Kështu flasin për Gazetën Shqiptare drejtuesit në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Dhe është bërë një tjetër takim mes ekspertëve dhe dy palëve për argumentimin e masës së kompensimit të bukës. Sipas sindikalistëve, përfaqësuesit qeveritarë kanë deklaruar se kompensimi i përket vetëm bukës dhe në të nuk janë llogaritur rritjet e çmimeve për vajin dhe gazin. Në faqen 3.
TIRANË - OMONIA vendosi në krye të saj 56 ka caktuar kokat e saj vjeçarin Jorgo Labovitiadhin. Në një mbledhje dhe maratonë e cila u mbyll pas dy ditë diskutimesh e debatesh, organizata e minoritetit grek drejtues të saj. Një nga anëtarët më të OMONIA-s, Labovitiadhi siguroi vijueshmëri politike të organizatës që ai do të udhëheqë. Në faqen 3.
Sot dita parë dhe protesta e parë
. TIRANË - Sot universitetet hapin auditorët për rininë në të gjithë Shqipërinë. Mijëra studentë dje lanë shtëpitë për të ardhur drejt qendrave universitare. Por bashkë me gëzimin e ditës së parë ka lindur dhe protesta e parë. “Jetës e papërballueshme në konvikt” - për këtë arsye dje të paktën 40 studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, që banojnë në godinën numur 1, përballë Akademisë Ushtarake, kanë nënshkruar një peticion, duke protestuar ndaj vendimit të drejtorisë për dyfishimin e numurit të vajzave në dhoma. Numuri i madh i studentëve të ardhur këtë vit ka detyruar përgjegjësit e konviktit të shtojnë në mënyrë ndjeshme numurin e studenteve në dhoma. “Nga tre në shtim vitin e kaluar, sivjet do të na vënë nga gjashtë në një dhomë. Por kushtet janë të papërballueshme. Ujë ka vetëm në një kat dhe tashmë do të na duhet të zëmë radhë dhe për të mbushur një shishe ujë për të pirë. Për të tjerat nuk bëhet fjalë”. Kështu shprehen mbrëmë për Gazetën një grup studentësh të kursit të gjashtë, të cilat kanë nënshkruar dhe peticionin në adresë të drejtorisë duke protestuar për vendimin e saj më të fundit.
Refugjat-fëmijë vritet nga një bari
TRAGJEDI NË GREQI. Refugjat-fëmijë vritet nga një bari. Reagime të ashpra në opinionin publik të Athinës. TIRANË - Vritet në “parajsë”. Një minoren shqiptar mbetet i vdekur nga krismat e një blegtori grek. Vogëlushi 13 vjeçar Adriatik Dobroniku së bashku me të atin e tij dhe me një bashkëmoshatar 16 vjeçar janë urdhëruar të drejt “parajsës” helenike. Por gjithçka është kthyer në kob, kur blegtori Llambro Poslovesin, pronar i një ferme në afërsi të Paramithias ka qëlluar drejt tyre me gjak të ftohtë, duke vrarë në vend vogëlushin e duke plagosur bashkëmoshatarin e tij. Ishte mesnata e 4 shtatorit kur të tre shqiptarët në dritën e një hëne mashtruese undanlin për të pushuar pas një udhëtimi të gjatë e të kobzi. Dritat e një makine frikësojnë pushimin e shqiptarëve të cilët - duke kujtuar se është patrullë policie - largohen me vrap drejt errësirës. Por pushka e blegtorit Poslovesin qëllon mbi jetën e njomë të Dobronikut duke e vrarë në vend. Me trupin e vogëlushit të vrarë i ati Adriatikut pas dy kilometrave rrugë mbërrin në postën e policisë ku tregon edhe tragjedinë e tij. “Kam dashur vetëm t’i frikësoj”, është shprehur greku Poslovesini i arrestuar vetëm tri orë pas krimit të tij me vjeçet? I shpallur fajtor nga prokurori i Paramithias, blegtori vrasës mban tani mbi supe akuzën e vrasjes nga pakujdesia, të plagosjes nga pakujdesia dhe të armëmbajtjes pa leje. Vrasja e si e prentes ka tronditur dukshëm opinionin grek dhe ka ngjallur reagime të ashpra në median e shtypin grek. “Foleja nga ku nisen fshikët të tillë dhe klithmat kundër shqiptarëve vruhen në një gjendje të shkelgjer?”. Kështu shkruhet në të përditshmen Elefterotipia, sipas së cilës “këmbëzen e këtyre krismave vrastare e tërheq kjo gjika kriminale e mëte te masmedias, të cilat në mënyrë të pandërgjegjshme ndikojnë e ruajnë albanofobinë e frikën ndaj shqiptarëve në pafajshëm”. r.xh
TIRANË - OMONIA vendosi në krye të saj 56 ka caktuar kokat e saj vjeçarin Jorgo Labovitiadhin.
Pamje nga Dropulli
Juve në krye: rinis legjenda
. TIRANË - Juve fluturon, por pa bukuri e falë arbitr[it?] dhe pas 38 javësh kryeson përsëri e vetme kampionatin italian. Milan ka fituar falë lojës së mrekullueshme të Weah dhe golit magjik të Baggios edhe pse me dhjetë vetë ka fituar kundër Peruggias. Kombëtarja italiane do të luajë ndeshjet e para kualifikuese për Francë ’98 pa Albertinin dhe Del Pieron, që të dy të dëmtuar. Në kampionatet, kampionët e vjetër kanë fituar ndeshjet e radhës. Dortmund, Manchester e Atletico kanë triumfuar. Në faqen 6.
TË PREMTEN
“Gazeta Sport” numër special
Kursi ditor i këmbimit të valutave. Union Financiar Tiranë, P.Shallvareve Tel/Fax: 042 24979. VALUTA. MONEDHA. Blerje. Shitje. Dollarë 107,70 108,60. Marka 72,40 71,30. Lireta 1000 70,40 71,20. Drahmi 100 44,20 44,80. S.F.R. 86,30 86,10.