Shpresë për qindra vetë. Në bankë 3.3 milion dollarë nga Zvicra
Sot në Tiranë mbërrin dhe përfaqësuesi i "Iliria Holling". Avokati Dizdari: "Të gjithë do rimarrin paratë"
TIRANË - Hajdin Sejdia do të shlyejë të gjitha borxhet që u ka shqiptarëve. Në Tiranë ka mbërritur tashmë sasia prej 3.3 milion dollarësh e majftueshme kjo jo sipas avokatit Dizdari që ka ndërmjetësuar këtë operacion - për të likuiduar të gjitha borxhet bashkë me interesat, që Sejdia ka qindra qytetarëve shqiptarë. Pas katër vjetësh kur njerëzit që kishin futur paratë me fajde në firmën e Sejdisë kishin shuar shpresat për t'i rimarrë ato, avokati Dizdari duket se ka realizuar mrekullinë. Pas një njoftimi të shkurtër në ditët e para të Gazetës Shqiptare, dje ai ka konfirmuar se gjithçka është e vërtetë. "Paratë kanë ardhur dhe shqiptarët do të rikthehen në shtepit e qytetarëve" - deklaroi ai. Sot në Tiranë - sipas tij - do të mbërrijë përfaqësuesi i Sejdisë dhe të nesërmen do të vënë paratë e marra nga qindra qytetarë që i kanë futur në llogarinë e Sejdias. "Tashmë mbetet vetëm rakordimi mes faturave të ndërmjetësve dhe përfaqësuesit të Sejdisë dhe do të nisin operacionet bankare për likuidimin e borxheve qytetarëve" - kjo është fjala e fundit e avokatit që ka punuar në jet rresht për të rikthyer në Shqipëri paratë.
Tiranë, gropa që mban emrin e Sejdisë
Pas lajmit të papritur
Fajdexhinjtë drejtë avokatit
Në faqen 9
Rikthehet në Muze Epitafi i Gllavenicës
Përfundojnë në qeli dy vetë. Dyshime për rrjet të gjerë
Superoperacion në Tiranë. Gjenden edhe katër ikona dhe një armë e Hoxhës
TIRANË - Policia rikthen në Muzeun Kombëtar epitafin e famshëm të Gllavenicës. Një operacion i suksesshëm, i komisariatit 3 dhe gjithë forcave policore në Tiranë, ka bërë që të zbulohen veprat e çmuara të historisë shqiptare, të grabitura dy vjet më parë nga ambientet e muzeut Kombëtar në Tiranë. Për tre ditë rresht policia në një superoperacion ka bërë që të përfundojë në qeli banda e vjedhësve të historisë shqiptare. Në orën 22.15 në darkë, policisë ka qenë në thesari me i çmuar i trashëgimisë së shqiptarëve. Epitafi i Gllavenicës, vepra e shekullit të 13 që është e vetmja dëshmi e autoktonisë shqiptare. Bashkë me Epitafin, policia ka shtënë në dorë dhe katër ikona të çmuara, mes të cilave dhe një të piktorit të lashtë Onufri, armet e luftës që ka mbajtur Enver Hoxha si dhe penën e rilinë, desh, Andon Zako Çajupi, të gjitha këto të vjedhura në mesnatën e trishtueshme të vitit 1994. Vjedhësit kanë treguar se ishin fshehur në banjot e Muzeut, kur kishin hyrë si vizitorë dhe se rreth orës pas mesnatë kishin realizuar dhe atentatin më të rëndë që i është bërë trashëgimisë kulturore shqiptare.
Dolli kundër Klintonit në debat televiziv
Dy kandidatët parashtrojnë pikat e forta të programit të tyre
NGA BOTA
Në faqen 2
Poliomieliti
Dyndje për t'u vaksinuar
TIRANË - Shqetësia për vaksinën kundër Poliomielit. Dje ka nisur vaksinimi kombëtar e luftës ndaj sëmundjes vrasëse. Me mijëra qytetarë, studentë, nxënës shkollash e ushtarë, kanë vrapuar për të marrë dhe shëndetësore. Pjesëmarrja në moshat të ketë qene e konsiderueshme. Drejtoria e Higjienës në kryeqytet ka deklaruar se vetëm gjatë ditës së djeshme, në Tiranë janë vaksinuar rreth 100 mijë persona. Virusi i polio-s është shfaqur në Shqipëri që dy muaj më parë e përveç me dhjetëra të sëmurëve rëndë, 12 persona kanë gjetur vdekjen. Në këtë kushte, fushata e djeshme është vetëm faza e parë e operacionit anti-poliomielit ndërkohë që fillimi i nëntorit do të shënojë etapën e dytë të saj.
Në faqen 3
SHKODËR
Banda e Komanit në gjyq
Në faqen 9
BERAT
Vjerrë e rreme: arrestohet
Në faqen 9
KORÇË
Pranga mbi duart e policit
Në faqen 9
Tiranë, alarm në qendër: "Kemi vendosur bombë"
Kontrolle të rrepta pas telefonatës anonime
TIRANË - Alarm dhe frikë në qendër të Tiranës. Një lajmërim i papritur për shpërthimin e një bombe shkaktoi panik mes mijëra njerëzve kalimtarë në sheshët e rrugët kryesore të kryeqytetit.
Një zë i mistershëm burri ka njoftuar mbrëmë rreth orës 20.00 në sekretarinë e Ministrisë së Brendshme. "Në qendër të kryeqytetit në orën 21.00 do të shpërthejë një bombë", duket të kenë qenë fjalët e njeriut mister. Kështu ka konfirmuar mbrëmë në funksionarë të lartë i policisë së kryeqytetit. Operacioni i forcave të Komisariatit numër 3 ka vazhduar kështu deri në orën 22.00, edhe pse me momentin e paralajmëruar për bombën, asgjë që mund t'i ngjasonte një shpërthimi, nuk u dëgjua fatmirësisht.
Në faqen 3
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në gusht
Bajko: "Gjendja e tanishme e ekipit optimale"
Optimizëm në Kampin e Bajkos për ndeshjen e nesërme kundër Portugalisë. Pranë Kombëtares janë afruar të gjithë "emigrantët". Sot ai do të përcaktojë edhe formacionin anti Portugali
SPORT SPORT SPORT SPORT SPORT SPORT
Në faqen 10
Kombëtarja në stërvitje
TENDENCË
E përjavshme për modën në Shqipëri dhe në botë
E PËRJAVSHME MODËS NË SHQIPËRI DHE NË BOTË
Tatuazhet: në Tiranë një dyqan për të vizatuar trupin
Të jesh "mbret" në Tiranë
Furme vishes? në disko
Ç'do të mar[r]ë të shoqëruenë "Tendencë"
Në faqet 4-5