Ministria: “Motive politike”. Ndalon dhe dhëndrri i Hoxhës
Për vrasjen e Drejtorit akuzohet djali i ish-zëvendësministrit Haredin Shyti. Në qeli edhe Luan Pobrati
Akuzë mbi të riun Shyti: “Bënte pjesë në një grup terrorist që synonte destabilizimin e demokracisë”. Dyshime të forta mbi bandën edhe për autobombën te VEFA
Klement Kolaneci është ndaluar në mesnatën e së hënës. Në pyetje është marrë edhe Pranvera Hoxha: “Më pyetën për lidhjet me familjen Shyti”
TIRANË - Banda terroriste e zbuluar pak ditë më parë në Tiranë dyshohet të jetë autore edhe e atentatit me autobombë në shkurt të këtij viti. Dy të rinj, mes të cilëve edhe djali i ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Haredin Shyti, Lert Shyti, janë arrestuar si pjesëtarë të kësaj bande, e cila akuzohet të përvrasjen e drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi. I lidhur me çështjen “Kaloshi” janë ndalur dhe dhëndri i Enver Hoxhës, Klement Kolaneci dhe ish-oficeri i lartë i Sigurimit, Luan Pobrati. Ndërsa për Shytin ka akuza konkrete për vrasjen e Kaloshit, për Pobrati dhe Kolanecin nuk ka njoftime zyrtare për akuzën. Gjithashtu për bandën - ndonëse burime të Ministrisë nuk e kanë konfirmuar - dyshohet që të jetë përgjegjëse edhe për shpërthimin e autobombës tek “VEFA”, ku humbën jetën katër dhe u plagosën 29 të persona.
Në faqen 5
Gjakderdhja pranë supermarketit VEFA, 29 shkurt 1996
Bajko lë Kombëtaren: “Më tradhtuan lojtarët”
Shumë fjalë, por akoma enigëm zëvendësuesi
Bajko
Kupa UEFA: Katastrofë e Romës në Karlsruhe. Tre gola të gjermanëve thuajse e lënë jashtë
Lojë e përkryer e Monacos në Moenchengladbach. Francezët mposhtin 4:2 Borussian
Në faqen 6
“Njerëzit e OSBE larg zgjedhjeve”
Dje përgjigjja zyrtare për ODIHR: “Nuk i plotësojnë kriteret”
Stivens: “Do largohemi shpejt nga Shqipëria”
Dje përgjigjja zyrtare për ODIHR: “Nuk i plotësojnë kriteret”
“Njerëzit e OSBE larg zgjedhjeve”
Stivens: “Do largohemi shpejt nga Shqipëria”
Në faqen 3
Evropianët e PD anëtarë të EDU
MBERRIN EDHE MOCK
TIRANË - Partia Demokratike çel dyert për vezhguesit e saj, janë 30 evropianë që do të mbërrijnë të ftuar nga partia në pushtet për të parë nga afër 20 terrorin. Ndërkohë sot mbërrin në Tiranë kreu i EDU-së Alois Mock.
Një axhendë e ngarkuar takimesh i është rezervuar politikani evropian, i konsideruar si mik i rinismaringuttë për PD.
Në faqen 3
Opozita: “Kutitë të mbyllen në 18.00”
Kërkesë drejtuar Berishës
TIRANË - “Kutitë e votimit të mbyllen më shpejt”. Kështu opozita shqiptare, ka formuluar dje kërkesën e saj drejtuar kreut të shtetit, Berisha.
Gjashtë parti - organizatorët e Polit të Qendrës, socialistët, demokratët dhe të tjerë, Partia Popullore dhe Partia e Djathtë Republikane, kanë nënshkruar dje një mesditë kërkesën e tyre drejtuar Berishës. “Nga ora 21.00 kutitë e mbylljes së votimit të bëhet 18.00, pasi kjo ore është me e përshtatshme për një zhvillim normal të procesit të votimit”, i kërkojnë partitë Berishës.
Në faqen 3
Ceka dhe Kalakulla dje (foto: P. Ilo)
“Rrethrohet” gjykata: masa të rrepta për bandën e bankave
Tiranë/ Fiksohet arresti
TIRANË - Super rrethim në gjykatën e Tiranës. Një mbikëqyrje e forcave të shumta të policisë, të cilat ishin armatosur dhe pajisur të tërë me jelekë antiplumb, dje pasi te gjykatësit kanë shqyrtuar masën e arrestit për të vjedhësit e bankave të Tiranës dhe Vlorës.
Asnjë lloj informacioni për çka ata kanë deklaruar para gjykatësve, ndërkohë që dhe vetë të arrestuarit ishin të maskuar në momentin që janë futur në ambientet e gjykatës së Tiranës.
Dje pasditë në orën pesë, rreth dhjetë të arrestuar të policë kanë vënë në kontroll të rreptë të gjithë zonën përreth gjykatës së Tiranës. Policia bllokoi qarkullimin e njerëzve në rrugën para gjykatës si dhe boshatisi të gjithe lokalet që janë para saj.
Në faqen 5
Dy javë koncerte në tokën e Sionit
SPEKTAKEL
Tirana i kushtoi të shtunën Akademisë së Arteve
Në faqen 4
Kori i Akademisë
Tetova në gjurmët e helmimeve në shkolla
NGA BOTA
Zbulohen materiale të dyshimta në “Ende helmimi”
Në faqen 2
Të helmuarit e Tetovës
“Jo pesticideve në prodhimin e çimentos”
PROTESTË E FSHATARËVE
KRUJË - Pesticidet shkaktojnë konflikt mes fshatarëve dhe drejtuesve të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Dje një grup banorësh të fshatit Zall, ka hyrë në fabrikë dhe nuk ka lejuar që pesticidet e skaduara të përdoren i lëndë shtesë për prodhimin e çimentos.
Në faqen 7
Hije skandali mbi shtëpinë “Shpresa”
ELBASAN
Hije skandali mbi shtëpinë “Shpresa”
Kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimeve
ELBASAN - Serish skandale mbi birësimet? Dyshimet e reja janë hedhur pak ditë më parë nga drejtuesit e shoqatës së jetimëve të Elbasanit dhe i adresohen një shtëpie bamirësie për fëmijë, “Shpresa”, që financohet nga fondet e huaja private. Drejtuesit e shoqatës pohojnë se dyshimet e tyre ka qenë përcjellë dhe Komitetit Shqiptar të Birësimeve, prej të cilit pritet një hetim më i detajuar.
Prania e të foshnjëve të porsalindur në “Shpresa” dhe pohimi i drejtueses së saj se fëmijët do të adoptohen shpejt në shtyjnë nën dyshimet e shoqatës së jetimëve të deklarojë se një gjë e tillë mund të ndodhë dhe pa kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit. Situata fëmijët e porsalindur duhet të kontrollohet fillimisht në jetimoret e ngritura në disa qytete shqiptare.
Elbasan