24/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 tetor 1996

Humbja, opozita në krizë?

Zgjedhjet, Poli akuzon socialistët Ceka: “PS imponoi partitë e vogla që të hyjnë në Lokalet” “Ja fajtorët” Të gjitha rezultatet më të fundit mbi votimet e së dielës sipas rretheve TIRANË - Socialistët akuzohen për humbjen e opozitës në Zgjedhjet për Pushtetin Lokal. Akuzat e ashpra janë bërë nga liderët e Polit të Qendrës, Ceka, Gjinushi dhe Imami, kanë shfrytëzuar podiumin e një konference për shtypin, që të shpallosin deklaratat e tyre tronditëse. Jo vetëm shkaktarë të humbjes së Zgjedhjeve Lokale, por edhe të implikuar në “shitjen” e këtyre zgjedhjeve - kështu politikanët e Qendrës, kanë përforcuar akuzat e tyre të ashpra, kundër Partisë Socialiste. Akuzat ndaj PS për humbjen e zgjedhjeve lokale, kanë qenë në socialistëve. Ish nënkryetarët Sera-Pellumbi dhe Hunan Hajdaraga, janë sulmuar prej Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Demokratike, Arben Imami si flirtues me Berishën. “Plani i ndryrë i Hajdarages dhe Pellumbit mbi Berishën, bëri që opozita të humbte Zgjedhjet Lokale”, tha Imami. Duke avancuar disa në kohë, lideri i PSD, Gjinushi, akuzon PS se ka “shitur” zgjedhjet Lokale. “Shumica e nënkryetarëve të PS në komisione kanë firmosur procesverbalet edhe pse zgjedhjet kanë qenë të manipuluara. Në faqet 2-3 Imami ka akuzuar dje Pellumbin dhe Hajdaragën për bashkëpunim me Berishën

Arkivi i Sigurimit, ja ç’mungon

Eliminuar aktiviteti i agjentëve lokalë Dje nisi procesi ndaj Koçollarit e Hysit, akuzuar për shpërdorim detyre S'ndryshon dënimi i parë Apeli lë në burg komunistët TIRANË - Edhe Gjykata e Apelit lë në burg katër themeluesit e Partisë Komuniste ilegale. Asnjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës së Tiranës për Pëkmezin, Isufin, Moskon dhe Metën. Prokurori i Apelit kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i gjykatës së Faktit, që kishte dënuar ata për aktivitetin dhe rikrijimin e Partisë Komuniste të shpërndarë nga Parlamenti. Pëkmezi u dënua me 2 vjet, Isufi me 1 vit, Meta me 2,5 vjet dhe Mosko me 1 vit burg. Komunistët në gjyq Në faqen 9 Koqollari dhe Hysi në gjyq TIRANË - Nga arkivi i Sigurimit janë zhdukur materiale tepër sekrete e të rëndësishme. Dje në seancën e parë të procesit gjyqësor, që nisi në Tiranë ndaj ish Shefit të SHIK-ut, Irakli Koqollarit dhe ish ministrit të Brendshëm, Vladimir Hysi, u bënë publike dhe materialet që ishin zhdukur “me urdhër të tyre”. Dy libra ku ishin arkivuar aktiviteti i agjentëve lokalë të Sigurimit dhe një tjetër me materiale sekrete për veprimtarinë e degëve të Sigurimit në rrethe, janë eliminuar - sipas akuzës - me urdhër të dy ish shefave. Seanca e parë e gjyqit u përcoll dhe vetëm me dëshmitarët që u shfaqën nga prokuroria, për të dëshmuar ndaj Koqollarit lidhur me akuzën për krime kundër njerëzimit. Në faqen 9

Nano: “Dua ndryshime në stafin e ZP-së”

Kryesia ka hedhur poshtë kërkesën TIRANË - Nano kërkon ndryshimin e stafit të “Zërit të Popullit”. Pas hekurave të burgu të Bënës, lideri socia-

Nanon: “Bëj ndryshime në stafin e ZP-së”

TIRANË - hekurave të burgut të Bënçës, lideri socialist, ka shkruar kërkesën e tij drejtuar Kryesisë së Partisë Socialiste: “Ndryshoni stafin e gazetës. Zëvendësoheni atë me të rinj që të jenë në përputhje me ndryshimet e fundit në parti”. Letra ka mbërritur rreth dy javë më parë në selinë qendrore të partisë së mëdha dhe të opozitës. Sipas një anëtari të Kryesisë së Partisë Socialiste, Nano i ka kërkuar Kryesisë që në një mbledhje të afërt të saj të merren në shqyrtim kërkesën e tij. Por politika e ndryshimit, që Nano servirte sërisht për strukturat partiake të PS, nuk ka gjetur mbështetjen e anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie. Mësohet se një deklaratë e Rusës - sipas të cilës në një gazetë i ZP do të lëvizë prej gazetës, atëherë ai do të largohej - ka mbyllur përfundimisht diskutimet. Në faqen 2

E drejta autori tani e shenjë

TIRANË - Konferencë e posaçme për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Për disa ditë specialistë nga Europa Qëndrore e Lindore do diskutojnë në Tiranë për çështjen aq të diskutuar. Në faqen 4

Masakër në burg: 30 të dënuar në koma

NGA BOTA Masakër në burg: 30 të dënuar në koma VENEZUELA - Është kthyer në një tragjedi revolta e 30 të burgosurve në Karakas. Gardianët e burgut kanë përdorur gaz lotsjellës, për të shtypur protestat. Ky ka qenë shkaku nga një pjesë e karbonizuar trupat e 30 të dënuarve të gjetur më pas në një nga qelitë. Në faqen 11

Merrte rrogë për të bërë ushtrinë

E RRETH Merrte rrogë për të bërë ushtrinë Zëvendësonte shokun për 10 mijë lekë në muaj LUSHNJE - “Të paktën aty ushqimi është i siguruar dhe rroga nuk është më e vogël se e një nëpunësi”. Ky duhet të ketë qenë pak a shumë arsyetimi i një të riu nga një fshat i Lushnjës që është mobilizuar në ushtri në vend të një të riu tjetër, që ndodhet jashtë shtetit si emigrant. Me profesionin krejt të rrallë të bedelit, i riu lushnjar fitonte 10 mijë lek në muaj që i paguheshin rregullisht deri në momentin që e zbulua mashtrimi i dyfishtë. Tani ai është ndaluar nga policia ushtarake dhe ende nuk i është komunikuar akuza. Rekruti i zellshëm sot pritet të dalë përpara gjykatave që do të vendosin për masën e sigurimit që do të firmoset ndaj tij. 20 vjeç kishte pranuar që të vishej uniformën e blertë duke u paraqitur me emrin e një bashkëqytetari të tij që ndodhej si emigrant në Itali. Emigranti Armando Aliu i paguante atij çdo muaj një “rrogë” prej 10 mijë lekësh. Shpërblimi, për të ushqimin falas e kishin bindur të riun Hoshafi që të pranonte të bënte bedelin dhe për një vit tjetër. Ai vetë e kishte përfunduar shërbimin në repartin ushtarak një vit më parë në repart të Vlorës, pranë Kryegjyshatit. Një sinjalizim i rastit dhe autoritetet e repartit vendosën ta vënë në provë Hoshafin: e thërrasin me emrin e tij të vërtetë dhe ai harron për një çast dhe u përgjigj. Më pas vijoi procedura e verifikimit të dokumentave dhe doli në shesh mashtraria e mashtrimit të “pafajshëm” që kishte zgjuar disa muaj. Rekruti i rrallë që ringjallja se profesionist të bedelit, që e pakta mund të quhet për falsifikim dokumentash. Hurma Redhi

Koqollari dhe Hysi në gjyq

SPEKTAKEL & TV

E drejta autorit tani e shenjtë