29/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 tetor 1996

Shkodra bie në duart e Ballit

BALOTAZHI/ Socialistët humbasin edhe në pikat e tyre të forta, regjistrojnë fitoren në dy Komuna PD sërish fiton mbi 70 përqind dhe merr 21 Bashki PD fiton në 21 bashki të balotazhit, por humb Shkodrën. Shehu: “nuk arritëm të organizoheshim mirë, por në Shkodër kemi aleatin tonë” BALOTAZHI/ Socialistët humbasin edhe në pikat e tyre të forta, regjistrojnë fitoren në dy Komuna Shkodra bie në duart e Ballit PD sërish fiton mbi 70 përqind dhe merr 21 Bashki Klandestinët drejt Pulias: “Kontrolle por jo ushtri” TIRANE - Inventari- zimi i balotazhit i së dielës. Nga 96 komunat e turnit të dytë, në 73 prej tyre triumfuan demokratët, në dy socialistët dhe në 6 prej tyre republikanët. Komunat e tjera u ndanë mes PBDNJ e PBSH e PDK. Nga 22 bashki-të e hedhura në garë demokratët arritën të marrin 21 prej tyre. Vetëm Shkodra ra në duart e së Djathtës së Bashkuar të Selfos e Durolarit. “Fituam më thellë se në 26 maj”. Ky ishte komenti i parë i liderit demokrat Tritan Shehu. Ndërsa për kreun e Ballit, Selfo: “Fitorja në Shkodër është konfirmimi i një së djathtës nacionaliste që sheh do të ekuilibrojë politikën shqiptare”. Hë-shtje në kampin socialist. Drejtuesit e saj nuk kanë preferuar të pozicionohen duke pritur daljen e nëndë-burimeve që do të bëjë rezymenë e zhvillimeve më të fundit të para e pasbalotazhit. Duke komentuar fitoren në Shkodër, në një intervistë dhënë Gazetës, Selfo shpreh shpresën se “një organizim tërësor i së djathtës shqiptare do të luajë një rol determinant në skakierën politike të vendit”. Nga qyteti verior ka mbërritur dje pozicioni i parë i Boriçit, tanimë si njeriu i Shkodrës. “Do të luftoj korrupsionin e do të drejtoj me ndershmëri qytetin tim pa patur asnjë paragjykim politik e fetar”. Fitu-es mbidemokratin Luka, Boriçijephe drejtimet bazë për të cilat do të lëvizë korsia e tij drejt një qyteti pa papunësi e pa korrupsion me një rend të fortë e me shumë investime. Ndërkohë edhe pse rezultatet zyrtare nuk janë konfirmuar nga Komisioni Tereska, Shqipëria njeh tani drejtuesit e mëdhenj dhe ata të vegjël që do të vihen në krye të pushteteve të vogla të vendit edhe për katër vite të tjera. PD fiton në 21 bashki të balotazhit, por humb Shkodrën. Shehu: “nuk arritëm të organizohe-shim mirë, por në Shkodër kemi aleatin tonë” Shkodranët rivotojnë masivisht për të djathtën Boriçi. Nga Tirana, Selfo deklaron: “njeriu ynë mori 3 mijë vota më shumë se turin e parë” Në faqen 3 TIRANE - “Kontrollet do të forcohen gjatë brigjeve të Italisë, por për të vendosur ushtrinë, nuk ka asnjë shkak”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Giorgio Napoletano, në një takim të djeshëm me organet e Gjykatave dhe të Rendit në rajonin e Barit. Gjatë pak ditësh 100 politikanë kishin firmosur një kërkesë me anë të së cilës i kërkohej qeverisë italiane “të ndërhynte ushtarakisht për të frenuar fluksin e klandestinëve shqiptarë”. Ndërkohë sipas Napolitanos, kjo valë ilegalesh që vijnë nga Shqipëria dhe që është krejt e pakontrolluar, mbart me vete rrezikun e rritjes së kriminalitetit dhe për më tepër sjell “një lidhje të ngushtë mes klaneve të huaja dhe atyre lokale”. “Megjithatë vendosja e ushtrisë...

“Fajdet Ar kond” rihapet gjyqi

Edhe Kasacjoni nuk ndryshon trupin gjykues. Procesi rinis të premten “Fajdet Arkond” rihapet gjyqi Canaj: “Lironi kosovarët, na kanë 5 milionë USD” Nën akuzë 2 nëpunësve

Lushnja vazhdon serinë pozitive

SPORT Lushnja vazhdon serinë pozitive TIRANË - Lushnja ka vazhduar serinë e nde-shjeve pozitive. Pas barazimit në Tirane me kampionët torinë e tyre e kanë ndjekur dhe korçarët, të cilët kanë nënshkruar humbjen e në pjesën e parë. By gola të Celes dhe Kucit kane vulosur fitoren e lushnjarëve. Volejbolli, mundësi nga Arbitri Zhon ka ndjerrë me kartonin e kuq ndëshkimin e tij. Arsyetja ka qenë shume e thjeshtë i ka kërkuar të jenë me i ashpër me lojtarët, por e ka luajtur me kurriz të tij. Në katrorin e dytë arbitrali nuk e ndihmoi paraspër në të përballë Lushnjes. Pas dyzet minutash Preng Pjetërushika zbritur në fushë për të arbitruar derbyn Shëngjini i Lezhës. Juve dhe Inter në krye të klasifikimit. Milan dhe Parma KO. Pas javës së tretë dy palë janë në rrezik. Për kujdesin të shëmbëlleshte e qartë, në sezonin e ardhshëm do të drejtojnë. Becker i përmbajtur në turneun e Stuttgartit fituese të vajzave, duke nga 6000 dollar në finale të përballet me numrin 1 të botës, Pete Sampras. “Kunder Beckerit në Gjermani është e pamundur të luajë”, ka deklaruar Sampras. Në faqen 10 Edu

Skandali bankës sot procesi për 1.2 milion USD

Nën akuzë 2 nëpunëse TIRANE - Fillon sot në gjykatën e Tiranës procesi për skandalin e Bankës së Kursimeve. Dy nëpunëse të kësaj banke, Mimoza Deliu e Mimoza Palushi janë vënë para akuzës së shpërdorimit të detyrës. Janë plot 1 milion e 270 mijë dollarë që i mungojnë Bankës së Kursimeve në Tiranë, “si pasojë e veprimeve të tyre”. Për mes dy vjet, ato kishin firmosur për dhënien e kredive tre firmave në Tiranë, duke mos respektuar procedurat bankare. Kredimarrësit kishin marrë shuma të mëdha pa hipotekuar pasuri si garand bankare dhe duke mos pat fane llogarinë e këte banke. Mashtrimin e kishte zbuluar një kontroll i vetë bankës dhe denoncimi në prokurori ka mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Bankës së Kursimeve të Shqipërisë. Në faqen 9

“Fajdet Arkond” rihapet gjyqi

Canaj: “Lironi kosovarët, na kanë 5 milionë USD” TIRANË - Do të rifillojë të premten procesi “Arkond” në gjykatën e Tiranës. Procesi ishte ndërprerë rreth dy muaj më parë pasi, të pandehurit dhe avokatët kërkuan largimin e trupit gjykues si i njëanshëm në gjykim. Dhe për këtë kërkesë vendosi dhe Gjykata e Kasacionit. Ashtu si Gjykata e Apelit tre javë më parë edhe Kasacioni nuk ka bërë asnjë ndryshim, po ai trupgjykues dhe po ato arresti. Në këtë kushte procesi do të rifillojë aty ku u ndërpre. Ndërkaq, dje, përfaqësuesit e firmës “Arkond” në Vlorë i janë drejtuar me një letër Presidentit Berisha dhe kryetarëve të tre gjykatave, Tiranës, Apelit dhe Kasacionit për lirimin e dy tregtarëve kosovare. Në faqen 9 Të akuzuarit e “Skandalit Arkond”

“Kjo shtëpi ka magji”: e moshuara e braktis

ROGOZHINË, DYSHON SE TË AFËRMIT KANË MERI ROGOZHINË - “Shtëpisë sime i kanë bërë magji, ndaj dua ta shes”. Një vejushë e moshuar nga një fshat i Rrogozhinës është moshuar nga idea se gjithçka që i kishte shkuar ters në jetë ishte për shkakun e një magjie të vjetër që i kishin bërë banesës së saj. Me vite me radhë ajo ka jetuar nën stresin e “magjisë” dhe vendosi të çlirohet pasi pak kohë më parë duke shitur shtëpinë. Kulmi kishte mbërritur pak muaj më parë, kur në dasmën e djalit të saj, ajo kishte gjetur nën pragun e derës baltë nga varrezat, gjë që sipas bindjes së përgjithshme në popull shërben për magjinë më të fortë. Dhjetrava vizita tek “njerëzit e shenjtë” dhe në vend të “mira” nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i kthyer qetësinë një vejushë nga një fshat i Rrogozhinës. Ajo ishte e bindur se shtëpisë së saj dikush i kishte “dhënë” magji dhe në këtë mënyrë ajo justifikonte të gjitha terset në jetën e mundimshme. Askush nuk mund t’ia ndihmojë, ndonëse kishte paguar mjaft para për t’i hequr qetësinë e magjisë. Gjithashtu ajo nuk kishte asnjë ide se kush kishte qenë ai që i kishte bërë magji dhe familjen e saj ndonëse dyshonte se shumë nga të njohurit. Por “kapia” e mbyll pak muaj më parë, kur gjatë dasmës së djalit ajo gjeti baltë varrezash në pragun e derës. Një baltë e tillë, të paktën kushtu e gjykon supersticioni - shërben për t’i bërë magji më të fuqishme. Dhe vejusha, e mundur nga magjia e saj të panjohur, vendosi të dorëzohet. “Do të shes shtëpinë”, vendosi ajo. Dhe nga shtati u vendos në një shtëpi të re, me shpresë se në mënyrë të tillë do t’i shpëtonte dhe fuqisë së zezë të magjisë. Oemal Cara

TENDENCË

E përjavshme me humor, me shoqëri dhe në botë GAZETA SHQIPTARE Unazë me korrespondencë E përjavshme me humor, me shoqëri dhe në botë GAZETA SHQIPTARE Duke pritur një “Po” nga pala shqiptare Unazë me korrespondencë Në faqet 5-8

NGA BOTA

Bullgari, balotazh për Presidentin

Bullgari, balotazh për Presidentin

BOTË Bullgari, balotazh për Presidentin SOFIE-Zgjedhjet e së dielës i afruan fitoren Petër Stojanovit, kandidatit të opozitës së djathtë bullgare. Ndërkohë të majtët me përfaqësues Ivan Marazovin nuk mundën të përsërisin fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1994. Në faqen 2

ndërhyrje ushtarake për të frenuar fluksin e kundërshtarëve shqiptarë”. Ndërkohë sipas Napolitanos, kjo valë ilegalësh që vijnë nga Shqipëria dhe që është krejt e pakontrolluar, mbart me vete rrezikun e rritjes së kriminalitetit dhe për më tepër sjell “një lidhje të ngushtë mes klaneve të huaja dhe atyre lokale”. “Megjithatë vendosja e një brezi ushtarak në Otranto, nuk është aspak e arsyeshme - shpjegon ai - por sigurisht që kontrollët policorë do të jenë më të rrepta, me qëllim që të ndalohet vërshimi i klandestinëve”. Në faqen 12