02/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 nëntor 1996

“Fajdetë” trondisin tregjet e valutës

Kambistët: “Shkaku janë superinteresat e depozitave” Dollari amerikan dhe valutat e tjera zhvlerësohen me shpejtësi para monedhës shqiptare Në treg është rritur kërkesa për lekë në një kohë kur dallgët e valutave e kanë përmbytur atë Rritja e interesave nga Fondacionet ka nxitur këmbimin e valutës në monedhë vendase TIRANË - Biznesi “fajdeve” ka filluar të shaqë rrjedhojat e tij edhe në tregjet e valutës. Brenda pak ditësh është përshpejtuar ritmi i zhvlerësimit të dollarit amerikan para monedhës shqiptare. Dje 1 USD ka kushtuar vetëm 102 lekë. Këtij zhvlerësimi nuk kane mundur t’i shpëtojnë edhe valutat e tjera që ka qenë ndjekur tatëpjetën e monedhës “mëmë”. Kambistët që pohojnë se shkak i gjithë kësaj përmbysjeje në tregjet e parasë, është ndër të tjera, dhe rritja e interesave për depozitat në lekë nga fondacione të tilla si “Populli” e “Xhaferri”. Të tërhequr nga superinteresat e ofruara prej tyre, me mijra qytetarë rendin t’i konvertojnë në treg rezervat valutore në monedhë vendase, për t’i depozituar më pas me mjaltë leverdi. Poret e tregjeve të parasë djesërinë vëzhdimisht dollarë, ndërsa “leku” shqiptar, është bërë gjithnjë e më i rrallë dhe tepër i lakuar. Dhe krahas depozituesve, janë edhe vetë tregtarët një pjesë e parave të të cilëve, po përthithen nga bizneset që sjellin superinteresa. Është një tjetër faktor ky që duhet se ka shkaktuar rënien e kërkesës për valutë. Në faqen 11

Socialistët në pasqyrë: vjen “përplasja e madhe”?

Zgjedhjet/ Sot mbledhja e Komitetit Drejtues TIRANË - Komiteti Drejtues i socialistëve, sot pritet që të shndërrohet në një arenë të ashpër akuzash e polemikash. “Temblehdim dhe të vlerësojmë faktet e manipulimit të zgjedhjeve”, është një shprehje, të cilin Kryesia e PS ka vendosur tashmë që të udhëheqë mbledhjen e sotme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Në këtë mënyrë kërkohet që të “fturlojnë” një pjesë e anëtarëve të Forumit të lartë të Partisë Socialiste. “Prej Nanos dhe Kryesisë, humbën Zgjedhjet lokale”, kanë akuzuar ata ashpër, duke u kryesuar në deklaratat e tyre publike prej ish nënkryetarit të Partisë Meta e Luan Hajdaraga. Në faqen 3

TRAGJEDIA E BRINDIZIT

Nisin kërkimet për skafistin e zhdukur

“Ku janë varret e prindërve”

Thirrje e dëshpëruar e dëshmitarëve në proces GENOCIDI 5 TIRANË - Të persekutuarit kërkojnë përsekutorëve eshtrat e njerëzve të tyre në sallën e gjyqit. “Nuk duam hakmarrje, por po patët mëshirë na tregoni se ku i keni varë baballarët tanë, të cilëve të paktën t’u bëjmë një ...

Skandalin e Zilokut

TIRANË - Të persekutuarit e këtij rrethi i kërkojnë persekutuesve eshtrat e njerëzve të tyre në sallën e gjyqit. TIRANË - Të persekutuarit e këtij rrethi i kërkojnë persekutuesve i keni varrë baballarët tanë, të cilëve të paktën t’u bëjmë një varr” - tre dëshmitarë nga Korça, dje në procesin ndaj nëntë të akuzuarve për krime kundër njerëzimit, i kanë kërkuar ish kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme në Korçë, Marash Kola, të mësojnë për vendin ku ishin pushkatuar njerëzit e tyre. Në procesin që u rihap dje u kërkua që të vijnë të dëshmojnë dhe ish krerët e Ministrisë së Brendshme, Zylfytar Ramizidi dhe Hekuran Isai. Ata u kërkuan nga avokati i ish të zevendës ministrit të Brendshëm, Hysen Shahu, për të dëshmuar për pozicionin e Sigurimit lidhur me propozimet për internimet politike. Në faqen 9 Gjatë procesit “Antigonea”

Hakmarrja vret: Njihët autori e motivet e krimit

Bllokohet makina e tij TIRANË - Është zbardhur enigma e pistës së vrasjes së Xhemal Shullazit, 48 vjeç, nga Tirana, që u qëllua të hënën vetëm disa qindra metra larg qendrës së kryeqytetit. Në dosjet e policisë së komisariatit numër tre është shënuar emri i autorit të mundshëm: ai është Altin Demiri, 22 vjeç, që mendohet se ka qëlluar për motive hakmarrjeje. Tani në ngarkim të Demirit është firmosur një mandat kërkimi; që prej të hënës ai bën jetën e ilegalit dhe dyshohet se nuk ka mundur ende të largohet nga Tirana. Policia ka mundur të bllokojë dhe automjetin me të cilin Demiri është larguar pas kryerjes së krimit - një Volkswagen me targa të Durrësit. Në faqen 9

Kënga në familje, ja çelësi i suksesit të Celine Dion

SPEKTAKEL Në faqen 4 Dion

RIAD: 40 arrestime për masakrën e qershorit

NGA BOTA Në faqen 2

Djeg “Chevrolet” nga inati i policisë

Pronari ankohej se makina i ishte mbajtur me pa të drejtë; Një ngjarje e rrallë habit gjithë Kuçovën KUÇOVË - Djeg veturën e tij luksoze për të protestuar kundër një veprimi të padrejtë të policisë. Një i ri nga Kuçova i ka vënë flakën makinës së tij të re - e kishte blerë për 40 mijë dollarë - sepse atë ia kishin bllokuar në komisariat. Mbas verifikimit të dokumentave dhe insistimit të të riut se gjithçka ishte konform ligjit, ai vendosi të hedhë dhe hapin e pazakontë: djegien e makinës menjëherë sapo ajo fitoi “lirinë” e privuar pa të drejtë për tre ditë me radhë. Ngjarja e rrallë ka ndodhur dje mbasditë në qytetin e Kuçovës, në sheshin qendror të tij. Policia kishte bllokuar një autoveturë tip CHEVROLET, e blerë për 40 mijë dollarë duke dyshuar se ajo ishte e vjedhur. Pronari i saj kishte insistuar përpara inspektorëve të garnizonit rrugor se dokumentacioni që ai zotëronte ishte mjaft i rregullt. Por “individët” e tij nuk i bindën ata që bënë dyshimin dhe “shqetësuan” veturën në komisariat. Mbas verifikimit të dokumentave doli në gjithçka ishte e rregullt - proces i zgjatur tre ditë - dhe veturës iu dha leja të dilte sërish në “liri”. Por i riu i fyer i kishte përgatitur punën që jat të keq CHEVROLET-it: ai insistoi ta djegë atë në sheshin përpara komisariatit. Por policët e lejuan një gjë të tillë dhe i riu e vendosi disa qindra metra më tej skenën e shfaqjes së rrallë të protestës. Ai e spërkati makinën me benzinë dhe përpara një turme të vogël kurreshtarësh, i vuri flakën në sheshin qendror të Kuçovës.

Sot derbi i drithrave

TIRANË - Tirana - Partizani në orën 18.00. Nuk është një ëndërr, por një realitet. Dy skuadrat më të njohura të futbollit shqiptar do të bëjnë inaugurimin e dritave në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”. Për herë të parë në historinë e futbollit fitohet shqiptar do të kenë mundësi të ndjekin në një ndeshje me drita. Do të jetë derbi më tradicional i futbollit shqiptar, Tirana - Partizani, i cili do të luhet në dritat artificiale të Stadiumit “Qemal Stafa”. Një vendim i orës së fundit ka bërë që ndeshja të zhvendoset nga “Selman Stërmasi” në “Qemal Stafa” dhe të luhet në orën 18.00. Është ky rasti i parë që në ndeshje në Shqipëri do të luhet me drita artificiale dhe është fat, por njëkohësisht edhe nder që cilin ato e meritojnë, që të dy skuadrat më të njohura të vendit tonë të bëjnë inaugurimin e këtyre dritave. Në këtë mënyrë do të bëhet realitet edhe ëndrra e shumë tifozëve, të cilët me siguri sot do të jenë të shumtë në numër.

VLORË - Një grup peshkarexhash dhe motoskafësh të pronarëve vlonjatë kanë filluar të gjuajnë përgjatë ujrave territoriale të vendit kurse familja është drejtuar për ndihmë dhe autoritetëve italiane që të bëjnë të njëjtën gjë në ujrat e tyre territoriale. Në faqen 9

NESËR

“Gazeta Shqiptare” e “Gazeta Sport” vetëm 30 lekë