Hafizi i bën apel palëve
Zaçe
TIRANË - Përsëri palët e duel[t?] Zaçë-Dervishi në llogoret e tyre, edhe pse sinjalet për tërheqje kanë qenë pozitive. Natyrisht që shpejt pritet një kompromis mes tyre, i cili do të mundësojë zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare dhe pranimin e Shqipërisë përsëri në FIFA.
Sot luhen edhe ndeshjet e javës së 14-të të kampionatit kombëtar. Në Shkodër, Tirana e Vllaznia do të luajnë për të treguar se janë më të vërtetë rivalë të Flamurtarit në këtë kampionat, ndërsa Partizani në Tiranë kundër Apolonisë për të hequr imazhin e komedisë së Peqinit.
Në faqen 10
Hajdari: “Falsifikuan Statutin e PD”
Vejsiu: “Jemi konsekuentë në vendimin tonë”
Deputeti demokrat kundërpërgjigjet ashpër pas përjashtimit nga Këshilli Kombëtar
Azem Hajdari akuzon Partinë Demokratike për manipulim të Statutit. Në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat, i është përgjigjur ashpër vendimit të fundit të PD, për largimin e tij nga Këshilli Kombëtar. “Ai Statut, në bazë të të cilit Shehu më ka hequr prej Këshillit, nuk ekziston”, deklaroi Hajdari. Akuza të rënda edhe për njeriun nje të Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Për Hajdarin, kryetari i PD, duket se ka patur një mungesë të theksuar përgjegjësie kur ka formuluar pezullimin e tij nga Këshilli Kombëtar. “Shehu nuk e ka artikuluar mirë një gjë të tillë”, tha ai. Vendosëm në kampin politik të PD, për vendimin e marrë dy ditë më parë ndaj Hajdarit. Sekretari organizativ Ylli Vejsiu, tha për Gazetën se “jemi marrë një vendim ndaj një njeriu që nuk dëshiron të qëndrojë në PD”. Vejsiu ka hedhur poshtë tezën e Hajdarit për mosekzistencën e statutit që e përjashtoi.
Në faqen 3
Azem Hajdari: “PD duhet që të rishikojë sa më shpejt masën e marrë kundër meje”
Ylli Vejsiu: “Ai nuk dëshiron të qëndrojë brenda PD. Hajdari vetëpërjashtohet nga radhët tona”
Selia e PD (Majtas) Hajdari (Djathtas) Shehu
Njeriu-bombë rrezikon dënim kapital
Dëshmi të reja përmbysin ecurinë e procesit
Dje pohimet e dëshmitarëve nga vendngjarja janë shprehur kundër Buzës
TIRANË - Ilir Buza i cili kërkonte që të takonte presidentin Berisha me bombë në dorë, rrezikon dënimin kapital. Dëshmitë e dy prej zyrtarëve të lartë të policisë dhe forcave speciale duket se kanë rënduar pozitën e tij në proces. Tre ditë më parë, kur hetimi gjyqësor ishte mbyllur, prokurori kishte propozuar marrjen e dëshmive të reja, mes të cilave dhe dy drejtorëve të Ministrisë së Brendshme. Dëshmuan para gjykatësve Drejtori i Policisë në Ministri, Arben Prenjasi dhe shefi i forcave speciale, Paulin Sterkaj. Të dy zyrtarët e policisë pohuan se ai kishte kërcënuar se do të shpërthente bombën dhe do t’i vriste ata, nëse afroheshi[n?], dëshmi këto të kundërta me ato të mëparshmet. Për këtë arsye gjykatësit vendosën që në seancën e ardhshme dëshmitarët të ballafaqohen para gjykatësve. Në faqen 9
Biznesi nga bota
Nis Konferenca e Investimeve
Fitnete Tuda përsëri në Festival
SPEKTAKEL
Përfaqësimi i dytë i gazetares nga Struga në skenën e Tiranës.
Kortezh njerëzit të vetmuar
Krujë
- Kishte zgjedhur për shumë vjet me radhë rrugën si shtëpinë e tij. Jetoi i vetmuar, larg të gjithëve, por ditën që vdiq krutanët i rezervuan një funeral madhështor. Elmaz
Biznesi nga bota “pushton” Tiranën
Nis Konferenca e Investimeve
TIRANË - Mbi 140 përfaqësues firmash nga 25 shtete të botës janë ulur dje në një sallë të Pallatit të Kongreseve të Tiranës në punimet e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Investimeve të Huaja.
Janë këto punime edhe një tjetër përpjekje e bërë nga Qeveria shqiptare për të tërhequr vëmendjen e botës ndërkombëtare të biznesit dhe kapitalit e saj drejt ekonomisë shqiptare. Në hapje të punimeve, përshëndeti kreu i kabinetit qeveritar Meksi, që i ftoi biznesmenët e huaj të bëheshin investues në tokën shqiptare. Diskutimet në konferencë do vazhdojnë edhe sot dhe do trajtojnë çështje të kuadrit ligjor, privatizimit apo sistemit bankar në funksion të investimeve të huaja. Në faqen 11
“Regjimi serb më anakroniku në Europë”
Përfaqësimi i dytë i gazetares nga Struga në skenën e Tiranës.
NGA BOTA. “Regjimi serb më anakroniku në Europë”. PRISHTINË - Nënkryetari i LDK-së, Fehmi Agani për problemet e Serbisë. Në faqen 2
Nga Europa borxh edhe motin
Në TV parashikimi jepet nga Euronews
TIRANË - Nga Europa borxh edhe parashikimin e motit.
Televizioni shqiptar gjendur keq, është detyruar të bëjë një amalgamë rrjetesh të huaja televizive për të shpjeguar se si do të jetë koha në Shqipëri. Por këtë herë faji nuk është i tij. Zyra qendrore e Meteorologjisë nuk funksionojnë, “Nuk kemi fonde”, është përgjigjja që vjen nga punonjësit, të cilat nuk arrijnë të lidhen me asnjë rreth.
Fati gjeografik duket se po i vjen në ndihmë televizionit. Dje në parashikimin e motit u dhanë pamjet satelitore mbi Europë ku në një cep të ekranit ishte dhe Shqipëria. E vogël me të vërtetë, por ama duket. Shiheshin edhe ca re që e mbulonin plotësisht. Nga parashikimi i rrjetit “Canale 5” ishte kaluar më pas në atë Euronews për të bërë mbylljen.
Po sa ishin temperaturat dhe reshjet që dje ranë mbi vend? Këtë natyrisht nuk mund ta japin televizionet e huaja. Në qendrën meteorologjike ngrejnë supet. Edhe sikur të ndodhë një katastrofë e motit, kjo gjendje ndoshta do të jetë për ditë që do ta marrë vesh.
Dje të dhënat për kohën në Shqipëri janë marrë hua nga stacionet e huaja televizive. Vendi ynë për fat dukej në një cep të ekranit të vogël.
Selia e TV
Fitnete Tuda
të vetmuar
KRUJË - Kishte zgjedhur për shumë vjet me radhë rrugën si shtëpinë e tij. Jetoi i vetmuar, larg të gjithëve, por ditën që vdiq krutanët i rezervuan një funeral madhështor.
KRUJË - që vdiq krutanët i rezervuan një funeral madhështor. Elmaz Malja, njeriu mistik që çudiste bashkëqytetarët e tij, ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Malja ka pasur një jetë të tërë me episode pothuajse të pabesueshme. Vite më parë ai mbeti i vetmuar mbas humbjes së familjes së tij dhe nga ajo kohë ai zgjodhi rrugët e qytetit si banesë të tij. Refuzoi gjithë kërkesat që i bënin të afërmit për të jetuar së bashku me ta, por vazhdimisht mbeti një person që ngjallte admirime dhe frikë. Jetonte me ndihmat që i jepnin të tjerët, por nuk e kishte zgjatur kurrë dorën si lypësat “profesionistë”. Dhe mirësinë e qytetarëve e shpërblente me një veprim të rrallë: mblidhte mbeturinat e ndryshme të qytetit dhe i digjte. Dhe ky ritual përsëritej çdo ditë derisa mosha dhe sëmundja e detyroi që gjente një strehë: filloi të banojë kohët e fundit tek një miku i tij. Atje dhe vdiq. Lajmi ishte i hidhur për shumicën e gjithë banorëve të Krujës. Dhejt[a?] makina kanë shoqëruar kortezhin e përmotshëm të Malajt, njeriu të çuditshëm, që kishte zgjedhur rrugët për të banuar. Mu. Ar.