08/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 dhjetor 1996

“Revolta” në ZP spraps Kryesinë

Rrëzohet Ruci, Rama kryeredaktori i ri Rikthehet paqja. Por ende tension mes Kryesisë e PS së Tiranës: “Ata na sabotuan mbledhjen” TIRANË - Kryesia socialiste detyrohet që të tërheqë vendimin e saj për fronin e drejtuesit të “Zërit të Popullit”. Kandidatura e Lulzim Rucit - e vendosur dy ditë më parë nga forumi i lartë i PS - ka rënë brenda 24 orëve duke bërë që të triumfojë ajo e Luan Ramës. Emërimi i 30 vjeçarit, Rama, është bërë dje me mbërmjen nga Medjani e Majko, vetëm pak orë pasi një përfaqësi e gazetarëve të “ZP” i kishte propozuar Kryesisë se partisë pse emër për “skeptrin” e kryeredaktorit. Por ndersa në mes “ZP” dhe partisë janë ulur armët, ka ende shume tension në marrëdhëniet mes socialistëve të Tiranës dhe Kryesisë së lartë të partisë. “Kryesia e PS na sabotoi”, ka akuzuar dje PS e Tiranës. Ajo është e bindur se asnjëhere nuk ka vepruar kundër statutit të PSSH. Në faqen 3 Godina e “ZP” (sipër) Medjani

E Djathta Bashkuar shkon te Mbreti: Takim në aeroport

BALI E LEGALITETI E Djathta Bashkuar shkon te Mbreti: Takim në aeroport Durollari e Bahri Boriçi do të bisedojnë me sovranin për strategjinë e Lidhjes së bashkuar shqiptare Në faqen 3

Epidemi shtyfas[h] në Durrës: të goditur mbi 100 vetë

Mjekët bëjnë apel: Mos vononi ejani për vizitë Sëmundja ka mbërthyer kryesisht fëmijët. Me rrezik për të rriturit e sidomos meshkujt. Pasojat janë të rënda. Mund të shkaktojnë deri sterilitet. Mjekët: “Virusi që qarkullon është shumë i fortë” DURRËS - Shytat mbërthejnë Durrësin. Një epidemi e sëmundjes ka kapur deri tani më shumë se 100 vetë, ndër të cilët pjesa më e adh[e] janë fëmijë. Me mbërritjen e temperaturës që shoqëron sëmundjen, mjekët kanë lëshuar apel: “Sillini sa më shpejt fëmijët për t’i vizituar. Çdo vonesë mund të jetë me pasoja”. Shytat përhap[e]n me anë të virusit që qarkullon në një grup [?]. Në faqen 9

Ministritë nisin të bëjnë “trukun”

NDRYSHIME NË SHESHIN E TIRANËS TIRANË - Ministritë “sjellin” Tiranës fasadat e ngjyrave të reja. Pas fasadave të jashtme të godinave të ministrive, që duk[e]n e tyre me të mirë e më të bukur, nga para që vështirë se konkurrojnë vendet e kryeqytetit të [?] ndryshme ngjyra e verdhë tashmë nuk dallohet më. “Tirana duhet të marrë një fytyrë të re”. Siç duket, në sfondin e kësaj reforme për të p[r]ustuar çdo gjë që shëmbëllon qytetin tonë në Shqipëri, ministrat kanë vendosur të kontribuojnë - sigurisht nga xhepat e tyre - që qendra e Tiranës të jetë sa më e paraqitshme, aq më tepër kur fasadat e vendit [?] afrojnë. Operacioni “Bojëra” ka ndikuar ndjeshëm, ndoshta që për kalimtarët janë rezervuar - pas shumë kohësh - edhe “surpriza” të tjera për atmosferën festive të kryeqytetit. (Ar. Ça.)

Puna e zezë, skandal i ri

S’janë derdhur 160 mijë USD Nën akuzë nga Sigurimet: Banka Arabe e Bujqësia TIRANË - Skandali i ri me sigurimet shoqërore. Mungesa e 160 mijë dollarëve ka zbuluar punën e zezë në ndërmarrjen e rritjes së shpendëve, e përpunimit dhe aksioneve përkasin Bankës Arabe. Në akuzë tani edhe Ministria e Bujqësisë. Dy padia e Degës së Sigurimeve ka mbërritur në gjykatën e Tiranës. Janë 120 punëtorë, të cilët për 2 vjet e gjysmë nuk kanë përfituar nga derdhja e kontributeve për sigurimet. Në faqen 9 Gjykata e Tiranës

Zbulohet kufoma e tregtarit: U mbyt në liqen

Shkonte në Mal të Zi Tregtari ka rënë në ujë vetëm 150 metra larg bregut e s’ka mundur ta arrijë atë me not SHKODËR - Qëndet kufoma e tregtarit shkodran. Ai kishte humbur jetën në ujërat e liqenit të Shkodrës dy javë më parë ndërsa po udhëtonte në bordin e një barke drejt Malit të Zi. Kufoma e Fehmi Mesit, 51 vjeç, është zbuluar nga rastësisht nga disa fshatarë, pranë vendit të quajtur Kamice. Në faqen 9

HISTORITË E DIKTATURËS

Shkodranët “rebelë” dhe viktimat e lirisë SHKODËR - “Më mirë në fund i tmerrshëm”. Shkodranët kanë preferuar të parën. Histori nga më të çuditshmet dhe nga tragjiket kanë mbërthyer qytetin verior në orët e fundit të diktaturës. Lëvizja qene për ta rruga e lirisë. Në faqen 11 Shiroka

Një tjetër “viktimë” e Enverit pushohet redaktori i Radios

Të premten ish transmetuar një këngë për Hoxhën Die mbledhje urgjente me krerët e Radios Shtetërore TIRANË - Një tjetër “viktimë” për Enverin. Ish diktatori shqiptar është “ringjallur” dhe nëpërmjet valëve radiofonike të ka rënit shtetëror është “paraqitur” e mbërthyer Shqipërinë. Një këngë për Hoxhën, e epokës së komunizmit në Shqipëri, është transmetuar në Radio. “Në gabim teknik, apo një gabim ideologjik?” Gjatë sesioni, kjo këngë, redaktori i emisionit, ka kushtuar h[...], është vënë në punë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë. Gjatë emisionit të fëmijëve të titulluar “Në valën e rritjes sonë”, janë dëgjuar tinguj e një kënge për ish diktatorin dhe shumë herë të përsëritura në fjalët “shokah Enver, xhaxhi Enver”. Drejtueset e punës së teknikës, për pak çaste nuk kanë mundur që të m[...], dhe vetëm dhe kështu “kënga e ndaluar” është transmetuar rreth dy minuta, për me shumë se dy minuta, në valët e radios shtetërore. Pas kësaj është ndërprerë transmetimi i mëtejshëm i këngës. Alarm në ambientet e Radios. Por gjithçka do të mbetej vetëm një fjalë, e një alarmi, pa sqaruar se cilët do të ndiheshin vetën dje. Media shterore e zërit, si rreli here për ditët e “Week-end”-it, ka patur lëvizje të shumta në godinën e saj. Një pas një të pritur, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit, Bardhyli Pollon, Antoneta Malja, nëndrejtorët e këtij institucioni, Arben Karapici drejtuesi i Radios dhe dhe shumë të tjerë, janë të shterë të departamenteve të institucionit, kanë kaluar herët në mëngjes pranë e Radios për të shqyrtuar ngjarjen. Fajësi të shidhur për redaktorin e emisionit, nga valet e tij cilit u përgjërua fajet dashmirësë për Enver Hoxhën. Shkelzen Zalli mësohet të jetë pushuar nga puna. Elo Elini

Superfjalëkryqi

Në faqen 10

GAZETA SPORTI

Lajmi i fundit “E bëri në 5 javë më parë” [?] Ngjitet Vilaznia Shkëputet Flamurtari GAZETA SHQIPTARE SPORTI Kujdes! U zgjua Bushi Merr [?] Pavarësia Liga TELE - BINGO Çdo të diel një milionë Fitore e vështirë dhe shumë e diskutuar e Flamurtarit. Një gol fantastik vendos fitoren Në faqet 5-8 Bundesliga: Bayern kampione e dimrit. Liga: Barazojnë Arsenal dhe Chelsea, humbet Liverpool