05/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 janar 1997

Kriza e fajdeve, Gjallëlica ndahet

Gërxhalli(u) trashëgon emrin dhe gjithë borxhet Pas polemikave për aksionet, drejtori i Vlorës bëhet president i kompanisë Dy partnerët kanë përgatitur gjithë dokumentacionin për ndarjen e pasurisë dhe pritet vetëm vendimi i gjykatës për të bërë Gërxhalliu(n) president të Gjallëlices. TIRANË - Gjallëlica ndahet dysh. Pas polemikave, në kreun drejtues të kompanisë së madhe huamarrëse, prona është ndarë. Tashmë presidenti i Gjallëlicës është drejtori i filialit të Vlorës, Firim Gërxhalli(u). Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga krerët e kësaj kompanie, por burime pranë saj nga Vlora bëjnë të ditur se dy partnerët kanë rënë dakord për gjithçka dhe në dokumenta çdo gjë është firmosur dhe pritet vetëm vendimi i gjykatës. Ai ka marrë në pronësi të tij oba objektet e kësaj kompanie në Vlorë, mes të cilëve dhe fabrikën e kripës “Gjallëlica” dhe “Adi Petro-lin”. Ndërkohë themeluesi e kësaj firme, Shemsie Kadria ka marrë poliklinikën stomatologjike në Tiranë, kompleksin gjigant “Adi Petrol” në Gjirokastër dhe objekte të tjera të kësaj kompanie në qytete të tjera të vendit. Por ndërkaq Gërxhalli(u) ka trashëguar dhe emrin e kompanisë dhe për pasojë dhe të gjitha detyrimet që kjo kompani ka qytetarëve, shumë e cila duket se arrin në 300 mijë dollarë. Pas kësaj nuk dihet tashmë se cili do të jetë fati i parave të depozituara me interesa nga mijra qytetarë nga Vlora dhe gjithë Shqipëria. Në faqen 3 Nga firmat e fajdeve

Nëna mbyt vajzën në kovën me ujë

KAVAJË-Eshte një nga ngjarjet më të tmerrshme

Ulen taksat në dogana: ja çfarë do ndryshojë

Rritje për zarzavatet e sjella nga jashtë Pika doganore me Maqedoninë TIRANE - Ulen taksat e importit. Dekreti i ri presidencial, i cili nisi të aplikohet që në 1 janar, ka sjellë një ndryshim të dukshëm në nivelet e taksave doganore shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre është reduktuar, ndërkohë që të tjerat, me të cilat mund të prodhohen në vend - janë rritur. Nxitje dhe për investitorët. Makineritë dhe pajisjet që vijnë nga jashtë do të taksohen më pak. Ujë, djegëse, kanele përsuar kompjuterat, ndërsa ngritje zarzavatet dhe bulmetrat që blihen jashtë. Në faqen 11

Arrati nga qelia e komisariatit

Katër policë janë ndaluar menjëherë Tiranë, ishte denoncuar për përdhunim, rikapet pas dy orësh NGA BOTA SPEKTAKËL

Vajzën në kovën me ujë

KAVAJË-Eshtejnë nga ngjarjet më të tmerrshme që mund të kenë ndodhur ndonjëherë. Një nënë ka mbytur vajzën e saj. Historia makabre ka skenë tjetër dhimbshmërie, fshatin Tila të Kavajës. Ka qenë pikërisht ora 18 e ditës së enjte, kur një 20-vjeçare do të hiqte jetën fëmijës 3-vjeçar, duke e futur në një kovë me ujë. Vajza duke kujtuar për një dush të zakonshëm që i bënte e ëma rregullisht nuk ka nxjerrë zë, më pas koka e saj është zhytur me forcë në ujë, duke e kthyer në kufome trupin e pajetë. Ka qenë babai i përshkruar, i cili banonte në fshat, që ka denoncuar në polici aktin e papërgjegjshëm të gruas së vet. Nga të dhënat e deritanishme, ajo nuk mban mend asgjë për krimin që ka bërë. Megjithatë burimet e konfirmuara thonë se i shoqi ka bërë të pranonte se është në dhimbshmëri. Tashmë në 20-vjeçare gjendet në qelinë e komisariatit në gjendje arresti. Vajza e vogël ishte fëmijë i vetëm dhe ishte lindur pas dy vdekjeve të fëmijëve të mëparshëm të çiftit kavajas.

PD: “Në sitë degët e partisë”

Shpejt KK TIRANE - Demokratët mblodhën forumin e lartë, Këshillin Kombëtar i partisë do të kalojë në sitë degë e seksione, duke bërë edhe një riorganizim të ri të periferisë së partisë. Burime brenda PD thonë se pritet një valë ndryshimesh në degët më kryesore të partisë si dhe emërime të reja në krye të tyre. Po këto burime hedhin poshtë informacionin se forumi i lartë i partisë do të merret me Çështjen Hajdari. Në faqen 3

Arresti nga qenë e komisarit

Katër policë janë ndaluar menjëherë Komisariati Nr. 2 në Tiranë TIRANE - Një i ndaluar është arratisur dy ditë më parë nga komisariati 2 i policisë në Tiranë. Por vetëm dy orë liri. Pas një aksioni të shpejtë ai është rikthyer sërish në komisariat, për tashmë në ambient më të sigurt. Ai ishte ndaluar pas një denoncimi të ardhur nga një qytetar për tentativë përdhunimi. Ndërkaq dy policë janë ndaluar dhe një oficer në policë janë vënë në ndalim disiplinor. Në faqen 9

Njerëzit e harruar të cadrave

“Na kanë braktisur të tërë, jemi vetëm” REPORTAZH / Mes romëve të varfër të Elbasanit e Beratit TIRANE - Mjafton të largohesh vetëm pak kilometra nga një kryeqytet që të fakohesh me mjerimin, me atë të vërtetën. Edhe njëherë jemi kthyer jetës dhe halleve të romëve. Kësaj here protagonistë të reportazhit janë romët e Elbasanit dhe Beratit. Të harruar në mjerimin e tyre, presin një mëngjes edhe kenaqjen e vetëm kur dikush tregon interes për ta. Një ndjenjë trishtimi e pazakontë të shoqëron ndërsa i takon në buzë të Shkumbinit apo të Osumit, duke shtyrë jetën e tyre në një jetë që duket sikur nuk i intereson më pjesës tjetër të shoqërisë, shumicës. Cili është niveli i tyre i jetesës, shkalla e tyre e arsimimit dhe gjendja e tyre sociale? Mjafton të shkosh në kasollet e çadrave e tyre dhe të kuptosh një pjesë të realitetit tonë. Në faqen 11 Rrobat e vjetra profesion i ri i romëve

Priviligji Të privatizohen ku edhe shpejt Alberi e fabrikën Lëvizjet ë merkatos Tirana ekipi i Vitit GAZETA SHQIPTARE SPORT Tre super të kërkuarit Bajko kërkohet për 50 mijë dollarë nga Përmeti. Ish-trajneri i Kombëtares: “Dua 150 mijë” Cantona fiton anketën e revistës “Onze”. Parma: “Do mundim Juventusin e do rihapim kampionatin” Në faqet 5-8

NGA BOTA

Jelcin Kohl në Moskë te Jelcin Në faqen 2

SPEKTAKEL

Miss Albania Viti '96: 12 muaj pa Miss Në faqen 4