“Luajta piramidën”. Gjalllica shtyn afatin
Ankth dhe te Gjalllica. Paratë me shpresë vetëm në 6 shkurt. Njoftimi është bërë dje në mesditë në Vlorë
Në faqen 9
Kopliku akuzon: “Gjithçka është faj i qeverisë. Tani është vonë të propohet mbi to” PD lajmëron: “Larg nga firmat”
Në faqen 9
Ora 24.00 Sudja shoqërohet nga policia për në Komisariatin Nr. 2. Pak caste më parë, në furgonin e policisë që priste para hyrjes së banesës së saj, ishin futur motra, kunati dhe një tjetër e afërme e Sudes.
Foto: Plator Ilo
Tragjedia e fajdeve shteti nuk mund të lajë duart
Armand Mero
Pesë vjet më parë feno[?]mi fajde mbi në Shqipëri. Njerëzit rendën, shteti heshti. Tani prej muajsh agon[a?] ka nisur dhe para, Sudja, ra. Shteti serish hesht. Në gjithë këto muaj, fajdet shoqëruan jetën e shqiptarëve. Mbi firmat asnjë dyshim, asnjë kritikë, asnjë hetim. Njerëzit shihnin sesi paratë e tyre shtoheshin, të tjerë të joshur provuan, dhe të tjerë bëhej gjithnjë e më e madhe. Rubineti magjik ridhte pandërprerë dhe shteti i kishte dhënë leje për këtë. Firmat, kompanitë, kishin marrë licencë për aktivitetin e tyre, pra qarkullimi i parasë, në një pamje të parë dhe formalist ishte i rregullt. Por kur sistemi i fajdeve ndjeu lëkundjet e para, shteti lau duart: “S’kane të bëjnë fare me mua”.
A ka apo jo shteti detyrimo?
Misioni i shtetit apo një qeverie - i shprehur në terma të thjeshtuar - është në thelb një shërbim ndaj shtetasve të tij, të cilët e kanë sjellë në fuqi dhe i kanë besuar me votën e tyre, këto rol. Në momentin dhe përfundoi në një frazë paralajmëruese për rrezikshmërinë e fajdeve. E thënë shkurtazi, madje duke lënë shijen se deklarata i kishte shpëtuar gabimisht, ky ishte i pari dhe i fundit pohim qeveritar. Frika e atërhershme, u fashit më pas nga Berisha, i cili përfaqësuesve të FMN-së u shpreh se paratë e shqiptarëve janë mëse të pastra. Gjithçka vazhdoi normalisht dhe firmat e fajdeve nisën superinteresat, derisa Sudja bëri ndalesën e parë. Këtu u kujtua të ndërhyjë Parlamenti. U lajmërua Komisioni i Transparencës, i cili dëshi[?] javë që të zgjidhte njerëzit e të fillonte nga puna. Pasi për vite fajdetë bënë të ëndërrojnë shqiptarët, nisi kontrolli mbi to. Shteti u duk se kërkoi herët dhonë të normalizonte gjendjen e njerëzve të mos mbeteshin me gisht në gojë. Por zhgënjimi erdhi nga Banka. E fryrë nga milionat e fajdeve, sidomos vitin e fundit, ajo zbuloi se në botë, bankat cejnë gjithnjë kufij për shumat që mund të tërhiqen. Deri dje ajo s’kish pyetur nga vinin këto para. Shumat marram[?]
bëjnë fare me mua”. A ka apo jo shteti detyrime? Misioni i shtetit apo një qeverie - i shprehur në termat të thjeshtuar - është në themel tyre, këtë rol. Në momentin që firmat e fajdeve u licencuan, këtu lind edhe detyrimi i parë shtetëror. Çfarë sistemi kanë përdorur ato? Nga lindin këto para? Ku shkojnë? Si qarkullojnë? Për pesë vjet me radhë nuk është bërë asnjë kontroll mbi aktivitetin e këtyre firmave, ashtu siç kohë-trolIohen perditë, shoqëritë e tjera private, të cilat me drejtësi dorëzojnë çdo vit edhe bilancet e tyre. Sudja me rë-nien e saj bëri dhe pohimin e frikshëm, ose më mirë atë që të gjithë e dyshonin, por që deri tani ishte mohuar: “Kam përdorur sistemin piramidal”. Pra një aktivitet të paligjshëm, të zhvilluar për disa vite, para syve të shtetit. Dhe shteti ka heshtur.
FMN i kujton qeverisë fajdet
U desh ardhja e Sistemit Monetar Ndërkombëtar, që shtetit shqiptar t’i kujtohej se fajdet janë një veprimtari e rrezikshme. Ishte tetori, kur Qeveria vendosi të përmendë këtë emër publikisht. Njeriu i zgjedhur ishte ministri i Financave. Misioni i tij nisi donte të normalizonte gjendjen e njerëzve të mësuar tashmë me grish[?] nevojë. Por zgjidhjen e madhe nga Banka. E fryrë nga miliona botë, bankat qenë ajo s’kish pyetur nga vinin këto para. Shumat marramendëse që qarkulloheshin mesa duket i vinin për shtat, dhe kjo e bëri të “harronte” eksperiencën botërore bankare se duhet deklaruar origjina e parasë së depozituar. Dukët kjo eksperiencë për bankën ka vlerë vetëm kur është fjala për të bllokuar.
Fajdet, pasoja jo vetëm të njerëzve
Nëse zhgënjimi deri tani ka qenë aq shqiptar po jetojnë këto ditë, qenka faj i tyre, që besuan te fajdet, pa pasoja nuk do të kalojë edhe ekonomia shqiptare. Sot njerëzit para Sudes, qanin, ulerinin e shkulnin flokët, nesër këtë gjë rrezikon ta bëjë edhe makroekonomia dhe Qeveria ndoshta nuk do të mund të mburret me shqiptarët që investojnë, që shpenzojnë për mirëqenien e tyre. Rënia e fajdeve dhe mbase duket sistemi i tyre piramidal, zhduk si me një të rënë të lapsit miliona dollarë duke nxjerrë në horizont rrezikun e rënies drastike të nivelit të jetesës shoqëruar me një inflacion galopant.
Ora 24.00 Sudja shoqërohet nga policia për në Komisariatin Nr. 2. Pak caste më parë, në furgonin e policisë që priste para hyrjes së banesës së saj, ishin futur motra, kunati dhe një tjetër e afërme e Sudes. Foto: Plator Ilo
Luniku: “S’i bëjmë kompromis”
TIRANË - “Kufizimi i pagesave me para në dorë është një rregull normal i vendosur prej kohësh dhe i zbatuar edhe nga banka të tjera në botë” - Kristaq Luniku, guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka mbrojtur dje në një intervistë dhënë radios BBC pozicionin e marrë ditët e fundit nga institucioni i rëndësishëm financiar që ai drejton.
Luniku ka thënë se rregulli i kufizimit të pagesave bëhet i domosdoshëm në një moment kur kërkesat e kompanive për kartëmonedha janë shtuar shumë. Nuk është lënë në harresë as çështja e licensimit të bankave private në Shqipëri. Luniku ka sqaruar se kjo është një çështje që ka të bëjë me këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe nuk është kompetencë vetëm e guvernatorit. Gjithsesi ai ka bërë të qartë se nuk do të ketë kompromise me një ose dy kompani për dhënien e licensës.
Në faqen 9
“Piramidale tek Sudja: nuk dihet tek të tjerët”
Tiranë, Komisioni antifajde zbulon skemën
TIRANË-/Tek Sudja është parë sistemi piramidal”. Konfirmimi ka ardhur dje nga Komisioni antifajde. Bardhyl Pelingu thotë se “ajo e ka pranuar vetë këtë fakt, por elementë të piramidales kanë dalë edhe gjatë punës sonë”.
Ndërkohë që për fondacionin “Populli” ai preferon të mos flasë, nëse është ndërtuar mbi bazën piramidale apo jo. I gatshëm në rrëfimin e tij Pelingu preferon më shumë të nënvizojë informacionin e drejtpërdrejtë. Informacioni top sekret dhe bilancet, llogaritë, hyrjet dhe daljet e parave të firmave. Njeriu antifajde siguron vetëm faktin se “deri tani nuk bëhet fjalë për pastrim parash apo forma të tjera të përzierjes”. I pyetur se kur do të mbarojë misioni hetimor mbi fajdet, Pelingu nuk jep kufij kohorë të përcaktuar. “Nuk mund të vihen afate pasi bëhet fjalë për shumë firma të tjera të kategorive të ndryshme”. Por duket se sistemi i rrëfimit për shtetësinë bëhet pas çdo firme të kontrolluar në zyrat e Komisionit të Ekonomisë. “Nuk mund të mendojmë se në fund të janarit do të mbarojmë gjithçka”, thotë Pelingu duke shyt[?] afatet e përfundimit të punës së Komisionit që ai drejton. Mes një informacioni të kujdesshëm dhe larg hollësive, Pelingu është i mendimit se transparenca e komisionit të tij do të flasë në të gjitha parametrat para Kuvendit shqiptar atëherë kur „gjithçka do të ketë marrë fund nga bota e fajdeve”.
Superkupa formalitet për Juven
GAZETA SPORT
Në faqet 5-8
Hebroni tani radha Palestinës
NGA BOTA
Në faqen 2
Stuhia e fajdeve shqiptare TVSH thyen heshtjen
Vetëm dje televizioni është kujtuar se ç’ndodh
Stuhia e fajdeve shqiptare
TVSH thyen heshtjen
TIRANË-Sudja sigurisht duhet të vijë pas lajmeve mbi Palestinën. TVSH me sa duket ka vendosur të bëjë politikë globale, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet përse “rrëmeti i fajdeve”, nga i cili janë ngurtësuar përpjetë gjysmës së Shqipërisë, të përfundojë me një njoftim në fund të emisionit të lajmeve të orës 16.00! Dhe pa figurë.
Dje - dhe me sa duket jo vetëm në - kemi vrapuar me një frymë drejt ekranit të vogël. Porsa ishim njoftuar se TVSH-ja kishte ndërhyrë për të shpërndarë tmerrin e nevojtarëve që kërkonin më kot paratë e tyre. Na është dashur më shumë se 20 minuta për të dëgjuar më në fund fjalën Sudë. Para këtij emri janë dëgjuar më parë emra të tillë si Hebron, Palestinë dhe të tjerë po aq të afërt si kçto. Në dhjetëminutat që mbetën spikeres as që i ka lëvizur asnjë muskul i fytyrës: “Te Sudja sot ka pasur grumbullime njerëzish, të cilët kanë kërkuar paratë e tyre dhe kanë hedhur parulla kundër Qeverisë”, ka qenë pak a shumë përmbajtja që kishin dëgjuar. Muaj kur TVSH ka publikuar për firmat me fajde vetëm reklama dhe përurime.
Zhvillimit më të rëndësishëm në vend. Dhe vetëm në edicionin e lajmeve të orës 20 më në fund TVSH dha një pamje nga tragjedia e fajdeve duke lajmëruar vdekjen e “Sudës”. Kërcitkoh TVSH heshturash me kollaj. Duke njohur mungesë vështirësie e shumta do kishim dashur të gjenim të paktën një arsye për këtë mungesë absurde informimi, në një kohë që gjysma e Shqipërisë zien për mua] tërë nga “stuhia” që mban emrin fajde. Por janë shumë muaj që nuk na lejojnë të krijojmë një bindje të tillë. reklama dhe përurime.
Fatos Baxhaku
Protestat e dëshm[e] me policinë (Foto: P. Ilo)
Tmerr para firmës. Protesta e përleshur me policinë. Bllokohet unaza e Kryeqytetit
Dy përleshje të klientëve me policinë. Të ulur në rrugë kanë bllokuar për minuta të tëra unazën. Shtetrrethim i policisë
Në faqen 3